Davutogllu: Njohjet e reja, në interes të mbarë rajonit

Filed under: Politika |

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutogllu.

Në takim është biseduar për aktualitetin politik në Kosovë dhe në rajon, për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe për çështje tjera me interes.

Kryeministri Thaçi ritheksoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit rajonal, në interes të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të gjithmbarshëm të të gjitha vendeve të rajonit.

“Në këtë bashkëpunim, roli i Republikës së Kosovës është dhe do të vazhdojë të mbetet pozitiv dhe inkurajues, në funksion të përmbushjes së plotë të standardeve dhe kritereve evropiane të integrimit”, tha Thaçi.

Kryeministri Thaçi në takim ka njoftuar Davutogllun për përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shtrirjen e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, me theks të veçantë në pjesën veriore të vendit, duke shtuar se vendimet e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë vendime legjitime dhe kushtetuese.

“Të gjitha vendet e rajonit kanë objektiv integrimin në Bashkimin Evropian dhe për ta arritur këtë ato duhet të respektojnë integritetin territorial të vendeve fqinje. Këtë kusht duhet ta plotësojnë edhe Kosova edhe Serbia”, është shprehur kryeministrit Thaçi

Kryeministri Thaçi dhe ministri i jashtëm turk, Davutogllu kanë diskutuar edhe për procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës dhe për rolin që ka Turqia në mbështetje të Kosovës në këtë proces të rëndësishëm.

Kryeministri Thaçi ka falënderuar ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë i ka dhënë Republikës së Kosovës në procesin e pavarësimit dhe tani në procesin e zhvillimit dhe të njohjeve të reja.

Ndërsa, Davutogllu, fillimisht ka falënderuar kryeministrin Thaçi për pritjen e përzemërt dhe ka vlerësuar lartë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Turqisë.

Davutogllu ka theksuar se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej dhe Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në procesin e njohjeve të reja.

“Ky proces është në interes është në interes të mbarë rajonit”, është shprehur ai.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Davutogllu ka theksuar se Turqia mbështet integritetin territorial të Kosovës dhe të drejtën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të shtrirë autoritetin e vet në të gjitha pjesët e Kosovës

Shortlink:

Posted by on 26/08/2011. Filed under Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


2 + 5 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Jepi Like 123albania.com