Saint Lucia njohu Kosovën

Filed under: Kryesore,Politika |

Procesi i njohjes ndërkombëtare të Kosovës duket të ketë hyrë në një rrugë të mbarë.

Para pak çastesh, Kosova është njohur edhe nga Saint Lucia, duke e çuar në 81 numrin e shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Kjo njohje është rezultat i angazhimit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili më 18 maj 2011 në Nju Jork ka marrë premtim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Santa Lucias, Rufus Bousquet, se vendi i tij do ta njoh shumë shpejt Kosovën”, ka deklaruar Zëdhënësi i MPJ’së, Artan Behrami.

“Në notën verbale të njohjes nga Santa Lucia theksohet se Misioni i Përhershëm i saj në Nju Jork është i autorizuar të fillojë procesin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje dhe se akti i nënshkrimit të marrëveshjes konsiderohet njohje faktike dhe juridike e Republikës së Kosovës nga shteti i Santa Lucias”, ka shtuar ai.

Zëdhënësi i MPJ’së, Artan Behrami, gjatë prezantimit para medieve të njohjes së Kosovës nga Santa Lucia ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka marrë sot konfirmimin nga ky shtet, për njohjen e Republikës së Kosovës.

“Santa Lucia e njeh Republikën e Kosovës dhe sot në Nju York ambasadorët e të dyja vendeve e bëjnë nënshkrimin e marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe për njohje faktike, juridike të shtetit të Kosovës nga Santa Lucia”, ka bërë të ditur Behrami.

Zëdhënësi i MPJ’së, po ashtu bëri të ditur se edhe katër vendet tjera nga shtetet e Carikom’it, me përfaqësuesit e të cilave është takuar Ministri i Punëve të Jashtme në muajin korrik, mund ta njohin Republikën e Kosovës.

“Njohjet e fundit janë rezultat i implementimit të Strategjisë për njohjen e Republikës së Kosovës, e cila tashmë ka filluar të jap efektet e pritura me rastin e miratimit nga Qeveria e Kosovës”, sipas tij.

Santa Lucia është një ishull në pjesën lindore të detit të Karaibeve. Ajo ka një sipërfaqe prej 620 km2 dhe ka një popullsi prej rreth 173,765. Santa Lucia është anëtare e Kombeve të Bashkuara që nga 18-09-1979.

Po ashtu, ky vend bën pjesë edhe në shtetet anëtare të Commonwealth’it.

Siç dihet, një ditë më parë, Zyra e Zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli njoftoi se vendi ynë do të njihet shumë shpejt nga shtetet e Caricomi’t.

Shortlink:

Posted by on 19/08/2011. Filed under Kryesore, Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


9 + = 12

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Jepi Like 123albania.com