Migjeni “i panjohur”: padituri apo sfidë së vërtetës?!

Filed under: Kryesore |
Në pragun e 100-vjetorit të lindjes së Millosh Gj. Nikollës, Migjenit (13 tetor 1911-26 gusht 1938) shumëkush dëshiron të dijë fakte të reja, ngjarje, opinione e studime rreth jetës dhe veprës së tij. Mjedisi migjenian i lakmueshëm, me një spektër të gjerë fenomenesh e nuancash rrezatimi letrar, politik, historik, botëkuptimor, ka ndjellë ndjesi “bletësh, grerash dhe mizash”, që ballafaqohen ashpër për interesat e tyre duke krijuar tematika voluminoze, mijëra herë më të mëdha se shkrimet e Migjenit, por të painventarizuara e seleksionuara si duhet, me apo pa qëllim. Ndër shkrime e opinione mjeshtërish, spekulantësh apo diletantësh, hasen teza realiste, të gabuara, e madje spekulime skandaloze që të përkrahura e amplifikuara edhe nga media të etura sensacionesh, shkaktojnë qëndrime të egra ndaj jetës, veprës e personalitetit të Migjenit (me pseudoincest, tjetërsim etnik, përdhosje varri, heqje nga programet shkollore), por edhe ndaj nderit të familjes dhe rrethit të miqve e dashamirëve të tij. Në kolanën e gazetës “Shqip” për kujtimin e Migjenit, me shkrime të botuara mbi bazën e lirisë së shprehjes dhe ballafaqimit demokratik të pikëpamjeve, si migjenolog dhe djali i prof. Skënder Petro Luarasit, detyrohem të ballafaqohem dhe të analizoj tre shkrime të një migjenologu, një spekulanti të xhindosur dhe një gazetareje. Argumentet do t’i shoqëroj edhe me dokumente e pikëpamje të tim eti, të ndjerit Skënder Luarasi, mik, kunat dhe studiues i mirënjohur i Migjenit, meqë së bashku jemi bërë vend e pavend objekt dhe subjekt i atyre shkrimeve. Shpresoj që kështu jepet edhe një kontribut modest në studimet migjeniane.
(Moikom Zeqo, “Migjeni i panjohur”, “Shqip”, 05.10.2011)
- Migjeni i Panjohur? Tingëllon paradoksale? Aspak. Është e vërtetë që ka një popullarizim të pazakontë për të, për emrin e tij. Por studimi i veprës së tij epokale është ende sipërfaqësor, sidomos në rrafshin estetik.
- Në 100-vjetorin e lindjes së Migjenit, akademizmi zyrtar është flu-indiferent, dekorativ, krejtësisht i kotë dhe i panevojshëm. Migjeni nuk ka asnjë lidhje me këtë akademizëm, as me instrumentet klienteliste të shkrimorëve mediokër, që as e kanë kuptuar ndonjëherë, dhe as do ta kuptojnë, padyshim.
- Migjeni është shkrimtari ynë më konceptual i modernitetit letrar. Ata që nuk e kuptojnë këtë të vërtetë sot, do ta kuptojnë nesër, ose s’do ta kuptojnë asnjëherë. Aq më keq për ta…
- Migjeni tingëllon jashtëzakonisht aktual sot…Për të gjykuar vetë lexuesi po botojmë tekstin e kësaj letre, e cila gjendet në librin “Krijimtaria e Migjenit”, e studiueses Gentruda Entrej, botuar shumë vite më parë…
Për fat të keq, ne nuk dimë se ç’u bë dhe ku ndodhet origjinali shqip. Në librin e letrave origjinale, si dhe të ditarëve të Migjenit, për fat të keq këto citime jepen të përkthyera në rusisht dhe jo sipas faksimileve në shqip… unë po shpalos tani fragmentet e pesë letrave të Migjenit, që citohen në librin e Entrejt. Letrat i dërgohen në harkun kohor 1936‑1937, mikut të ngushtë të Migjenit, dëshmorit të ardhshëm të Luftës Antifashiste, Jordan Misjes.

Migjeni i Panjohur në rrafshin estetik

Prof Moikom Zeqo vlerësohet si një migjenolog i shquar për dhjetëra artikujt me prurje të reja dhe për përmbledhjen e tij cilësore të veprës së Migjenit (Vepra/Migjeni. Tiranë: shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1988)
Në shkrim ai vlerëson popullaritetin dhe personalitetin e Migjenit, kritikon ata që e përshfaqin Migjenin sipërfaqësor, “të panjohur”, sidomos në rrafshin estetik dhe u referohet 5 letrave të përkthyera prej librit “Krijimtaria e Migjenit”, të botuar më 1973 prej studiueses sovjetike Gentruda Entrej. Këto letra shprehet se Migjeni ia ka dërguar mikut të tij Jordan Misjes në vitet 1936‑1937 dhe janë botuar në rusisht, pa asnjë indikacion apo faksimile në shqip. Sipas tij, autenticiteti i këtyre letrave supozohet mbi bazën e miqësisë së Migjenit me Jordan Misjen, nga ngjashmëria e pikëpamjeve krahasuar me një letër të botuar në revistën “Bota e Re”. Ndërsa në lidhje me komentet e librit që i referohet një ditari të panjohur të Migjenit, ai e cilëson Ollga Nikolla – Luarasin, motrën e Migjenit, si “mikja intime” e studiueses Gertruda Entrej dhe pa dashje nxit hamendësime spekulantësh mbi “poseduesin e parë dhe trafikuesin ilegal”.
Sigurisht, edhe trashëgimtarët e Migjenit kanë kërkuar e kërkojnë t’i gjejnë këto materiale origjinale, t’i posedojnë sipas ligjit dhe t’i përdorin si t’ua dojë dëshira, por përkundër spekulimeve, ato (pesë letrat dhe ditarët e Migjenit) dëshmohet se i ka pasur familja e dëshmorit Jordan Misja në Shkodër. Nga ana tjetër, nga sa kam pyetur anëtarët e familjes së Migjenit dhe miq e farefis të tij, nuk rezulton që Ollga Luarasi, motra e Migjenit, të ketë qenë “mikja intime” e Gertruda Entrejt. As për materialet në fjalë nuk kam gjetur ndonjë indikacion nga studiuesi dhe kunati i Migjenit, Skënder Luarasi, i cili po t’i kishte parë me sy, të paktën do t’i kishte kopjuar apo cituar diku shqip e shqeto. Madje ai është interesuar në forma të ndryshme për origjinalitetin e referencave të botuara nga Gertruda Entrejt dhe ajo vetë u është shmangur sqarimeve. Po t’i kishte pasur në posedim apo të kishte ndonjë të dhënë Ollga Nikolla-Luarasi, përse do t’ia fshihte bashkëshortit të saj Skënder Luarasi, i cili ka shkruar i pari, më 1948-n, përmbledhjen për veprën e Migjenit me një hyrje të rëndësishme ku shpallen shumë të vërteta të anatemuara?
Do të ishte me interes që Moikom Zeqo të sqaronte se çfarë ka biseduar për këto çështje edhe me trashëgimtarët e familjes të Jordan Misjes, të Migjenit me studiuesin Skënder Luarasi apo, edhe më mirë, me Gjovalin Lukën e djalin e tij, diturakun Agron Luka, pasi ata vetëshpallen si “personat më të mirinformuar” për Migjenin dhe veçanërisht kompetentë në lidhjet me ish-Bashkimin Sovjetik. (Sipas Agronit, Gjovalin Luka, ka qenë sekretar i Shoqatës Shqipëri-BRSS, korrieri sekret që ndërlidhte ambasadën sovjetike me Koçi Xoxen e Enver Hoxhën dhe me mjaft shërbime të tjera për t’i pasur “fijet informative” në dorë. Prandaj nuk do e kishte të vështirë kontaktin e “mirëkuptimin” edhe me Gertruda Entrejn)
Sidoqoftë, prof. Moikom Zeqo ka meritë se është interesuar të sqarojë enigmën për gjetjen e origjinaleve shqip dhe përkthimin e letrave nga rusishtja, ku shpallen disa nga pikëpamjet progresive të Migjenit, të cilat i ka shpallur me kohë edhe Skënder Luarasi në shkrimet e tij, paçka se nuk ia përmend njeri. Hipotezat flatrojnë, faktet mbeten.
(Agron Luka. “Me rastin 100-vjetorit të ditëlindjes së Migjenit”, “Shqip”, 2011.10.07)
“Kush i dërgoi pesë ‘Letrat e panjohura e befasuese të Migjenit’, në BRSS, Ollga (Nikolla) Luarasi, para vitit të vdekjes më 1959? I dërgoi Skënder Luarasi vetë apo ndonjë ish-shtetase sovjetike?! Mos i mori vetë G. Entrej, mikja intime e ngushtë e Ollgës?!”
“Si dhe pse, Skënder Luarasi, që i deklarohej sh. Enver se i kishte bërë shërbime të mëdha partisë dhe atij, ia fshehu partisë dhe sh. Enver se, nga ‘sënduku misterioz’ i manoskriteve origjinale migjeniane kishte edhe pesë letra manoskrite dhe ndonjë copë ditar dhe se ato mungonin nga inventari?!” (Ku e bazon shpifjen e tij Agron Luka se “Skënder Luarasi, i deklarohej sh. Enver se i kishte bërë shërbime të mëdha partisë dhe atij?”)
“Këto të vërteta të katërcipta nuk mund të fshihen dot kurrë, sado që pretendenti trashëgimor, z. P.L., të shkojë te ndonjë redaksi metistësh dhe në vend që t’i çojë origjinalin e vitit 1957, nga ishin nxjerrë citimet e mia, i çon ribotimin e 1961-shit dhe meqenëse nuk i korrespondojnë faqet, unë qenkam falsifikues citimesh apo si “mashë e skuqur”, që Petri Juniori do të më paditë në Prokurori apo se do të më riinternojë edhe më zi se në Roskovec…!”
(Flitet për denoncimin që gazeta “Albania” u bën shpifjeve të tij në lidhje me Migjenin dhe Skënder Luarasit, të cilin kinse e ka cituar. Denoncimi është shpallur edhe në internet.)
Në gazetën “Albania”, 22.4.2010, fq.21 nën titullin “Saktësim”, shkruhet:
SAKTËSIM: Në datat 15 e 16 prill 2010 janë botuar artikujt e zotit Agron Luka, me tituj redaktorialë‚ “Anonimi misterioz që censuroi Migjenin dhe loja e Enver Hoxhës”, ku thuhet: Sipas përkufizimeve e pikëpamjeve të Skënder Luarasit, më 1957-n, shkruhej se: “Migjeni…i shfrytëzoi modelet e ideologjisë dhe të stilit të Gorkit e Majakovskit” (fq. 11; fq. 33 etj.); ishte “revolucionar internacionalist i vërtetë komunist” (fq. 33); “letërsia e tij ishte me përmbajtje të KONARE-s dhe tërësisht socialiste” (fq. 47); “Migjeni ishte një kontribuues i pajtimit të grupeve komuniste (fq. 48)”; “ishte përkrahës i vendosjes së një regjimi model stalinist edhe në Spanjë”; “Migjeni ishte një dëshmor i luftës nacional-çlirimtare dhe prandaj edhe Partia ia vendosi eshtrat pas kthimit nga Italia në Varrezat e Dëshmorëve”, duke e nderuar me “Urdhrin e Lirisë”, Klasit I, (fq. 32; fq. 44) etj. (Shih, S. Luarasi, “Migjeni, Vepra”, bot. 1957 e ribotim 1961, përgjithësisht, Hyrja, Jeta, Vepra, fq. 5-58.) Ndërsa në artikullin redaktorial “Incesti i Migjenit me Bojkën dhe manipulimi me këtë histori” (Dosja e Migjenit në Muzeun Historik në Shkodër dhe roli i S.Luarasit) i botuar më datën 16 prill, zoti Agron Luka shkruan: “Edhe Dh. Fullanit, pa asnjë lloj pendese, siç edhe mjaft të tjerëve, Skënder Luarasi do ia rregullonte qejfin me një letër spiunimi, që pati si pasojë një internim me urdhër të protektorit, M. Shehu… Dhe ky personalitet, S. Luarasi na quhet e na mbahet si ‘Disident i Vjetër’, si ‘Nderi i Kombit’, akorduar me Dekretin, Nr. 1467 nga Sali Berisha… i cili për vete ishte i katapultuar direkt nga Ramiz Alia…).” Sipas verifikimit të redaksisë, u konstatua se citimet e mësipërme, të marra nga autori i shkrimit, nuk ekzistojnë në librin “Migjeni”, Veprat, botim i vitit 1957 dhe botim i vitit 1961, të përgatitura nga Skënder Luarasi. Pra konstatojmë se kemi të bëjmë me një falsifikim, nga e cila redaksia e gazetës “Albania” distancohet. Gjithashtu, edhe citimi në lidhje me zotin Dh. Fullani është i pavërtetë. Ndiejmë keqardhje që nuk kemi bërë verifikimet përkatëse te personat e prekur në këtë shkrim, duke i kërkuar ndjesë familjes Luarasi.

Fenomeni Agron Gjovalin Luka

Një spektër të zi mbi Migjenin na ofron Agron Luka që vazhdon me manipulimet e radhës këto vitet e fundit. Ai rëndom sajon citime, deformon perifrazime dhe lëmshin logjik e tematik ia servir ta zgjidhë lexuesi shqiptar. Kur dikush si unë e merr mundimin të zbardhë të vërtetën dhe i ballafaqon të thënën me të bërën (si te gazeta “Albania”), ai ka talentin dhe kurajën ta etiketojë denoncuesin si “mashtrues” e “dezinformim”, ndaj ftoj lexuesin të krahasojë e gjykojë.
Replikën “miqësore” me Mojkom Zeqon, kinse e nis mbi Migjenin dhe përgojon të motrën dhe kunatin e tij, përkatësisht Ollga Nikolla-Luarasin dhe Skënder Luarasin me aludime të tipit: korrierë në trafikun e dokumenteve të Migjenit, apo se S. Luarasi deklaronte se i ka bërë shërbime të mëdha Enver Hoxhës, por pa na sjellë ndonjë provë!
Agron Luka, për variacion tematik, “fut në thes” edhe prof. Aurel Plasarin, “i dhuron edhe 5 copë kopje Bibliotekës Kombëtare, kinse nga ribotimi i fotoskanuar i librit, “Migjeni, Vepra, mbledhë dhe shpjegue nga Gjovalin Luka”, NSHB, Tiranë 1954.” Në fakt libri titullohet ndryshe dhe në dijeni të lexuesit për këtë ribotim të veprës së Migjenit, Agron Luka nuk ka marrë ndonjë leje nga trashëgimtarët e veprës së Migjenit. Si rrjedhim ribotimi përbën shkelje të së drejtës së autorit. Megjithëse deklaron që nuk e ka për shitje, në kapak i ka vënë çmimin e shitjes 600 lekë! Madje atje boton edhe 6 copa letrare të tjera të Migjenit, “se ia kishin censuruar të atit”!
Ta ketë pranuar këtë libër në fondin e Bibliotekës Kombëtare drejtori i saj, Aurel Plasari, edhe pse shkelet ligji i të drejtës së autorit?!
Në rast se po, atëherë ky akt do të përligjte përsëri historinë e përvetësimin të përmbledhjes së Skënder Luarasit mbi Veprën e Migjenit nga Gjovalin Luka, madje tani edhe nga i biri kundrejt Migjenit.
Në vijim të shkrimit theksohet se Aurel Plasari e pyeti nëse kishte dijeni “për disa letra të pabotuara të Migjenit, të cilat dikush i paskej dërguar në BRSS?!” Agroni: “Unë iu përgjigja qartë se, nuk kisha asnjë lloj dijenie për këtë rast specifik konkret.”
(Po trillimet për Ollga Nikollën e Skënder Luarasin, harroi t’ia thoshte edhe Plasarit?)
Më tej vazhdon “zbulimet” me parimin “turbullo e peshko”: Një gabim të rëndomtë shtypi te fjala “Gutenberg” (“Gutemberg”) e cilëson “faksimile të falsifikuar” nga Skënder Luarasi!?
Si përfundim ai thekson: “Do të vijë edhe koha kur do ta shuajmë edhe kuriozitetin, se çfarë kishte bërë Gjovalin Luka, që krimineli, skizofreni E. Hoxha provoi t’ia shuante komplet trutë e kokës. ‘Hiqni maskat’, ose ndryshe ‘Hiqni Bragashat apo Pantallonat e Majakovskit’…zotërinj hipokritë, përfitues e privatizues të Migjenit dhe migjenologë ndryshues-shtrembërues-përdhunues, kameleonë post enveristë!”
Ai “harron” që babait të tij Gjovalinit “ia kanë hequr me kohë maskën që kur e deformoi thënien e Migjenit “Hiqni Bragashat”, “harron” se ka shkruar që babai i tij ishte adhurues i Majakovskit dhe “korrier” i “Kominternit” i cili “aty nga vitet 1936, 1937, 1938 e më pas… nga Parisi, nga Torino e nga Livorno, siguroi një literaturë të madhe komuniste, që përfshinte pjesën më të madhe të materialeve të Kongresit VII të Kominternit.” (Agron Luka. Tullën e bazamentit Evropës ia vuri kristianizmi.)

Padituri apo sfidë së vërtetës?

Në shtypin shqiptar hasen gazetarë që lakmojnë temat e mëdha, që prodhojnë sensacion, paçka se nuk janë të mirinformuar. Një e tillë, pasi shpall “inventarin e magazinës” së saj migjeniane produktesh të skaduara me etiketë “moderne”, i jep përgjigje vetes se “me siguri mund të thuhet se ende shqiptarët nuk e kanë lexuar mirë Migjenin”, jetën dhe veprën e tij.
Krahas shumë pyetjeve “enigmatike për të”, por që ua ka dhënë përgjigjen me kohë, mbi bazën e fakteve, bashkëkohësi, miku, familjari dhe studiuesi më i shquar i Migjenit, Skënder Luarasi, gazetarja deklaron pa asnjë argument se “Vargjet e lira” të Migjenit “nuk njohën botim tjetër deri në vitin 1954. Ishte Gjovalin Luka që u kujdes për këtë botim, i cili konsiderohet më i ploti deri më sot, shprehës i vullnetit të autorit vetë.”(?!)
Ky mendim i paargumentuar u kundërvihet fakteve që botimi i Gjovalin Lukës, në pjesën më të madhe, ishte një sakatim i veprës së Migjenit, si dhe përvetësim i punës së Skënder Luarasit, të paraqitur për botim në vitin 1948!
Sikurse është publikuar shpesh, përmbledhjen e Veprave të Migjenit, ku përfshiheshin edhe 7 novela të panjohura, Luarasi ia dorëzoi Dhimitër Shuteriqit. Përmbledhja u botua e copëzuar, një pjesë edhe nga vetë Shuteriqi. Por ai të paktën në botimin e dy tregimeve të panjohura të Migjenit (Të çelen arkapijat dhe Studenti në shtëpi, Letërsia jonë, gusht 1958, fq. 16) ka vënë shënimin:
“Me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së Migjenit, botojmë dy tregime të pabotuara të nxjerra nga origjinalet që ndodhen pranë familjes së Migjenit, përkatësisht në ‘sëndukun misterioz’ të Ollga Nikolla-Luarasit dhe Skënder Luarasit”.
Shuteriqi, ndoshta me peng në zemër, si dëshmitar dhe i vetëdijshëm për “huazimin” dhe “sakatimin” e veprës së Migjenit nga Gjovalin Luka, që ia dorëzoi Skënder Luarasi më 1948-n, pohon: “Migjeni ka një botim të keq të veprave të tij më 1954 (nga Gj.Luka); ka edhe një të mirë, nga Skënder Luarasi, më 1961. (Dh.Shuteriqi, Marin Beçikemi dhe shkrime, fq. 305, v. 1986).
Edhe në grupin e vlerësimeve të botimeve të veprës së Migjenit nga të tjerë studiues, në asnjë rast nuk gjen mbështetje konkluzioni i gazetares…
Ndërkohë ajo me të drejtë pohon se “Migjeni do të njihej prej shumë brezash përmes botimit të vitit 1958, përgatitur dhe realizuar nga një prej jetëshkruesve më të besueshëm të Migjenit, Skënder Luarasi, kjo edhe për shkak të lidhjeve familjare”, pa përmendur edhe botimet e tij të mëvonshme të përmirësuara (1961 dhe 2009). Është fakt i pamohueshëm që Skënder Luarasi, përveç botimit të përvetësuar dhe të sakatuar të Gjovalin Lukës, në çdo rast ka ndihmuar dhe mirëpritur përmbledhjet e të tjerëve mbi Migjenin.
Gazetarja e interesuar veçanërisht për botimin e Gjovalin Lukës, shkruan se kur ai “u dënua politikisht si karrierist dhe i pasinqertë, vëllimi i poezive dhe prozave të Migjenit u hoq sërish nga qarkullimi, një fakt i mohuar përgjatë më shumë se katër dekadave. Nuk u mor vesh kurrë një arsye e vërtetë e dënimit të tij.”
Asaj i rekomandoj që pasi ta lexojë, ta krahasojë me botimet e Luarasit dhe të tjerëve deri në ditët tona, do ta kuptojë lehtas që edhe në kohën e diktaturës, përgjithësisht dënohej plagjiatura, shkelja e të drejtës së autorit dhe sakatimi pa kriter i veprës.
Nuk duhet të ngatërrohen, pasi janë çështje të ndryshme, gabimet e Gjovalin Lukës ndaj Skënder Luarasit dhe veprës së Migjenit, dënimi nga shokët e tij të partisë dhe qëndrimi ndaj Migjenit dhe veprës së tij.
Ndërsa kureshtjen e saj për dënimin e Gjovalin Lukës mund ta shuajë te trajtimi i mësipërm i shkrimit të Agron Lukës. Mua më intereson fakti që ajo e cilëson Luarasin si më të besueshmin, por, nga ana tjetër, nuk e ka lexuar botimin e tij për Migjenin, ku në përballje me pikëpamje të disa studiuesve të tjerë, ka triumfuar me argumentet e tij mbi prejardhjen shqiptare të Migjenit, botëkuptimin e tij atdhetar, laik, progresiv, antifashist, e pse jo edhe me nuanca revolucionare e socialdemokrate (sipas këndvështrimit të sotëm). Edhe pse mund të shkaktojnë debate disa pikëpamje, duhet të pranohet se i shpreh Skënder Luarasi, një bashkëkohës që e ka njohur mirë Migjenin dhe ambientin shoqëror e familjar të tij dhe ka kundërshtuar me fakte shtrembërimet që i janë bërë jetës dhe veprës së tij.
Nga disa Migjeni gjykohet me disa standarde, shkëputet nga ambienti dhe mendësia e kohës, mbivlerësohen opinionet e kundërshtarëve dhe jo miqve e bashkëkohësve të tij, nisur nga interesa të paracaktuara dhe jo të vërtetës objektive. Në këtë logjikë ka pasur edhe shumë spekulime, që ndonëse janë zbardhur qartë nga Luarasi e studiues të tjerë, amplifikohen vend e pavend. Në shkrimet e tij Skënder Luarasi ka treguar për njohjen e tij me Migjenin, botëkuptimin dhe interesat e tij, për rrethin e tij familjar e shoqëror. Ai ka shpjeguar realitetin e kohës, ku në mjaft raste ai dhe nxënësit, kolegët dhe shokët e tij u etiketuan “revolucionarë” se ishin kundër regjimit antidemokratik, kundër dasisë fetare, kundër agjenturave të huaja etj. Në atë këndvështrim të realitetit ata ishin “revolucionarë” paçka se shumë nga këta në periudhën e diktaturës komuniste, për shkak të pikëpamjeve të tyre u etiketuan “reaksionarë borgjezë” dhe “antikomunistë”. Pra ka rëndësi pikëpamja, veprimtaria dhe jo etiketimi që u bëhet në kohë të ndryshme. Këtë fakt e dëshmon jeta dhe vepra e Migjenit, me oshilimet përkatëse, i pëlqente apo jo dikujt në kohën e monarkisë, diktaturës apo në të ashtuquajturën demokraci, kur si asnjëherë ia shkatërruan muzeun e ia përdhosën varrin. Ndaj duhet të sqarohet nëse ka padituri apo sfidohet e vërteta?
SHQIP/Kulturë

Shortlink:

Posted by on 16/10/2011. Filed under Kryesore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

8 Responses to Migjeni “i panjohur”: padituri apo sfidë së vërtetës?!

  1. Komenti im eshte ky: Z. Petro me nje arrogance, qe nuk tregon aspak intelektualitet, nuk diskuton, por vetem shan dhe dredhon e i ben bisht te vertetes. E verteta absolute, nuk jane as botimet e S. Luarasit me 1957 e ribot. 1961 dhe as ribotimi i falsifikuar te Parathenia e vitit 2002. E verteta absolute nuk jane as Kujtimet e S. Luarasit. P. Luarasi kishte botuar te gaz. Korrieri se 7 apo 8 ose edhe 6 cope prozat/novelat e ashtuaquajtura te pabotueme ishin derguar per t’u botuar etj, me gabime te shumta, direkt e nga S. Luarasi, kur i ati thoshte ndryshe! Une e kuptoj se ne nxitim e siper, edhe per t’u kapardisur si shkronjes letrash pothumbe, mundet te kete gabuar. Por me 1954, kur Gj. Luka beri botimin, nga ato novelat nuk kishte mbetur asgje pa u botuar e te pa njohura. Absolutisht ato novela, nga familia kishin dalur, por ka patur edhe te tjere qe i njihnin, Dojsa e Arshi Pipes si psh… Prandaj ato theniet e formulimet me “duplicitete e ambiguitete fjalesh”, apo sofizmat e silogjizmat e SL, mos i merr si postulate, ose merri, por mos kerko te imponosh mendimet e diskutimet e te tjereve. Shiko, Pergjigjen, ty ta ktheu Dh. S. Shuteriqi, por miku yt Dashnor Kaloci ia ktheu 1954 si 1945… Migjeni si vepra letrare njihejn me 1954. Por, kishte letra e etj te fondit epistolar etj. SL dhe e shoqia ishin ngarkuar qysh heret nga LSHSH, per te shkruar nje biografi dhe per te botuar disa letra epistolare etj, por ata nuk e kryen ate detyre, sepaku deri me 1949, SL nuk kishte shkruar asgje… Per disa tekste alternative etj, S. Luarasi, mbas prillit 1954, perdori ate rradhorin/Quaderno-n e sapo zbuluar me korigjime, aneshkrime, qortime, redaktime etj te bere vete nga MIgjeni ne Itali, ndersa ato korrekturat letrare etj i beri Red. gjuhesore e ngarkuar nga LSHSH e Dh. S. Shuteriqi me anen e Nasho Jorgaqit; Pra per ate ekspertin e kspertizen e SL si gjuhetar, ai nuk ka asnje lloj kontributi, pervec nje bllofi! Bibiografi i pare ka qene edhe Shuteriqi para S. Luarasit. Por po qe se Dh.S. Shuteriqi na paska kopjuar S. Luarasin edhe si tekste edhe si bibliografi etj, atehere akuzo Shuteriqin e jo Gj. Luken!Gjej ndonje novele qe Gj. Luka ta kishte botuar nga ato te pa botuarat?! Te dy tekstet rusisht ate mbylljen e noveles “Studenti ne Shtepi” e kane Zbroz Licinu = Hiqe Masken. Pse e kishin ashtu, shko lexoji pak dhe shihe edhe se nga jane marre si citime, cka do te thote se kishte nje tekst alternativ. Por me ju me sa duket eshte kot te diskutosh, sepse ti me vecanerisht ke vene dore edhe mbi trajtimet e S. Luarasit, duke perdorur edhe vend e pa vend epitete nga ato te Skenderit me Qitap… dhe prandaj tashti o burra te mbyllesh vrimat e anijes se shpuar… Po i vjen fundi kesaj Polemikide O Petro, sepse mire thua nuk do merremi tere jeten me Milloshin…

    Agron Luka
    04/11/2011 at 13:27
    Reply

  2. Po shtoj edhe nje koment se si citon z. P. Skender Luarasi. Botimi i dy novelave, deri atehere te pabotuara, “Te celen arkapijat” dhe “Studenti ne Shtepi”, u botuan nga revista “Letersia Jone”, gusht 1953 dhe jo ne 1958. (Ne shkrimin tim te Shqipi, nuk di se kush ia vuri Literatura Jone?!)Kryerdaktori me 1953 ishte Sh. Musarai dhe zv. Kryered. ishte Dh. S. Shuteriqi, pra ata e botuan edhe “Studentin ne Shtepi” me tekst alternativ, apo ndoshta edhe te censuruar etj, sic pretendon z. Petro. Une e kam sqaruar njehere kete episod….)Edhe aty mbyllja ishte: Hiqe masken dhe jo bragashat apo begashet sic i pelqen Petros. POr, ti Petro do beje mire te citoje Shuteriqin e majit 2003, kur ju quajti babe e bir, “Te Coroditur”, sepse e akuzuat me foton e Dom Lazer Shantojes sikur ishte e Shuteriqit, prandaj mos u mundo te sigurosh zbutie e aletae, gjoja kundra armikut! Apo e ke harruar?! Ta kam shkruar njehere more migjenolog, “mos u merr me mustaqet e Celo Picarit” dhe mos kerko normalitete ne kohen e E. Hoxhes. Edhe S. Luarasit ia ngarkuan Veprat e Migjenit, sepse perndryshe kurre nuk do te guxonte me 1957 t’i botonte medemek se kishte licensen private familiare trashigimore. NUk ishte si sot aso kohe! Me 1988, kur I. Kadare kishte njefare license-lirie per te folur me shume ai kritikoi se botuesit e kritiket e MIgjenit kishin ekzagjeruar tej permasave me etalonet e realizmit socialist. Dhe se si e kishte deformuar S. Luarasi me shoket e tij ne kete pike mundemi te matemi e te krahasohemi kur te duash! Por t’i me cinizem e sadizem te pa shoq krahason vuajtjet e torturat e Gj. Lukes me ato te S. Luarasit?! Cfar njeriu cinik paske qene?! Ti citon M. Stafen medemek se Gj.Luka paska bere autokritike? Po ku ka provuar trimi disident S. Luarasi ndonje torture, mor zoteri?! Mos u ngut more Petro, se “Ka dava Janina”… Po ti qe boton ate letren e 1953, drejtuar Zyres se Arsimit e Kultures ne KQ te PPSH, ai ke syte ne balle, ku thuhet se jane 8 tete novela te pa botuara, te korrektuara etj, gati per botim! Si te dolen ty te gaz. Korrieri tashti vetem 6 cope novela?! Kete “firon legale” nuk e ke shpjeguar mire… Mundohuni ta ndani Migjenin nga S. Luarasi, sepse ata nuk jane i njeti person, pavaresisht meritave te SL, ka edhe nje dyzine kontribuesish te tjere, ku hyn edhe nje kontribut modest nga Gj. Luka. Mos u ngut me definicione “ne instance te fundit” te cilat i korigjon pastaj ne ato shkrimet variabel ne internet qe i nderron si “hana e bajramit”. Mbetshi me shendet.

    Agron Luka
    04/11/2011 at 14:42
    Reply

  3. Ndal shpifjeve dhe tjetersimit te fakteve ndaj Migjenit dhe Skender Luarasit, o Agron Luka, zotni maskash dhe pseudonimesh te shumefishta dhe pergjigju:
    1. Ku i gjeti babai yt Gjovalin Luka 7-8 prozat e pabotuara te Migjenit dhe pse ia deformoi shkrimet duke e komentuar Migjenin edhe si “serb”ne botimin e 1953?
    2.Kush ishte i persekutuar dhe i favorizuar nga diktatura deri me 1955 Skender Luarasi apo Gjovalin Luka?
    3.A nuk qe edhe Gjovalin Luka anetar i kryesise se Lidhjes se Shkrimtareve qe votoi te perjashtoheshin nga lidhja Skender Luarasi, Sejfulla Maleshova dhe Ymer Dishnica, si armiq?
    4. Pse nuk hesht kur e di si i sherbeu ‘korieri sekret” Gjovalin Luka, diktatorit Enver Hoxha?
    5. A e di ti se Gjovalin Luka tok me Qemal Stafen e dhjetra te tjere qene nxenes te mesuesit te letersise Skende Luarasit ne gjimnazin e Shkodres me 1935, dhe shkak i perplasjes se tyre u be vepra e pervetesuar e Migjenit per te cilin Luarasi u grind jo vetem me Gjovalin Luken , por edhe me Shuteriqin, Musarajn e Gjaten, dhe e publikoi disa vite para se te denohej Gjovalini,nuk eshte prove kjo?
    Faktet flasin vete

    Petro Luarasi
    11/12/2011 at 00:39
    Reply

  4. O Agron Luka. Ndali shpifjet ndaj veprës së Migjenit dhe Skënder Luarasit!

    Hulumtimet mbi Migjenin dhe studjuesin më të njohur të tij, Skënder Luarasin, që njëkohësisht e kishte mik dhe kunat, na detyron që të përballemi me mjaft çështje delikate. Studjuesi Skënder Luarasi i ka kushtuar rëndësi të veçantë paraqitjes me vërtetësi të jetës dhe veprës së Migjenit dhe ka shkruar për peripecitë e botimit dhe të shpalljes së të vërtetës migjeniane, proces i cili është ballafaquar me mjaft pasaktësi dhe spekulime për motive të ndryshme personale e klanore, deri skandale. Ndër to po komentojmë përmbledhurazi skandalin e fundit të manipuluesit Agron Gjovalin Luka.
    Ai duke abuzuar me të drejtat demokratike të shprehjes së lirë përçudnon dhe shpif për qëllime poshtërimi me besimin se vetëm kështu “ merr hakun dhe nderon kujtimin e te atit Gjovalin Luka”. Në materialet e publikuara më parë kemi analizuar dhe demaskuar trillimet dhe shpifjet e tij ne shkrime të ndryshme disa vjeçare, të cilat tani së fundmi morën përmasa e një Skandali ku me verbëri dhe egërsi shkelmohen elementet e arësyes dhe nderit.
    Prej vitesh e kemi provuar por përkundër neglizhenc]s së organeve të tjera, vetëm gazeta Albania (“Albania”, 22.4.2010, fq.21 nën titullin “Saktësim”) u distancua me dinjitet nga Agron Luka duke shpallur se
    “Në datat 15 e 16 prill 2010 janë botuar artikujt e zotit Agron Luka, me tituj redaktorialë‚ “Anonimi misterioz që censuroi Migjenin dhe loja e Enver Hoxhës”, ku thuhet: Sipas përkufizimeve e pikëpamjeve të Skënder Luarasit, më 1957-n, shkruhej se: “Migjeni…i shfrytëzoi modelet e ideologjisë dhe të stilit të Gorkit e Majakovskit” (fq. 11; fq. 33 etj.); ishte “revolucionar internacionalist i vërtetë komunist” (fq. 33); “letërsia e tij ishte me përmbajtje të KONARE-s dhe tërësisht socialiste” (fq. 47); “Migjeni ishte një kontribuues i pajtimit të grupeve komuniste (fq. 48)”; “ishte përkrahës i vendosjes së një regjimi model stalinist edhe në Spanjë”; “Migjeni ishte një dëshmor i luftës nacional-çlirimtare dhe prandaj edhe Partia ia vendosi eshtrat pas kthimit nga Italia në Varrezat e Dëshmorëve”, duke e nderuar me “Urdhrin e Lirisë”, Klasit I, (fq. 32; fq. 44) etj. (Shih, S. Luarasi, “Migjeni, Vepra”, bot. 1957 e ribotim 1961, përgjithësisht, Hyrja, Jeta, Vepra, fq. 5-58.) Ndërsa në artikullin redaktorial “Incesti i Migjenit me Bojkën dhe manipulimi me këtë histori” (Dosja e Migjenit në Muzeun Historik në Shkodër dhe roli i S.Luarasit) i botuar më datën 16 prill, zoti Agron Luka shkruan: “Edhe Dh. Fullanit, pa asnjë lloj pendese, siç edhe mjaft të tjerëve, Skënder Luarasi do ia rregullonte qejfin me një letër spiunimi, që pati si pasojë një internim me urdhër të protektorit, M. Shehu… Dhe ky personalitet, S. Luarasi na quhet e na mbahet si ‘Disident i Vjetër’, si ‘Nderi i Kombit’, akorduar me Dekretin, Nr. 1467 nga Sali Berisha… i cili për vete ishte i katapultuar direkt nga Ramiz Alia…).” Sipas verifikimit të redaksisë, u konstatua se citimet e mësipërme, të marra nga autori i shkrimit, nuk ekzistojnë në librin “Migjeni”, Veprat, botim i vitit 1957 dhe botim i vitit 1961, të përgatitura nga Skënder Luarasi. Pra konstatojmë se kemi të bëjmë me një falsifikim, nga e cila redaksia e gazetës “Albania” distancohet. Gjithashtu, edhe citimi në lidhje me zotin Dh. Fullani është i pavërtetë. Ndiejmë keqardhje që nuk kemi bërë verifikimet përkatëse te personat e prekur në këtë shkrim, duke i kërkuar ndjesë familjes Luarasi.”

    Në vend që të kërkonte falje publike, Agron Gjovalin Luka akuzon me shkrimin
    “Liria dhe korrektesa e shtypit, përballë ndërhyrjeve redaksionale, çenzurës dhe frikës ndaj zyrtarëve të lartë!” te botuar në sajtin http://www.shqiperia-etnike.com nr 147
    se “denoncimi” ishte një lojë e manipuluar e Petros!
    Ai deklaron:
    “Me përgjegjësi të plotë civile e penale, unë Agron Luka, deklaroj se, nuk kam kryer asnjë lloj mashtrimi në citimet korrekte.”

    Edhe unë po paraqeses me pergjegjesi morale e penale perpara lexuesit të nderuar citimet e denoncuara si mashtrim nga gazeta “Albania” dhe “provat e cituara” që servir Agron Luka.
    Citimi kinse i Skënder Luarasit sipas Lukës e pergenjeshtruar nga gazeta “ Albania”
    Sipas përkufizimeve e pikëpamjeve të Skënder Luarasit, më 1957-n, shkruhej se: “Migjeni…i shfrytëzoi modelet e ideologjisë dhe të stilit të Gorkit e Majakovskit” (fq. 11; fq. 33 etj.); ishte “revolucionar internacionalist i vërtetë komunist” (fq. 33)

    “Prova ” e cituar dhe e skanuar sipas Agron Lukes
    “Me anën e këtyre gjuhëve botërore (rusishten konkretisht AL) gjatë studimevet, i përvehtësoi Milloshi idetë revolucionare. Gjatë kohës që ndënji në Monastir mundi të lexojë veprat e klasikëve ruse Pushkin, Tolstoi, por veçanërisht ato të krijuesve të realizmit socialist, veprat e Gorkit e të Majakovskit. Gjurmat e këtij edukimi i gjejmë ndër librat e tij, ndër ato të pakta që i shpëtuan prej zjarrit ditën e 22 qershorit 1942…” (f 11, e bot. 1957).
    …….
    Citimi kinse i Skënder Luarasit sipas Lukës e pergenjeshtruar nga gazeta “ Albania”
    “letërsia e Migjenit ishte me përmbajtje të KONARE-s dhe tërësisht socialiste” (f 47 simbas origjinalit të bot. 1957.)
    “Prova ” e cituar dhe e skanuar sipas Agron Lukes:
    “S. Luarasi, ka cituar, A. Stefin dhe sigurisht se, është dakort me të dhe shkon në unison se, Migjeni te “Kangët e Rilindjes” dhe te “Parathanja e Parathanjeve”donte t’i këndonte zgjimit kombëtar, përpjekjeve të popullit për çlirim dhe se ishte orvatë që këto të paraqesnin programin poetik të lëvizjes së çlirimit për përmbajtjen socialiste të të gjithë veprës së tij që ai e ndiqte edhe në jetë. (f 47 etj) Nëqoftëse z. Petro gjen ndonjë lëvizje tjetër (ku e fuste vehten edhe shoku S.L. aso kohe) e cila nuk ishte KONARE (Komiteti Nacional Revolucionar), por si socialiste apo edhe më minimum si social-demokrate, në emëruesin e përbashkët, le ta interpretojë ndryshe…”
    ………….
    Citimi kinse i Skënder Luarasit sipas Lukës e pergenjeshtruar nga gazeta “ Albania”
    “Migjeni ishte një kontribues i pajtimit të grupeve komuniste (f 48)

    “Prova ” e cituar dhe e skanuar sipas Agron Lukes
    “S. L. citonte A. Stefin, të cilit Migjeni i kishte pas deklaruar: “Unë për veten teme e quej veprën teme si një kontribut për bashkimin e këtyre rretheve…” (shih në f 47, “rrethet komuniste shqiptare; f 48 grupeve. AL) “
    ,,,,,,,,,
    Citimi kinse i Skënder Luarasit sipas Lukës e pergenjeshtruar nga gazeta “ Albania”
    “ishte përkrahës i vendosjes së një regjimi model stalinist edhe në Spanjë”; “Migjeni ishte një dëshmor i luftës nacional-çlirimtare dhe prandaj edhe Partia ia vendosi eshtrat pas kthimit nga Italia në Varrezat e Dëshmorëve”, duke e nderuar me “Urdhrin e Lirisë”, Klasit I, (fq. 32; fq. 44) etj. (Shih, S. Luarasi, “Migjeni, Vepra”, bot. 1957 e ribotim 1961, përgjithësisht, Hyrja, Jeta, Vepra, fq. 5-58.)
    “Prova ” e cituar dhe e skanuar sipas Agron Lukes:
    “f32 në korrelacion me f 44
    Fotoskanimi i f 32, nga bot. original i vitit 1957. Hapini sytë e lexojeni edhe “Urdhërin e Lirisë së Kl. I”.
    f. 44, Migjeni është një nga luftëtarët më të parë për lirinë e Shqipërisë… Partia dhe Pushteti ia vendosi reliket e fundit – krah për krah me dëshmorët e LNÇL…
    Migjeni ishte “ishte përkrahës i vendosjes së një regjimi model popullor sovjetik -stalinist edhe në Spanjë.” ( Në këtë paragraf Agron Luka perseri shtrembëron citimin e origjinalit qe nuk e ka fjalinë “ishte përkrahës i vendosjes së një regjimi model popullor sovjetik -stalinist edhe në Spanjë dhe gjithashtu ne vend të citimit jep shpjegime.Shenim i Petro Luarasit)”

    “Prova ” koment sipas Agron Lukes: duke iu referuar shkrimeve te Andrea Stefit: Citoj: “Simbas fantazisë së Migjenit, përveç shtetit proletar në lindje, po jepte shpresa se po lindte edhe një shtet tjetër i tillë afërsisht n’anën e kundërt (në perëndim AL) të të njajtit kntinent, në Spanjë. ( A. Stefi, “Rreth Gogolit të Migjenit”, Bul.USHT, Seria shk. Shoq. 1955, f 171-172) Këtë interpretim e këtë mikun CORVUS, e citonte dhe e përkrahte S. Luarasi! (Bot. 1957, Hyrje f 5, “Kuptimi i dyfishtë i Gogolit”. Këtë lidhje e sqarim të bashkëngjitur, Red. e Albanias, red. E. Metaj, personalisht e kishte hequr/çensuruar.
    ………….
    Pretendimet sipas Lukës e pergenjeshtruar nga gazeta “ Albania”
    “Edhe Dh. Fullanit, pa asnjë lloj pendese, siç edhe mjaft të tjerëve, Skënder Luarasi do ia rregullonte qejfin me një letër spiunimi, që pati si pasojë një internim me urdhër të protektorit, M. Shehu….”

    “Prova ” koment sipas Agron Lukes e shoqëruar me fotokopje artikujsh të Petro Luarasit

    “GSH, Dossier V, 19 prill 2003, f 12-13, “por, u dënua shefi i poezisë, Dhimitër Fullani”…
    Gazeta Shqip, 4 dhjetor 2006, f 18-19. Lexojeni letrën që z. S. Luarasi i shkruan shokut Mehmet Shehu, posaçërisht për z. Dhimitër Fullanin, për z. Thanas Leci etj… dhe lexojeni se si z. Petro e kamuflon dhe e përzien me një tjetër letër për familien e Petro Markos, për ikjen në Spanjë etj!
    Në Dosjen Migjeni, në MHSh, figuron edhe Diskutimi i Dh. Fullanit… Do vijmë edhe atje o Z. Petro me durim dhe me dokumente, e kam një dokument edhe për atë eveniment. Nqs z. Dh. Fullani nuk paska pësuar asnjë lloj peripecie nga kjo lloj letre, atëhere i kërkoj falje familes Fullani, edhe pse unë nuk kam asnjë pikë faji në këtë mes. (Këtu kopjon fjalët e Shvejkut” Ç’faj kam unë për veprimet e mia”. Shënim i Petro Luarasit)
    “Disidenti” dhe “Nderi i Kombit”, Skënder Luarasi ka përgojuar me letra e me epitete te Enver Hoxha e te Mehmet Shehu, një seri njerëzish e intelektualësh si F. Paçrami, M. Ndoja, Dh. S. Shuteriqi, S. Prifti, V. Bala, F. Gjata, D. Siliqi, Sh. Musaraj etj… ndër ta disa herë edhe babanë tim.
    http://www.shqiperia-etnike.com/she147/she147shqip.htm

    Petro Luarasi
    Sqarim per mashtrimin e Agron Lukes me “internimin” e Dhimiter Fullanit,
    - Dhimiter Fullani dihet qe nuk eshte internuar ndonjehere
    - Letrat e Skender Luarasit te botuara nga une ne shtyp nuk kane te bejne fare me “internimin” e Z.Dhimitër Fullani, as qe permendet emer, por me pafajësinë e Petro Markos.
    - Familja Fullani apo te tjere shkrimtare e dine mire qe Dhimiter Fullani thjesht u hoq si pergjegjes botimi per aresye te tjera, por nuk eshte denuar kurre politikisht, aq me pak nga ndonje ankese e Skender Luarasit ndaj tij. Ky eshte trillimi i rradhes i Agron Lukes duke komentuar sipas hamendjes se tij shkrimet e mia nder vite.
    - Skënder Luarasi vërtet ka kritikuar mjaft shkrimtarë e zyrtarë për cështje me karakter historiko-letrar, por kurre nuk ka ka bere padi, apo te jene marre ne reference nga hetuesia si denoncues ne proces gjyqesor ( si spekulon Agron Luka perkatesisht ndaj intelektualeve F. Paçrami, M. Ndoja, Dh. S. Shuteriqi, S. Prifti, V. Bala, F. Gjata, D. Siliqi, Sh. Musaraj, Dh.Fullani apo babait te tij Gjovalin Luka)
    Nga sa u deshmua me fakte e prova, duke u bazuar edhe tek pretendimet “prova” te Agron Lukës, kuptohet qarte që të ashtuquajtura “citime” të Skënder Luarasit “ si të marra nga botimet e” Migjenit” të viteve 1957 e 1961 nuk gjenden në origjinal.
    Dihet nga cdo njeri normal si dhe shpjegohet nga fjalori i gjuhes shqipe qe citim (fjale mes thonjezave) d.m.th. “me dhene fjale per fjale nje pjese te shkurter nga ndonje veper ose shkrim i ndonje autori” . A nuk e di Agron Luka këtë gjë elementare!?
    A ka ndonje njeri qe mund te deshmoje qe ne kete rast Agron Lukia ka cituar vertet Skender Luarasin dhe se gazetat “Albania” dhe “Shqip” nuk kane pasur te drejte qe e kane denoncuar manipulimin me “citimet’ e manipuluara të tij?!
    Në këto rrethana deklarata e tij “Me përgjegjësi të plotë civile e penale une Agron Luka, deklaroj se, nuk kam kryer asnjë lloj mashtrimi në citimet korrekte” përbën një skandal mediatik që tregon se deri ku shkon papergjegjshmeria e Agron Lukes!
    Përfundimisht ritheksoj se Agron Gjovalin Luka përfaqëson një specie të rrallë për qytetin e traditave tregtare e kulturore. Rënkon Shkodra se në diktaturë tregtarët e mendimtarët ia vranë e sakatosën, në burgje, internime e çmendina, ndaj edhe media ia përzgjidh leshkon si ikonë të gjallë të persekutimit dhe shenjtërimit të fjalës së lire! Të reklamosh banalitetet e Agron Lukës si kryevepra të pjekurisë është mëkat i madh ndaj paraardhësve dhe pasardhësve të inteligjencës shkodrane!!!

    Petro Luarasi
    12/12/2011 at 13:39
    Reply

  5. Ka nje fjale popullore: “I shami te shan”! Por, cudia eshte se si ky forum lejon sharje dhe banalitete te Petro Luarasit! Por, ti z. Petro me sa duket vuan nga amnezia, sepse ishte ti qe e fillove “Polemikiaden” me stilin e Skendos me 2003 me Serialet te Gazeta Shqiptare… Me lume fjalesh kerkon te mbulosh te verteten?!
    Kaq. Agron Luka

    Agron Luka
    12/03/2012 at 10:36
    Reply

  6. Agron Gjovalin Luka, me trillimet e teksteve “me thonjeza” dhe falsifikimet e dokumentave qe ka publikuar si hakmarrje ndaj Migjenit, Skender Luarasit e familjeve te tyre, do te mbetet ne jete te jeteve i damkosur. Ky akt i shtohet turpit te babait te tij i cili ia pervetesoi hakun e punes Skender Luarasit, permbledhjen e vepres se Migjenit qe dorezoi per botim me 1948, kur Luarasin e perjashtuan nga Lidhja e Shkrimtareve. ” Kush ia ben te keqen tjetrit, e vuan me teper vete!”

    Petro Luarasi
    12/03/2012 at 20:22
    Reply

  7. Je kaq hiperbolik, o z.Petro, sa qe nuk i kontrollon mire as fjalite dhe frazat qe nxjerr nga mendja dhe ti shkruan tastiera e kompjuterit… Meqenese une do “te mbetem ne jete te jeteve i damkosur” me nje lloj vule prej hekuri te skuqur, po kaq te madhe e konsideron meriten e Skender Petro Luarasit?! “Në jete te jeteve” do te rroje pa damke edhe emri yt o Petro S. Luarasi?! Ti beson se Sali Berisha paska patur te drejte kur e shpalli S. Luarasin si “Nderi i Kombit” edhe para Migjenit vete?! Porese, ti vete e ke shkruar se S. Luarasit nuk ia paguan as hakun/ne para te “Nderit te Kombit”, sepse i kishin shpenzuar/vjedhur ato para ne Firmat Piramidale… Mirepo me pak ironi O Petro, ti ke harruar se Skenderin e ripranuan perseri ne Lidhjen e Shkrimtareve, dhe se edhe Gjovalinin e kishin perjashtuar me po ate rast nga Kryesia e LSHSH dhe se nuk kishte te drejte vote! Fakti se Skenderin e ripranuan perseri ne LSHSH, dhe se Gjovalinin nuk e ripranuan kurre me por e mbyten me tortura… flet dicka apo jo? Por, ti je nje hakmarres i pashpirt dhe i pa llogjike, ke dicka nga ai terbimi i Damkes se demave…

    Agron Luka
    15/05/2012 at 11:45
    Reply

  8. Z. Petro S. Luarasi: Keto kohet e fundit, mbasi ja ke rrasur pergjegjesine per Serialin prej 7 botimesh te “Gazeta Shqiptare”, prill 2003, gazetarit Dashnor Kaloci, flet e shkruan a thua se ti nuk ke ditur absolutisht asgje etj?! Po pse a nuk ishe ti furnizuesi i atyre 7 cope Serialeve? PO, ore burre ti ishte, mos e harro: e fillove me pagezimin e emrit Skender, direkt nga Naim Frasheri etj dhe e perfundove si trumfator, duke akuzuar mbare e mbrapsh te tjeret si fallsifikatore! Mire, por pse nuk e pergenjeshtrove D. Kalocin te Gazeta Shqiptare! O Z. Petro S. Luarasi, mos harro se Dashnor Kaloci ka botuar edhe pak Seriale te tjera tek gazeta Shqip. Edhe ato t’i ka fllasifikuar Dashnor Kaloci?! Mos akuzo me shkrimet e pohimet tuaja, sepse kurre nuk mundesh t’i mbulosh tere ato pohimet qe i ke bere vete. Me tere keto materiale kontradiktore qe ke botuar neper tere forume interneti, ti vetem kerkon te leshosh tym. Por, pot ta terheq pak vemendjen e ke tejkaluar te gjithe etiketen e miresjelljes dhe fakti qe ty t’i botojne keto Forumet tregon se ty te paguajne per kete lloj perversiteti edhe sepse je i privilegjuar…

    Agron Luka
    25/07/2012 at 17:30
    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


8 + = 17

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Jepi Like 123albania.com