Lis Bukuroca: Saliu në pranga

Filed under: Opinion |

Lis Bukuroca

Sikur të ishte ky lajm i vërtetë, shumë njerëz do ta pranonin si lajm objektiv dhe të drejtë. Madje, edhe lajm të shumëpritur. Do të numëroheshin të bëmat e tij dhe do të thuhej: “Drejtësia erdhi ngadalë, por megjithatë, erdhi edhe në Shqipëri!” Disa, me të drejtë do të pezmatoheshin se ajo u vonua tepër, mirëpo edhe këta do t’ ia falnin pafuqinë drejtësisë shqiptare, sepse gjykata nuk mund të arrestonte Kryeministrin, ashtu si nuk mund ta arrestojnë italianët Berlusconin. Ashtu si nuk mund të arrestohej: Zogu, Enveri apo Gadafi.

Noli nuk e rrëzoi Salep Sulltanin me shkrime e poezi; as dallkaukët e kopukët, e as Edia Rama nuk mund ta bëjë këtë me artikuj e libra. Në demokraci duhet përfituar edhe ata që nuk lexojnë. Shumicën.
Çdo njeri që ka dy palë mend në kokë, që kupton demokracinë, do ta dinte qysh nga dita e arrestit, se ai do të dënohej me burg të përjetshëm. Kryeakuza do t’ ishte: Tradhtia kombëtare, në disa raste. Cenimi i sovranitetit të vendit. Cenim i interesave kombëtare. Shembja e shtetit dhe vrasje me paramendim. Vrasje në masë dhe shkatërrim të ekonomisë kombëtare. Pastaj shpifje, denigrim, mashtrim, kërcënim dhe shantazh, në mes të tjerash.
Pas arrestit, do ta braktisnin gati të gjithë. Të parët ata që e përkrahin vetëm nga dobia vetjake. Të dytët, ata që e nderojnë nga frika. Ky do t’ ishte çasti kur do të distancoheshin nga ai, edhe ata që i rrahin supet sot dhe mburren me të. PD-ja do të niste vlimin, gurgullimën dhe do të derdhej në disa drejtime. Këtë do ta përjetojmë dhe këtë film do ta shohim. E pasigurt është vetëm data tani për tani. Jo ngjarja.

Fakti mirëpo është ky: Saliu ka treguar aq shumë pasion e dashuri për ta mbajtur pushtetin, aq shumë egërsi, aq shumë arrogancë, aq shumë kërcënime e shantazh, aq shumë barbarizëm e rrugaçëri, aq shumë gatishmëri për dhunë, aq shumë finokëri, sa çdo shqiptarë ka marrë vesh se ai mund të rrëzohet vetëm me kryengritje. Si u rrëzua edhe Gadafi. Kjo mirëpo do t’ i kushtonte shumë vendit dhe do të përjetonim një luftë qytetare, që askush nuk mund ta dëshirojë apo rekomandojë. Këtë e ka kuptuar edhe opozita dhe duket se në heshtje është pajtuar që Sali Ram Berisha të perëndojë në karrige. Ky racionalizëm i opozitës shqiptare, kjo parimësi, ky pragmatizëm, i konvenon Sali Berishës dhe ka punuar pikërisht për këtë gjendje: Trishtimin e kundërshtarëve politik dhe i ka disiplinuar dhe varrosur për së gjalli. Në Itali kjo kllapi dhe neglizhencë, kjo heshtje para krimit, quhet “Omertà ”.

Ai edhe në zgjedhjet e ardhshme do t’ i vjedhë votat. Nuk ka asnjë arsye të mos e bëjë këtë. Nuk është aspak reale të mendohet se sa më shumë që mplaket, aq më shumë urtësohet. Truri nuk thyen rekorde, siç mund të thyhen në not me muskuj, i shoqëruar me sekundantët e vet. Nuk i ka vetëm ky fajet për narcizmin e tij patologjik, por edhe klani i tij, që i mbushë mendjen se është i pazëvendësueshëm.

Ndihmë për ta kuptuar ardhmërinë e vendit dhe Berishës, mund të ofrojnë disa plaka që dinë t’ i lexojnë filxhanët e kafeve dhe pastaj t’ i rekomandojnë opozitës ecurinë e tutjeshme. Nëse edhe ato tuten dhe refuzojnë të merren me parashikime të tilla, apo opozita nuk pranon udhëzimet e plakave, atëherë prijësit e partive opozitare, duhet të mbyllen në klauzurë, siç izolohen murgeshat. Ndoshta në këtë mënyrë mund të ushtrojnë më shumë ndikim në politikë, se sa tani. Për ta evituar boshësinë eventuale në pushtet, le të mbetet jashtë Kreshnik Spahiu.
Ndërkohë prijësit e opozitës të futen në : Xhami, kishë, teqe, sinagogë dhe në faltore budiste, nëse ka, dhe aty le të luten për largimin e Berishës. Ndoshta Zoti apo Zotërat nga trysnia e lutjeve, mëshirohen dhe dërgojnë një engjëll apo një djall, që i imponon Saliut një pasion tjetër në jetë, si noti për shembull. Olimpiadat. Dhe, le të notojë në detin grek, që sipas tij, padrejtësisht i takon ende Shqipërisë. Opozitarët të mbeten në klauzurë, deri sa të vijë lajmi, se u realizuan dëshirat e tyre…Më shumë, jo!

Kur shikohet në “youtube” si merrte në pyetetje Enver Hoxha Kadri Hazbiun dhe kur shikohet si flet Saliu për opozitarët dhe jetën e tyre private, atëherë mund të konstatohet se Enveri ka lënë pasardhësin e denjë

, madje, edhe më të denjë se Ramiz Alinë. Komiteti Qendror ngrihet dhe duartrokit pas çdo kërcënimi, kështu vepron edhe Komiteti Qendror i Partisë Demokratike. Enveri nuk duronte kundërshtarë, por vetëm pakurrizorë rreth vetes. Sot zvarranikë të tillë kemi në PD, por me emra dhe mbiemra tjerë. Janë zëvendësuar aktorët, por skenari është po ai. Ka dhe një dallim të v
ogël: Ata ishin idealist. Ata krenoheshin me idealet e tyre dhe varfërinë. Këta janë materialist. Këta mburren me mashtrimin, me makiavelizmin e tyre dhe pasurinë!

Shortlink:

Posted by on 06/11/2011. Filed under Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

5 Responses to Lis Bukuroca: Saliu në pranga

  1. Ndoshta Sali Berisha vertete eshte nje kriminel i popullit shqiptar dhe ndoshta ai rradhitet nder diktatoret qe nuk lejojne kundershtar ,por ndryshimi ne mes te tjerve qe ju ceket me larte eshte sepse ai zoteron postin e tij me shumicen e votave te popullit te lire dhe apsulutisht nuk eshte faji as i tij dhe as i nje drejtusi te partis politike kur kushtetuta e nje shteti eshte jo ne nivelin e duhur dhe pa logjike ,edukimi i popullit per te zgjedhur njerzit e afte me vota te lira ,per te qeverisur, eshte e vetmja rruge drejte suksesit,
    Ky artikull pa kuptin me injorancen e shemtuar na kujton edhe nje here sikur Salia te ishte nje nder keta kriminelat ,ju nuk do te kishi te drejte te shprehni mendimin tuaj duke vendosur emrin e autorit ,apo e kam gabim !!? prandaj sygjerimi im per ju do te ishte qe te veni ne prova inteligjencen tuaj per te ndryshuar qeverine ne te ardhmen me nje nivel demokrat dhe jo me komente injorante
    Une mendoj se Sali Berisha ka shume kohe qe duhej te kryente mandatin e tij ne qeveri si nje strategji e kohrave te kaluara ,por deri sa te kemi kandidat te ndershem dhe me kapacitetin e duhur per te drejtuar popullin Shqiptar ,ky i fundit duhet ti rrine ne detyre qe mos te lejojne klyshat e komunistave te tjere qe per ma shume se 50 vjet ju pine gjakun popullit tone ,Salia eshte ma i miri ne te keqit ish komunista ,dhe me plot bindje e them qe populli jone i mrrekullueshem meriton shume ma mire ,
    Budallalleqet tuaja qe ju shkruani ketu ,kurr nuk do te jene ne sherbim te popullit tone ,por perkundrazi vetem percarje do te ken ,dhe une me plot bidje akuzoj ju qe shkruani pa lidhje qe nuk jeni ma te mire se Sala ,kete bindje e kam 100% te sigurte ,per vete faktin sepse ne vend qe te shkruani nje artikull ,qe per fat te keq akoma nuk jemi edukuar qe te zgjedhim njerizit e ndershem ne qeveri ,shkruani marrina dhe nxitje kundra njeri-tjetrit apo kete e kemi ne gjak ne Shqiptaret ,turpi jone qe nuk arritme te largojme akoma kete te mbet nga vetja

    Lush Popaj
    06/11/2011 at 14:57
    Reply

    • Zoti Lush! Te jesh simpatizues i Sali Berishes, ashtu si i cdo politikani tjeter, nuk ka ndonje gje te keqe. Ky eshte nje gjykim ne pergjithesi. Por, te jesh perkrahes i te keqijave, fajeve dhe krimeve te ketij apo atij politikani, do te thote te jesh po aq i pamoral dhe bandit sa ai. Nga ana tjeter, te fyesh mijera ish-komuniste, vetem e vetem pse me (apo pa) te drejte je kunder komunizmit, do te thote te jesh, cinik, i paedukuar dhe i lig.
      Ti je kunder gjithe ish-komunisteve, pervec Saliut. O Zoteri! Nese ke sadopak mend dhe sadopak karakter, duhet te kuptosh se vlerat e njeriut nuk percaktohen nga ambalazhi qe perdor ( i majte-i djathte; komunist-antikomunist; verior-jugor; i krishtere-musliman etj)por nga sjellja dhe veprimet e tij. Ti ke bindjen se Sali Berisha eshte me i miri i atyre qe kemi ( derisa te gjejme nje tjeter-larg qofte nga keta qe jane). Atehere, ( meqenese une besoj fort se Shqiperia ka burra me te ndershem e me te mire se Berisha, Rama, Meta e Co.) a mund te na thuash se cili nga kundershtaret aktuale te Berishes ka bere ndaj vendit te vet gjera me te demshme se:
      1.Tentativa per t’i dhene 255 Km2 det Greqise.
      2. Dhunimi fizik i zgjedhjeve te 26 Majit 1996.
      3.Burgosja e kundershtareve politike ( F. Nanos etj.).
      4.Lejimi dhe perkrahja e Skemave Piramidale ku humben mbi 2 miliard dollare kursime te shqiptareve.
      5.Organizimin e Veriut kunder Jugut dhe dergimin edhe te avioneve kunder popullsise ne 1996 (besoj ju kujtohet avioni i ulur ne Itali qe braktisi urdherin e dhene nga Komandanti i Pergjithshem Sali Berisha).
      6. Tentativa ( madje ia arriti) per Grusht Shteti ne Shtator 1998.Ky fakt u konfirmua nga SHBA dhe BE te cilet deklaruan se ” Nuk do te njohim asnje qeveri te ardhur ne pushtet me dhune ne Shqiperi”.
      7. Kontrabanda e naftes me Serbine kur Kosova ishte ne lufte me ate.
      8.Kontrabanda e armeve ( me Armenine etj.-pranuar nga vete Berisha).
      9.Dhunimi dhe falsifikimi i votave ne 2009 dhe 2011 ( deshmuar edhe nga diplomacia amerikane dhe e realizuar live para shqiptareve dhe botes ne Maj 2011).
      10. Pranimi dhe dekretimi i Janullatosit si drejtues i perjetshem i Kishes Ortodokse (autoqefale qe ne 1922)te Shqiperise.
      11.Lejimi i grekeve te vine dhe te shkaterrojne varrezat tona ne gjirokaster dhe Korce.
      12.Fyerjet, shpifjet, kercenimet me te paturpshme te oponenteve politike ne Parlament dhe gjetiu.
      13.” Humbjen” e 230 milion Eurove ne ndertimin e rruges Durres- Kukes ( nese ti nuk je i bindur, te pakten na thuaj kur dhe ku gjykatat shqiptare kane deklaruar se kjo gje nuk ka ndodhur dhe kur, dhe ku ka treguar Sali Berisha se ku ndodhen dhe ku shkuan keto para.
      15.1500 familje te ngujuara per gjakmarrje.
      16. Mbi 10 mije femije analfabete ( a ke degjuar qe femijet ne skajin me jugor te Shqiperise qe vijne dhe i marrin greket me mikrobuze dhe i dergojne ne shkollat e tyre “per bamiresi”? Po per femijet e fshatrave te Kukesit qe shkojne ne shkolle ne Kosove se nuk kane shkolla-qe dikur i kishin, a ke degjuar?).
      Ka edhe te tjera, por vetem keto do i mjaftonin nje individi dhe nje populli te pergjegjshem qe t’ia vinte vizen ketij drejtuesi. Apo jo zoteri?
      Niko

      Niko Maloku
      06/11/2011 at 20:13
      Reply

  2. Shihet hapur se Lushi nuk do ta shoh realitetin në sy, prandaj edhe flet kuturu për esen politike të Lis Bukurocës, pa ofruar fakte por vetem një besnikëri të verbër partiake. Kujt i shërben kjo?
    Shqipërisë? Popullit shqiptar? Sali Berishës apo ty Lush Pepaj?
    Lisi meriton respektin për kulturën e tij shkrimore e Drini po ashtu që boton shkrime te tilla…
    Fehmiu

    Fehmiu
    06/11/2011 at 21:39
    Reply

  3. Dy fjale I nderuar Lush Popaj:

    Keto 20 vjet ne shqiperi ka vetem mashtime politike,krim i korruptuar, i mbdeshtetur nga mafja europiane e me gjere.
    Nje korrupsion i drejtuar ne menyre te persosur. Dhe kjy eshte i vetmi mjet per te shkatruar nje kombe.
    Z.Popaj. Nga shqiperia kan ikur njerzit, dhe per dite akomakerkoj rruge per te ikur, ndaj Bukaroca eshte NJE ANALIST , GAZETARE , PUBLICIST I DIMENSIONEVE ME TE GJERA SE SA SHQIPETARE, NDAJ KUSHDOQE FLET SI BUKAROCA ME FAKTE DUHET TE PERKRAHET EDHE NGA ATA QE I KA DENUAR SISTEMI I DIKTATURES, SEPSE NJE DIKTATURE NEN PETKUN E DEMOKRACIS ESHTE ME E RREZIKSHME SE SA VETE DIKTATYURA ZYRTARIZUAR. HISTORIA Z. POPAJ ESHTE SHUM KOKFORTE KETE E DINI JU DHE KUSHDO.PRANDAJ ASKUSH NUK DOTE FALET NGA ANALIZA HISTORIKE DHE AJO DO JETE GJQTARI PERFUNDIMTARE.

    BUKAROCA JU LUMTE PER SHKRIMET TUA ANALITIKE.

    Kozma
    06/11/2011 at 21:57
    Reply

  4. Ju lumte dora. Si gjithmone me shkrime te goditura dhe mjaft cilesore.

    Albi
    07/11/2011 at 03:30
    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Jepi Like 123albania.com