Zef Mulaj: Tropoja e Geshtenjave

Filed under: Kryesore |

Dr. Zef Mulaj

(Tropoja e alpeve të  bukura , të pasura,tropoja e lumejve,

tropoja e bjeshkve, tropoja e pasurive minerare,e herojve,

e legjendave, e demokracis, e bujaris,trimeris, atëdhetaris,

e besnikris….. Tropoja……………Gështenjave….

 

Mund ta quajm me plot  të  drejtë  Tropoja e gështenjave.”Masivet më  të mëdhatë në Ballkan”, por edhe   në  Europe  për siperfaqe toksore . Përmes tregtisë së gështenjës arrin të sigurojë të ardhurat për gjithë vitin shum familje.
Eksportohet në Gjermani, Turqi e Austri. Përdoret jo vetem si ushqim  porë edhe në fushen   farmaceutike, industriale,  në  ditet e sotme jan shum projekte të reja në kërkimet  shhkëncore të frutit të gështenjes ,  dhe të pjesëve të tjera , si gjethe, levore,

dhe disa bimve të  tjera parazitare që riten në  trupin e  geshtenjes.

Qyteti i B. Currit, lumturohet  me natyren e tije,në njëren ane i qëndron  maja  e shkelzenit

dhe në  anen tjeter mali i pa fund i gështenjave. Kjo rritet  pothuajse në të gjitha zonat e Tropojes. Aktualisht masivi i gështenjes në rrethin e Tropojës zë një sipërfaqe prej rreth 2000 ha me mbi 200 mijë rrënjë . Masivet shtrihen thuajse në të gjithë rrethin, në toka relativisht inporoduktive, por masivet më të mëdha janë në komunat e Nikaj – Merturit , Bujan,Fierzës, Markajt e bashkinë e Bajram Currit.
(Castanea sativa Mill)  Famlja Fagacee:  Me sinonime botanike: Castanea Vulgaris Lal. Castanea vesca

Emertimi në  gjuhen popullore: Gështenjë .(Shqiperia e mesme dhe jugut). Kështejë

Shqiperia e veriut

 

Perhapja gjeografike : Në  shqiperi rritet në lartesit 300-1300m mbi siperfaqen e detit.

Në Bajram Curri(Tropoja), Kukës, në Diber, në Pukë, në burrel, Lezhë(Kashnjet).Tiran(Shupal) në Elbasan,

në pogradec (Zevaskë) Etj..

 

Vlerat  e mëdha  ekonomike , natyrore, duhet të rrisin interesin e gjith shoqeris  shqiptare që

Ky frut  aq i vlefshem , ti shtohet  kujdesi për ruajtjen , kultivimin , dhe mundsia e perdorimit   në

familje,  dhe perpunimet e thalla   industriale, e deri  në perdorimet e kshilluera  mjeksore.Kjo  si të  gjith pemet e tjera frutore , o më  mire  si çdo gjë  në  natyre ka demtuesit e saj. Nga  kërkimet  e fundit kan rezuktuar se vuan nga kanceri  i cli ështe perhapur  në boten e bimsise. Kjo sëmundje prej vitesh ka sjellë dëme
në realitet .Por në vendet e europes  kurohet nga kujdesi. Deri tani disa mijëra rrënjë janë tharë  sipas shum statistikave .. ajo ka prekur rreth 15 për qind të këtij druri frutor.
Por cilat jan vlerat mjeksore.(Përmbajtja në  substanca aktive)

Druri i gështenjes   dhe lëvorja   dhe gjethet permbajn 6-10%  lënd  regjëse,për regjen e lëkurërve. Gjethet e gjelbera  përmbajnë 800 ndërsa të vjetrat 600 njësi vitaminash K.

Prandaj  serbe  për pëfitimin e vitamines  K  me shum vlera  në fushen farmaceutike.

Nga gjethet,degët e reja dhe lëvozhga e gjelber e fruti përftohet bojra ngjyre kafe  e përhimet,,

ngjyre kafe dhe e zeze   me vlera shum të kushtueshme  në  treg per vet originen atyrale të tyre.Gjithashtu në  gjethe gjendet dhe fitosterina.Lëvorja mblidhet  në  pranverë, ose  në  vjeshtë.Lëvorja merret  nga deget e krahëvete  saje dhe jo nga trupi.

Përdoren  keto si ngjyrues  në industri në  mjeksi  në  perdorimet estetike per trajtimet , kosmetik.Si asrigjente e  disinfektuese etj.

NË MJEKSI:

Gjethet të  mbledhura  nё periudhën e  lulëzimit dhe të thara  në hije , përdoren në qetsimin e kollës   në përgjithsi, dhe  sidomos kollës  bardhë  në inflamacionete rugve të frymemarrjes, në  bronkite në  zbutjen e katarreve  respiratore Në  sëmundjet e qarkullimit të  gjakut në  sëmundjet reumatizmale, në kolikat  e ndryshme si renale intestinale,e pankreasit Kunder temperatures   perdorime të  shumta  gjen sot në kosmetikë, por dhe në  mjekimin e disa sëmundjeve  që  shkaktoj rënjen e flokve..  Ka proteina vegjetale dhe vitamina me vlera jetike per organizmat tona  të cilat luaj një  fungsion të  rëndsishem në  rolin e disa neurotrasmetitorve  fiziologjik. Ata  që  trajtohen nga fruti i gështenjes  jan të  mrojtur  nga shum sëmundje infektive . Pra kemi një ritje të  autoiminitetit  të organizmit   një ekuliber të  mirë të kolesterolit  në  organizem.Perdoret në formen e ekstrakit të lënget  Efektshmëmeria në  diaren,  nga fakti i përmbajtjes së  tanineve,  një  efekt antiinfektiv intestinal, nga përmbajtja e izonitolit

 

FARAT: Në gjëndje të thatë ,përmbajnë: 4-14% sheqer, 16-34% amidon, 11.6%proteina

7-8% yndyrë, dhe 3% celulozë.

Të  pjekura  përmbajnë  sasi të  mëdha  vitamine C (1500m%). Farat përdoren per ushqim

Si të  ziera të  pjekura, per ëmbëlsira .Pëlqehet nga bletet  dhe mjalti i gështenjave  nga bletet ka vlera kurative.

Kohet e grumbullimit të  gjetheve, e frutit.

Gjethet grumbullohen në kohen e lulzimit,ndërsa farate në  kohen e pjekjes tetor-nëntor.

lëvoret në vjeshtë  ose  në  pranverë

Gjethet   e thata duke përmbajte taninë , që me hidrolizë çlirojnë glukozë,inositolo, lënd minerale, acid elagjik, vitamin .E,  etj.

Format e përdorimit.

Perdorim i brendshem i gjetheve.

Infuz – 2gram në 100 ml ujë. 2 deri tre   gota  në  ditë

Tingtur- 20 gram në100 ml alkol 60°(Duke i lën per pes dite). Dy lug kafe  në ditë.

Në  kurimin e kolles  dhe dizentifikimine rrugeve  respiratore.  Por ku qëndron rendsia  e madedhe  e geshtenjes  në  Tropoj.

Ësht  një  minjerë ari  ku duhet Tropoja ti bëjn perpunime të  thelle

në  v end , me të  cilen do sigurohet mbi 30%  e  ekonomis  se familjeve.

Sot në  vendet e  europes e gjen 5 deri ne 8  euro.kilen e gëthstenjes.Gjithashu  me dhjetra  nën produkte të  tjera, industriale.Tropoja ka fatet më  të  mëdha se  çdo vend tjeter i Europes , me natyren dhe pasurin e saj, jo vetem gështenja por shum të tjera .

Alpet me pasurit  bimore, minerale, ujore. Ato nuk I gjen në asnjë  pjes tjeter të europes. Pore edhe  ekologjia natyrore  mbetet më  e pasura.

Ndaj, përpunoni gështenjen  në Tropoje……..

Dr.   Zef Mulaj

Shortlink:

Posted by on 03/11/2011. Filed under Kryesore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


+ 3 = 12

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>