Shkencëtarët thurin planin për të ftohur tokën

Filed under: Shkencë |

Një grup shkencëtarësh, studiuesish e filozofësh janë duke shqyrtuar mundësinë e një ndërhyrje radikale gjeo-inxhinierike për të ftohur tokën, në mënyrë që të ndalohet ngrohja globale. Pamjet e maleve pa borë në këtë periudhë kanë terrorizuar shumëkënd, ndaj shkencëtarët po kërkojnë një zgjidhje për problemin më të madh të shekullit.

Në një konferencë për klimën në Afrikën e Jugut është sugjeruar që rrezet e diellit që drejtohen për në Tokë, të reflektohen sërish në hapësirë, përpara se të godasin sipërfaqen e Tokës.

Sigurisht diçka e tillë do kishte një efekt të menjëhershëm dhe dramatik. Brenda pak vitesh temperaturat globale do ktheheshin në nivelin e 250 vjetëve më parë, përpara se revolucioni industrial të niste punën për të hedhur dyoksid karboni në ajër, çka solli rritjen e temperaturave, transmeton portali Editorial.

Por askush nuk e di se cilat do ishin efektet anësore. Në mënyrë të pandërgjegjshme mund të ndryshohen teket e motit dhe sasia e shiut që bie. Në raportin e përgatitur nga shkencëtarë në zë nga Britania, SHBA-ja e Italia, ka edhe të tjera propozime, që të gjitha shkojnë në një pikë: të ndërhyhet për të ndryshuar klimën në mënyrë artificiale. Të luash rolin e Zotit nuk është dhe aq e lehtë, sidomos kur nuk e di si do përgjigjet natyra.

Shortlink:

Posted by on 03/12/2011. Filed under Shkencë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Shkencëtarët thurin planin për të ftohur tokën

  1. sigurisht nuk eshte e lehte qe disa qeshtje te ndryshohen kur eshte kompetenca e ZOTIT FUQIPLOT, se ndoshta pasojat nuk i din njerezimi e ne veqanti shkencetaret.

    daut
    21/12/2011 at 00:28
    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


4 + = 12

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Jepi Like 123albania.com