Berisha: Modeli ynë ekonomik, model suksesi

Filed under: Ekonomia |

PARIS- Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar modelin ekonomik shqiptar si një nga modelet më të suksesshme aktualë.

Duke folur për mediat, Berisha ka bërë një prezantim të asaj çfarë ka prezantuar në dy ditë qëndrimi në Francë në kuadër të Seminarit “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi”

Modeli shqiptar, tha kryeministri “ka garantuar rritjen e konsoliduar të ekonomisë, një model, i cili, ndoshta si asnjë vend tjetër, ka realizuar rritjen me 100 për qind të eksporteve shqiptare, pra, dyfishimin e tyre në harkun kohor 2009-2011, një model që ka shënuar rritjen prej 316 për qind të investimeve të huaja në harkun kohor 4 vjeçar, një model, i cili në një hark kohor 5-6 vjeçar i ka dhënë të ardhura ekonomike vendit mbi 7 miliardë dollarë më shumë.”

Liria ekonomike, vazhdoi më tej kryeministri, taksat e ulëta, qeveria e vogël, përmirësimi i klimës së biznesi dhe zhdukja e pengesave burokratike, e bëjnë modelin tonë, një model suksesi.

Gjatë ditës kreu i qeverisë është takuar edhe më përfaqësues të Korporatës Energjetike të Francës që është grupi Suez, të cilët sipas kryeministrit, kanë konstatuar se Shqipëria po bëhet një basen i mrekullueshëm në prodhimin e energjisë së rinovueshme, duke shprehur interes për të qenë pjesëmarrës në këtë zhvillim.

Tema të tjera në qendër të diskutimit të kryeministrit, kanë qenë teknologjia dhe bujqësia, si prioritete të tjera të rëndësishme të qeverisë shqiptare.

Panorama

Shortlink:

Posted by on 06/01/2012. Filed under Ekonomia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


9 + 6 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>