Ismet Hasani: Përshëndetje i respektuari prof Xhelal Zejneli! Përshëndetje të gjithë juve miq të z. Xhelalit!

Filed under: Editorial |

ISMET HASANI

I respektuari miku im prof Xhelal Zejneli! Të respektuar miq të z. Xhelalit, që njëherit dhe tani e mëtutje, jeni edhe miqt e mi!
Përshëndetja është gjest afrimi ndër njerëz, andaj duhet pranuar dhe respektuar në mënyrë më të mirë.
Prof Xhelal!
Letra juaj më gëzoj tej mase, nga se ishte dyfish e mirësëardhur: një herë si përshëndetje e parë nga ju, dhe së dyti – shkrimi mbi aktin madhor njerëzor të shkrimtarit dhe mendimtarit të mirënjohur francez Emil Zola. Pra, letra juaj i kishte dy të mira.
Ekziston një rregull i pashkruar: prej dy të këqijave – zgjidhe më të voglën, ndërkaq prej dy të mirave – zgjidhe më të madhen!
(1) Mua m’u dha rasti dhe prej dy të mirave i zgjodha që të dyjat – të mëdha. Ja se pse? Po e ndërlidhi (në mënyrë alegorike) me një tregim të kahershëm:
Në një familje të madhe jetonte një plakë qorre/e verbët, e cila si ushqimin më me ëndje i kishte flijat, dhe sa herë që e zonja e shtëpisë
kishte në plan të gatuaj flija, i dëtyronte qikat e mëdha ta lajmëronin gjyshën: “Gjyshe, sonte kemi flija!” E gjyshja rrinte e gëzueshme tërë
ditën dhe në mbrëmja hante me lezet. Një mbrëmje, por sa u kthye sofra për t’u ngrënë darka, gjyshja e verbët i shtini duart në tepsi, e kuptoj
se për darkë paska flija dhe në vend se të hajë, ajo ia nisi me qajtë/kjajt’. Qikat e mëdha e kuptuan së gjatë ditës kanë harrue e NUK I KANË TREGUAR gjyshës sepër darkë ka flija e po ia bajnë: “Pse po qan’ gjyshe? Ha gjyshe, se paskëmi harrue me të trague ma heret se sonte kemi flija!” Gjyshja po u përgjigjet: “O mbesat e gjyshes, më me pasë tregua më heret, kisha ndejt e gëzueshme krejt ditën, e tash kisha hangër me lezet, po tash m’ranë dy gëzime të paprituna e nuk po di: a me u gëzue, a me hangër, e për atë po qajë/kjajë!”

Prof Xhelal, edhe mua më ranë dy gëzime të përnjëhershme: për herë të parë mora nga ju edhe letër edhe shkrim shumë domethënës, nga përmbajtja dhe qëllimi i të cilit mësova shumcka… ju jam shumë, shumë mirënjohës.

(2) Sa i përket aktit madhor të mendimtarit Emil Zola – ngritja e zërit protestues ndaj të padrejtes: pafajsisë së kolonel lejtënant Alfred Drajfus, kjo më rikthej të menduarit në shumë padrejtësi të bëra… shumë jetëra të humbura, dhe mbi këtë po them këtë:
1. E drejta dhe e vërteta vonojnë, por në fund ajo triumfojnë.
2. Gënjeshtra më e rëndë është gënjeshtra e heshtur kombëtare e vigane, që përkrah e ndihmon tiraninë, shpifjen, pabarazinë dhe të keqen që mjeron një popull.
3. Duke heshtur para gënjeshtrës – gënjejmë.
(3) Për sa i përket vet mendimetarit Emil Zola, dhe aktit të tij madhor, këtu po e citoj vetëm këtë:
”Kur e njoha botën më mirë, dhe më erdhi mbarë të hedh një shiqim më të qetë te shpifësit e mi, atë kohë, me c’skotë kisha të bëja, o Zot! Ngrita ballin dhe një krenari më buloi në zemër dhe atëherë pashë veten të madh, përballë rrumaducëve që më voinin rrotull, pashë se meskinë ishin idetë e tyre, sa idiotë ishin personalzhet e tyre dhe, duke u dridhur nga urrejtja, zotët e mi u bënë krenaria dhe urrejtja!” (Emil Zola)

(4) Sa iu përket politikanëve dhe inteligjencës ( e kam fjalën për Kosovën), këtë po e nderlidhi me këtë tregim-fabullë:

N’i katundar KISHTE NEVOJË PËR DRU, e muar sakicën/sopatën dhe shkoj në mal me pré dru. E rrëxoj n’i lis dhe po don me e qá, me e coptue e mi bo dru për shtëpi, mirëpo lisi i madh e nuk mund e coptonte. U kujtue pak dhe nga degët e lisit i mbaroi disa pyka të cilat ia ngulke lisit aty ku vetëm pak e qante me sakicë dhe me pyka e me sakicë e qau/e shkeu lisin; lisi e leshoj n’i lang, e katundari kujtoj se lisi po qan’/kjanë dhe po ia bon:
“Lis, mos qajë, unë te preva e të qava se kam nevojë për dru!?”
Lisi po i përgjigjet kështu:
“Nuk po qaj prej teje se ti kije nevoj për dru, nuk po qajë as prej sakicës se këte e ka mbarue kovaqi/farkatari me pré dru, lisa, POR PO QAJË PREJ QETYNE PYKAVE QË I MBAROVE PREJ DEGËVE TË MIJA E MUE PO MË SHKYJNË/ PO MË COPTOJNË!”

 
Mendoj se më kuptoni!?
Dhe po e përfundoj me këtë:
 
(1) Vetëm LIRIA i jep gjallëri e kuptim jetës, vetëm me të shpërthejnë të gjitha aftësitë e forcat pozitive që e cojnë/drejtojnë shoqërinë njerëzore drejt majave më të larta të artit, shkencës, prodhimit dhe mendimit njerëzor.
 
(2) E VËRTETA,
LIRIA dhe
VIRTYTI, janë tri gjëra për të cilat DUHET TA DUAM JETËN.

 
 
me respekt e dashuri të sinqertë miqësore,
Ismet M. Hasani, Suedi

 

Shortlink:

Posted by on 29/02/2012. Filed under Editorial. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Ismet Hasani: Përshëndetje i respektuari prof Xhelal Zejneli! Përshëndetje të gjithë juve miq të z. Xhelalit!

  1. E respektuara Redaksi e http://www.revistadrini.com!
    I respektuari z. Gjergj Kabashi!
    I respektuari z. Valentin Brucaj!

    Ju përshëndes – njëherit duke ju falënderuar miqsisht për publikimin e “Letrës-përshëndetëse të derguar z. prof Xhelal Zejneli dhe miqve të tij – që njëherit janë edhe miqt e mi”

    Letra si letër është e bardhë, por atë e hijeshojnë shkronjat në té, ashtu sic e hijeshojnë livadhin, fushën e krejt natyrën lulet dhe bimet.

    Letra e shkruar, në radhë të parë, shprehë PËRSHËNDETJE, e cila është GJEST AFRIMI NDËR NJERËZ, andaj duhet pranuar dhe respektuar në mënyrën më të mirë.
    PËRSHËNDETJA nuk kushton para (t’holla), ama ka “aftësinë” që t’i bën për vete të gjithë.
    Ata që i bën për vete – janë të shndrruar në miqt tu.
    Për të krijuar miq, duhet në radhë të parë, të jesh vet mik!
    Kur e kam fjalë të miqt, për momentin m’u rikujtuar një mendim e mësuar më kaherë: “Më shumë vlen një mik i mirë, sesa gjysma e botës!”
    Miku i vërtetë ta thotë haptas të mirën dhe të keqën.
    Miqt krijohen në fat por vërtetohen në fatkeqësi.
    Të kthehëm aty ku ia fillova, pra të letra e shkruar, e cila përmes përshëndetjes bën lidhje ndër njerëz, të cilët mëpastaj shndrrohen në miq.
    Edhe këtu, konkretisht në këtë webfaqe, përmes letrave të shkruara janë krijuar miqësi të reja e të mirëfillëta.
    Kjo është madhështia e krijuesve të mirëfillët.
    Prandaj, të vazhdojmë me krijime të mirëfillëta, dhe si krijues të mundohemi që së paku të jemi të ndershëm dhe të vendosur.
    Pra, edhe nëse nuk mund të bëhemi të përsosur, së paku të jemi të vendosur!
    Dhe, krejtkëtë e arrijmë duke u nisur nga vetvetja: lufta më vështirë është lufta me vetveten (epshet,lakmitë…) por fitorja mbi vetveten është FITORJA MË E ËMBËL.
    Por më parë, me mendje të shëndoshë të dijmë që:
    (1) të dallojmë, dhe
    (2) të NDAJMË të mirën nga e keqëja!Dhe të merremi me të mirën, me të vërtetën dhe me të drejtën.

    Sa i përekt të mirës, të së vërtetës dhe të se drejtës, kam shumë e shumë për të shkruar, por pasi këtu është vendi për koment,po e përfundoj me këtë:

    Vargjet e bukura dhe të punuara nuk kanë asnjë vlerë, në qoftë se nuk prekin ZEMRAT E NJERËZVE.

    Përshëndetje!

    Ismet M. Hasani, Suedi
    e-mail: ekspertih@hotmail.com
    ——

    add: një përshëndetje e veqantë edhe z. Paul Tedeschini, i cili në http://www.kosova.albemigrant.com e botoj “Letrën…” dhe me këtë rast më bëri një nder të madh, e në realitet ai e ka nderuar veten. Ju jam shumë mirënjohës! (lexo në http://www.kosova.albemigrant.com – I.M.H)

    Ismet M. Hasani
    29/02/2012 at 13:36
    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


+ 4 = 6

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>