Ismet Hasani: Miku i madh i shqiptarëve suedezi Ullmar Qvick

Filed under: Kryesore,Kulturë |

ISMET HASANI

Takimi tradicional i shqiptarëve me rastin e 5 vjetorit të themelimit të Qëndres Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Båros të Suedisë dhe promovimit të librit me titull:”Miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick”                                                                   

 

Më  14 prill, në Båros (Boros) të Suedisë u mbajt takimi tradicional me rastin e 5 vjetorit të themelimit të Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni”, 5 vjetorit të revistës shqiptare “Dituria” si dhe  4 vjetorit të hapjës se radio – dituria në gjuhën shqipe.

Në këtë takim u promovua libri i prof Fetah Bahtiri me titull: “Miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick*- monografi”                                                                            *(lexo Ulmar Kvik)

Sipas rendit, takimin do të duhej ta hapte z. Sokol Demaku, por nga modestia dhe respekti, hapjen e takimit  ia lejoj  z. Bahtir Latifi, i cili, në stilin e një spikeri dhe aktori të vërtetë e bëri hapjen e takimit, mbi cka u përshëndet me duartrokitje të pandërprera frenetike.

Në takim ishin prezentë numër i madh i pjesëmarrësve të fëtuar si mysafirë nga shumë qëndra të Suedisë, Norvegjisë, nga Kosova dhe Shqipëria etj., të gjithë të fëtuar me fëtesa speciale nga z. Sokol Demaku.

Tubimin e ka bërë më madhor organzimi i veqantë nga organizatorët kryesorë: prof Sokol Demaku me familje, prof  Bahtir Latifi etj., por edhe pjesëmarrja e numrit të madh të personaliteteve të shquara të publicistikës, artit dhe shkencës si dhe personaliteve të institucioneve shtetërore e politiko-shoqërore, ndër të cilët po përmendi këto: z.Prof. as. dr Murat Gecaj, publicist e studiues nga Tirana, shkrimtari i mirënjohur e publicisti Viron Kona nga Tirana, znj. Kozeta Hoxha, gazetare e moderatore nga Radio Televizioni Shqiptar – Radio Tirana, z. Xhevat Isufi, këshilltar në Ministrinë e Diasporës të Republikes së Kosovës, Hysen Ibrahimi kryetar i Shoqatës së shkrimtarëve, krijuesëve dhe artistëve shqiptarë në Suedi “Papa Klementi XI-të Albani”, z. prof Sadullah Zendeli – Daja, publicist e përkthyes si dhe përpiluesi i shumë fjalorëve në Suedisht- shqip dhe shqip-suedisht deri në 30 mijë fjalë, Riza Sheqiri shkrimtar e publicist në Suedi, Hamit Gurguri, shkrimtar e publicist nga Suedia, z. Halim Hoti, biznesmen nga Suedia, personalitete politiko-shoqërore nga Komuna e Bårosit dhe komunave tjera, Miku i Madh i Shqiptarëve Ullmar Qvick, Stafi i Radios “Zëri i Arbërit” nga Oslo nga Norvegjia, me në krye me znj Shemsie Trena dhe prof shumë të respektuar Imri Trena, z. Shemsi Rukovci nga TV-ja shqiptare në Norvegji, znj Florie-Lule Bajraktari dhe znj Irenne Nilsson nga Shoqata Bëmirëse për me ndihmua fëmijët e varfër nga Kosova dhe Shqipëria, z. Murat Koci e z. Astrit Gashi nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare “Iliria” në Suedi dhe kryeredaktor e redaktor në revistën “BESA”, znj Qibrie Hoxha, deputete, shkrimtare, përkthyese e publiciste, z. Bahtir Latifi e z. Sokol Demaku, shkrimtar e publicistë,  kryeredaktor e redaktor e moderator në revistën “Dituria” dhe radion “Dituria” në Båros, z. prof Fetah Bahtiri, autor i librit “Miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick”, e shumë të tjerë, të cilët përshkak të hapsirës nuk u përfshinë në këtë publikim, e nga të cilët, si autor i këtij prezantimi, ju kërkoj ndjesë dhe ju lutëm që të mos konsideroheni “të harruar”.

Në vijim do të shtjelloj punën e këtij takimi tradicional të shqiptarëve në Suedi, me renditje, krejt ashtu sic në realitet është zhvilluar.

ULMAR QVICK

Kremtimi i përvjetorëve dhe promovimi i librave të shqiptarëve në Suedi

 1. Sic u theksua më lartë, këtë takim duhej ta shpallte të hapur z. Sokol Demaku, por ky, në shenj respekti fjalën ja lejoi bashkëpunëtorit z. Bahtir Latifi, i cili në stilin e aktorit dhe spikerit, i përshëndeti personalitetet e shquara suedeze, ato të Shqipërisë,  të Norvegjisë, të Kosovës, e kështu me radhë  dhe të pranishmit, duke i falënderuar për ardhje dhe i  njohtoi të pranishmit se në Suedi janë afër 60 mijë shqiptarë, të gjithë të integruar.  Poashtu, iu preznatoi së në rend të ditës së këtij takimi është: (1) Pesë vjetori i themelimit të Qëndres Kulturore Shqiptare “Migjeni” (QKSH), (2) pesë vjetori i daljës së revistës shqiptare “Dituria”, (3) katër vjetori i hapjës “Radio – dituria” në gjuhën shqipe, në Båros, (4) Promovimi i librit të  prof Fetah Bahtiri me titull: “Miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick – monografi” që u përshëndet me duartrokitje frenetike e të pandërprera, e më pastaj, duke ia kthye respektin e mëhershëm, z Bahtir Latifi, në stilin e bashkëpunëtorit,  fjalën ia dha z. Sokol Demaku.

2. Preznatimi i Sokol Demakut

    Sokol Demaku, poet, prozator, pedagog, publicist e redaktor në revistën “Dituria”, në stilin e një intelektuali të vërtetë, i përshëndeti të pranishmit, me në përkulje akademike ndaj personaliteteve të shquara suedeze, në veqanti ato nga Shqipëria – Murat Gecaj e Viron Kona, ato nga Norvegjia, Kosova, i falënderoj për ardhje dhe në pika të shkurtëra i njohtoi mbi veprimtarinë dhe punën  pesëvjecare të Qëndres Kulturore Shqiptare “Migjeni” (QKSH), mbi punën pesëvjecare të revistës “Dituria” dhe punës katërvjecare të “Radios Dituria” në Båros, duke theksuar se: dëtyrë primare e kësaj Qëndre ka qenë tubimi i shqiptarëve, ruajtja e gjuhës, kulturës, traditës, informimi i duhur nga Vendlindja, angazhimi në përkrahjen dhe ndihmat ndaj Vendlindjes, synimi që fëmijve shqiptarë të ju sjellet kultura e mbi të gjitha gjuha shqipe, dashuria ndaj vendlindjës, përmes botimit të revistave në gjuhën shqipe e suedishte, botimit edhe të librave të shumtë përmes QKSH-së. Edhe librat që sot do të promovohen janë botuar nga QKSH-ja, ku nuk mund të anashkalojmë ndihmën dhe kontributin e qeverisë suedeze, krijuesëve dhe publicistëve, artistëve, “jemi të hapur për bashkëpunim”, fjalët e të cilt u aplauduan gjatë.

3. Telegramet e arritura

    Këtij tubimi i kishin arritur shumë telegrame, nga Suedia, Bullgaria, Kosova, Shqipëria…, disa nga të cilat i lexoj para të pranishmëve Sokol Demaku, ndër të cilët: telegramin përshëndetës nga “Radio-Bullgaria” – Sofje, nga z. Luigj Shkodrani, nga Nehat Nuhiu – Kumanovë, nga Shoqata e Shkrimtarëve të Shqipërisë, nga znj Gentiana Zagoridha – Durrrës, etj.

4. Fjalët e  prof. ass.dr. Murat Gecaj

    Me sa u kuptua, z. Bahtir Latifi në pajtim me z. Sokol Demaku, kishin planifikuar që fjalët e para nga të pranishmit t’ua mundësojnë përsonaliteteve të shquara nga Shipëria, në veqanti atyre nga Shoqata e shkrimtarëve (SHSHSH),  z. Murat Gecaj dhe z. Viron Kona. Prof Gecaj, në stilin e një atdhetari, patrioti e publicisti, u shpreh: “…ju pëshëndes nxehtësisht, në emër të SHSHSH-së, nga e cila ju shkruajnë e ju dërgojnë mesazhe, përveq tjerash  së “…më juve jemi me zemër!” e neve,  unë me prof Viron Kona, erdhëm edhe fizikisht këtu dhe  ua sollëm disa tituj librash të botuar në Shqipëri e Kosovë, e si titull i veqantë nga unë, i pari i këtij lloji – libri për mbesën time Dorela, dhe duke respektuar praninë e shumë të tjerëve, nuk do e zgjas, me qëllim që edhe atyne të ju japim rastin…!”

5. Mesazhi i prof Viron Kona

    Prozatori, e Publicisti  i mirënjohur shqiptar prof Viron Kona, foli kështu:

    “Te ju kam parë zemra që rrahin fort për atdheun. Është hera e dytë që jam në Suedi, kësaj radhe i fëtuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Migjeni”, e cila më bëri nder duke ma botuar një libër, i cli bëri jehonë të madhe këtu, nga se ishte i përkthyer edhe në gjuhën suedeze. Kam shkruar për 8 shkrimtarë, nga të cilët 4 janë suedezë, e 4 janë shqiptarë, emrat e të cilëve janë në këtë libër. Prej shkrimtarëve shqiptarë, që më kanë lënë përshtypje të thella, i veqova: Sadullah Zendelin – Daja, Sokol Demakun, Bahtir Latifin dhe Hamit Gurgurin. Sot, këtu këto 4 libra që i kam sjell enkas, i dhuroj profesorit, mikut tim e mikut të madh të shqiptarëve Ullmar Qvick!” dhe, duke ja zgjatur dorën njëri-tjetrit, dhe duke i shtërnguar duart si miq të vërtetë u gjënden ballë për ballë prof Viron Kona dhe prof Ullmar Qvick. Ky moment ishte sa prekës sepse në fytyrat e tyra vëreheshin emocione, por edhe mburrje, nga së burrnisht u mbajtën të fortë, e kështu nën zhurmën e duartrokitjeve të gjata, prof Vrioni e liroj vendin në skenë, e prof Ullmarin e la duke “i ngarkuar” librat e dhuruara nga miku i madh nga Shqipëria.

6.  Fjala e mikut të madh të shqiptarëve suedezit Ullmar Qvick

     Ende i paforcuar nga emocionet që iu shkatuan nga respekti, konsiderata dhe dhuratat nga z. Viron Kona, miku i madh i shqiptarëve suedezi Ullamr Kvick tha:

“Miq të dashur shqiptarë! Jam shumë i lumtur që jam sot këtu. Para pak minutave e kujtova pleqërinë e babait tim. Ai ishte skulptor. Në një takim për babain tim erdhën aq shumë njerëz, sa nuk i zinte salla dhe rrinin në shkallë. Ka shumë shqiptarë të mirë që duhet përmendur, e tash po i përmendi vetëm këta të dy: (1) Fetah Bahtiri, të cilin e falënderoj shumë për kontributin që ka dhënë, më ka nderuar shumë. (2) Hyra Birinxhiku, me zërin e saj të bukur në radion në gjuhën shqipe. Kam edhe shumë e shumë të tjerë…Unë, për shqiptarët them dy gjëra: bashkimi me deshirë dhe kundërthënia të shqiptarët – bashkimi me dhunë, së pari nga Perandoria otomane, e më vonë bashkim-vëllaznimi në Jugosllavinë diktatoriale. Né, të dashur miq, jemi të bashkuar me dëshirë si miq të vërtetë. Né shpresojmë se bashkimi do të jetë intergrimi i shqiptarëve duke ruajtuar traditat drejt bashkimit demokratik. Këto fjalë më erdhën në mënyrë spontane, se nuk isha përgatitë për ndonjë fjalim me shkrim. Shpresoj se do të kemi ditë të bukura bashkë!” – përfundoj fjalët Ullamr Qvick. Duartrokitjet valë-valë dhe klikimi e foto-aparateve dhe kamerave të shumta, jepnin emocione për kontributin e madh të këtij suedezi ndaj shqitparëve të qysh para 20 vitësh, por edhe forcë se shqiptarët paskan miq të mëdhenj suedezë.

7. Përkthyesi dhe përpiluesi i fjalorëve Sadullah Zendeli – Daja

    “Kush ka forcë të bisedoj/flasë pas Ullmarit!?” – duartrokijte, në këmbë të gjithë, sepse fjalët e “Dajës” kishin dëmethënien e madhe. Dhe “Daja” vazhdoi: “Ardhja jonë sot këtu është një ardhje speciale, sepse ky Institucion – Qëndra Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Båros, brenda 5 vitëve ka bërë shumë, ka krijuar shumë…sic tha edhe z. Bahtir Latifi, në Suedi janë afër 60 mijë shqiptarë dhe këto takime janë të rëndësisë së veqantë. Përveq gëzimeve të shumta që na i solli ky takim, ky bashkim i shqiptarëve dhe suedezëve, gëzim të veqantë na dhuruan miqt tonë nga Shqipëria – Viron Kona e Murat Gecaj. Fjala e urtë “Bashkimi bën fuqinë!” është aktuale edhe sot këtu. Ju falëmnderit shumë! – përfundoj fjalën “Daja”, e nga të pranishmit nuk u ndalen gjatë duartrokitjet.

8. Hysen Ibrahimi nga SHSHKAS “Papa Klementi XI- Albani” në Suedi

    Kryetari i Shoqatës se shkrimtarëve, krijuesvë e artistëve shqiptarë “Papa Klementi XI- Albani” në Suedi, z. Hysen Ibrahimi, iu drejtua të pranishmëve me këto fjalë: “Përshëndetjet e thella e të përzemërta për Shoqatën Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Båros! Përshëndetje të veqanta për mysafirët suedezë! Përshëndetje për miqt nga Shqipëria! Përshëndetje të pranishëm! Jemi takuar këtu me rastin e përvjetorëve të SHKSH “Migjeni”, të revistës “Dituria” dhe të radios “Dituria” në Båros. Kjo Shoqatë me në krye z. Sokol Demaku, z. Bahtir Latifi e mbarë Stafin, për 5 vite është zhvilluar dhe ka përparuar dukshëm, ka dhënë kontribut të lartë, në radhë të parë për fëmijët shqiptarë, që të mësojnë gjuhën, kulturën, historinë dhe kulturën shqiptare, dhe të gjihtë krijuesit, shkrimtarët, artistët shqiptarë. Ka përkrahur dhe ndihmuar shumë Shoqatën në të cilën unë jam kryetar, mbi shka i jemi shumë mirënjohës. Përmes saj po ndihmohet e po mundësohet botimi i shumë titujve të rëndësishëm për diasporën shqiptare. Ju uroj suskese të mëdha. Ju falëmnderit!” Me këto fjalë falënderuese përfundoj prezantimin z. Hysen Ibrahimi dhe pas tyre duartrokitje frenetike.

9. Biznesmeni Halim Hoti

    Pronari i firmës se madhe në Suedi – z. Halim Hoti, i cili ka dhënë ndihmë dhe kontribut të madh, ndër të tjera tha: “Ndihëm i privilegjuar që jam i fëtuar në 5 vjetorin e QKSH “Migjeni” në Båros, të cilës i uroj suksese edhe në të ardhmën, dhe garantoj se ndihma ime nuk do të ju mungojë as në të ardhmën, sepse unë respektoj inteligjencën shqiptare.” Pas këtyre fjalëve nuk u ndalen duartrokitjet.

 

10. Hamit Gurguri, shkrimtar, publicist

     Ky shkrimtar, publicist që ka botuar një varg veprash me domethënie të rëndësishme për Qështjen Kombëtare, filloi preznatimin në mënyrë satirike, kështu: “N’i babë, para së të vdiste, e thirri djalin e vet e po i thotë: “Unë po vdes, ty nuk të kam lônë shumë pasuni, veq boll e kije qe nuk të kam lonë mal, as mulli n’Obrî*, boll t’kam lonë!” *(Obrija, katund në Drenicë). Brohoritje dhe duartrokitje, dhe vazhdoi: “Suedezët thonë të gjithë krijuesit janë të krisur. Kur nuk kishim as ambasadë as përfaqësues të shqiptarëve këtu e kishim z. Ullmar Qvick. Njeriu nuk është i varfër pse nuk ka pasuri, është i varfër nëse s’ka miq. Kam bërë shumë libra. Një libër ia kam kushtuar suedezes Ana Lind-it, i kam përkthyer në shqip 13 përalla të një krijuesi suedez, i cili ka vdekë që 100 vite. Në vitin 1997 kam qënë dobët nga shëndeti, e takova një plake suedeze, të cilën e pashë duke lexuar librin, i cili “fliste” për gjëndjen e rëndë të suedezëve para disa vitësh, 1/4 (një e katërta) e suedezëve e kanë lëshuar Suedinë e kanë dalë në Amerikë, prej andej e kanë ndihmuar shumë Suedinë, sa për 10 vite e kanë ndryshuar të tërën, dhe kjo është ajo suedia e sotme. Nga kjo mund të kuptohet se sa fondet financiare i kanë shqiptarët, me i deponua në bankat e Suedisë, do të ia ndërronin pamjen Shqipërisë dhe Kosovës!” -përundoj z. Hamit Gurguri, e duartrokitjet në sallë nuk kishin të ndalur.

 

         Promovimi i librit me titull: “Miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick”

 

1. Prof Sokol Demaku,  në fillim të fjalës së tij e prezantoi autorin e librit me titull: “Miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick” – prof Fetah Bahtirin, si mësues, arsimtar, profesor, krijues e publicist, duke shtuar se me këtë libër e ka nderuar, jo vetëm suedezin Ullmar Qvick, por të gjithë suedezët dhe Suedinë, të gjithë shqitparët, e në veqanti ata në Suedi, ka ndëruar Shoqatën e shkrimtarëve, krijuesëve, artistëve shqiptarë “Papa Klementi XI- Albani”, të cilës i takon, ka ndëruar të gjithë ata që kanë dhënë opinionet e tyre për mikun Ullmar, disa nga të cilët i ka theksuar në libër, ka nderuar familjen dhe vetveten e tij. Nga kjo nënkuptohet se në mes shqiptarëve dhe suedezëve janë krijuar ura-lidhjeje, ku kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë prof Ullmar Qvick. Botimet dhe promovimet e librave janë bashkim, tubim i njerëzve. Opinionet dhe porosia e prof Ullmarit do të janë aktuale këtu e 100 vite pas.”  Prof Sokol  Demaku theksoi edhe këtë: “Viron Kona do të thotë kështu: lidhjet e Faik Konicës me Suedinë, lidhjet e Ali Pashës me Suedinë, edhe unë shkrova për suedinë!” – kështu e përfundoj prezantimin z. Sokol Demaku, pas së cilës pasuan duartrokitje të gjata.

2. Sadullah Zendeli – Daja, ia filloi me këto fjalë: “I nderuar mik Fetah Bahtiri! Të falëmnderit për botimin e librit për njeriun e madh – mikun e madh të shqiptarëve Ullmar Qvick. Ju i nderuari Fetah Bahtiri, na e zbardhet fytyrën néve shqiptarëve. Si duket, më shumë ka bërë vetem prof Ullmar, sesa të gjithë né shqiptarët. Ju përgëzoj juve z. Fetah Bahtiri dhe juve z. Ullmar Qvick! Rrofshi sa malet!” – pas këtyre fjalive të shkurta por mendimeve të mira, duartrokitjet e të pranishmëve i shkatuan emocione “Dajës” e poashtu autorit të librit prof Fetah Bahtirit dhe prof Ullmar Qvick.

3. Riza Sheqiri: “Të dashur bashkëatdhetarë, të dashur miq nga Tirana. Po na tubojnë veprat. Sot po na bashkojnë disa vepra. Vepër është edhe 5 vjetori i QKSH “Migjeni” – na tuboj miku Ullmar Qvick. E kujtoj para 20 vitesh kur erdhëm si refugjatë kishim probleme të mëdha. Këtu në Suedi gjetëm duar që na u shtrinë për ndihmë. Në mesin e tyre ishte edhe Ullmar Qvick, dhe jo vetëm ky. Sot na ka tubuar një mik i madh që na ka ndihmua, ky është Ullmar Qvick. Të shkruash edhe pas 20 vitesh një monografi është dicka e madhe. Né ende nuk e kemi gjetë formulën e fuqisë tonë. Të paraqitën shqiptarët ashtu sic janë, e të largohën ato të para shumë vitesh. Atë që me fuqinë vetanake e kemi bërë né, ka qenë dashur ta bëjnë institucionet tona. Z. Fetah Bahtiri i falënderohet të gjithë popullit suedez, por ka zgjedhur një lule, atë më të mirën – Ullmarin. Z. Fetah vjelë edhe disa nga fjalët e prof Ullmarit.” Riza Bahtiri kështu e përmbyll fjalën e tij: “Të falaëmnderit vendlindja e Ullmarit! Të falëmnderit Suedi! Suedezët na kanë dhënë një mik të madh, sic është Ullmari. Uroj që z. Fetah Bahtiri të na dhuroj edhe shumë libra të tjerë.” Pas këtyre fjalëve, duartrokijte frenetike nga të pranishmit.

4. Fetah Bahtiri, autor i librit: “Kam pasë nderin ta përpiloi këtë libër. Këtu është vetëm një pjesë e kontributit të madh që ka dhënë për né shqiptarët Ullmar Qvick. Përfundimi i kësaj monografie është dhënë në 3 gjuhë: shqip, suedisht dhe anglisht, me c’rast atë në gjuhën shqipe dhe suedeze e kam dhënë vet, ndërkaq më ka ndihmuar shumë edhe miku Ullmar, i cili e bëri përkthimin në gjuhën nagleze, mbi cka e falënderoi shumë. Vend të theksuar në monografin zënë edhe faktet e mikut Ullmar me kundërshtrarët e shqiptarëve, kontaktet me shqiptarët dhe gjuhën shqipe që nga mosha 11 vjecare. Kanë mbetur edhe shumë gjëra pa u thënë, por ndoshta me ribotimin e monografisë do të plotësohen. Këtë monografi e kemi përpiluar bashkë me Sadullah Zendelin – Dajën, prof Sokol Demakun e të tjerë. Pasi edhe Vet miku Ullmar ka shkruar për këngën “Gjergj Elez Alia”, në monografi është përfshirë gjërsisht. Kënga “Gjergj Elez Alia” fillon me këto fjalë, dhe autori Fetah Bahtiri e ngritë zërin duke kënduar: “Trim mbi trima, ai Gjergj Elez Alia!” Zëri i autorit fillon të dridhet, nga se u shtuan emocionet në shpirtin e autorit dhe me sa fuqi kishte, autori në stilin e aktorëve të mëdhenj shqiptarë si Qun Lajqi, Mirush Kabashi e Reshat Arbana, këndoj me zë të lartë si në kupë të qiellit:

“Miku Ullmar ka thënë: Trim mbi trima ai Gjergj Elez Alia”,

e unë po them:

“Trim mbi trima ai Ullmar Qvick!” 

Pas këtij përfundimi, në stilin e aktorit të vërtetë, autori ua ngriti emocionet të gjithë të pranishmëve, të cilët duartrokitën edhe më furishëm sesa më parë. Ndërkaq z. Hysen Ibrahimi, u ngrit në këmbë, u kthye më fytyrë kah të pranishmit dhe me gjestikulacione i nxiti që të gjithë të ngritën në këmbë dhe të vazhdojnë me duartrokitje frenetike, duke brohoritur njëzërit: “Ullmar, Ullmar!” e disa mëpastaj “Fetah-Ullmar, Fetah Ullmar! dhe, autori i librit prof Fetah Bahtiri, vazhdoi me zë të dridhur: “…tash dua që personalisht t’ia dhuroi librin tim me titull: “Miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick – monografi”. E fëtuan prof Ullmarin të ngjitet në skenë, ku autori Fetah Bahtiri me shtërngim duarsh dhe përqafime burrërore, ia dhuroi librin.

Prapë duartrokije frenetike.

Kjo atmosferë ishte dicka madhështore, e papërshkruar me fjalë.

 

Mirënjohje dhe dhurata nga miqt, për mikun Ullmar Qvick

Përveq nderimeve të shumta që ju bënë, mikut të madh të shqiptarëve Ullmar Qvick, iu ndanë mirënjohje e dhurata të shumta, nga të cilat po i theksoj këto:

1. Shoqata e shkrimtarëve, krijuesëve dhe artistëve “Papa Klementi XI – Albani” i ndau MIRËNJOHJE, të cilën ia dorëzoi Kryetari i Shoqatës z. Hysen Ibrahimi.

2. Përfaqësuesja e RTSH /Radio Televizionit Shqiptar/ nga Tirana, moderatorja e Radio-Tirana,  znj Kozeta Hoxha, në stilin e një aktorje të vërtetë, një damë e madhe, foli aq fjalë të përzgjedhura sa ia kishin almi të gjithë të pranishmit, të cilët znj Kozeta i mahniti dhe me bukurinë dhe simpatinë e sajë të veqantë. Znj Kozeta ia dhuroi  mikut Ullmar disa CD dhë disa DVD, në të cilat, sic tha znj Kozeta, janë të xhiruara emisione mbi jetën dhe veprimtarinë e mërgatës shqiptare. E gjithë këjo pati jehonë të madhe ndër të pranishmit, të cilët u ngritën në këmbë për të nderuar gazetarën, publicistën dhe moderatorën e Radio-Tirana, znj Kozeta Hoxha me duartrokitje frenetike..

3. Shkrimtarja dhe publicistja Qibrie Hoxha ia dhuroi librin mbi femrat shqiptare në Suedi dhe mbajti një fjalë rasti, e cila u vlerësua lartë nga të pranishmit dhe nga vet miku Ullmar..

Në ndërkohë e fëtuan mikun Ullmar të ngjitet në skënë e të pranon dhuratat dhe mirënjohjet  dhe sa donte të fliste dicka, por nuk i lejonin sepse, pa ndërprerje, me padurim i ndanin dhurata dhe mirënjohje.

4. Prof Riza Sheqiri, u fëtua në skenë për t’ia dorëzuar  prof Ullmarit Mirënjohjen nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës.

5. Prapë, miku Ullmar nuk mund të flasë, nga se si vetëtima ngjitet në skenë Kryetari i Shoqatës se shkrimtarëve “Papa Klementi XI – Albani” për t’ia dorëzua Mirënjohjen – Shpalljen Antar Nderi i kësaj Shoqate. Duartrokitjet nuk ndalenin.

6. Nga Shoqata për ndihma të fëmijve të varfër nga Ljumbi – Suedi, iu dhurua një pikturë e punuar nga Florije-Lule Bajraktari, të cilën ia dorëzuan me përqafime të sinqerta përfaqësueset e kësaj shoqate znj Florije-Lule Bajraktari dhe znj Irenne Nilsson.

7. Falënderimi i prof Ullmarit

E tani nuk mundën ta ndalin prof Ullmarin, i cili tha: “Ju falëmnderit! Më gëzojnë shumë të gjitha këto mirënjohje e dhurata; më gëzojnë këto piktuara, përplot me ngjyrëra, plotë me forma të qarta, plotë me gëzim. Kjo pikturë do ta ketë një vend me rëndësi në shtëpinë time, m’u aty ku i kam të vendosura edhe dhuratat e cmuara, sic është “Një gurë graniti” që simbolizon bashkimin e fortë si graniti midis suedezëve dhe shqiptarëve.”

8. Prapë nderpritet prof Ullmari, nga se, duke fluturuar si bleta, ngjitet në skenë redkatorja dhe moderatorja e radios “Zëri i Arbërit” Oslo – Norvegji, znj Shemsie Trena, për të zënë rendin e gjatë, e cila shpalli se radio “Zëri i Arbërit” ia dhuron një libër z. Ullmar Qvick, dhe e fëtoi në skenë z. prof Imri Trena, Udhëheqës i radios “Zëri i Arbërit”, i cili ia dorëzoi librin, duke i shtërnguar duart burrnisht, duke u muarrë ngryk si miqt e vërtetë, nga se njihen kaherë…Prof. Imri Trena ia ka bërë disa vizita prof Ullmarit, nga të cilat, bashkë me moderatorin e TV-së shqiptare në Norvegji “albaner net”, z. Shemsi Rukovci, kanë bërë shumë vizita e xhirime dhe i kanë shfaqur përmes radios “Zëri i Arbërit dhe TV-së shqiptare në Norvegji, disa nga këto shkrime e xhirime, si dhe Opinioni i prof Ismet Hasani, nga Hässleholmi i Suedisë, me rastin e Urimit të 75 vjetorit të lindjës se prof Ullmar Qvick, i publikuar në webfaqen “shemsirukovci.tk” dhe albaner.net, me moderator Shemsi Rukovci në Norvegji, e që të gjitha këto, me pajtimin e plotë të prof Ullmarit janë përshfi nga autori prof Fetah Bahtiri në monografinë e promovuar sot.

9. z. Xhevat Isufi, këshilltarë i Ministrit të Diasporës së Republikës së Kosovës, në emër të Ministrisë së Diasporës, i dhuroi prof Ullmarit dhuratë me Mirënjohje, gjest ky i cili u vlerësua Lartë dhe u duartrokit gjatë. Njëherit falënderoi prof Sokol Demakun dhe të gjithë në QKSH “Migjeni” në Båros, që po bëjnë punë të madhe me fëmijtë shqiptarë nëpër shkolla, duke ruajtur gjuhën, traditën, kulturën dhe historinë shqiptare…

10. Iu dha pak rast prof Ullmarit të thotë dicka

     Pas shumë ndërprerjeve, përshkak të ndarjës së shumë mirënjoheve dhe dhuratave, prof Ullmari e shfrytëzonte castin derisa dhuruesit ngjitëshin në skenë, të thotë dicka, dhe e tha këtë: “Bujqit flasin për bereqet, edhe sot këtu ra shi, pra me bereqet. Kam emocione, nga se nuk e kisha pritë këtë që më dhuruat sot. Ju falëmnderit shumë! dhe vazhdoi: ” Në vitin 1951 fillova të shkruaj për radio-Tiranën, kur isha 15 vjeq e dija mjaft mirë gjuhën shqipe të atëhershme. Me gjuhën e unisuar shqipe nuk jam i lumtur, por e pranoj, shpresoj se do të korrigjohet!?

11. Pas ndërprerjeve të shpeshta, prapë me dhurata

      Miqt e fëtuar nga Tirana – prof dr Murat Gecaj dhe prof Viron Kona, përveq dhuratave të dhuruara më heret, dëshironin prapë ta ndëronin mikun Ullmar, por nga modestia nuk ngutëshin të ngjitën me vrull në skenë si disa para tyre, por e gjetën castin e duhur dhe “e ngarkuan” me libra e dhurata mikun e dashur të tyre dhe të mbarë shqiptarëve Ullmar Qvick, të cilëve iu falënderua shumë. Duartrokitje frenetike…, sa memzi iu dha casti moderatorit dhe organizatorëve të këtij takimi tradicional, z. Bahtir Latifi dhe z. prof Sokol Demaku që, në pajtim me të pranishmit, ta bëjnë një pushim, të ngrënin drekë  përjashtë sallës së takimit në një Restaurant dhe të vazhdojnë edhe në Restoranin e rezervuar enkas për mysafirët e shumtë me cka edhe u pajtuan dhe shpallën të përfunduar pjesën e parë të këtij takimi.

12. Dreka solemne në Restoranin “Orijentaliskt kök”dhe n’i gjygym qaj rus

     Për ushqimit të “mëngjesit”, që e kishin servuar në vendin e posaqëm përballë sallës së takimit, ku z. Sokol Demaku i fëtonte të pranishmit: “Urdhëroni, të ngrënim pak, në vend të “mëngjesit” ta ngrënim nga një “kulaq”, e në realitet kishin përgatitur, përveq “kulaqit” edhe kaqkavall, margarinë, mazë dhe lëngje, dhe secili kishte mundësinë të hajë sa të dojë, se kishte mjaft.  

Përveq kësaj, sic u përmend më lartë,  për mysafirët e shumtë kishin rezervuar Restaurantin me mbishkrim: “Orijentaliskt kök”(Kuzhinë orijentale), ku shtruan drekë të begatë, me paraushqim dhe ushqim “orijental” me bollëk. E veqanta ishte se pronari i këtij Restauranti, një patron i vërtetë, i cili u prezantua me fjalë mikëpritëse, për nder të mysafirëve, për servim të ushqimit këtë ditë kishte angazhuar kamarierë shqiptarë, të cilët, përveq shërbimit të kënaqshëm, për musafirë kishin përgatitur kafe dhe “ni gjygym qaj rus”, që shkaktoi surprizë të veqantë ndër mysafirët.

Në drekë ishin të fëtuar edhe përfaqësuesë të organeve politike-shtetërore të qytetit Båros, si Kryetari i Komunës e shumë të tjerë, të cilët, si nikoqirë të vërtetë i kanë pritur mysafirët me fjalimet “extra – speciale”. Fjalimet e tyre  ishin përplotë fjali miradie për shqiptarët, për integrimin e shqiptarëve në Suedi dhe rolin relevant të Shoqatave shqiptare me ndikim tek nxënësit shqiptar, që krahas gjuhës suedeze, mos ta harrojnë se mësuari edhe gjuhën shqipe, duke praktikuar edhe kulturën, traditën dhe historinë e Kombit të vet – shqiptar.

13. Gjatë dhe pas drekës, mirënjohje dhe dhurata për mikun Ullmar Qvick

      Radha e atyre që kishin përgatitur mirënjohje dhe dhurata për mikun Ullmar Qvick, vazhdoi edhe gjatë ngrënies së drekës dhe pas drekës. Numri i tyre është i madh, dhe përshkak të hapsirës nuk po i rregjistroj këtu, mbi cka ju kërkoj falje.

     Dhurata dhe mirënjohje nga Shoqatat Shqiptare ju ndanë edhe përfaqësuesëve politiko-shtetëror, si Kryetarit të Komunës Båros etj.

14. Suedezi me plis të bardhë dhe emlemën me shqiponjë- surprizë

      Përveq surprizave të përmendura më parë, – befasi të këndëshme shkaktoj edhe prezenca e një suedezi me mjekërr të vërdhë, me plis të bardhë e me ëmblemën me shqiponjë në kokë, i cili disa herë muarr vet mikrofonin për t’i falënderuar të pranishmit e shpeshherë duke përdorë edhe fjalë shqipe: “…unë jam shqiptar”, “unë mbaj në kokë plisin”, “i dua shumë shqiptarët”, etj. mbi cka aplaudohej nga të pranishmit. Ky ishte suedezi Anders Wesman, që e shtoj disponimin dhe e madhështoi këtë takim.

       Pasdreka në Restaurant u shfrytëzua edhe për njohtim ndër të pranishmit, veqanërsiht me miqt nga Tirana, prof dr Murat Gecaj e prof Viron Kona, me moderatoren e Radio-Tirana znj Kozeta Hoxha, me znj Qibrije Hoxha, deputete dhe publiciste, me zonjat: Florije-Lule Bajraktari e Irenne Nilsson nga Shoqata për ndihmë fëmijvëve të varfër nga Shqipëria dhe Kosova, njohtimi me shumë bashkëatdhetarë nga mbarë Suedia, Norvegjia, Shqipëria e Kosova, etj,etj. që ishin të pranishëm, e që me këtë rast kishin emocione sepse nuk ishin parë ndër veti për shumë vite. Midis tyre shkëmbehëshin adresa, numra të telefonave – mob., adresa elektronike, shkëmbëheshin edhe dhurata të panumërta, ndër të cilat vend të veqantë zinin titujt e librave të shumtë që i dhuronin prof dr Murat Gecaj, prof Viron Kona, prof Abdullah Zendeli – Daja, znj Kozeta Hoxha, znj Florije-Lule Bajraktari, znj Qibrie Hoxha, znj Shemsie Trena, prof Imri Trena…, të cilët më parë u shpërdanë dhurata edhe nikoqirëve suedezë – Kryetarit të Komunës Båros si dhe suedezit Anders me plis të bardhë dhe me ëmblemën  me shqiponjë në kokë, që e kishte marrë me vete nga shtëpija dhe e mbajti gjatë gjithë kohës sa ishte.

       Në përcjellje të mysafirëve ishin prezentë prof Sokol Demaku, prof Bahtir Latifi bashkë me Stafin e tyre,  Kryetari i SHSHKASH z. Hysen Ibrahimi e shumë e shumë të tjerë, e poashtu edhe numër i konsiderueshëm i suedezëve si nikoqirë, të cilët e bërën një përshëndetje lamtumirëse, duke falënderuar për ardhjen në këtë takim, me shpresë se së shpejti të organizohet kështu si në Båros edhe në qytete tjera dhe të tubohen së bashku shqiptarët me miqt suedezë.

        Gjatë përshëndetjës lamtumirëse, me shtërngim duarsh, me përqafime të ngrohta e të sinqerta mysafirët falënderonin tejet mase Nikoqirët nga Bårosi me theks të veqantë prof Sokol Demakun dhe prof Bahtir Latifin…

        Takimi tradicional në Båros të Suedisë është shëmbull eklatant, për organizimin dhe mbajtjën e përvjetorëve, jubileve, nga i cili të pranishmit mësuan shumcka, e mbi të gjitha për mikëpritjën dhe bujarinë shqiptare dhe se këto, sic u shpreh miku i madh i shqiptarëve prof Ullmar Qvick se: “…këto takime i përcjellë shiu, e shiu është bereqet!”  

     Dhe, po e përundoj këtë shkrim me këto fjali:

(1) Sa më shumë që bashkohen e afrohën njerëzit, aq më shumë largohën dallimet midis tyre!

(2) Më shumë ka vlerë një miqësi e mirëfillët se gjysma e botës!

 

Ismet Hasani, Suedi

e-mail:ekspertih@hotmail.com

______

 

 

 

Shortlink:

Posted by on 19/04/2012. Filed under Kryesore, Kulturë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


8 + 7 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>