Bunkeri i harruar i ushtrisë

Filed under: LIFESTYLE |

Një bunker i Ushtrisë Franceze u gjet i harruar thellë në një pyll në Francën lindore.

Si një kapsulë gjigante, instalimi ushtarak ishte vendosur brenda një grupi shkëmbinjsh dhe përbante armë që nga fundi i viteve 1800, deri në modele më të vona, të 1970-s.

Bunkeri, i cili në mënyrë të pashpjegueshme ishte zhdukur nga harta e instalimeve ushtarake dhe ishte lënë i braktisur për 40 vjet, u zbulua nga një grup eksploruesish vendas.

Ndonëse vendndodhja e tij nuk është bërë e ditur pasi përbën një sekret ushtarak, besohet se ai ndodhet në vijën e famshme Mazhino (Maginot), një linjë e fortifikuar rëndë, në kufirin me Gjermaninë dhe Italinë, e ndërtuar pas Luftës së Parë Botërore.

Disa prej pajisjeve, përfshi tanke të kohës së Luftës së Ftohtë, ishin shumë mirë të ruajtura, me goma të fryra e në gjendje pune, duke rritur kështu besimin se në të vërtetë, mjetete ushtarake janë pjesë e ndonjë koleksioni personal, të mbajur të fshehura nga pronari i tyre.

Megjithatë, besohet se për ndonjë arsye burokratike apo gabim na harta, baza thjesht u zhduk, duke bërë që askush të mos kujtohej më për të deri në zbulimin e ndodhur.

 

Shortlink:

Posted by on 03/05/2012. Filed under LIFESTYLE. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


9 + 5 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>