Faik Krasniqi: Rinia shqiptare duhet ta udhëheq revolucionin

Filed under: Opinion |

FAIK KRASNIQI

Revolucionet në thelb janë ndryshime të gjendjes. Revolucionet nuk janë produkte të mendjes, por janë pasqyrime objektive, të cilat pasqyrohen dhe në vetëdijen e njeriut nëpërmjet shqisave dhe të menduarit. Të menduarit në thelb nëpërmjet rrugëve e logjikës si: koncepti, gjykimi dhe arsyetimi, në rrugë empirike apo racionale, pasyron këtë lloj lëvizje të pa asgjësueshme dhe absolute që quhet nga ne në përkufizimin “revolucion”. Pra në thelb kjo ka të bëjë me prishjen e masës dhe të gjendjes në saje të lëvizjes (vetë materia është në lëvizje dhe ndryshim te vazhdueshëm). Dhe po ta shohim nga pikëpamja filozofike lëvizja është ndryshim dhe ndryshimi është lëvizje……. Materia dhe lëvizja janë primare, dhe të pa asgjësueshme: do të thotë se ajo vepron jashtë dhe pavarësisht nga vullneti apo mendimi subjektiv (mendimi subjektiv vetëm i zbulon këto ligje po nuk i ndryshon dot). Dhe nën efektet e lëvizjes,  të hapësirës dhe kohës gjendja ndryshon në dy rrugë: në rrugë revolucionare dhe në rrugë evolucionale…… Po, si tek e para dhe tek e dyta veprojnë ligjet e ndryshimit dhe ligji i mohimit. Mbasi shumëllojshmëria e revolucioneve shoqërore apo teknike kanë të përbashkët shtrirjen në hapësirë dhe kohë, ndaj materia që lind, zhvillohet, lë pasardhës dhe shuhet ose trasformohet. Në unitetin e së tërës dhe revolucionet janë pjesë e lëvizjes për përshtatje. Hopet janë pjesa e ndryshimit. Perceptimi i revolucioneve shoqërore ka të bëjë dhe me perceptimin e sistemit. Se në vartësi të sistemit dhe elementet që e përbëjnë atë, bashkësinë në të cilën shqyrtohet sistemi, në ndryshimet brenda tij apo jashtë tij kanë të bëjnë dhe me çfaqjen apo perceptimin psikik të gjendjes. Ndryshime nga një sistem në tjetrin bëhen me revolucione, brenda sistemit me evolucion ( konceptet për një Shqipëri Etnike ndryshe ose Shqipëria Etnike po ndryshon dëshifrohet :Shqipëria Etnike në revolucion ose Shqipëria Etnike duhet të bëjë revolucion)…… Por shtrohet pyetja se kush duhet ta fillojë ose udhëheq revolucionin? Pa dyshim që revolucionin duhet ta udhëheq rinia shqiptare…… Rinia, ashtu si gjithë shoqëria shqiptare, ka përfunduar në inerci ndaj pushteteve politike dhe ekonomike të përqendruara në një dorë pasunarësh oligarkë. Rinisë shqiptare së pari i mungon mendja dhe dëshira për të çarë murin e lartë dhe të fortë të politikanëve injorantë që po na marrin në qafë……. Problemet e rinisë nën tejqyren e lirive dhe të drejtave të individit, sepse është e vetmja përmasë universale para së cilës demagogjitë dhe pozat koniukturale zhvishen nga petku që kanë e zhvlerësohen vetiu! Njeriu, individi nuk është i lirë në Shqipëri dhe në trojet etnike shqiptare; ligji nuk është njësoj për të gjithë, të drejtat themelore të njeriut shkelen me këmbë ditën me diell, nuk respektohet kushtetuta as nga gjyqësori, as nga ekzekutivi e as nga vetë ligjvënësit! Këto janë arsye të mjaftueshme për ta ngritur një popull prapë në këmbë e në protesta, por duket se 50-të vite shprishjeje individualizmi, dhe 20 vite të tjera degradimi të individit në një qënie të shpërdorueshme kanë bërë të veten……Njeriu këtu ka humbur besimin, madje edhe tek vetja. Pa patur njëfarë ideali, njëfarë shprese, njëfarë inkurajimi qoftë edhe të verbër që e drejta e tij si pjesëtar shtet e komb formues do kishte një mundësi për t`u njëmendësuar e realizuar, individi do mbetet një entitet pasiv,  i plogësht e pa iniciativë. Interesi dhe vëmendja e tij do përqëndrohet kështu vetëm tek mbijetesa, e ku, mu në ato kushte që ka në vendin e tij. Mbijetesa do e shtyjë gjithashtu të përqafojë ”idhuj” të tjerë ku do ndihej me njëfarë përkrahje, qofshin këta ”idhuj” pikërisht ata që e kanë dergjur atë vetë në këtë mesele! Ose do gjejë mënyra për të ikur tjetërkund, të braktisë vendlindje, fis e fëmijëri…… Deri vonë jemi ankuar, me të drejtë, se të huajt e ndanë kombin, e më shumë se gjysma ndodhet jashtë kufijve zyrtarë; sot pas 20 vjet “lirie e demokracie” prapë gati gjysma e bashkëkombasve shqiptarë janë detyruar të marrin udhët…… Pra thelbësisht është një problem i gjithë shoqërisë shqiptare…… Por, prapë them që duhet të jetë rinia ajo që duhet të protestojë e para, me të gjitha mjetet e mundshme civile……

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Lëvizjes”ALEANCA KUQ E ZI”)

 

 

 

 

Shortlink:

Posted by on 17/05/2012. Filed under Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


8 + = 15

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>