Në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë me një letër drejtuar besimtarëve katolikë shqiptarë dhe të gjithë njerzëve vullnet mirë, pikëspari falenderon të Madhin Zot për atdheun dhe për të gjithë atdhetarët, të cilët në mënyra të ndryshme dhe me mundime kanë punuar për një Shqipëri më të mirë.
Ipeshkvinjtë shqiptarë, që në fillim të letrës, theksojnë faktin se ndër emërat e njohur të themeluesve të shtetit dhe kombit shqiptar dallohen figura të rëndësishme të hierarkisë së Kishës Katolike Shqiptare dhe të komunitetit katolik, duke përmendur Dom Nikoll Kaçorrin, Luigj Gurakuqin, Imzot Luigj Bumçin, Atë Gjergj Fishtën dhe personalitete të tjera që kanë nderuar kombin dhe Kishën.
Në mesazhin e Kishës Katolike Shqiptare, në këtë vit jubilar për kombin shqiptar, thuhet se valët e historisë kanë lënë gjurmë të thella ndër shqiptarë duke përmendur dy luftërat botërore si dhe periudhën e gjatë të dikataturës komuniste e cila i solli kombit dëme të tepër të mëdha. Megjithkëto pasoja të rënda të historisë, në fillim të shekullit të kaluar sipas deklaratës, vihej re një ringjallje kulturore, ekonomike dhe politike, në të cilën sipas letrës së udhëheqjes katolike shqiptare, Kisha Katolike dhe institucionet e saj të asaj kohe dhanë një kontribut të dukshëm në atë rimëkëmbje. Por këjo periudhë shënjash rimkëmbjeje sikurë u minua nga regjimi komunist që mbajti vendin të shtypur e të izoluar duke u mohuar shqiptarëve, pothuaj çdo gjë, por mbi të gjitha lirinë në të gjitha dimensionet e saj, përfshirë edhe lirinë e besimit. Si rrjedhim i ndalimit të fesë me kushtetutë nga regjimi komunist shqiptar, mbyllja e kishave dhe faltoreve të tjera, Kisha Katolike Shqiptare pësoi tortura dhe përndjekje nga më të egërat, duke përfunduar në vrasje, burgosje e torturime të udhëheqjes kishtare të kohës si edhe intelektualëve laikë katolikë, thuhet në mesazhin e jubileut shqiptar.
Në letrën e tyre, prelatët shqiptarë thonë se rënja e komunizmit hapi një derë të re për popullin e shumë vuajtur shqiptar duke shtuar se qendrësa heroike e shumë të krishterëve katolikë kontriboi shumë në rivendosjen e lirisë që sot gëzojnë shqiptarët. Duke theksuar arritjet e periudhës pas-komuniste në fusha të ndryshme, ata në të njëjtën kohë, nënvijojnë nevojën e demokratizimit të mëtejshëm të shoqërisë shqiptare, si një gjë e doemosdoshme për integrimin e plotë të Shqipërisë në familjen e shteteve evropiane. ‘’Një atdhe i vërtetë është vetëm një atdhe i lirë, për kombet e tjera dhe me kombet e tjera, në një process të vazhdueshëm dhënieje e marrjeje’’, thonë ata.
Në letrën e tyre baritore me rastin e jubileut të Pavarësisë së Shqipërisë, udhëheqsit e Kishës Katolike Shqiptare, ndërkohë që theksojnë se ky është një përvjetor për të gjithë shqiptarët, thonë se “nuk mund të mos i gëzohemi edhe një pavarësie tjetër, asaj të Kosovës, e cila tashmë ka shtetin e vet dhe gëzon të drejtat e popujve të lirë.’’ Ata venë në dukje edhe rolin e rëndësishëm të shqiptarëve në diasporë, që ata luajtën në fillim të shtet-formimit shqiptar, gjatë periudhës komuniste, por edhe në ditët e sotëme.
Në mesazhin drejtuar besimtarëve katolikë dhe të gjithë njerëzve vullnet mirë, ata bëjnë rekomandimet e tyre dhe theksojnë angazhimet që duhet të ndërmerren për një jetë më të mirë për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët. Si një ndër kryesoret, ata me të drejtë nënvijojnë vlerën e familjes në shoqërinë shqiptare, duke thënë se, “Pa dashuri ndaj familjes nuk mund të ketë dashuri ndaj atdheut dhe pa angazhim për familjen nuk mund të ketë angazhim për atdheun.’’ Ipeshkëvinjtë shqiptarë theksojnë “nevojën për një rivlerësim të familjes si qeliza e shoqërisë….’’, duke thënë se “Kisha Katolike si një institucion i edukimit të ndërgjegjeve, nuk do të rreshtë kurrë së ngrituri zërin në mbrojtje të familjes dhe të vlerave që e bëjnë atë më të fortë dhe më të qëndrueshme.’’
Duke cituar nga Katekizmi i Kishës Katolike, ata ndiçojnë mbi marrëdhënjet në shoqëri duke thënë se në “bashkqytetarët tanë, (shohim) bijtë e atdheut tonë’’, dhe si të tillë të gjithë e kemi për detyrë, vazhdojnë ata, që të gjithë të punojmë së bashku për të mirën e atdheut, nepërmjet dialogut e pajtimit dhe falenderojnë Zotin që tranzicioni nga komunizmi në demokraci kaloi pa dhunë e hakmarrje.
Në këtë këndvështrim, prelatët katolikë shqiptarë u bëjnë thirrje udhëheqësve politikë të vendit “që të gjëjnë një gjuhë të mirëkuptimit për të mirën e atdheut të përbashkët, në mënyrë që zhvillimi i demokracisë të jetë sa më i shpejtë dhe i drejtë’’. Si shembull të mirëkuptimit, udhëheqsit e Kishës Katolike Shqiptare, venë në dukje marrëdhënjet midis bashkësive fetare, që sipas tyre “ kanë trashëguar dhe përjetojnë një dialog të përzëmërt dhe harmonik…..si një vlerë të rrënjosur brenda kulturës së popullit tonë…në momentet më të vështira të historisë sonë e sidomos në momentin e formimit të shtetit dhe të shkëputjes nga pushtimi i gjatë ottoman.’’ Ky bashkpunim ndërfetar, thonë ata, duhet të shërbejë si shembull për subjektet e tjera të shoqërisë, përfshirë edhe politikën, për të gjetur një rrugë dialogu e mirëkuptimi për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë, atdheut të përbashkët të të gjithë shqiptarëve.
Në letrën baritore, ipeshkvinjtë katolikë përmendin edhe plagën e rëndë shoqërore të hakmarrjes, duke u bërë thirrje institucioneve shtetërore dhe fetare që të punojnë pa pushim për zhdukjen e këtij fenomeni tragjik të shoqërisë shqiptare.
Ta duash dhe t’i shërbesh atdheut, thonë përfaqsuesit e Kishës Katolike Shqiptare, lidhet me edukimin dhe njohjen e ligjeve dhe të respektimit të tyre. Si rrjeddhojë, nënvijojnë ata, “para autoriteteve shtrohet nevoja e hartimit të ligjeve të drejta që respektojnë rendin natyror dhe traditat më të mira të vendit tonë e – nga ana tjetër – qytetarëve u lind detyra e zbatimit të ligjit’’, — sepse sipas tyre zbatimi i ligjit do të – “shmangë, madje të eliminojë dukuri të tilla, si korrupsioni, mafia, klientalizmi, nepotizmi e tjera.’’
Në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, udhëheqsit katolikë shqiptarë u bëjnë thirrje të gjithëve, por sidomos autoriteteve të shtetit dhe të qeverisë që të punojnë pa pushim për zbutjen e varfërisë me qëllim që të sigurohet një jetë normale për të gjithë.
Duke thënë se gjatë 20-vjetëve të fundit Shqipëria ka bërë përpjekje për t’iu bashkuar familjes evropiane, nga e cila ajo ishte shkëputur për arsye historike që dihen, prelatët katolikë shqiptarë thonë se për Shqipërinë “sfida e së ardhmes së afërt është ajo e këthimit të plotë të timonit të anijes shqiptare drejtë Evropës.’’ Në këtë frymë, ata u bëjnë thirrje “intelektualëve katolikë dhe jo-katolikë që e kanë për zemër këtë aspekt të atdheut tonë, të mos mbyllen në interesat e tyre personale e private, por të jenë qytetarë veprues dhe të përgjegjëshëm për të mirën e vendit…..Atyre u takon që të marrin angazhime në jetën politike dhe shoqërore të vendit duke i dhënë kësaj jetë, shpirt dhe gjallëri e duke sjellë në proceset demokratike dhe shoqërore të Shqipërisë një frymë të re’’, në fillim të 100-vjetorit të ardhëshëm.
Duke folur për rolin e medias në shoqërinë shqiptare, ipeshkvinjtë katolikë thonë se media duhet të shërbejë si platformë ku njerëzit rrahin mendimet e tyre lirisht, tregojnë dëshirat dhe aspiratat e tyre, duke i bërë thirrje medias shqiptare që të “angazhohet në promovimin e një kulture respekti, dialogu dhe miqësie.’’
Udhëheqësit e Kishës Katolike Shqiptare e përfundojnë letrën e tyre me rastin e jubileut të pavarësisë së Shqipërisë, me një thirrje emocionale drejtuar rinisë shqiptare që “të mos harrojnë sakrificat e të parëve, traditat dhe virtytet më të bukura të trashëguara prej tyre, pasi pa virtyt nuk ka atdhe’’, që ta duan atdheun dhe të angazhohen për të ardhmen e vendit të tyre, veçanarisht në fushën e arsmit dhe në luftën kundër analfabetizmit dhe dembelizmit. “Jini njerëz të virtytshëm, shëbejini atdheut tonë të dashur, mos e braktisni atë. Atdheu ka nevojë për ju.’’
Ata, më në fund, luten që “Shqiptarët të kenë gjithmonë lirinë e ta duan njëri-tjetrin me një dashuri të vërtetë, në mënyrë që secili prej nesh të angazhohet për një Shqipëri me Zotin e për njeriun!’’, përfundon letra e Konferencës Ipeshkvnore e Shqipërisë, për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë drejtuar besimtarëve katolikë dhe të gjithë njerëzve me vullnet të mirë.
Frank Shkreli
Shortlink:
Ripublikimi http://kosova.albemigrant.com/?p=8701
Paul Tedeschini
16/05/2012 at 04:14
Udhëheqsit e Kishës Katolike Shqiptare,thone se “nuk mund të mos i gëzohemi edhe një pavarësie tjetër, asaj të Kosovës, e cila tashmë ka shtetin e vet dhe gëzon të drejtat e popujve të lirë.’’
Si Shqiptar e si Katolik une e denoncoj kete dyftyresi te Kishes tone.
Kisha Katolike Shqiptare nuk eshte “autoqefale” por eshte pjese perberese e Kishes Katolike Apostolike Romane qe “de jure” nuk e njeh pavarsine e shqiptareve te Kosoves e “de jure” me deklaratat e kardinalit Walter Kasper e ka kundershtuar .
Ne Vatikan i jepet prioritet marredhjenieve te mira me “vellezerit ortodokse” e duke ju kthehet shpina “vellerve te mij” te Kosoves!
Kisha Katolike duhet te jene koherente e jo te perdorin nji fjalor per Shqipni e nji tjeter per Vatikan!
Ipeshkvijte tane te shohin paraardhesit e tyne qe e bane SHQYPNINE me thirrjen “per Fe e Atdhe” ta ngrejne zanin te Nunci e te Papa e te na e hjekun kete ” mekat origjinal” qe mbartim si shqiptar te besimit katolik karshi vellezenve “shqiptar myslimane” per vendimin e Vatikanit me u rreshtu nder vendet e Europes qe nuk njohin pavarsine e Kosoves!
Baku
16/05/2012 at 14:52
E ndrroni identitetin per nji koment…Si e keni motin ka Azerbajxhani?
Anton Shkodra
16/05/2012 at 22:08
Mekatin origjinal zotni patriot Baku nuk e kan shqiptaret katolik qe kan mbete shqiptar katolike, por e kan ato shqiptare katolik qe u bane turq musliman dhe i luftuen vllaznit e tyne shqiptar katolik. Mbaje gojen e mendo para se me fole a me shkrue zotni.
Vatikani do te bante shume gabim ta njihte Kosven (sepse Kosva nuk asht ma Republike, por asht vetem shprehje gjeografike simbas FUSNOTES se marreveshtjes se Rambujes). Kosova ku muslimanet me ne krye hoxhallaret e tu zotni Baku, ma pare duhet te respektojne shqiptaret katolik, te mos ofendojne SHQIPTAREN E MADHE NANE TEREZEN, te mos kercnojne me vdekje muslimane qe konvertohen vullnetarisht dhe familjarisht ne fene e te parve te tyne, mos te ua djegin shtepijat ketyne, mos ti kercnojne me vdekje se u keonvertuen, mos te shajne dhe te ofendojne Heroin Kombtar te gjithe shqiptarve pa dallim Gjergj Gjon Kastriotin, mos te quejne vllazen pushtuesit turq, mos te na ndrrojne historine dhe te mos mbeshtesin Wehabizmin islam ekstremist arab, te respektojne zakonet shqiptare-europiane dhe jo te bahen arab, etj.etj.etj.
Te rij musliman kosovar vrasin ushtaret/pilotat amerikan qe i shpetuen nga krimineli Milloseviçi, organizojne akte terroristike te nxituna nga Alkaeda kundra rreparteve ushtarake amerikane qe i shpetoi, bajne propagande antishqiptare te nxitun nga fjalimet antishqiptarve te hoxhallarve qe sjellin ne trojet e shejta arbnore antikulturen arabe etj.etj.etj.
Per keto e shume arsye te tjera Vatikani nuk duhet ta njohin nji vend si Kosoven (se Republike nuk asht) derisa aty te mos respektohen te Drejtat e Njeriut, perfshi edhe lirine e besimit dhe te zgjedhjes se lire te besimit, deri sa mos te repektohen Lirite e Ndergjegjes se Njeriu te sanksionueme nga Karta e Kombeve te Bashkueme ONU.
Paul Tedeschini
16/05/2012 at 19:18
Ndoshta kombesia jeme me ban “miop” e me pengon me i kuptu “politikat e nivelit global” te diplomacise se Vatikanit ….por mua si shqiptar Katolik me interreson :
1_ Qe Vatikani te njohe de drejten per te kene te pavarur te popullit tem !
2_Qe shqiptaret katolik te Kosoves te kene nje perfaqesues dinjitoz te Selise se Shenjte ne token e tyne e jo te jene nenshtrese e nunciatures Sllovene.
ma teper se suksesi i vizites se papes ne Moske!
Ka 30 vjet qe Vatikani punon pa mberrite me marre pelqimin e Patriarkates e per mos me ja prishe qejfin kundershton idene e PAVARSISE” se Kosoves!
Nderkohe ja hoqi mandatin nuncit te Beogradit per me ndjeke katoliket e Kosoves se per te dhane idene e se shkeputjes prej Serbise por nuk ja dha nuncit te Tiranes per mos me ofendu serbet!
Sot Katoliket kosovare kane nunc te tynin nuncin e Sllovenise!
As Ponc Pilati s’ka kene kaq pilivan!
Baku
18/05/2012 at 18:38
Nuk e kuptoj o Zotnij pse reagoni me te njejtin revansh “fondamentalist” te atyne qe kritikoni.
A ju mjaftoi zani i jem jashta korit me me ma vulen e “provokatorit mysliman”?
Nuk kam” hoxhe” o Pal i dashtun e ne tane jeten teme kam hy vetem nji here ne xhami,edhe athere si turist!
Kam vetem kujtimin e nji priftit koherent me doktrinen e Jezus Krishtit qe per me me pagezue ne vitet kur katedralja ishte pallat sportit vuni ne rrezik kryet e vet!
Kete vetem me te skjaru qe nese flas; flas me te drejten qe me jep perkatesia e shpirtit tem ne te njejten tufe me ty e nuk jam tuj nguc prej jashte !
Tash po kthehena ne teme te ajo fraze e pa-bukur e ipeshkvijve tone qe ne syte e mij mbart “dyftyresi te paftyre”!
Si mundem me e interpretu ndryshe shprehjen ” I gezohena pavarsise se Kosoves !” kur superioret e Vatikanit jo vetem qe nuk e njofin por edhe e kundershtojne (Kard.Walter Kasper).
Po te mjaftonin ato arsye qe ti o Pal me ke rreshtue si shkaqe pse Vatikani nuk duhet me e njofte pavarsine e shqiptareve te Kosoves pa pike dyshimi Vatikani duhet ti kishte kepute lidhjet diplomatike me ma teper se gjysen e 179 vendeve me te cilat ka lidhje!
A thue ne Kosove te drejtat e njeriut jane ma te neperkamuna se ne Kube,Kine?!
Apo te krishtenet persekutohen ne Kosove ma teper se ne Sudan,Kongo,Senegal,Iran,Burundi, ?!
A mos valle prej dores shqiptare kane vdeke pilota e ushtare USA ma teper se ne” Irakun e lire” ?!.
Se çka ndodh ne ato vende nuk e ka ndalu deri me sot Vatikanin as me lidhe e as me rujte marredhenje keto vende!
A mos valle Wahabistat e Bosnjes jane ma pak shqetesues se ato te Kosoves mbasi egzistojne lidhjet Vatikan-Bosnje?!
Apo katoliket e Prizrenit jane “shpirtna te dores se dyte” e nuk e meritojne ta kene nuncin ne Prishtine po te jene nje “filial” te nuncit polak te Zagrebit?
Ne 1999 postat e Vatikanit paten dale me nji shtypje pullash postare qe pasqynon nji karvan shqiptaresh te debuar prej trojeve te tyre! Ne nje cep shkruhej “Papa eshte ne krah te popullit qe vuan” e firmosun:Johanes Paulus II!
Por sot shqiptaret me te drejten e tyre per pavarsi sakrifikohen ne lojen e shahut qe Vatikani lot me Patriarkaten e Moskes ne fushen me katrore te ekumenizmit!
“çobani gjerman” numron delet e veta ne Kosove po nuk ju a njeh pavarsine!
Ipeshkvijte shqiptare ju gezohen pavarsise se Kosoves por heshtin ndaj qendrimit te vatikanit zyrtar!
Ne kuptimin liturgjik te fjales “mekati origjinal” eshte mekati i trashegum e jo i kryer ne vehten e pare! Per kete mosnjohja e pavarsise se Kosoves eshte “mekati jone origjinal” si katolike ndaj vellezenve te kosoves !
Me heshtjen tone ndaj kesaj padrejtesie a me justifikime badihava zmadhojme hendekun e perçamjes e te bashkjeteses me bashkekombesit tone.
Le ti lame menjane menjane hierarket jo shqiptare qe sot kane marre ne dore qeverisjen e kishes ne vendin tone ,por Imzot Mirdita ,une besoj, e ka per detyre me e ngrite zanin!
Baku
17/05/2012 at 11:33
Ke te drejte zoti paul kosova nuk duhet njihet si shtet, por si nje province e shqiperise, se kosova kurr nuk ka qene shtet me kete rast duhet te bashkohet me shqiperine sa per kishen katolike ti baku e akuzon kot se sa ndihmen e ka dhan kisha katolike shqiptare per krejt qeshtjet shqiptare e din te gjith por ka mendje shkurter qe nuk kan ide vetem ja fusin kot si ky bakja .
ali baba me 40 hajdud
18/05/2012 at 03:25
O AliBaba asnjihere nuk me duket se e vuna ne dyshim ndihmen e kishes e katolike e jam krenar me si katolik per kontributin e klerit tone ne altarin e atdheut!
Por ndihma pa “njohje juridike” prej Vatikanit mbetet lemoshe!
Baku
18/05/2012 at 08:36
Ne Europe sot ,nder qeverite qe nuk e njohin te drejten e shqiptareve te Kosoves per te kene te pavarun jane bashke me Serbine,Spanjen,Romanine,Rep.çeke,greqine e qipron edhe Qyteti i Shenjte i Vatikanit!
Ju themi,natyrisht falemnderes Vatikanit “FALEMINDERES” per makaronat e vojin e kikirikut qe na qojne nepermjet CARITAS po sikur te njifnin edhe pavarsine e Kosoves do te ishte edhe ma mire!
Baku
18/05/2012 at 08:45
keto shtete qe nuk njohin kosoven bejne shum mir edhe un nuk e njoh kosoven republike , un kosoven e njoh si province te shqiperise e shkeputur me dhune nga serbet kete duhet te kerkojme ne, bashkimin e kosoves me shqiperin jam kunder republikave te bananeve e te callmave se po te shpallet kosova republike do te bahet streha e talebaneve se mentaliteti kosovar kto 20 vjetet e fundit asht prish nga te moderuar jan ber te arabizuar dhe cfar nuk mund te presesh prej tyre nga momenti ne moment
ali baba me 40 hajdud
18/05/2012 at 15:08
Falenderoj z.Shkreli per prurjen e ksaj deklarate.
Z. Baku, prej sa di Kisha Katolike gjithmon ka mbeshtet shqiptart ne t’gjitha trojet e veta. Mendoj se mjaft teper e thjeshtoni ceshtjen n’komentin tuaj. Duhet t’keni parasysh se Patriarkana Ruse ka qen perher kunder pamvarsimit t’Kosoves, e megjith kete pamvarsia ndodhi e Kosova esht n’rrug t’vet drejt konsolidimit t’shtetit. Mjerisht, esht po kjo Patriarkane, si dhe disa diplomaci tjera, qe dhe ka dash ta paraqes Kosoven si nji vend ku lulzon talebani e si nji problem i ardhshem per Europen(kte e gjen mjaft leht n’shume shkrime nga kto burime).
Duhet t’falenderojme Kishen Katolike per mbeshtetjen e kahershme, t’pakten un e shof keshtu.
i
19/05/2012 at 08:11
Shume faleminderes per ndihmen nder shekuj e te sotshmen!
Po ndihmat “politike” te se shkuares e ndihmat “materiale” te sotme nuk duhet te na e mbyllin gojen se kerkuari si katolike ate qe eshte e drejte :Njohjen Reciproke!
Sot katoliket e kosoves jane te braktisun prej Vatikanit qe i ka lane nen perfaqesine e nunciatures se sllovenise!
Baku
21/05/2012 at 09:44
baku o asht ateist o komunist o taleban ky duket qe nuk mbush fare
ali baba me 40 hajdud
19/05/2012 at 15:20
Baku asht SHQIPTAR katolik qe don qe kisha e tij nepermjet Vatikanit te njofin te drejten e shqiptareve te Kosoves per te kene te pavarur!
Vetem kaq – pa kene as ateist ,as komunist e as taleban !
Baku
21/05/2012 at 09:30
Mungesën e argumentit, injoranti dredharak e zëvendëson me sharje
Petro
09/07/2012 at 12:27
Shpresojme te kena nji vizite edhe prej klerikve te besimeve te tjera tek pikat kyce per njohjen e Kosoves.Fjala vjen,si puna e Dom Mark Sopit e Dom Lush Gjergjit para senatorve amerikane,ashtu me ba edhe perfaqsues te besimit ortodoks e mysliman.Si thue zotni Petro?A asht e mire me cue nji klerik ortodoks te patriarku i Moskes e me e pi nji kafe?E me shkoqite do biseda si kto ne videon ma poshte..
http://www.youtube.com/watch?v=Mus2cM_lQOs
Anton Shkodra
10/07/2012 at 01:27
http://www.youtube.com/watch?v=w-iCLw3WXZo&feature=related
Anton Shkodra
10/07/2012 at 01:29