Incidente me sfond etnik edhe në Mal të Zi

Filed under: Kryesore,Lajme |

Një përleshje mes nxënësve në një shkollë të Tuzit rrit tensionin mes komuniteteve

Vesel Sinishta. Deputeti shqiptar i Tuzit ne Parlamentin e Malit te Zi, mendon se ngjarja nuk ka prapavije politike

Incidentet me karakter etnik në Mal të Zi. Disa nxënës serbo-malazezë kanë ushtruar dhunë fizike ndaj nxënësve shqiptarë në shkollën e mesme “25 Maji” në Tuz të Malit të Zi. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, kur pas mësimit, disa adoleshentë të etnisë serbo-malazeze, të cilët kanë qenë të përjashtuar nga shkolla kanë hyrë në oborrin e shkollës duke provokuar një tjetër grup nxënësish shqiptarë. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, në fillim ka qenë grupi studentëve sllavë që ka filluar të fyejnë shqiptarët, këta të fundit janë kundërpërgjigjur me fyerje dhe më pas nxënësit sllavë kanë ushtruar dhunë fizike me grushte e mjete të forta ndaj dy shqiptarëve. Këta dy kanë marrë plagë të lehta, ndërsa policia malazeze ka shoqëruar të dy grupet e përfshira në konflikt dhe pas disa orëve, të gjithë janë lënë të lirë. Ndaj personave të etnisë serbo-malazeze të cilët dhe kanë provokuar situatën dhe kanë ushtruar dhunë nuk është marrë asnjë masë ndëshkimore.
Nikollë Camaj, mësues i letërsisë në shkollën “25 Maji” ku ndodhi incidenti thotë se “ishte një akt i dënueshëm. Ajo që të vjen keq është fakti se mediat këtu në Mal të Zi e interpretuan si një ngjarje të provokuar nga nxënësit shqiptarë, por kjo nuk është e vërtetë, është e kundërta. Këto veprime nuk i interesojnë askujt. Ngjarje të tilla, që dyshoj se organizohen nga qarqe me qëllime të caktuara, duhet të izolohen dhe të mos përsëriten. Jo pak herë gjejmë në muret e shkollës parulla apo grafite kundër shqiptarëve, që nxisin urrejtjen ndaj shqiptarëve. Realisht ne mundohemi që t’i mbajmë sa më të izoluara këto raste, pasi qëllimi i tyre është që të bëjnë zhurmë dhe më pas të krijohen dhe incidente më të mëdha”.
Ndërsa deputeti shqiptar i Tuzit në Parlamentin e Malit të Zi, Vasel Sinishta, mendon se ngjarja nuk ka prapavijë politike, por tërheq vëmendjen sidomos ndaj mediave në Mal të Zi, që sipas tij nuk e trajtuan me korrektësi incidentin. “Është një incident i shëmtuar i krijuar nga nxënës malazezë të përjashtuar nga shkolla. Shpresojmë që raste të tilla të mos përsëriten madje dhe mediat malaziase duhet të jenë më të kujdesshme, pasi mënyra se si e përcollën lajmin, bën me faj studentë shqiptarë, ndërsa realiteti ishte se shqiptarët u provokuan dhe u dhunuan”, thotë deputeti Sinishta. Ai shton se “nga të dhënat që kemi, besojmë se këto incidente nuk kanë një themel që i organizon, por gjithashtu duhet të pranojmë se ka individë apo grupe të vogla njerëzish që nuk i duan shqiptarët”. Deputeti Sinishta thotë gjithashtu se do të flasë sot për këtë incident në Parlamentin e Malit të Zi, ku do të ngrejë edhe shumë probleme imediate që e shqetësojnë arsimin shqiptar në këtë vend, siç është mungesa e librave shqip dhe mungesa e arsimtarëve shqiptarë. Një tjetër problem që ngre përfaqësuesi politik i shqiptarëve të Tuzit është fakti se shkollat shqipe, prej vitesh nuk kanë drejtorë definitivë dhe këta po emërohen nga Ministria e Arsimit e Malit të Zi, pa pyetur Këshillin Nacional të Shqiptarëve, ashtu siç e parashikon ligji.
Incidenti i fundit në Tuz të Malit të Zi shihet me shqetësim të veçantë, edhe për shkak të situatës së tensionuar që mbizotëron aktualisht mes shqiptarëve dhe sllavëve në Maqedoni, Kosovë e Serbi.


 
Mali i Zi

Pakicat përbëjnë 53 për qind të popullsisë së republikës së vogël, ndërsa 47 për qind konsiderohen me kombësi malazeze.

 

Ardi Hoti/Shqip

Shortlink:

Posted by on 16/05/2012. Filed under Kryesore, Lajme. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


3 + 7 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>