Deputeti i PD i qarkut të Elbasanit, Dashnor Sula bëhet sërish protagonist në një ndeshje futbolli, por këtë herë jo vetëm me sharjet e tij.
Burime pranë FSHF konfirmojnë zërat e shumtë se pak para fillimit të ndeshjes Shkumbini��”Flamurtari, deputeti i Peqinit, Dashnor Sula ka shtënë në fillim me armë në korridoret e stadiumit të Peqinit për të ushtruar presion ndaj skuadrës kundërshtare dhe gjyqtarëve të ndeshjes dhe më pas në ambjentet e jashtme të stadiumit.
Edhe pse pas këtij momenti gjatë zhvillimit të ndeshjes është vënë re prezenca e forcave të shumta të policisë dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë, drejtuesit e policisë së këtij qyteti kanë mohuar zërat se ka patur të shtëna armësh ndërkohë që kanë pranuar se ka patur tension para dhe gjatë kësaj sfide.
Nëse gjyqtarët dhe delegatët e ndeshjes do ta raportojnë këtë ngjarje të rëndë në relacionet e tyre, rregullorja e FSHF vendos disa sanksione, humbja e ndeshjen në tavolinë dhe heqja e 3 pikë, ndërkohë që në raste ekstreme klubi organizator ndërshkohet me rënie direkte në një kategori më poshtë.
Sa për kronikë, goli i Diop me 11 metërsh i dha fitoren 1-0 Shkumbinit ndaj Flamurtarit. Në fund të ndeshjes lojtarët e skuadrës vlonjate kanë lënë stadiumin e Peqinit pa dhënë asnjë koment mbi të shtënat e armëve para ndeshjes.
Java e fundit vendos titullin
Java e parafundit e këtij sezoni në Superligë vendosi që Skënderbeu dhe Teuta janë dy pretendentët për titullin kampion, ndërkohë që vendosi përfundimisht rënien e Dinamos një kategori më poshtë.
Korçarët fituan 2-0 ndaj Apolonisë, duke mbajtuar vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm, ndërkohë që vazhdojnë të kenë pas krahëve, vetëm 1 pikë më pak Teutën.
Durrsakët e Likës mposhtën 5-3 Pogradecin.
Tirana mundi 1-0 Lacin, një fitore pa vlera kjo për bardheblutë, të cilët tashmë duhet të shpresojnë të fitimi i Kupës së Shqipërisë pasi titulli kampion do të diskutohet mes dy skuadrave të para.
18 herë kampionia e Shqipërisë, Dinamo, sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë. Humbja 3-0 ndaj Vllaznisë vulosi rënien e tyre për herë të parë në kategorinë inferiore.
Përvec titullit kampion, ndeshja e fundit e sezonit do të vendose se cila skuadër mes Apolonisë dhe Pogradecit do të ndjekë Dinamon në Kategorinë e Parë.
Top Channel
Shortlink:
Unë quditem se si ka mundësi të shkruhet per nji ahmak rrebel sado që asht deputet dhe aq ma shumë quditem se si ka mundësi që kjo të jet si shkrimi i parë editorial i portalit REVISTADRINI.COM per të cilen njerzit kan pas respekt.
Nuk perzihem në punet e redaktorit ama as nuk munda të hesht sepse ky shkrim nuk ka vend të botohet fare e lere ma si editorial.
Sa shkrimi i mirë asht aty nën hijen e këti lajmi per nji rrugaq tifoz futbolli. Nuk ka kjo hije z. Kryeredaktor.
Miqësishtë
Selim Nengurra
Selim Nengurra
06/05/2012 at 17:52
Ne fakt lajmi ka qene i bouar tek kategora SPORT, ndoshta gabimisht nje koleg tjeter, webmasteri, i ka spostua tek Opininonet.
Redaksia
07/05/2012 at 08:50