Përurohet shoqata e miqësisë ndërparlamentare Shqipëri- Itali. Ardian Ndreca: Kemi nevojë për një politikë të re

Filed under: Kryesore |

Në bibliotekën e Senatit italian është përuruar shoqata e miqësisë ndërparlamentare Shqipëri- Itali. Të pranishëm ishin ambasadori italian në Shqipëri dhe ai shqiptar në Itali. “Shqipëria është pak e pranishme në mediat italiane dhe ky është mëkat”, tha ambasadori italian në Shqipëri, Massimo Gaiani. “Bëhet fjalë për një vend që po rritet ekonomikisht me rreth 6 përqind në vit, që ka një popullatë të re dhe të mirëarsimuar. Janë 50 përqind e shqiptarëve që flasin italisht,”ka shtuar Gaiani.

Kurse ambasadori ynë në Itali, Llesh Kola, tha se Roma është avokati më i mirë i Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. “Roma është edhe partneri ynë i parë kulturor e institucional,” tha Kola.

Por atmosferën e mbushur me lavdërime e ka prishur studiuesi Ardian Ndreca, që deklaroi se Shqipëria është në një krizë institucionale. Ai përmendi faktin se Shqipëria nuk ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE dy vjet rresht dhe rrezikon sërish. Ndreca përmendi edhe faktin se tani pritet të zgjidhet presidenti i ri dhe mënyra se si do zgjidhet ai do tregojë nëse interesat personale prevalojnë mbi interesat shtetërore.

“Ajo që ka penguar më së shumti progresin demokratik në Shqipëri është fakti se në këto 20 vite në skenën e vendit janë të njëjtët njerëz që i përkasin një mentaliteti të vjetër dhe që kanë treguar se nuk shkëputen nga komunizmi. Sot duhet ndërruar faqja, ky është një apel i rinisë shqiptare, e lodhur nga retorika e vjetër dhe nga ecja e ngadaltë në drejtim të integrimit në familjen evropiane. Kjo shoqatë miqësie mund të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e reformave e të demokratizimit,” tha Ndreca.

 

 

 

Shortlink:

Posted by on 17/05/2012. Filed under Kryesore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


+ 2 = 5

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>