Prof. Bajram Binaku: Një afrim i domosdoshëm i kombit që humbi aq shumë territore

Filed under: Editorial |

Sipas të gjitha gjasave, në pjesën e dytë të këtij viti perfundon pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës. Pas kësaj kohe Kosova nuk do ta ketë lehtë të krijojë e as ta forcojë sovranitetin, as të zhvillojë ekonominë dhe as të krijojë raporte të nivelit më të mirë se sa tani, me shtetet fqinjë e sidomos me Serbinë, por do të lypset punë me përkushtim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim më miqët europian dhe ndërkombëtarë. Në këtë situatë të rënduar mes subjekteve politike,me këto rrëshqitje politike dhe humbje pozicionesh, gjatë marrëveshtjeve të dëmshme me Serbinë, veshtirë se Prishtina do të dalë nga kjo situatë, e sidomos me këtë elitë politike. Para se gjithash jemi shndërruar në një arenë ku shumë shtete madje më të fuqishmet e rruzullit, janë pjesëmarrëse, apo, së paku vrojtuese e përplasjeve që po shkaktohen mes shqiptarëve e serbëve. Telashet janë shekullore, që lindën më ndarjen e drejtësisë padrejtësisht, nga fuqitë e mëdha. Këto shtete, pra, shtetet e BE-së, përballen më problemin e renovimit të padrejtësive historike, kryesisht ndaj shqiptarëve dhe politikës globale. Në vazhdimësi Rusia, duke përkrahur jo vetëm Serbinë, po çdo shtet në botë që ështe kundër demokracisë dhe kundër SHBA-ve, po na bën dëm të madh. Asnjëherë Rusia, nuk ishte e as qe është tani e interesuar për zgjedhjen e problemeve dhe pajtimit të Kosovës më Serbinë si shtet fqinj, por vazhdimisht financon strukturat militare serbe dhe kundërshton shtetin e Kosovës. Kjo u pa dhe në veriun e Kosovës, u pa dhe me diskutimin e Vitalij Qurkinit në këshillin e sigurimit, ku e akuzoj Kosovën për një takim me opozitarët sirianë. Miqët tanë, sidomos përendimorët, po përpiqën të vendosin paqe pa drejtësi, vetem për ti ruajtur raportet stabile me Rusinë e për ta ofruar Serbinë në Bashkimin Europian. Edhe kjo po e dëmton rëndë Kosovën. As njerën e as tjetrën nuk do ta arrijnë. Serbia nuk e don Europën, ajo e do Rusinë, kjo u pa më dhënien e kandidatures Serbisë për në BE, pa dhënë kjo asnjë fakt, se është duke kuptuar realitetin e ri të Europës dhe pa zbatuar asnjë marrëveshtje të arritur në Bruksel më Kosovën, të arritur me mund nga ana e ndërmjetësit, Kooper.

Në anën tjetër situate si në Tiranë e poashtu dhe në Prishtinë është mjaft e brishtë. Faktori politik në të dy kryeqytetet është mjaft i përcarë, shteti juridik dhe drejtësia janë të mbikëqyrura nga pozita politike shtetërore, korrupcioni dhe krimi ekonomik pothuaj është i organizuar dhe i menaxhuar nga kreu politik i të dyja shteteve shqipëtare. Ato marrëveshtje të pakta të bashkepunimit ekonomik, shkencor e arsimor, qe ndihmojnë jetën e shqipëtarëve dhe bashkimin shpirtëror të tyre, në të dy shtetet pothuaj kanë mbetur teori. Të gjitha këto po i vuan populli i varfër shqiptar, i cili po ikën nga vatrat e veta mijëvjeçare për një jetë ma të mirë për një kafshatë buke në përendim.

Tirana dhe Prishtina duhet të afrohen, për shumë arsye. E para, jemi një gjak, jemi një, asnjëri shqipëtar i Shqipërisë as nuk është më i vlerëshëm e as më i pavlerëshëm se sa ai i Kosovës. Kemi një histori, kemi baballarët,gjyshërit dhe stërgjysherit e njejtë. E dyta, jemi të rezikuar si qenie njerëzore më shumë se kurdoherë në histori, në të dyja shtetet nga armiqët tanë shekollorë. E treta si të tilla shtete qe jemi, po e rrudhim edhe popullatën tonë edhe teritorin tone, qe nuk është përfshirë brenda kufinjëve administrativ të shteteve tona. Vëllëzerit tanë jashtë teritorit të Shqipërisë e Kosovës, po arrestohen, po burgosen vetem se po mungon ndihma konkrete e Shqipërisë dhe Kosovës. Motrat e nënat tona po bastisën duke fjetur në dhomat e tyre të gjumit, nga serbosllavët e sllavomaqedonët. Në ulim kokat e kritikojmë, më shumë se sa ndihmojmë, i topitim ata, sikur të ishim të shitur. Hajredini qe është bërë pasha i bëri “selam” luginës qe mos të bënë problem, se po e prishka procesin e pavarësisë se Kosovës. Rrenë…Shqipëterët e Kosovës lindore dhe ata të Maqedonisë janë kafshatë e vogël për Serbinë dhe Maqedoninë pa ndihmën e përkrahjken e shteteve amë, kur dihet se me çfar arsenali logjistik e politik i luftojnë shqipëtarët vendas të gjitha shtetet sllave dhe ato prosllave. Kosova e Shqiperia duhet të marrin ligjërisht e botërisht rolin paternal, mbi bashkëkombasit e tyre në të gjitha viset ku jetojnë ata, në trojet e tyre, madje dhe në diasporë, aty ku burgosen e shtypen si në Greqi.

Ideja për regjimin e vizave për disa shtete si Rusia, Irani, Kina e tjera nga qeveria e Kosovës, e qe i referohet sigurisë kombëtare, jo qe është ide e mire, po duhet realizuar sa më shpejtë, bile kjo të kordinohet bashkarisht më Shqipërinë. Jemi deshmitarë për këto vite, për telashet e importuara nga shtetet e ndryeshme si kulturore, fetare e anticivilizuese, gjatë mandatit qe ato kishin nga UNMIK-u.Bile mund të thuhet se mirë shpetuam nga sherbimet e shteteve, qe në misionin e kombeve të bashkuara më shumë kishin agjentë se sa ekspertë e humanitarë.

 

Shqipëtarët kanë humbur jo pak në të kaluarën, historinë e kanë të mangët, ate nuk e shkruan vet, kanë humbur territoret , ngase armiqët sllavo-grek vazhdimisht kishin tkurrur këto duke u grabitur shqipëtarëve, kanë humbur kombëtarisht pjesët e grabitura nga trungu ilir, kanë humbur trashigiminë e vet fetare e kulturore, manastiret e monumentet, ngase këto u përvetësuan tani në kohën qe po e jetojmë, madje më miratimin e shteteve të Europës dhe institucioneve ndërkombëtare të mbrojtjes se vlerave e monumenteve historike. Tani më ne nuk kemi as dokumentacion kadastral original, i cili, madje edhe se ishte pushtuese Turqia i pat dhënë ato.

Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një treg unik e jo të caktojnë çmime referente për disa artikuj, duhet të ndihmojnë në plotësimin e njera tjetrës e jo të jenë konkurente mes vedi e partnere me Serbinë, Maqedonionë e Greqinë, duke ndihmuar këto e dëmtuar vehtëvehtën. Bashkarisht të kontrollojnë kontrabandimin, jo veç në kufi po në tërë teritorin e dy shteteve. Të bëjnë të mundëshme zgjedhjen e vendbanimit në secilin cep të tokave shqipëtare për secilin qytetarë shqipëtarë. Të unifikohën në qendrime politike e operacionale, sidomos kur qytetarët shqipëtar keqtrajtohen, rrahen e burgosen pa faj e asnjë argument. Të luftojnë proceset montuese dhe të ngrisin zërin kundër tyre në përmasa ndërkombëtare, gjithëandej, bashkarisht. Vetem atëherë qytetarët tanë, vëllëzërit, qe jetojnë padrejtësisht jashtë shteteve shqipëtare, janë të fortë e do të mburren qe janë shqipëtarë. Tirana dhe Prishtina duhet të afrohen. Flasin një gjuhë, kjo gjuhë të jetë e njejtë edhe për mbrojtjen e interesave kombëtare edhe qoftë vetëm për një shqipëtar.

 

Pejë,më 17.05.2012

 

 

 

Shortlink:

Posted by on 17/05/2012. Filed under Editorial. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Prof. Bajram Binaku: Një afrim i domosdoshëm i kombit që humbi aq shumë territore

  1. Profesor Bajram Binaku
    Faliminderit per keto njohuni qe na dhuroni e sidomos per te rinjet qe jetojne larg shtetit te tyre. Ju vazhdimisht e pasuroni repertuarin e kesaj rreviste. Shkrimet tuaja jane shume konkrete edhe edukuese. Sa here lexoj ato, jam me afer realitetit . Kisha dashur shume qe ti permblidhni keto shkrime edhe ti publikoni ne nje te ardhme te afert.
    Ju pershendes shume.

    Adelina Kuqi
    06/06/2012 at 20:24
    Reply

  2. Si ka mundesi qe te kthehem prapa edhe ti gjej te gjitha shkrimet e tua, pasi qe nuk jam e sigurte nese i kam lexue te gjitha e qe do te doja shume.

    Adelina Kuqi
    06/06/2012 at 20:27
    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


5 + 9 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>