Një tragjedi ka ndodhur pasditen e së hënës pranë Qafës së Vishës në Himarë. Një autobus me 33 studente te universitetit ‘Aleksander Xhuvani’ të Elbasanit, viti i tretë gjuhë-letërsi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 80 metra të thellë.
Raportohet per 12 persona qe kane humbur jeten, 11 studente dhe shoferi i autobusit, ndersa 22 studentet e tjera jane plagosur. Mesohet se autobusi po udhetonte drejt Sarandes dhe studentet ishin nisur per nje ekspedite 3-ditore, ndersa nuk ka detaje per shkakun e aksidentit qe solli edhe tragjedine
“Ngjarja ndodhi rreth orës 16.15. Në vendin e quajtur Qafa e Vishës, një autobus me targë “El 2274 B”, me drejtues shtetasin Pëllumb Çela, vjeç 55, me të cilin po udhëtonin disa studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ka dalë nga rruga. Menjëherë, drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të Repartit Delta Force dhe të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të menaxhuar situatën. Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur grupi i punës për menaxhimin e situatës”, thuhej në njoftimin e policisë.

Vetë ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj u nisën drejt Himarës për të mbikëqyrur nga afër situatën.
Ndërsa, Andrea Goro, anëtar i Këshillit Bashkiak të Himarës, deklaroi për Top Channel se situata paraqitej shumë e rëndë dhe se numri i viktimave ishte mbi 10.
Ndërsa korrespondenti i Top Channel bëri të ditur se thellësia e humnerës është 80 metra, se autobusi është shkatërruar tërësisht dhe se për pak kohë brenda tij ndenjën disa të mbijetuar.
Top Channel
Shortlink:
Pikllim i madh. Ngushllime familjarve.
Paul Tedeschini
21/05/2012 at 20:49