Aleanca KuqeZi: Automjeti që shkaktoi aksidentin, me targa shtetërore

Filed under: Lajme |

Aleanca KuqeZi ka denoncuar sot faktin se policia po vepron me shumë ngadalësi për aksidentin e aktivistëve të saj ditën e djeshme në Kërrabë. Për këtë arsye, AK ka thënë se ka nisur disa hetime në rrugë private. Dhe, sipas hetimeve të tyre, automjeti që ka shkaktuar aksidentin, ka pasur targa shtetërore.
“Aleanca KuqeZi vijon te jetë e shqetësuar për punën e ngadaltë të strukturave të policisë së shtetit shqiptar të cilat gjatë 20 orëve të fundit kanë treguar se nuk janë në gjëndje të lokalizojnë dhe identifikojnë e ndalojnë një automjet të tipit “Range Rover” i zi me targa Tirane, që sipas dëshmitraëve dhe delegatëve të Aleancës KuqeZi, është shkaktar i aksidentit të ditës së djeshmë ku rrezikuan jetën 35 aktivistët e Aleancës KuqeZi.
Aleanca KuqeZi prej ditës djeshme nisi hëtimin privatisht për zbardhjen e ngjarjes dhe identifimin e autorit të kësaj ngjarje të rëndë. Këtu në kemi dy lista të automjeteve tipRangeRoverdheLandRove me targaTirane, që për ironi të fatit jane të strukturave shteterore dhe në përputhje me deklartatat e deshmimtraëve okular, fuoristrada tip Range Rover me targa TR – A rezultojnë të regjistruara në emër të disa institucioneve shtetërore.
Një tjetër detaj duke iu bazuar deklaratave të dëshmitareve është se fuoristrata e zezë, tip Range Rover rezulton të ketë patur targën e Tiranës dhe serinë A, pra TR – A, por paradoksalisht modeli i fuoristrades së zeze ka qenë i viteve të fundit. Pra, në bazë të këtyre dëshmivedelnë pah që fuoristrada mban një targë të viteve 1994, ndërkohë që vitprodhimi i saj është i pas vitëve 2008-2009, dhe të gjithë në jemi koshientë që një fenomen i tille është i njohur tëk automjetet e institucioneve të rëndësisë së vecantë në vendin tonë.
Ne jemi të gatshëm që të gjithë dokumentat e siguruara prej nësh tia vëmë në dispozicion organeve hetues me qëllim përshpejtimin e punes për zbardhjen e ngjarjes së rende.
Aleanca KuqeZi denoncon qëndrimin më dy fytyra të kryeministrit Sali Berisha, i cili hedh lot krodoli në rastet tragjike të aksidenteve të mërpashme dhe vrapon dyerve të spitaleve dhe përpiqet të fshehi të vërtetën e ngjarjes së djeshjme duke përdorur deputet e tij në kërcënim të medias dhe familjareve të të aksidentuarve të djeshem. Kjo sjellje e kryeminstrit është mjaftë evidente kur viktimat janë kundërshtarët e tij politik”, thuhet në deklaratën e Aleancës.

Tema

 

Shortlink:

Posted by on 17/06/2012. Filed under Lajme. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


3 + 5 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Jepi Like 123albania.com