Një blegtor dhe vajza e tij paguhen që të kullosin dhitë e tyre në parqet e qytetit për të luftuar barërat e këqija.Departamenti i parqeve të qytetit të Nju Jorkut në SHBA punësoi një blegtor dhe një tufë me dhi si mjeti më i lirë i disponueshëm për të luftuar disa lloje barishtesh të këqija që po prishnin parqet publike. Njëzet dhi anglo-numibiane, të cilët pronari i thërret me emra të tillë si Mozart, Haydn dhe Van Dhia kanë filluar sakaq punë për të pastruar nga barërat disa zona ku bimësia qe rritur me tepri.
Të njohura për faktin që ushqehen me të gjitha llojet e barërave të disponueshme dhe për urinë që nuk mbaron kurrë, dhitë u morën me qera nga qyteti për gjashtë javët e ardhshme nga një blegtor i luginës së Hudsonit. Zyrtarët e parqeve kanë besim se dhitë do të bëjnë një punë të mirë për të pastruar rreth gjysëm hektari tokë moçalore që më pas do të kultivohet me barëra vendës për t’u përshtatur si ambiente të gjelbra.
Shpresa është që dhitë do të dobësojnë ndjeshëm barin e keq, gjë që do t’i hapë rrugën një serie të re sulmi nga autoritetet, ku do të përfshihen edhe ilaçet apo mbulimi i tokës me rërë.
Një lloj bari i keq u transportua në Amerikë nga Europa gjatë shekullit të 19. Sapo zë rrënjë, ky lloj bari rezulton pothuajse i pamundur të shkulet. Besohet se shumë lloje vendëse bari janë larguar nga e gjithë zona e bregut të Atlantikut në SHBA si pasojë e barit të keq të sjellë nga Europa. Ekspertët besojnë se dhitë do të jenë në gjendje t’i japin dërmën këtij bari. Dhitë kanë famën se janë në gjendje të shkaktojnë shkretëtirë në zonat ku bimësia është e ulët.
Pronari i dhive do të paguhet 20 mijë dollarë për kullotjen e dhive të tij në park.
Shortlink:
Recent Comments