Dhurata Kaloshi: Na duhet një Kryetar Shteti

Filed under: Kryesore,Opinion |

Ja dhe Zaganjori dha doreheqjen me pretendimin se nuk gezon mbeshtetjen e opozites dhe si i tille do te paragjykohet gjate ushtrimit te detyres se presidentit. “Nuk jam më kandidat për raundin e katërt, nuk pranoj që të jem kandidat për raundin e katërt. Për mua ka shumë rëndësi fakti që opozita nuk ka besim tek unë dhe do të paragjykohet çdo vendimmarrje e imja në një kohë që Shqipëria përballet me sfida të jashtëzakonshme. Është reforma zgjedhore, janë zgjedhjet e vitit që vjen, reforma në Drejtësi që duhet të bëhet, çështja e pranimit të Shqipërisë për të fituar statusin e vendit kandidat e me radhë” (Panorama; Presidenti i ri: Prapaskena, ja përse u tërhoq Zaganjori)

Doreheqja nga kandidatura per president edhe pse u krye nga ai si nje akt personal, pavarsisht se si do te gjykohet , si nje akt i dobet apo qytetar, ne fund te fundit  vertetoi se perpjekjet e nderkombetareve per ta detyruar poziten dhe opoziten te zgjedhin nje president me konsensus mes tyre ose e “thene shqip te bien ne pazar”, kan deshtuar.  I gjith ky proces i zhurmshem i dirigjuar shpesh here nga nderkombetaret, nuk solli rrezultat tjeter perveçse i dha shansin Rames per te krijuar  alibine e rradhes ne lidhje  me stimulimin e nje krize te panevojshme  ne procesin e zgjedhjes se presidentit. Rama nuk kishte as me te voglen aresye per te mos e pranuar kandidaturen e Zaganjorit, por ai qellimshem luajti dhe vazhdon te luaj me karten e konsensusit per te stimuluar nje “krize presidenciale” duke u fshehur pas deklaratave te nderkombetareve, qe padashje ose me dashje jane bere pale me te. Kam qene dhe jam kunder nderhyrjeve te nderkombetareve persa i perket disa proceseve siç eshte edhe ai i zgjedhjes se presidentit. Shqiperia i ka te gjitha institucionet e nevojshme per ta kryer procesin e zgjedhjes se presidentit brenda standarteve te demokracise qe ajo ka krijuar, te bazuar ne normat kushtetuese te vendit. Kushtetuta e vendit sqaron me se miri proceduren e zgjedhjes se presidentit dhe shmang krijimin e krizave te panevojshme.  Ideja se presidenti duhet te jete konsensual meqe ai si kryetar i shtetit perfaqson edhe unitetin e vendit, nuk e justifikon domosdoshmerine e konsensusit me opoziten ne perzgjedhjen e tij, sepse eshte vete funksioni i presidentit i rregulluar me kushtetuten e vendit qe e çvesh ate automatikisht nga çdo petk qe ai ka mbajtur me pare por mbi te gjitha konsensusi me i mire eshte vota e çdo debuteti. Ish presidenti Moisiu edhe pse u zgjodh  me konsensus, nga votimi  ne parlament rrezulton vetem formalisht i tille pasi nuk mori me shume se 84 vota. Konsensuset ne pergjithesi jane procese te veshtira jo vetem per Shqiperine, por edhe per vende te cilat kane arritur nje demokraci tejet te konsoliduar. Shembujt jane te shumte.Vende te tera ne mungese te arritjes se marreveshjeve te nevojshme kane mbetur muaj te tere pa qeveri, ose jane detyruar te bejne zgjedhje te reja.  Pra Shqiperia nuk eshte “delja e zeze” siç perpiqen ta paraqesin njerez te caktuar. Veshtiresite, ose mos arritja e konsensusit me opoziten ne perzgjedhjen e presidentit nuk jane shenje e mosfunksionimit te demokracise. Fakti qe forcat politike te mazhorances kane mundur te bien ne konsensus per kandidatin tashme te dorhequr, Zaganjori, tregon se demokracia ne Shqiperi eshte mese funksionale.. Doreheqja e Zaganjorit duke qene nje vendim personal i tij nuk e trondit procesin, edhe pse opozita do te perpiqet te perfitoje nga ky vendim i tij.  Zaganjori thjesht tregoi anen e tij te dobet, pafuqine e tij per tu perballur me sfida jo te zakonshme. Ne te vertete legjitimohet perzgjedhja e nje presidenti  nga “rraca” e atyre qe jane sprovuar ne beteja politike e jo politike, kane pervojen e duhur ne ushtrimin e funksioneve te larta politike e shteterore, apo ne sipermarrjet e medha te levizjeve te shoqerorise civile. Qe e kane “lekuren e trashe” per te duruar,  dhe forcen per tu perballur me sfida te veshtira.  Shqiperise nuk i duhet nje president kukull dale nga konsensuse artificiale por i duhet nje kryetar shteti qe eshte ne gjendje te beje diplomatin kur e do puna, komandantin e pergjithshem dhe reformatorin e institucioneve te drejtesise dhe per rrjedhoje eshte ne gjendje te beje kryetarin e shtetit, sidomos ne kushtet kur besoj se ne “magazinen, e presidences” dekoratat tashme jane mbaruar.  

Dhurata Kaloshi

 

 

Shortlink:

Posted by on 10/06/2012. Filed under Kryesore, Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Dhurata Kaloshi: Na duhet një Kryetar Shteti

  1. Te lumte zonja/zonjusha Kaloshi, keni bere nje analize shume te bukur. Me pelqeu. Me pelqen te lexoj artikuj te ekuilibruar qe flasin pa mllefe. Mua do te me kishte pelqye nje President si Moisiu, i vetmi qe nuk ishte kukulla e politikes. Sepse nuk duhet harruar se Presidenti nuk eshte krejt pa kopetenca, nese nuk gabohem ai emeron gjykatesit, kryetarin e larte te drejtesise, gjenerale, prokurore etj, perveç se kthen ligjet ne Parlament kur ai i ndien te nevojshme.

    Besa
    10/06/2012 at 16:31
    Reply

  2. Nje analize e bukur e problemit te zgjedhjes se presidentit si dhe veshtiresive me te cilat u ndesh zoti Zaganjori. Por mos harroni qe mediet shqiptare, me dhjetra televizione, gazeta, gazetaonline etj. nuk eshte e lehte qe te perballohen me intervista qe te kenaqin njekohesisht publikun , gazetarin dhe pronarin e medies nga nje kandidat per president qe nuk votohet nga nje publik i gjere por emerohet nga pese persona me interesa e synime politike krejt te ndryshme. Nje njeri serioz, atdhetar, me personalitet te larte, me jete te paster dhe asnjanes ne jeten partiake, nuk mund te perballet dhe te duroje ne heshtje kete loje te ashper ndermjet atyre qe vendosin per emerimin e tij si president.

    Shkodrani
    10/06/2012 at 23:17
    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


+ 3 = 11

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Jepi Like 123albania.com