Faik Konica: Ndryshimi i feve dhe shqipëtarët

Filed under: KRYESORE,Kryesore,Kulturë |

Gjuha
Fjalët turqisht që shpallmë tjatrën herë janë më të përdorurat. Po ka, mjerisht, edhe shumë të tjera. Japim këtu një tjatër mbledhje:
Mos thoni mutlhak (po thoni: do-e-mos, pa ndyshim); mos thoni siklet (por thoni shtrëngicë); alhaversen (dhëntë Perëndia, dashtë Zoti, etj.); sabah (mëngjes); aksham (mbrëma); karpus (shalqinë); bereqaversen (Perëndia të dhëntë); inshallah (Zoti e bëftë); ghye (turp, mundim); dava (gjyq); hajvan (kafshë); terbije (shtrim); çurek (bukë); hala (ende, edhe); tudshar, reshper (tregetar, kumerkar, shitetar); saraf (kembimtar); bardak (kupe); çunqe, madam, (me qenë që, me gjithë që); dizge (rreze); malli (gjë); mulq (tokë); tavan (plafe); shishe (bucelë); hasha (mohim); bën hasha (mohon); dxhenet (parajsë) dxhenhem (ferr, skëterrë); sokak (rrugë); mejdan (shesh); bën vaki (godit); vakt (kohë); selam (të fala); direk (shtyllë); taban (tra); surrat (fytyrë); made, mesele (çështje); hava (klimë); teptil (përkthim); qefil (dorëzënës); ejvalha (falem nderës): paçe (këmbë kafshësh).
Kombësia
Është e thënë prej shumëve, edhe do të thohet se një nga shkaket më të rënda që ndajnë edhe lëshojnë prapa Shqipëtarët është ndryshimi i feve. Autori i librit gegënisht ‘T’ndodhunat e Shqypnis’ rrëfen, në një copë që do t’a nxjerrim herën e ardhur, qysh qindëra mij Shqipëtarë u-bënë muhamedanë në kohë të ardhjes s’Turqve në dhe tonë.
Në Malësi të Dibrës puna ka ngjarë ndryshe, si e kini për të parë e si na e ka rrëfyer një trimosh dibran.
Osmanllitë, kur hyjtin në Dibër, thirrnë të parët e Malësorëve e u bëjtin një pyetje: Kur ka, thanë, një baba, dy djelm, cilin do më shumë, më të vogëlin a më të madhin? Më të voglin, u -përgjigjnë te padjallëzuarit Malësorë.
Mirë, thanë përsëri Osmanllitë, po me që Perëndia e ka Muhamedin djalë më të vogël, e do më shumë se Krishtin. U muntmë, u-përgjigjnë aherë budallenjtë tanë, e po si berra u-bënë muhamedanë.
Shkenca
Këndojmë te e përkohëshmia shkenctare “Cosmos” se ca kafshë nukë pinë as një pikë ujë në tërë jetën e tyre: Këto kafshë janë lamat e Patagonise edhe gazelet e Lindesit.
Në “kopshte kafshëtore” të Londonit, ku kanë mbledhur nga gjithë shpesat e egërsirat e dheut, një papagall rrojti 52 vjet pa pirë një pikëzë ujë. Shumë shkencëtarë besojnë se ljepurat nukë pinë tjatër gjë përvec vesen e paktë që ndodhet mbi barërat.
Një Amerikan, i quajtur John Bargeman shkruan se gjeti në malet e Meksikut-Ri qen t’egër e të tmerruar.
Këta qen janë ngjyrë hiri, me leshëra të gjata, peshojnë 50 kilo (40 okë) edhe kur derdhen mbi një kope, çajnë kafshët shtëpiake me qindra.

Marrë nga MAPO

Shortlink:

Posted by on 03/06/2012. Filed under KRYESORE, Kryesore, Kulturë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Faik Konica: Ndryshimi i feve dhe shqipëtarët

  1. Mire e spjegove zotrrote o Faik Bè punen se si u bene dibranete myslimane dhe mire fa zotrrote se dibranete dolne budallenje, por zotrrote nuke na spjegove punen qe shqiparete e tjere qe u bene muslimane dolne budallenje apo trathtare ? Ha,ha,ha.

    Paul Tedeschini
    03/06/2012 at 07:29
    Reply

  2. Pingback: Faik bèj Konica: Ndryshimi i feve dhe shqipëtarët « Kosova tek AlbEmigrant

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


+ 8 = 14

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>