Gazmend Islami: Monsterët e SHIK-ut kërkojnë gjak

Filed under: Kryesore,Opinion |
Nuk ka fjalë që mund tu rrinte më mirë sesa fjala Monster,kjo krijesë që ka trupin e njeriut, sytë e krokodilit , dhëmbët e ujkonjës,qafën e gjirafës e bishtin e dhelprës,, ky është Monstrumi i quajtur Shik. Të gjithë ata që mendojnë të shtojnë edhe diçka rreth kësaj krijese le të shkruajnë në adresën time.  Shik-u qëndron mbi të gjitha. Ai mundohet të bëjë edhe erën edhe shiun e borën në Kosovë. Ata janë maja e diktaturës moderne që përbuzin edhe jetën…Këta të tmerruar po mundohen tu a heqin nga goja thikat shokëve e tu a ngulin pas shpine…sepse vrasjen e kanë si bukën. Por kotë,,, këta Monster nuk do të mund ti shpëtojnë gjyqit të rreptë. Prej se kanë herë  ne Parlamentin e Kosovës me intrigat e tyre dhe me vjedhjen e votave kuvendi i Kosovës u shndërruan në kuvendin e spiuneve aty ku tash nuk flitet për qytetarin  dhe shtetin por aty ku mbillet frika aty ku kërkohet gjak për të pirë. Këta Vampirë me formë njeriu duhet të ushqehen me diçka …tash kur publikisht dihet se organizata e tyre ishte kriminale dhe vrasëse. Tash gishti është zgjatur nga ta,,ata dëshirojnë trazira dëshirojnë të komprimitojn të tjerët duke provokuar apo edhe duke fyer të tjerët, vetëm që të arrijnë qëllimet e tyre famëkeqe. Ajo çka ndodhi në Kuvendin e Kosovës ishte fundi i asaj që quhet demokraci. SHIK-Monstër të vetmin problem brenda Parlamentit ka deputet e VV e sidomos ata që kanë një bagazh dhe ata që i njohin nga afër ujkonjat që nga fillimi i ecjes së tyre. Rexhep Selimi që njihet edhe si themeluesi i UÇK dhe njeriu që emëroj Komandantët e zonave dhe ish Inspektori i shtabit të përgjithshëm,ish ministri i punëve të brendshme në qeverinë e përkohshme,Gjeneral i UÇK-së… është pengesa kryesore e shik-asve .  Frika nga Selimi që dinë mirë biografit e tyre dinë mirë kush veshi e kush deshi teshat e UÇK-së është bërë halë në sy.  Duke ndier frikën  nga VV dhe deputetet e saj. tash kanë filluar të inskenojnë edhe rrahjen. Por në asnjë mënyrë deputet e VV nuk guxojnë të hynë në vallen e Monsterve të Shik-ut.  Pas gjithë kësaj që ndodhi duhet nxirru mësime, se kjo më së paku i duhet vendit tonë me një demokraci të brishtë. Populli duhet të kërkojë dhe shoh drejt në sy të gjithë ata që vendin e qojnë në qorrsokak. Populli duhet të kërkoj nga gjykata e vendit të zbulohen me qindra vrasje të bëra pas luftës. Për të ardhur në pushtet dhe për tu bërë milioner janë kryer me qindra vrasje. Drejtësia duhet kërkoj zbardhjen e vrasjeve duke filluar nga të parat. 

Vrasja e Ilir Konushefcit ku dihen vrasësit dhe të involvuarit në këtë vrasje.

Vrasja e Mujë Krasniqit ,,po të hetohet rasti ka shumë pika dyshimi që ishte e përgatitur vrasja,

Vrasja e Ahmet Krasniqit në Tiranë

Vrasja e Agim Ramandanit

Vrasja e Bekim Berishës

Vrasja e Xhemajl Mustafës

Vrasja e Shaban Manajt

Vrasja e Smajl Hajdarajt

Vrasja e Hyzri Tallës me shok

Vrasja e Ekrem Rexhës

Vrasja e Tahir Rrecajt

Vrasja e Remzi Ademit

Vrasje e Bardhyl Ajetit

Vrasja e Bekim Kastratit

Vrasja e Sabahte Tolajt

Vrasja e Jusuf Haklajt

Vrasja e Enver Malokut

Vrasja e Besim Dajakut

 

E qindra të tjerë që nuk janë më,, por janë të tradhtuar apo të ekzekutuar nga formacionet Monster. Nuk do të thotë që nuk je ai që vrave, mund të jesh ai që i qite në dorën e armikut.

Ata kërkojnë drejtësi dhe kërkojnë që vrasësit e tyre të dalin para drejtësisë sepse parlamenti i Kosovës është mbushur me spiun,intrigant,përçarës. E ata janë struktura Monstër.

 

 

 

Gazend Islami

 

Autori është analist politik dhe gazetar

 

 

 

Shortlink:

Posted by on 29/06/2012. Filed under Kryesore, Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


1 + 4 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Jepi Like 123albania.com