Italia vetëm barazim me Kroacinë, kualifikimi në rrezik

Filed under: Sport |

Italia nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 me Kroacinë, duke vënë kështu në rrezik kualifikimin për në çerekfinale.

Italianët kanë dominuar totalisht pjesën e parë të ndeshjes, ku kanë pasur disa raste të pastra dhe kanë shënuar në minutën e 39 me një goditje dënimi spektakolare të Pirlos, një prej më të mirëve në fushë.

Por, pjesën e dytë italianët janë tërhequr shumë në mbrojtje, duke ua lënë iniciativën kroatëve. Dhe, këta të fundit kanë shënuar në minutën e 72 me anë të Mandzukiç. Minutat e mbetura nuk kanë sjellë asgjë dhe kështu Italia tashmë rrezikon seriozisht, në pritje edhe të rezultatit të ndeshjes mes Spanjës dhe Irlandës.

Megjithatë, italianët kanë treguar gjithmonë se për të dalë nga grupi kanë vështirësi. Nëse dalin nga grupi, gjithmonë kanë qenë të rrezikshëm.

Shortlink:

Posted by on 15/06/2012. Filed under Sport. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


7 + = 8

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Jepi Like 123albania.com