Jozefina Topalli: Shqipërisë nuk do t’i dilte keq, sikur një ditë të provonte të ketë një femër në krye të shtetit shqiptar

Filed under: Kryesore,Lajme |

Ditë më parë drejtuesi i agjencisë informative kombëtare “Presheva jonë” Nefail Maliqi (gazetar në OKB) kishte takuat dhe biseduar  me kryeparlamentaren shqipatre znj.Jozefina Topalli, me të cilin kishte biseduar pos situatës aktuale në Shqipëri e Kosovë si dhe Luginë të Preshevës edhe për postin e presidentit. Nga kjo bisedë   për agjencinë tonë  me znj.Topalli, duket se ja kishte ndier zemra se një ditë mund të jetë presidente i Shqipërisë.  Këtë gjë, kët dëshrië sekrete  nuk kishte mundur t’ja fshihte agjencisë informative kombëtare « Presheva jonë » e cila ishte pyetur nga gazetari saj për mundësinë eventuale të jetë një ditë presidente të ardhshme e Shqipërisë. Po cka thotë lidhur me këtë post, mund të elxoni më poshtë në inetrvistën ekskluzive për  agjencinë informative kombëtare «Presheva Jonë».

Presheva Jonë : znj.Tpalli  keni hampur Samitin botëror në Gjenevë si nënkryetar e Unionin Ndërkombëtarë të Parlamentarve  botëror. Në fjalimin tuaj para parlamentarëve dhe senatorëve botëror në Kombet e Bashkuara në Gjenevë keni folur edhe për Kosoven. Mund të na thoni me konkretisht cfarë thatë në OKB për Kosovën, ku ju thyer rekordin nga liderët shqiptarë në lobimin pro njohjes së pamvarësisë së Kosovës ?

 

 
 
SHQIPËRIA DHE KOSOVA JANË DËSHMUAR SE JANË FAKTOR STABILITETI NË BALLKAN


Jozefina TOPALLI:  Kjo konference ishte një mundësi e mire për të folur për progresin e Shqipërisë dhe veçanërisht për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe rritur numrin e vendeve edhe nga Afrika, Amerika latine Azia etj. Ishte një forum i jashtëzakonshëm, së pari për të folur për një Shqipëri që është e transformuar. Qëllimi kryesor, për të cilin unë isha këtu, është edhe çështja e Kosovës, pavarësia e të cilës, është një realitet i pakthyeshëm. sa i përket Kosovës, të prnaishmë ju konfirmova se  Kosova  2 vjet pas shpalljes së Pavarësisë po progreson shumë shpejt në një rajon stabël e në paqe. Shfrytëzoj rastin për të ftuar të gjithë ato vende, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta njohin shtetin më të ri të botës. Ai është një realitet i pakthyeshëm. Shqiptarët në Ballkan janë të vendosur të kontribuojnë në paqen e stabilitetin e Rajonit. Më shumë se askush tjetër, ne, shqiptarët të ndarë në katër shtete, jemi te vetëdijshëm se Evropa dhe integrimi janë progresi dhe e ardhmja jonë.  Pra, e shfrytëzova ratin në Gjenevë që dy ditë para verdiktit të GJND-së për të zhvilluar takime me krerët e parlamenteve europiane dhe Botërore. Qëllimi kryesor i takimeve veçanërisht me Kryetarët e parlamenteve të  Afrikës dhe Amerikës Latine ishte lobimi për njohjen e Kosovës dhe shtimi i numrit të vendeve që do të njohin pavarësinë e saj. Në Gjenevë po ashtu kam takuar sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon, Kryetarin e Parlamentit të Gjermanisë Lammert, të Kinës Egjiptit, Kanadasë etj. Njohja e Kosovës ishte temë kryesore e agjendës sime në këto takime të shumta. Njëkohësisisht, kam takuar po ashtu kryeparlamentaren e konfederates helevetike znj. Patricia Bruderer Wyss, sikur edhe presidenten znj.Michelinë Calmy-Rey  si dhe zyrtare tjere te qeverise zvicerane ku kane biseduar per progresin  ne Shqiperi, per punen e ne paralemntin shqiptare si dhe per intensifikimin e bashkepunimit me dyja paralamenteve atij shqiptare dhe te Zvcires..Në emrin të pasrlamenti që udhëheq unë dhe ne emër të shqiptarëve kam falenderuar qevritarët zvicerna pë rolin dhe kontribuit e viteve të fundit dhënë për Kosovën dhe Shqipërinë.
 


Intervistoi Nefail Maliqi

Presheva Jonë : Lidhur me zvhillimet në Kosovë dhe përreth saj, shumë diploamtë e ekspertë ndërkombëtar sa herë që fjalin  për Mitrovicën përmendin edhe Preshevën. Mendoi se edhe shqiptarët e Preshevës , Bujanocit dhe Medegjës duhet të gëzojnë të njejtin status, të njejtat të drejta sikur pakica serbe në Kosovë ?

 
Znj.Jozefina Topalli, presidente e ardhshme e Republikës së Shqipërisë ne bisede me  Nefail Maliqin, drejtor i agjencisë informative kombëtare „Presheva Jonë“

Jozefina TOPALLI: 
Historia për ne ka qënë e padrejtë, historia na ka borgj të madh neve shqiptarëve. Por, kam përshytpje se keto gaime ditë e sa vie po përmisohen. Kedmi përshtypjen se ngadalë, por me hapa të sogurt. Gjatë historirve ne nuk kemi kërkaur askujt tokën e huaj, ne vazhdimsiht kemi qenë të agresuar, sulmuar, kolonizuar nga të tjerët dhe m u për ektë sot ne shqiptarët shtiremik apo jemi të coptuar në katër shtete. Sot jemi në në periudhë, kohë kurrnjëherë më parë për shqiptarët qoftë në Shqipëri apo Kosovo, por edhe në Maqedoni dhe Mal të Zi. Sa i përket Preshevës si një zemër e shpitarisë në ballkan jam optimiste se edhe ketu kanë avancuar zhhviollimet edhe spe netyrfisht ka mbetur edhe shumë për t’u bindur. Beogradi deh serbët me Kosovën tashme janë bindur se me diskriminim dhe poltikë të dhunës Europa nuk do t’ia hap dyert. Prandaj edhe interesi i serbisë, deshi apo zdeshi është që të heq dorë nda diskriminimi i shqiptarëve në rajonine Preshvës, Bujanocit dhe Medvegjës, troje ketop të bamnuar me shqiptarë etnik. Natyrisht, nevioitet një tarjtim më korrket  edhe të shqiptarëve në Luginën e Preshevës sikur që posedojnë sot pakica serbe në Kosovë. Është epaparabnueshme të kerkosh dicka sot për dikë, për derisa, dikujt i cenon të njejtën gjë ?! Prandaj sot shqiptarët sikur në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë dhe Preshevë duhet dëshmuar se janë dhe mbeten faktor stabiliteti në rajon.
 
 
 Jozefina TOPALLIT,  ja kishte ndier zemra (të cilin sekret ja kumtoi «Presheva Jonë»)  se do të jetë së shpejti presidente e Shqipërisë
 
Presheva Jonë: Flitet e propagandohet per ndarjen e Kosoves e here per ndrrim territoresh. mendoni se Beogradi do t’ia arrije realizimit të skenarëve për “Serbine e Madhe” ?
 
Jozefina TOPALLI:  Ju siq e dini rajoni jonë ka vuajtuar nga sapastirmet etnike,  maskarat dhe gjeocidi serbe, në njërën anë dhe nga krimet dhe eprsekutimet e koministve ne vendin tonë, nga ana tjetër dhe keshtu ne shqiptarët ende sot e kesaj dite jetojmë në katër shtete. Dhe kjo është decenia e parë që vendi ynë jetonë në paqë dhe stabilitet për momentin ne dy shtete. Dhe mendoj se e ardhmërja e Kosovës e Shqipërisë madje edhe  e Serbisë, vendin tonë fqinjë, bashke me Preshevën  është Evropa dhe ky koncept i kësaj Evrope eshte e vetmja perpsktivë e rajoneve të ballkanit, sidomso e atyre vendeve të cilat kishin përjetuar dhunë dhe terror. Pra me ektë koncept të ri Evriopian, pretendimet e e beogrdait për relaizimin e “Serbisë së Madhe” tashmë kanë mbedut vetëm ëndrra apo vetëm parrullla që mund t’ipërdorin serbët sot për interesa të tyre. Ne  shqiptarët angazhohemi për një Evropë të madhe dhe ky është synimi ynë dhe i cdo shqiptarë që të integorhemi sa më parë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian. Për fund do të shtoja se është koha që edhe shqiptarët e Preshvës të kenë të drejtën e tyre të shkollohen dhe të bëhen akademik në vendin e tyre. Pra,  është koha për hapjen e një universiteti në Preshevë. Mendoj se ketë ide duhet përqafuar edhe Serbia , sepse nesër për shembull  edhe vetë Beogradi me mirë dhe më lehtë  e ka të zhivllonte dialog apo do të merrej vesh me akademik, njerëz të shkolluar se sa me njerëz të pa shkolluar.
 
 
 
JOZEFINA TOPALLI KËRKON UNIVERSITET PËR SHQIPTARËT E LUGINËS SË PRESHVËS
 
Presheva Jonë: Znj, kryetare Topalli  cfarë mund të na thoni për situatën aktuale në Luginëne  e Preshevës ?
 
Jozefina TOPALLI:  Unë nuk di a ka sot në botë ndonjë komb kështu  si ne i nderë në katër apo pesë shtete. Por duhet të kemi fat se sot koha po punon për shqiptaërët siq  thoshté presidenit ynë historik doktor Ibrahim Rugova. Unë kam rrespekt të madh ndaj liderëve të Luginës së Preshevës si ndaj zotit Riza Halimit, Ragmi Mustafës, Galip Beqirin, Nagip Arifit, Shaip Kamberi, Jonuz Musliut , Skender Destanit  etj..Mendoj se është një hap shumë pozitiv për prezencën e një shqiptari në parlamentin serbë në Beograd dhe mendoj se z.Halimi ka bërë dhe po bënë shumë në avancimin dhe realizimin e të drejtave kombëtare në këtë rajon. Më duhet të them se përfaqësuesit e Luginës duhet të heqin ndorë nga zënkat, nga interesat personale apo karrieriste. Ata  tërë energjinë dhe potencialin e tyre duhet përqëndruar në avancimin e proceseve demokratike dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve në këto troje etnike dhe ata më shumë të bashkëpunojnë me fakorin ndërkombëtar për realizimin e objektivave të irte për një ejtë më të mirë të kësaaj popullate nën adminsitrimin serbë.
 
 
 
TOPALLI: SHQIPËRISË NUK DO T’I DILTE KEQ SIKUR NJE DITE TË PROVONTE TË KETË NJË FEMER NË KRYE TË SHTETIT SHQIPTAR
Presheva Jonë: Dhe për fund znj.Topalli meqë deri dje keni qenë deputete, sot kryetare e Kuvendit të Shqiperise.. Pse nesër sqhipèëria t’mos e kete një femër presidente, në krye të shteti shqiptar .
Nese ju propozohet posti i presidentes se Shqipërisë a do ta pranonit ?
 
 
Jozefina TOPALLI: Per mua eshtë shumë me interes që Shipëria dhe shqiptarët të vazhdojë këtë rrugë të integrimeve euroatlnike dhe isnituicioneve tjera ndërkombëtare, dje në NATO  e nesër në familjen e madhe të BE-së.

Unë kam dashur dhe vazhdoj ta dua parlamentin, dua të mbetem parlamentare, por kjo nuk don të thotë përgjithmonë, sespe e ardhmja si në jetën private ashtu edhe në karrierë të sjellë surpiza. Edhe kjo ju që pyetni pë presidente e Shqipërisë, nuk i dihet, të së ardhmes. Shqipërisë nuk do t’i dilte keq, sikur  një ditë të provonte të ketë një femër në krye të shtetit shqiptarë  Por, për cdo funskion, sikur edhe për presidente  duhet t’ia lëmë kohës dhe popullit ata janë që do të vendosin dhe të zgjedhin njerëzit e merituar për të drejtuar shtetin shqiptar. Edhe nëse do të jem një ditë presidente e Shqipërisë, femra shqiptare ka dëshmuar edhe me herët se eshte e aftë të drejtoj me dinjitet një popull, një shtet, mjaftonë ta përkujtojmë mbretëresëh tonë Teutën.

 

 

Shortlink:

Posted by on 10/06/2012. Filed under Kryesore, Lajme. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Jozefina Topalli: Shqipërisë nuk do t’i dilte keq, sikur një ditë të provonte të ketë një femër në krye të shtetit shqiptar

  1. E nderuar Zonja Topalli,

    ju kishim ju si kandidate te denje per President te Shqiperise.
    Mjerisht kemi te bejme me nje opozite qe kundershton çdo gje dhe nuk jep mirekuptim per asnje propozim qe vjen nga pozita.

    Ju uroje suksese dhe shpresoje ashtu sikurse edhe juve, qe me se fundi te jete nje zonje ne krye te shtetit shqiptar ne 100 vjetorin e pavaresise.

    Profmedi
    11/06/2012 at 16:19
    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


+ 9 = 11

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Jepi Like 123albania.com