K.S.U.SH: Letër e Hapur drejtuar Kryeministrit të Rep. së Shqipërisë, z. Sali BERISHA dhe Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Edi RAMA

Filed under: KRYESORE |

  KESHILLI STUDENTOR

 

Universiteti i Shkodres Luigj Gurakuqi                                                                                                                                   


                                                                                                                                                                                                    Dt.03-06-2012


                                                                                                                                                    LETËR E HAPUR

  • Drejtuar:  Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Sali BERISHA dhe Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Edi RAMA

  • Lënda:  Për çështjen aktuale politike të zgjedhjes së Presidentit të Shqipërisë

Të nderuar z. Berisha dhe z. Rama,

E vlerësojmë maksimalisht takimin tuaj, i cili do të realizohet sonte në orët e darkës në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë këtyre ditëve, dhe përmes letrave të hapura që u kemi dërguar secilit nga ju, jeni njohur me përpjekjen tonë, e cila mes të tjerash synonte një takim mes opozitës dhe mazhorancës për të biseduar mbi gjetjen e një presidenti konsensual, e mbi të gjitha mishërues i vlerave kombëtare, intelektuale dhe morale.

Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) ju përgëzon për takimin tuaj, nga i cili qëndrojmë me shpresën se do të dilet në një zgjidhje të arsyeshme, atë që aq shumë e dëshiron dhe meriton, populli ynë shqiptar. Integrimi i mëtejshëm i vendit është në duart tuaja, dhe sonte gjithçka mund të finalizohet me sukses.

Ndoshta ky mesazh publik i ardhur nga zëri studentor, rinor dhe brezi i të ardhmes së këtij vendi, mund të zgjojë tek ju ndjenjat e një përgjegjësie edhe më të lartë. Sonte, kulti i harresës duhet të mbizotërojë si tek njëri ashtu dhe tek tjetri sa i takon konflikteve, fërkimeve dhe tensioneve politike. Mendoni vetëm kaq: ne, fëmijët tuaj, meritojmë një të ardhme europiane, ashtu si mjaft bashkëmoshatarë në vendet perëndimore demokratike. Përveç mbarë kombit shqiptar, edhe mjaft ndërkombëtarë e zyrtarë të huaj i kanë sytë në takimin tuaj, duke pritur nga ju një zgjidhje të pranueshme, nga e cila mund të arrihet shumë shpejt edhe integrimi i mëtejshëm europian.

Në këtë letër të hapur publike, ju drejtohemi me zemrën të ngrirë, duke pritur me ankth takimin tuaj dhe shpresuar që më në fund, klasa jonë politike është e aftë t’i japë vendit dhe popullit, të cilin përfaqëson, atë çka ai aq shumë e meriton: Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një president me konsensus të gjerë politik, përfaqësues i unitetit popullor dhe një individ me moral e integritet të lartë, një njeri me profil atdhetar.

Duke shpresuar dhe besuar në gjetjen e një zgjidhjeje sa më të drejtë dhe të pranueshme, po e mbyllim këtë letër të shkurtër.

 

 KRYETARI REDAN BUSHATI

                                                                                                                                                                         

 

 

Shortlink:

Posted by on 04/06/2012. Filed under KRYESORE. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


+ 6 = 13

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Jepi Like 123albania.com