Nano presion Ramës: Më kandido për president, ose bëj parti të re

Filed under: Kryesore |

Fatos Nano po luan të gjithë gurët në mënyrë që të jetë kandidati zyrtarë i Partisë Socialiste për postin e presidentit. Ish-kreu i kësaj partieduket se po i bën presion me një parti të re Ramës në mënyrë që ky i fundit të propozojë në tryezë me Berishën emrin e tij. Kandidati i vetëpropozuar për president, Fatos Nano ka nisur gjatë ditës së sotme takime intensive në zyrën e tij me ish-deputetë, ish-drejtues qendrore dhe lokale të PS, me drejtues e aktiviste të shoqërise civile si dhe me të rinj e të reja.  Koordinatori në lëvizjen e re të Fatos Nanos bëri të ditur se takimet janë fokusuar në shpjegimin dhe shkëmbimin e ideve dhe vizionit të Fatos Nanos në ambicien e tij për t’u vetëofruar për të shërbyer si President Republikës. Nga i njëjti burim, mësohet se, Fatos Nano ka shpjeguar se vetëofrimi i tij më së shumti ka synuar të piketohet me PS dhe kandidimi i tij të niset dhe të mbështetet nga PS kjo me arsyen sepse Fatos Nano ka qenë për 15 vjet kryetar i kësaj partie. “Në këto takime është folur edhe për ngurimin e gjatë të pakuptueshëm dhe të paarsyeshëm të Kryetarit të PS, Edi Rama, për ta mbështetur politikisht dhe me firma kandidimin e Fatos Nanos për President”, thanë burime.  “Në rast se Edi Rama nuk e mbështet Fatos Nanon në kandidimin për President, atëhere në këto takime u përcaktua gatishmëria për fillimin e përgatitjeve për një lëvizje të re politike përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që duan t’i dalin për zot fateve te Shqipërisë dhe që e duan Shqipërinë Europiane. U caktua edhe një grup pune që do të koordinojë përgatitjet e kësaj lëvizjeje që mund të fillojë pergatitjet që javën e ardhshme”, thanë zëra pranë lëvizjes së Nanos. Ndërkohë në media është folur [për një takim të Nanos me Ruçin, ku ish-kryetari ka bërë të qarta synimet e tij duke vënë në këtë mënyrë nën presion PS-ne.

MAPO

 

Shortlink:

Posted by on 02/06/2012. Filed under Kryesore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Nano presion Ramës: Më kandido për president, ose bëj parti të re

  1. Po shka u ba,po perseri ky mini i mullinit ne politike te larte a???!!
    O mjer Shqipnija n’dur t’kujt ka ra he mazamakeq,po a ke ky faqezi ce e hoqi foton e Gjergj Kastriotit prej zyres se tij pergjat takimit te ketij kopili me nje minister Turk??Po cfar tash ka ardhe me e hjek edhe statuen e tij prej sheshit,se kete mun e ban si kryetar i Albanistanit.A kan fun te kqijat per ket popull te shumvuajtur?????????????????????????????????

    alamet Zefit
    02/06/2012 at 20:33
    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


+ 1 = 3

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Jepi Like 123albania.com