Na kish humbur nga sytë Spartak Ngjela. Nuk është parë javët e fundit të frekuentojë studio televizive, të japë intervista për shtypin, të marrë pjesë në summit-et e opozitës; dhe sot është shfaqur me një intervistë jo fort pretencioze për Shqipin. Përse ka folur? Për argumentin e Presidentit, sigurisht. E në këtë mes, ka dhënë një konsideratë edhe për kandidatin e maxhorancës, Xhezair Zaganjorin. “Duhet të ketë mangësi në formim, përderisa ka pranuar të luajë këtë rol”, thotë ai fillimisht, duke besuar se Zaganjori është duke luajtur një rol. Dhe më poshtë jep një fakt që ilustron “personalitetin e tij të cënuar”. Është fjala për vendimin e Gjykatës Kushtettuese ,lidhur me marrëveshjen mbi kufijtë detarë mes Shqipërisë e Greqisë, ku Zaganjori – kështu thotë Ngjela (por edhe AKZ-ja) – nuk e ka bërë votën bashkë me shumicën, që e refuzoi atë marrëveshje.
Res Publica
Shortlink:
Recent Comments