Përkrenarja e Skënderbeut, Austria premton kthimin në Shqipëri

Filed under: Kryesore,Lajme |

100-vjetori  – Zv.kancelari austriak i premton kryediplomatit Haxhinasto për rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë

Ne shpresojmë që të sjellim në Shqipëri përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut. Do të bëjmë të gjitha rregullimet e rastit, me qëllim që veprimtaria e madhe e 28 Nëntorit të zhvillohet në Tiranë dhe unë do të përpiqem të marr pjesë
Nga Bledar Hoti
Austria i premton zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto, dërgimin në Shqipëri të përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut në prag të festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë. Premtimi është bërë nga zv.kancelari dhe ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger, në takimin që pati me homologun, Haxhinasto. “Qëndrimi i Austrisë dihet, ne mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ju keni dijeni për planin austriak. Ne mendojmë se 2020-a është viti kur të gjithë vendet e ndryshme të Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në BE, dhe hapi i afërt është marrja e statusit kandidat nga Shqipëria, çka ne e mbështesim plotësisht. Së dyti, ne biseduam për zhvillimet në Shqipëri. Unë urova për zgjedhjen e presidentit të ri. Sigurisht ai është një personalitet i mirënjohur, me karrierë politike dhe me mbështetje të madhe në Shqipëri. Ne vlerësojmë faktin që ai është tani presidenti i zgjedhur. Së treti, ne biseduam për zhvillimet e pritshme të vjeshtës. Ne shpresojmë që të sjellim në Shqipëri përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut. Do të bëjmë të gjitha rregullimet e rastit, me qëllim që veprimtaria e madhe e 28 Nëntorit të zhvillohet në Tiranë dhe unë do të përpiqem të marr pjesë. Do shoh se çfarë do ndodhë deri atëherë. Sigurisht që ka një bashkëpunim të gjatë dhe efektiv mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe ne dëshirojmë të vazhdojë”, tha Spindelegger. Kryediplomati shqiptar, nga ana e tij, ka falënderuar qeverinë austriake për ndihmën e dhënë ndaj Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, si dhe në bashkëpunimin e vyer në fushën ekonomike.
“Sikundër e tha dhe z. Spindelegger, ne kemi diskutuar edhe shumë evente që kemi këtë vit, 100-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Ne duam të përkujtojmë edhe rolin e jashtëzakonshëm të Austrisë për pavarësinë e Shqipërisë dhe ne besojmë se këtë vit duam të përkujtojmë atë që është bërë tashmë një marrëdhënie shumë e qëndrueshme dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Austrisë”, theksoi Haxhinasto. Ndërsa sa i përket shanseve të Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat, zv.kancelari austriak theksoi se “sigurisht mendoj që i takon gjithmonë vendeve të ndryshme të bëjnë përpjekjet e tyre dhe reformat. Por unë mendoj se Shqipëria po bën shumë. Ne e dimë se kjo është e nevojshme në Shqipëri për rrugën drejt Europës, por duhet të merreni brenda vendit me të gjitha partitë politike. E di që nuk është një punë e lehtë, por të jesh me më shumë mendje europiane, kjo është një histori shumë e mirë. Ne mbështesim plotësisht Shqipërinë. Unë mendoj se gjatë viteve të fundit ju keni bërë shumë përpjekje dhe po afroheni me dyert e Europës. Ne dëshirojmë t’i hapim ato nga brenda.

Shqip

Shortlink:

Posted by on 17/06/2012. Filed under Kryesore, Lajme. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

4 Responses to Përkrenarja e Skënderbeut, Austria premton kthimin në Shqipëri

  1. Me se fundi, qeveria e paska nji lidhje me histori te qendrushme.

    i
    18/06/2012 at 00:11
    Reply

  2. per mu asht gabim me pru shpaten edhe perkrenaren e gjergj kastriotit ne shqiper per arsye se nuk ka garanci per ruajtjen e tyre e dyta turko komunistet e shqiperise do ti grabisin ato e do ti perdorin per hajmali me mir te pushojne ne austri se atje jan me te sigurta

    ali baba me 40 hajdude
    18/06/2012 at 04:19
    Reply

  3. Ne Mirdite u paten gjete para pak vjetesh do shpata te nji shpelle.Kjo ndodhi kur po u bate autostrada Milot-Kukes.Firma turke,sipermarrse per ate sektor te rruges,mas gjetjes se shpatave i pat kshillue punetoret mos me e cile gojen per cka kishin gjete…U ba edhe nji reportazh per ket incident prej Top Channel(ne mos gabohem) si pat kene ne youtube deri vone…por askush nuk i ra mrapa…As qeveri,as prokurori…Ne Shqipni duket sikur vazhdimisht mbizotnojne forcat e zeza otomane-orientale per zhdukjen e cdo gjaje si tregon histori autentike shqiptar.Zoti e din cka mund te bahet me shpaten e perkrenaren e Kastriotit ba me u kthye ne Shqipni…Shpresojme si austriaket te dine me vnue kushte para se me veprue.

    Anton Shkodra
    18/06/2012 at 11:35
    Reply

  4. Une jam dakort me komentuesit e mesiperm. Ato dy relike te vyera jane me te sigurta aty ku jane! Zoti e di si mund te perfundojne po te vine ne Shqiperi. Duhet me krijuar nje peticion qe te mos sillen ketu.

    amy
    20/06/2012 at 21:17
    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


6 + 9 =

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Jepi Like 123albania.com