Nuk ka lexues që “kullot” nëpër Website dhe jo vetëm në to,që mos ketë dëgjuar për Reshat Kripën. Unë,së pari, e takova në Vlorë,këtë maj,kur u promovua libri i Luan Çipit .Atje dhe e lamë që do takoheshim. Takimet në Tiranë,zakonisht,i lë te “Grandkafe”,se atë e kam si me “tapi”. Të paktën,këto “tapi” m’i njohin edhe profesor Murat Gecaj aliaz Babushi,edhe Fiqoja nga Floqi,që,bashkë me devolliun Fuat Memeli,kanë zënë Amerikën. Atje u takova dhe me Reshatin. Në Vlorë i dhurova disa nga librat e mi.
dhe,kur u takuam tek “Grandi”,më dhuroi tri libra të tij:dy romane dhe një libër me kujtime:”Rini e copëtuar”.Ky libër me memuaret vetiake të autorit është si një fshat që duket:pra,nuk do kallauz! Reshat Kripa në këto kujtime vetiake tregon gjithë vuajtjet dhe persekutimet që ka hequr mbi kurriz,ai adoloshent:15-vjeçar dhe i vëllai,dhe,për rrjedhojë,e gjithë familja. Kur them gjithë familja,mos kujtoni se po egzagjeroj.Përkundrazi:nuk di në do jem i zoti që ta japë,ashtu si ai,gjithë këtë ferr të vërtetë.
* * *
Kur them në se”kobi që ra mbi këtë djalosh krejt të njomë,ra mbi gjithë familjen dhe të afërmit e tij,s’është se po bëj një shpikje”. Sado që analogjitë rrallë janë të qëlluara,por mendoj se nuk jam larg të vërtetës,se kobi që mbinte mbi iks person,qe me metastaza,më të keqe se kanceri;se nëse kanceri vret një njeri,kanceri made in komunist,i farkës së Enverit,vriste me të njjëjta përmasa,pothuaj gjithë familjen me kuç e me maç. Ndaj them që ajo thënia e Meternihut,që thoshte “Kur merr të ftohur Franca,teshtin tërë Europa”,sikur i rri shumë persekutimit enverian:arrestohej një dhe denigrohej dhe luftohej e gjithë familja.Qe një “ftomë” që goditi qindra familje.Dhe ashtu si rrufeja që godit drurët me lartësi më të madhe në një pyll,po kështu “rrufeja komuniste” goditi familjet që përbënin,pothuajëse,ajkën e Kombit. Golgotës ,para së gjithash,iu bën kurban:mëndjet e ndritura,klasat e pasura dhe familjet që,me djersën e ballit,jo vetëm kishin vënë kamje,por qenë kthyer si “punëdhënëse” për shumë familje të tjera. Një familje të tillë,që jetonte me djersën e ballit,kishte dhe Reshat Kripa. I ati i Reshatit qe investues,duke ndërtuar fabrika vaji,ai jo vetëm rriste të ardhurat për familjen,por punësonte sa e sa punëtorë duke u dhënë mundësinë dhe atyre për të mbajtur familjen.
* * *
Sado që nuk qe i përzier me luftën ,se Qazimi,i ati i Reshatit,qe një tregëtar që investonte,kur erdhën komunistët në fuqi,jo vetëm ia morën të tëra,por kërkonin nga ai vetëm florinj.E lanë pa shtëpi e katandi;i futën djalin,Agimin,në burg dhe në moshën 15-vjeç,pas Agimit dhe djalin tjetër,Reshatin. Për të gjithë ato që ka hequr në kurriz,në burg,tregon me gojën e tij vet Reshati.
Pra,kemi të bëjmë me ca “memuare” që nuk janë fryt i një pene imagjinare,por,përkudnrazi,me një dëshmi auetentike dhe të prekshme.
E veçanta në këto memuare të autorit,është fakti se në to,nuk ka “”rrahje gjoksi” ku t’i thuret poezi vetes,por duke treguar thjesht,parakalojnë para nesh,plot nga ata që provuan këtë”golgotë”nga më të zezat në gjithë vëndet e lindjes.
Në këto memuare,gjen sadizmin e gjithë stafit të sigurimit apo gjithë personelin që i shërbente kësaj makine made in Gëbels,por,në të njëjtën kohë,gjen dhe qëndresën burrërore të dhjetra e dhjetra personazheve,që,autori,na i sjell para sysh. Kur e lexova -nuk të lë ta lëshosh nga dora- nuk di pse m’u kujtua shprehja e nobelistit Anatol Frans që thotë diku:-Atje ku është vuajtja dhe mundimi,atje është fitorja dhe guximi “.Dhe bindesh për këtë kur shikon me të vërtetë skena rrëngjethëse: një i burgosur është në gjëndje alivani,por satanai (oficeri që shërbente )urdhëron që,ashtu i alivanosur të çohet e të shtyj karrocën dhe,kur ky nuk mundet,bisha urdhëron që ta mbulojnë me dhe të gjallë. Dhe,sado sadist e i egër,ky urdhër u “zbatua” sa për sy e faqe,se solidariteti i të burgosurëve,qe më i fuqishëm.
Autori e i ka quajtur “memuaret” e tij:Rini e copëtuar ! Dhe ka të drejtë.Reshat Kripës ia vranë rininë. Ky nxënës shkolle që njihte vetëm notën më të lartë në atë kohë,pesën, u prangos kur qe 15-vjeçar,se e kuptonte më mirë se kushdo,se qe i lirë,po i prangosur,ndaj me dy shokë vunë trakte kundër regjimit.
* * *
Në këto vitet e postdemokrcisë janë shkruar shumë memuare.Disa prej tyre,janë si autolakim apo një narcizizëm i kulluar për autorët e memuarëve.Tek ky “memuar”-me të drejtë e quaj kështu-ka një dallim cilësor.Autori ka ditur ta hedhë “kripën” me karar.Duke treguar për jetën e tij,ai sjell para nesh një galeri të tërë personazhesh,prej të cilëve ke seç mëson.Atje gjen solidarietin vëllazëror të shokëve të qelisë apo dhe më tej:në kampe. Duke lexuar,shikon jo vetëm “rritjen”shpirtërore të këtij adoloshenti,por,përgjithësisht,të gjithë atyre që fati i zi i goditi për arsye nga më përçudet. S’ke si mos ndalesh në pasazhe të dramave familajre,si ajo e Vjollcës;e shokut të burgut,Jorgos. E atij plakut nga Dukati që është si një “orakull” i vërtetë;i skenave të postluftës së klasës,edhe pas daljes nga burgu. Skena e dasmës ku miku “partiak” kondicionon dëbimin e të atit dhe xhaxhaittë Reshatit,është sa e pështirë,po dhe aq domethënëse. Por kësaj ndotjeje “klasore”,i kundërvihet një Fatushe me halle.Them se ka të drejtë,autori,që e ka veçuar Fatushen. Ajo,sado pak zë vënd në memuare,po më duket sikur është një kapedane që nuk i bën tërrë syri. Ka një guxim që të shtyn që për të të thurësh këngë.Nuk ishte lehtë të sfidoje përbindshat aq të indoktrinuar të asaj kohe.
Në memuare ka shumë personazhe që të bëjnë për vete (padyshimqë kjo ëhtë meritë e autorit ),por unë nuk ka si mos veçoj atë të doktor Isuf Hysenebgasit. Ai del në memuare si një humanist i madh që betiimn e Hipokratit e ka kthyer në vepër. Ndërhyn fuqimisht,për t’ua bërë më të lehtë vuajtjet bashkëvujatjsve të vet,por,në po e veçoj,kam dhe një arsye tjetër,pak më madhore: kur e kanë arresturar,ka qenë i lidhur me një dorë me të ndjerin xhaxhan tim,juristin Hilmi Hysi,të cilin diktatura e pushkatoi 35-vjeç me grupin dytë të deputetëve me Riza Danin e Co..,,kurse dr Isufin,një nga otojatrit më në zë në Shqipëri,e dënoi me 25 vjet burg.
* * *
Në mbyllje,autori bën shënmin shumë kuptimplot: Ne mbijetuam ,por nuk jetuam ! Unë do të shtoja: nga ky mbijetim made in Reshta Kripa e Co…,ke seç mëson.Nuk ka leksion më të bukur ku mëson se si ta duash Atdhenë,Njerzit e ndershëm dhe,mbi të gjitha,merr atë leksion par exelencë:kurrë mos u ktheftë ajo kohë.
Reshat Kripës,këtij “djaloshi” 76 vjeçar,që është i fortë si një dru thane,jo vetëm i uroj jetë të gjatë,por dhe krijimtari të vlefshme si këto memaura me kaq vlerë.
Tiranë, 16 qershor 2012
Shortlink:
Posted by Redaksia
on 17/06/2012. Filed under Kulturë.
You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0.
You can leave a response or trackback to this entry
Recent Comments