*Janë shkatrruar varret e Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Shote Galicës,Bajram Currit,Mic Sokolit,Çeriz Topullit,Mihal Gramenos…
* Ne 100 vjetorin e Pavarsise nuk guxon ta gjej Hasan Prishtinen pa varr,sepse do te klith shpiti i Tij
*Naum Disho, ne pike te dites shkatrron varret ne Boboshtice dhe ia mbadh ne Greqi pa therre ne kembe *Mjerisht duhet pranuar se na mungon vetedija njerzore dhe kombëtare
*Kohë më parë, në Berlin të Gjermanisë,një vizitor nga busti theu koken e Adolf Hitlerit,u morren një serë masash,autori u vu në pranga,roja u shkarkua,drejtori iu dha verejtja e fundit u bë hallakamë…
Në Shqiperi, koheve të fundit, janë ngritur ca lugeter taman kur bie zymtesia, duke berë hata te llahtarshme nepër varret e Deshmorëve të Kombit. Vampiret e hallakatur qellimisht në nishan e kanë vurë palcën e kombit,qe luftuan kunder Derguteve,krajlve sllavojugor, nazizmit hitlerian dhe fazhismit te Duçës. Luftuan kunder çdo pushtuesi qe kishin oreks të perbinin Shqiperin me tokë e me det. Keta ishin ata burra që i dolen Zot kombit dhe mu per këtë vendi ynë quhet SHQIPERI E NE SHQIPETAR.
Kjo dorë e zezë mallkuar qoftë, dalin naten qe çdo merrë një pamje të trishtuar, i turren varrezave te deshmoreve të kombit dhe me inatin e kaurrit i bejnë copë-copë.
Në radhë të parë, ky është akt antinjerzor që tejkalon elementet e kultures njerzore dhe shqiptare. Pra, kjo veper e shemtuar është e ndaluar me burrëni,kanun, me komb e me fe.
Në boten e qytetruar, aty ku jetojnë njerzë dhe jo kafshë,bile edhe ne vendet ku kanë sunduar edhe diktatoret me të pashpirt, i shkulin bustet dhe eshtrat dhe i´a dorzojne shtetit tjeter me ceromoni dhe perfundojn ne Muze qe i mbulon pluhuri.
Nderkaq, te ne, deri me tani vampiret nuk u zbuluan. Ç´është e verteta, në Boboshticë, në pikë te dites, doli një vampir Naum Disho e quajn. Kërdi bëri kerdi ne varrezat tona. Shteti ynë bëri sehir. E denuan sa per sy e faqe vetem me një vit burg. Por, asnjë minutë nuk vajti në hapsane. Iku. I´a mbathi me veturë luksoze ne shtetin fqinj helen. Policia jonë mbeti me gishta në gojë. Turp!
Vasil Bolano, Naum Disho, Janullutosi dhe pasardhesit e Napoleon Zverkes, ben gosti me violinë dhe shkuan me larg e shpallen hero ketë halabak, kete taravol…
Njeriu i shendosh me mend ne kokë duhet të ketë tejet respekt per varret. Varret nuk flasin dhe as „xhevap“ nuk te japin. Lidhur me këtë dua te tregoj një vaki: „ Dikur moti, duke e ngare veturen nga Prizreni per ne Zhur, brenda degjoja muzikë. Në të hyrë permes varreve „te zabeli i kulles“, babai im ndjesë pastë me terhoqi verejtjen:
Reshat,biri im, saherë qe te hyni në varresa ndalne muziken sepse nderoni dhe respektoni varret,respektoni te vdekurit,qofshin muslimane qofshin te krishterë…“ Dhe qe nga ajo kohë me fanatizem mbajë ketë respekt te pathyeshem.
Shih per ketë, vandalet te pashpirt, të pakulturë, fare nuk zgjedhin mjete per te dermuar varret bile edhe te Deshmoreve te Kombit. Keta hajvan do t´i porosisja te lexojne se cka shkruan Filip Shiroka:… shko dallandyshe te varri i nanes e i babes…
Njeriu ne te parë mendon se autoret vandal janë armiq. S´ka fije dyshimi si rasti i bandes greke qe drejtohej nga Bolano,Geixh… Por, mjerisht eshtë mjaftë brengosese si rasti ne Shkodër, Kukës, Gjirokater,Korçë…
Varrezat e Deshmoreve ne Korçë janë demtuar aq sa në siperfaqe kanë dal eshtrat. Vallja kanibale me eshtrat e të vdekurve me ka brengos shumë me sa vijon:
Heroina Shota Galica, e lene ne harresë. E kanëmbuluar plehërat ne një cep të Fushë Krujes. Qerimja, gruaja e Azem Galices, i morri 40 aksione luftarake kunder shkaut ne Dukagjin, Drenicë…
Varri i Bajram Currit ne Tropojë i coptuar si me keq…
Varri i Isa Boletinit ndonese pa eshtra i thyerë kater anesh. Isa Boletini,atdhetar i shquar,strateg popullor,organizator dhe udheheqes i levizjeve per çlirim e bashkim kombetar. Isai qe ne moshen 17 vjeçare morri pjesë si luftetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ne betejen e Slivoves kunder forcave osmane. Kunder nderhyrjes se Serbisë.Malit te Zi,Rusisë,Austro-Hungarisë në Shqiperi. Ne ditet e Pavarsisë,ne krye te perfaqesuesve te Kosovës, u ndodh perkrah Ismail Qemalit…
Edhe varri i Mic Sokolit që perballoi gryken e topit i thyerë nga dora e zezë vandale. Tropojani Mic Sokoli,ishte luftetar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Luftoi kunder Mehmet Ali Pashes,Dervish Pashes ku dhe u vu gjoksin topit…
Nderkaq, te varri i Asim Vokshit vetem dy-tri shkronja lexohen…
Çuditerisht, ne Kukës,varri i patriotit te shquar Hasan Prishtina u thye disa herë. Me duket e tepert te flasim me tej per ketë patriot dhe rolin e Tij ne Konkresin e Lushnjës dhe qe terë pasurin i´a fali atdheut dhe si pasuri kombetare i mbeti vetem nje varr…
Në 100 vjetorin e Pavarsisë nuk guxon të gjej Hasan Prishtinen pa varre sepse DO TË KLITH SHPIRTI I TIJ…
Dihet se Hasan Prishtina u vra ne Selanik nga tradhtari i kombit Ibrahim Çela dhe tani per se vdekuri po vritet NË ZEMËR TË LUMËS. MJERIM!
Në djepin e kultures, Shkoder, Varri i Migjenit,Vaso Pashos, Luigj Gurakuqit, tymosin plehrat…
Në Gjirokaster, tre herë janë thyer, janë lekunder eshtrat nga sulmet barbare QË KANË GUXUAR TË VENË DORË NË VARRET E ÇERÇIZ E BAJO TOPULLIT, ANDON ZAKO ÇAJUPIT. KOTI HOXHIT DHE PANDELI SOTIRIT.
Çerçizi,udheheqes i luftes se armatosur te cetave kunder sunduesve osmanë per çlirimin kombetar të vendit… Poashtu ishte ne sherbim te qeverisë se Ismail Qemali…
Në Korçë, varri i Pandeli Çelos e Mihal Gramenos,perpos varreve te gjymtuara edhe shkronjat nuk lexohen…
Mihal Grameno, ishte nder ata qe ngriti flamurin në Vlorë me 1912…
Në Elbasan, Aqif Pashë Biçakçiu-Elbasani,ishte bashkepunetor i Ismail Qemalit,varri eshtë në harresë totale. Turp!
Shtrohet një pyetje e thjeshtë dhe logjike: A e meritojn ketë masaker keta patriot? Ku është dora e shetit?
Kjo qe po ndodh nuk duhet te ndodh,por qe te mos ndodh ne te ardhmen ne radhe te parë, duhet te vetediesohemi moralisht e kombtarisht dhe se dyti, te gjithë autoret vandal, qe dalin si lugeter duhet te vehen ne pranga dhe te marrin denimin e merituar, kjo dore e zezë…
Shortlink:
Shume i nderuari z. Reshat Badallaj, shkrimin e lexova me shume vemendje dhe me beso nuk jam fare e qet. Si mund te ndodh kjo te ne shqiptaret. Se pari me varret dhe se dyte se kush jane ne ata varre.
Te pergzoj per shkrim qe vertet meriton te lexohet… Meri
Mirveti
16/06/2012 at 13:02
Turp me te padh nuk paska. Reshat Badallaj urime per kete shkrim shume te mire,por me beso se nuk po ju besoj syve se cka po lexoje. Ku eshte policia? A mund te jete ndoni spiun ose serb,grek po e pyes veten dhe pastaj po ndalem, po plehrat nuk po qet as greku e as serbi…
Shkelzeni
16/06/2012 at 13:22
Turp per te gjithe idiotet qe shkatrrojne varret dhe turp per shtetin shqiptar
Avniu
18/06/2012 at 09:57
PERSE NE KOHEN E ENVER HOXHES NUK KANE GUXUAR PER TI PRISHUR…ß
AZEMI
18/06/2012 at 10:17
Nuk mund ti besoj kultures shqiptare por ja qe eshte shume e vertete.E di qe edhe kafshet jane te kujdeshem kur te hyne ne varre. Turpi me i madh bie mbi policine,qeverin dhe Sali BERISHEN. Shkrimi eshte i shkelqyere dhe vlene te lexohet,shkrim shume me vend. Sepse nga nje here po na rezervojn shkrime shume bajate,ca shkrime te s.nengures etj etj
BARIU
18/06/2012 at 15:30
Zoteri Reshat kete shkrim e keni shkruar per patriot dhe per burra te kombit,por ta dini nje gje, ku e kuptojne rinia e tashme atje, a e keni ve re kur therrasin O Geri,o Olsi,AMi o Xhesi… po cka ju intereson ketyre atdheu o RESHAT BADALLAJ…!
Luani
18/06/2012 at 20:12
Kush duhet ti meremetoj varret? Qeveria apo ndonje aksion te merret perndryshe nhjuk duhet lene te shkatrruar. Reshat Te lumte! Zia
Zijadini
19/06/2012 at 09:49
Te pergezoje per kete shkrim te shkelqyer zoti Badallaj. Me rendesi eshte ku te ka vajtur mendja. Keto gjera ndodhin vetem te ne shqiptaret..,
Miri
Valmiri
20/06/2012 at 09:48
Zoteri Reshat Badallaj, shkrimin e lexova por me beso se une nuk po i besoj syve te mij. Serbia dikur thyente bustet neper shkollat tona. Por se kjo ndodh ne zemer te Shqiperise kurre nuk e kam besuar. Por ja cka spo ndodhka.
Ty te pergzoj shume se ku ke dijt me u fokusua…
Te pershendes, KIMI
Bashkimi
20/06/2012 at 20:16
KETA JANE KRIMINEL DHE TRADHTARE TE PAGUAR
FLUTURA
09/07/2012 at 10:18
A JE GJALLE O RESHAT BADALLAJ APO JE NE PUSHIME ME THANE NE KOSOVE QE KIJE DARSEM E PER HAJR TE QOFTE PO JEMI SMESUE ME SHKRIMET TUAJA TE FALA SHUME MERI
mirveti
30/08/2012 at 20:22