Reshat Badallaj: U shua Ferid Zhuri

Filed under: Personalitete |

 

FERID ZHURI

Feridi ishte veprimtar i rrafshit kombëtar dhe anetar besnik i Shoqatës Atdhetare „Gryka e Lumës“

Do t´i ngelnim borxh poqese nuk do të shruanim

Lus të gjithë lexuesit që për shpirt të Tij, të shperndani këtë shkrim

Ferid Ajazaj, që në Diasporë njihet si Ferid Zhuri, nuk bëri vetvrasje e as që e vrau kush,siq e perhapen lajmin disa shpirtkeqinj,por, Feridi pati sulm vdekjeprures në tru…

Na la sofrën thatë

 

Nga RESHAT BADALLAJ

 

 

Shpeshherë më ka ra hise të shkruaj për Dëshmoret e Kombit,por kesaj radhe jam i detyruar të i´u kerkoi ndjesë lexuesve sepse po iu shkruaj per mort, per Feridin.

 

Kush ishte Feridi?

Në një shtëpi rrëzë malit të veshur me shkozë, të „bokës se Ajazëve“, në fshatin Zhur, 47-të vjet më parë,pikërisht me 6 dhjetor, nga babai Selim dhe nena Ismete,lindi femija i dytë sipas radhes,pas Imerit, Feridi.

Kur i ra koka per tokë, Feridit,vaji i parë foshnjarak u shoqerua me krisma pushkësh. Selimi i Imerit,mustaqekuq ishte gezuar tejmase qe këti fisi i´u shtua edhe një mashkull edhe nje krah edhe një argat per punë siq thonin dikur moti.

Siç tregonte nena e Tij Ismetja, Feridi kishte lindur teper i shendosh, qe nga mundimet e kishte prurë buzë varrit. Dhe vertet u burrënua para kohe taman si burrat e lashtësisë. Zoti i Madh i fali shnet dhe shtat si „div“.

Xha Selimi dhe nenë Ismetja,linden gjashtë femijë; tre djem e tri vajza. Vajzat ishin te derës huaj dhe nje nga një i´a lanë shënden pragut të shtëpisë. Jo per të ilustruar këtë shkrim dhe si e kemi zanat ne te shkruajm mirë vetem kur të ndrron jetë njeriu, por te gjashtë femijet ishin me të edukuarit jo vetem ne lagjen e tyre,por ne terë rrethinen ishin shembull.

Shih për ketë, Feridi ishte me i dalluar. I urtë,zemer mirë, dorëlirë e mbi te gjitha trim. Por, doren ne zemer e kishte një te keqe „ishte e zeza e vetit e emira dynjasë“…

Feridi, ne Zhur, ishte berë halë në sy të milicisë serbo-çetnike,keshtu qe detyrohet te migroje jashtë Kosoves dhe ate në Hanover te Gjermanisë, te xhaxhai i Tij Rafeti.

Herë punonte e herë pa punë,gjithmonë i shkreti pati problem me letra. Punoi punet me te renda, si; enëlares,punëtor krahu neper fushat e Hanoverit, ne panxhar,spinat,luleshtrydha, rojtar neper dyerë të shitoreve dhe discotekave te ndryshme,per te siguruar kafshaten e gojës per tre djemë e per gruan qe e kishte lenë në Zhur. Jetoi gjithmonë fikall vetem,me mendime, me stres,halle e derte…

 

Roli i Feridit në çeshtjen kombëtare

 

Me themelimin e Shoqates Atdhetare „Gryka e Lumës“ në Hanover te Gjermanisë, kemi shkruar disa herë qe ka qenë shoqata atdhetare në binaret e lufes, në binaret e UÇK-ës, e assesi në linjen e politikes poshtruese e nenqmuese qe nuk e njeh historia shqiptare nga njemije e njeqind luftera kunder pushtuesve, Feridi u be anetar i saj.

Shih per ketë, një kopuk, një hajn,një hajvan,një dilinxhi dhe mbi të gjitha një idiot, i fshatit tonë, i paguar nga qarqe të ndryshme,kishte tentuar per t´i nderruar udhë Feridit dhe per te perçar shoqaten. Ky zagar, qe leu rrugeve te Hanoverit, kishte qenë i pafuqishem qe ta lekund Feridin,sepse Feridi ishte ne udhën e drejt e i palekunder. Duke parë vendosmerin e Feridit, langoi i turperuar futi bishtin nder vegë dhe theu qafën…

Feridi thoshte:“ Letra nuk kam,kush me dergon deri ne Shqiperi dhe ne Kosovë, pra në luftë ja ku me keni. Unë nuk dua fjalë -Para, femijte e mi i le pa bukë dhe i ndaj per luftë…

Edhe pse vellau i Feridit, Shefketi që njihet nga anet tona me nofken „Gogi“ ishte në frontin e luftes. Gogi, ne oret e para e kishte kapur mamzerren e krahut dhe ja kishte dhenë malit kunder shkaut. Kishte luftuar taman si Mic Sokoli. Nuk e kishin trembur as topat e gjylet sllavo-ruse…

Xha Selimi nga dy djem, Feridi ne Diasporë i dhenë në rrafshin kombëtar, Shefketi „Gogi“ në luftë, se Imeri ka kohë që kishte humbur pa shej e nishan dhe domosdoshmerisht jam i detyruar te them se kishte familje qe ne shtepi kishte nga pesë-gjashtë „gomer“ dhe as atje ne luftë dhe në Diasporë ishi të vdekur fare. Dhe pa fije turpi thonë unë jam shqiptar. Si je?

Lidhur me ketë me suall verdallë politika e Franjo Tuxhmanit,qe e them publikisht qe jam ithetar i tij, Perse…?

Pasi mbaroi lufta, Tuxhmani angazhoi policinë në kufi. Kur hyri kroati e pyeten:Ku shkon? Ne shtepi. Ne rregull! -Po a keni luftuar ne ketë vend apo keni dhenë mjete per kete vend…

Po. Pasi eshte vertetuar. Eshtë lejuar duke i thenë se ju keni hise në ketë vend. Perndryshe per ata qe vetem lehin, policia ne kufi ju tha: Prap! Shporruni në rotë satames, se ju nuk keni vend e hise ne ketë tokë. Shporruni tradhtare…!?

Nderkaq, te ne zagaret dhe langojtë e Titos,pa marre thonë se ne jemi shqiptar, zë ngoje; Kosoven,flamurin,Shqiperinë,bile edhe kombin… Ose: ka te atill që thonë i kanë vrarë,e kanë vrarë… Pse deshe zoterote tradhtaret e kombit dhe bashkepunetoret serbo-cetnik me lule te shperblehen!?

Si vdiç FERID ZHURI?

Të shtunen,pas dite te dates 16 qershor, Feridi si gjithmonë kishte dalur ne qytet. Ishte takuar me Aliun dhe Sejdi Morinen. Pasi kishte pirë një kafe, nuk e kishte ndierë vetin mirë dhe ishte kthyerë prap ne shtepi. Pas një ore dikush e telefonon Aliun dhe Sejdiun po jo edhe ndihmen e shpejt, se Feridi eshtë i shtrirë ne dysheme. Me vrap shkon Aliu,Senadi dhe e gjene Feridin. Ne ketë mbremje,bie telefoni ne shtepinë time, te Arbëri,djali im i madhi, qe ishte shoqeruar me shumë se një decenie. Djali, ndryshoi pamje u pergjigj quditeshem dhe pa nje pa dy i tha Bardhit,poashtu djalit tem te dytë. Bardh, bere gati veturen se Feridi eshte ne spital dhe qenka ne rrezik jete. “Çka thue ti mor dhe aje ne vete une nderhyra”. Po,po, bush Feridi po vdes. Iken si vetetima! Pas nja një ore me telefonoi Arberi me zëvaji te drithur. BUSH, FERIDI VDIÇ!!!

A je ne terezi i thash. Nuk po them unë o bush.Mjeku tha a eshtë dikush prej familjes te nenshkruaj me ia hjek mjete, se ky eshtë i vdekur. Sipas kanunit i thash, se ju jeni te rinj dhe mos hapni lajm per mort deri sa e ka frymen dhe nuk hapet varr pa ardhur kufoma…

E pritem Arberin. Erdhi ne ora 02 e 15 dhe na tregoi fije per pe, per kete kob. Ne spital ishin; Arbëri,Sejdiu, Aliu,Shqiproni, Besniku,Senadi,Iliri,ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare te Kosoves,njeren kembe e kishte lene ne luftë,per ti dhene ndihme Feridit. Kerkojm ndjesë poqese nuk e mbajm mend ndonjë emer.

-Te nesermen,ne fakt pas tri oresh me telefonoi Myzaferi (Biza)dhe tha: la Resh, Feridi ka vdek! Me tregoi Arbëri dhe jemi pa gjum terë naten. Morra; gruan dhe dy djemte dhe ja mesym konakut te Rafetit,sipas zakonit. Doli nusja e Calit dhe tha kanë ikur ne spital…

Në spital kishte renë zymtesia

Kur hym në spital me dy djemt u ngjitem në katin e parë dhe u ngriten në kembë;Rafeti,xhaxhai i Feridit, Biza,djali i Rafetit,Lumi,nipi i tij,Shqiproni,komshi,Aliu dhe Senadi,shoket…

Çka t´ju them?

Isha pergatitur me kohë. T´ju them ngushllime ose si themi ne ne Zhur:A u merzitet per Feridin dhe Zoti ju lashte shnosh dhe benu burra te fortë… Nuk ju thash se Feridi akoma merrte frymë,ndonese me frymarrje artificiale… Të gjithë ishin hijerendë, në koridor kishte renë zymtësia. Ju drejtova Rafetit, si beri Feridi? Plasem te gjithë në vaj. Thonë se nuk qahen burrat, nuk qahen trimat.

Nuk e di ose nuk ishem burra ose na tradhtuan lotet qahem te gjithe me lot e me zë. Befas zbriti mjeku. Na pa te perlotur dhe tha (origjinal):Çka e keni këtë? I treguam dhe vazhdoi: Me keqardhje ju them por ky njeri eshtë i vdekur dhe kush nenshkruan me ia hjek mjetet dhe me ia ia marre organet se eshte i shendosh. Xha Rafeti tha se mjetet te mos hiqen dhe nuk guxon askush me prek me brisk me ia marre nje grim mish. Mjeku vazhdoi se ne pas njezetekater oreve ia hjekim vet. Dhe kush do me ia dhene lamtumiren e fundit hyni ne dy Gruppe. – Xha Rafeti hyri me grupin e parë. Dolen me vaj! Ne grupin e dytë hyra unë,Biza,Shqiproni,Aliu dhe Senadi, boshnjak,shok i punes, qante me shumë se na…

Biza, i tha me lote ne sy: O Ferid,Ferid! Fol o lal,Biza jam. Kqyr la Reshat ka ardh… Oh, kuku bre. Na qanim me Aliun, Shqiperonin dhe Senadin. Ju afrova unë ja ledhatova ballin. Merrte fryme lehtë, një gotë te mbushur me uje artificial pikonte shumë ngadal,automati framarrjes leviste poshte e lartë dhe ndonjehere rrallë bente tyyyyt. Ballin dhe krahrorin e kishte pak te ftohur,mbi syrin e majtë dhe nen e kishte te lenduar qe kishte ra mbi tavolin dhe e kishte thyerë. I´a preka kembet, ishte me dy jorgana i mbuluar,kembet i kishte valë dhe reagoi dhe ai mjeti e pash qe tregoi numrin 13. Shqiproni tha:Jepnja hallallin! Mos se na degjon dhe thash more burra po a jam unë në terezi. Levizi me te madhe e thuhet ka vdekur. Unë isha gabim. Kur zbritem. Biza i tha xha Rafetit:Babë, kur e preki la Reshat,Feridi levizi. Mirepo,mjeku tha. Sulmi ia ka perfshi te terë trurin dhe posa t´ia hjekim mjetet ky vdes dhe do t´iu lajmrojm edhe njeherë…

Në oborr, bertiti Rafeti,oh,kuku qysh do ta qojm xheneza gjithe kete Ferid bre…

Dhe pas tri oreve njoftimi zyrtar i mjekut qe ia hoqem mjetet dhe „Leider ist Herr Ferid Ajazaj jetzt tod“-fatekeqesisht zoteri Ferid Ajazaj tani eshtë i vdekur… O Zot i Madh! Si te lajmrojm në Zhur. Nonen e baben gjalle. Po motrat e shkreta…

U trazua Evropa, Mitati nga Zvicra,Mexhidi nga Sllovenia,Besniku nga Shtutgarti… Me dergonin letra dhe ne f.book.

Te gjithë u interesuam si ta percjellim kufomen. Te nesermen erdhen e morren. Te fundit u ndanë: Sejda, Arbëri, Lumi qe u alivanos dhe mbeti ne spital. Xha Rafeti,kishte ikur per ne Zvicra dhe nga atje per ne Zhur,per ti pergatitur njerzit e shtepise…

Unë me vete thash: Zhur, pergatitu per ketë kob,per ketë mortë. Po ia dergojm Feridin te pashpirt. Nuk do ti thotë nenë Ismetes, ate ka marre malli per mu… Feridi, me nuk flet dhe as xhevap nuk ju kthen. As djemeve nuk do te ju thote se a ju ka marre malli per mu qe kater vjet nuk ju kam puth dhe benja hallall babes, qe kam jetuar me stres vetem per ju e per gruan… Po motrave qe i deshe shumë…Secila bjeshkë e di barren e vetë…

Pasi e percollem nga shtrati i vdekjes,unë bisedova me Sejden qe e gjeti i pari: Feridi,kishte ra ne tavolinen e dhomes,e kishte thyere nga pesha, i kishte shkyere kemishen e pullat nga sikleti , shkume nxjerrte nga goja, por gjalle ishte e lajmruam ndihmen e shpejte dhe erdhi menjehere…“

Pra, turp dhe gjynah eshtë te shpifet per vdekjen e keti atdhetari se Zot kemi dhe lendoni familjen e Tij,lendoni shpirtin e tij. Lene te pushoj i qetë, siq ishte…

Feridin,as se vrau kush dhe as veten nuk e vrau,Vdic nga Zoti qe na LA SOFRËN THATË. Dhe ju more zagarë te pushtuesit

mos propagandoni si shpendkeqe.Ka te ngjare se kete turp e benë ai hajvani qe propagandonte per shoqaten,kombin,UÇK-ën. Ketë e larguam at botë si nje qen dhe me te drejt thuhet qeni nuk e le pa henger m…

Vorrimi i Feridit ne Zhur, u be madheshtor. Moren pjesë me mijra njerze nga te gjitha trojet dhe nga Shqiperia.

Ne emer te shoqates atdhetare „Gryka e Lumës“ me seli ne Hanover dhe ne emer te familjes se Feridit, ju falenderojm te gjithë ata, qe u angazhuen dhe kontribuan per Feridin…

Benja hallallë burra…!

I QOFTË I LEHTË DHEU I SHQIPËRISË SË BASHKUAR!

Shortlink:

Posted by on 26/06/2012. Filed under Personalitete. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

11 Responses to Reshat Badallaj: U shua Ferid Zhuri

  1. Shume i nderuari gazetari, RESHAT BADALLAJ, e lexova shkrimin dhe me beso se qava me lot. Oh, nanen e baben gjalle i paska. Edhe nje here te lumte!
    AZI

    AZEMINJA
    27/06/2012 at 10:02
    Reply

  2. Ngushllime Juve zoteri gazetar dhe familjes se tij. Ishalla nanes dhe babes zoti ja shton gajretin. Dita

    AFERDITA
    27/06/2012 at 10:23
    Reply

  3. Ah Ferid e burre se mi thave krahet. Po ti mor Reshat ati she kon Filip Shiroka kaq dhimshen paske shkrue po ku ka burre nane qe nuk qane. Ngushllime ty si kryetar i shoqates dhe familjes. Avniu

    Avniu
    27/06/2012 at 10:31
    Reply

  4. Ngushllimet tona me te thella. Luani me disa shoke

    Luani
    27/06/2012 at 15:15
    Reply

  5. Ngushllimet tona familjare,e mos u merzitni se Zoti e ka shkrue
    Lindita me familje

    Limdita
    27/06/2012 at 20:08
    Reply

  6. Me mbushen syt me lot o gazetar ku kishe thane Feridi me nuk i thote nones oje nane a je merzit per Feridin shume jemi prek

    Mirija
    27/06/2012 at 20:15
    Reply

  7. Ngushhllimet tona me te thella. Vdekje e dhimbshme.
    Fatmiri

    Fatmiri
    28/06/2012 at 10:06
    Reply

  8. Mos u merzitni se Zoti ka ba emen. Ju lutem me tregoni te verteten se as Rafeti e as dy djemt e tij ate nat nuk kane ardh te Feridi dhe jane tut me ardh me pague taxin 15 evro ju kane dhimte dhe kur e keni percjell xhenazen djemt e Rafetit nuk jane kon po shoket ju e keni percjell xhenazen. A eshte e vertet se keshtu po flitet ne Prizren dhe se fjale tjera. Por ju e kishit pereshkruar shume mire dhe qe nuk ka ba vetvrasje. Idrizi

    Idrizi
    28/06/2012 at 10:21
    Reply

  9. NGUSHLLIME TE GJITHEVE. FERIDIN E KAM NJOHUR SHUME MIRE DHE KY GAZETARI E PASKA PERSHKRUAR SHUME KORREKT. BRAVO

    HASAN D.
    28/06/2012 at 15:22
    Reply

  10. PRANONI NGUSHLLIMET TONA…

    MIRSADI
    29/06/2012 at 20:07
    Reply

  11. Komenti i sojit te Idrizit ? pa mbiemer fare nuk qendron. “Idrizi”, genjen paturpsisht si je grua e perdalur, Njeriu qe pak kulture te elementeve shqiptare,ne mort dhe ne dite zije nuk sillet keshtu. Turpi le te mbetet ne nderin e dhe shpirtin e tij…
    Ky i paftyre le te merret me shkrimin e jo me familjen Ajazaj. Ç´eshte e verteta, ky analfabet as qe e paska lexuar fare shkrimin,por shfryen mllefin si kafshet.
    Me siguri se nga cdo lexues i nderuar kritikohen sjelljet e Tij.

    Reshat BADALLAJ
    01/07/2012 at 20:22
    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


5 + = 13

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Jepi Like 123albania.com