Së shpejti, në Revistën Drini! Intervistë ekskluzive me Nufri R. Lekaj nga Oslo, aktivist i njohur i çështjes shqiptare në diasporë

Filed under: KRYESORE |

Nga mesi i javës së ardhshme Revista Drini e boton intervistën ekskluzive me njërin nga aktivistët më të njohur të lëvizjes atdhetare në mërgatën shqiptare dhe sigurisht njërin nga kuadrot më të ngritura profesionalisht e kulturalisht të kësaj mëragate, Nufri Lekajn. Nufri R. Lekaj është një ish i burgosur politik shqiptar nga vitet e rënda të pushtimit serbo-jugosllav, i njohur për veprimtarinë atdhetare që nga shkolla e mesme në Pejë. Nufriu është një burrë nga Rugova, njeri i kulturuar dhe një shembull i se si duhet të jetë një shqiptar i integruar në vendin mikpritës; një shqiptar që rrugët e mundimshme të jetës e sollën në Norvegji para dhjetëra vitesh… Por, Nufriu, jetën në mërgim, në Atdheun e dytë të secilit prej nesh që vendin e origjinës, Atdheun, e ka në kujtime,mbresa e dashuri,  e shfrytëzoj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i shfrytëzuar mundësitë e perspektivat që secilit që mendon e përpiqet në mënyrë konstruktive ia ofron një demokraci si ajo e shoqërisë së përparuar norvegjeze. Pa modesti e teprime mund të thuhet se kontributi i z.Nufri R.Lekajt, gjatë gjithë këtyre viteve, ka qenë i jashtëzakonshëm dhe kur të mendohet se deri para pak vitesh është përpjekur për të drejtat e një populli fati i keq historik e kishte lënë pa shtetin kombëtar, lirisht mund të thuhet se Ai ka qenë një institucion në vete, më shumë se një “ambasador” që gjithë dijen dhe energjitë e veta njerëzore i shkriu për Kosovën dhe për të drejtat dhe liritë e mohuara njerëzore e kombëtare të shqiptarëve në Ballkan; sidomos të atyre nga viset deri dje të pushtuara. Përkundër gjithë këtij angazhimi enorm për të drejtat dhe liritë e mohuara të kombit të vet, Nufriu asnjëherë nuk ka pasur dëshirë të imponohej por dija e tij, elokuanca, kultura e komunikimit dhe fuqitë argumentuese, e kan bërë të ishte pikë referimi nga qarqe të caktuara shtetërore,politike,diplomatike,akademike të shtetit norvegjez etj., dhe një ndihmëtar i madh i sensibilizimit të cështjes së Kosovës dhe në përgjithësi të cështjes shqiptare. Nufriu ka qenë i angazhuar si koordinator i Lëvizjen Popullore të Kosovës për Skandinavi dhe me diskursin e vet politik dhe kulturën e gjerë e ka fisnikëruar, ofruar në interesa e preokupime, brengën e përgjithshme atdhetare të shqiptarëve. Një mik i madh i Presidentit tashmë të ndjerë Rugova, por edhe të atyre që janë konsideruar kundërshtar politik të tij,Adem Demaqi etj., Nufri Lekaj, për aq sa ka mundur, e ka ofruar spektrin politik shqiptar në mërgatë dhe e ka ofruar dhe respektuar njësoj atë nga Kosova. Nufri Lekaj është një dëshmitar i madh i shumë ngjarjeve dhe vlimeve atdhetare, i përpjekjeve për liri e pavarësi.  Ndihma e madhe e Norvegjisë për vendin e popullin tonë,përpara,gjatë luftës dhe pas luftës së Kosovës,  e ka edhe shenjën e përpjekjeve të pandalshme sensibilizuese të Nufriut.. Rrëfimi i Nufri Lekajt për Revistën Drini, shpalon histori të dhimbshme duke na rikujtuar edhe ngjarje që me ëndje nuk do të t’i rikujtonim, si është vdekja tragjike e mikes së madhe të Kosovës e shqiptarëve, Zonjës Berit Backer. Nufri këtu nuk i flet të gjitha,madje ka raste kur duket i kursyer dhe i permbajtur për mos me kallxue ma shumë,  por megjithatë flet dhe tregon shumë për një dhimbje e pikëllim të shqiptarëve, si është telefonata e Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, ku Rugova e telefonon nga Prishtina Nufri Lekajn duke e ngushëlluar përcjell dhimbjen dhe bashkëndjesinë e shqiptarëve të Kosovës tek familja dhe autoritetet norvegjeze. Pastaj kontributi shumë i vecantë në disa drejtime i Nufri Lekajt për Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, për përcjelljen e ushtarit të parë të kësaj ushtrie të lavdishme që u nis nga Norvegjia për të luftuar kundër pushtimit serb të Kosovës etj.
Rrëfimi i ngjeshur i Nufri Lekajt për vetën e vet dhe të tjerët, flet se ka njerëz që heshtin por që kan bërë shumë, për dallim se ndër ne janë shfaqur edhe shumë figura të rrejshme publike, të imponuara me propagandë makiaveliste të llojit të vet, kontributet e të cilave nuk mund të dokumentohen.
Që nga mesi i javës së ardhshme në Revistën Drini, botohet intervista ekskluzive e drejtorit të Revistës Drini, Gjergj Kabashit, me atdhetarin dhe intelektualin shqiptar me prejardhje nga Kosova që jeton në Norvegji, z.Nufri R.Lekaj, i cili vetëm për Drini tregon për ngjarje e ndodhi të cilat opinioni publik shqiptar nuk i ka ditur, apo ia ka ditur fare pak dhe në mënyrë fragmentare, pa e pasur idenë se c’farë kontributi gjigand kan dhënë për Atdhe njerëz si Nufri Lekaj.

 

 

 

Shortlink:

Posted by on 23/06/2012. Filed under KRYESORE. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


9 + = 11

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Jepi Like 123albania.com