Për herë të tret brenda katër viteve historiani dhe publicisti elbasanas Arben Llalla shpallet nga MBP e Maqedonisë Person i Rrezikshëm që rrezikon integritetin dhe sigurinë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë. Si pasojë MPB i ka refuzuar në bazë të martesës shtetësinë e Maqedonisë dhe lejen e qëndrimit të përhershme Arben Llallës.
Për herë të parë atij i është refuzuar në mars 2008, duke vazhduar në dhjetor 2008, ndërsa në korrik 2011, i është refuzuar edhe leja e qëndrimit të përhershme. Së fundi në Maj 2012 përsëri i refuzohet kërkesa për shtetësi në bazë të martesës.
Arben Llalla që në vitin 2003 është martuar me shtetase të Maqedonisë dhe nga kjo martesë kanë një djalë 7 vjeçar. Ai ka banesë të tij private, makinë, bashkëshortja i punon prof.në gjimnazin e Tetovës, pra edhe përse i plotëson të gjitha kushtet MBP, kundër ligjeve për shtetësinë e ka shpallur person me Rrezikshmëri të Lart.
Por, historia e publicistit me autoritetet maqedonase është ironike. Ndërkohe që Ministria e Punëve të Brendshme e ka shpallur atë si person i rrezikshëm, Ministria e Kulturës së Maqedonisë i ka akorduar një fond prej 1.500 eurosh për botimin e dy librave, “Aristidh Kola” si dhe “Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889″. “Nuk e di se si mund të shpjegohet fenomeni kur në të njëjtën kohë të shpallin “terrorist” dhe po të njëjtët të sponsorizojnë në të holla për botimin e veprave si njeri i shkencës, i kulturës dhe i paqes”, – thekson vetë publicisti Llalla.
Më tej Arben Llalla thotë se sa herë që mbahen zgjedhje në Maqedoni, “MBP më dërgon PËRSHËNDETJE, se jam në mbikëqyrje të policisë dhe sigurimit sllavo-maqedonas”. Kjo gjë ka ndodhur për herë të parë më 26 mars 2008, kur më shpallën PERSON I RREZIKSHËM dhe në fund të majit 2008, u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për në Kuvendin e Maqedoni. Herën e dytë më shpallën Person të Rrezikshëm në dhjetor 2008, dhe në Mars 2009, u mbajtën zgjedhjet Kuvendore për kryetar dhe këshillat e Komunale.
“Unë dy herë kam fituar të drejtën për rikthimin e lëndës në Shkallën e Dytë, por përsëri shpallem i Rrezikshëm. “Po më duket se po luajmë filmin vizatimor për fëmijë TOMI dhe XHERRI, pra, macja me miun. Besoj se shumë shpejtë do kemi zgjedhje të parakohshme prandaj ma dërguan ‘Selamin’ këta të MPB, kuptohet pas këtij Selami qëndrojnë partitë politike shqiptare që i tremben të vërtetës që unë e mbështes në shkrimet e mia politike”, u shpreh elbasanasi Arben Llalla.
MPB sfidon institucionet e drejtësisë
Ministria e Punëve të Brendshme me Institucionet e saj DBK për vite të tëra sfidojnë Gjykatat në Maqedoni dhe Avokatin e Popullit. Ka shumë raste të tilla, ndër to është rasti i historianit dhe publicistit nga Shqipëria Arben Llalla i cili dy herë është shpallur person që rrezikon integritetin e Maqedonisë dhe qytetarët e saj. Në muaj shtator 2009 ai ka ngritur procedurë penale ndaj MPB për heshtjen rreth rastit të tij për mos dhënien e shtetësisë së Maqedonisë në bazë të martesës në Gjykatën Administrative. Kjo Gjykatë ka parashtruar disa herë kërkesë në MPB për të shikuar dosjen e Arben Llallës, por sipas shkresave ende MPB nuk ia afron këtë dosje Gjykatës Administrative.
Ky rast është deklaruar në nëntor të vitit 2008 si rast i rëndë i shkeljeve të të drejtave të njeriut nga organizata e Helsinkit dega Maqedoni. Por siç duket drejtësia në shtetin që pretendon se respekton të drejtat e njeriut nuk funksionon. Kjo ndodhi dhe ky fenomen tashmë jo i ri në këtë vend për të diskriminuar shqiptarët një pjesë të fajit e mban klasa politike shqiptare në Maqedoni e cila është shumë e dobët, por edhe diplomacia e Tiranës e cila prej dhjetëra vjetarëve i është nënshtruar pakushte politikave raciste sllavo-maqedonase. Rasti i Arben Llallës është përfshirë në raportin e Komitetit të Helsinkit si një rast flagrant i shkeljes së të drejtave të njeriut.
Çfarë thotë dokumenti i MBP-së
Në bazë të nenit 21 alineja 2 e Ligjit për nënshtetësi te RM (gazeta zyrtare e RM”, numër 67/92, 8/04, 98/08 dhe 158/11) duke vendosur sipas kërkesës për pranim nënshtetësi nga Arben Llalla me banim në Tetovë, ministri i punëve të brendshme solli
VENDIM
REFUZOHET KERKESA PER PRANIM NE SHTETESI TE REPUBLIKES SE MAQEDONISE
Arben Llalla i lindur me 17.01.1972 në Elbasan, Republika e Shqipërisë, nga babai PAJTIM, shtetas i Republikës se Shqipërise
Arsyetim
I lartë përmenduri dorëzoi kërkese për pranim në shtetësi të RM. Gjatë shyrtimit të kërkesës u vërtetua që i emëruari nuk i plotëson kushtet e parapara ne nenin 9 e në lidhje me nenin 7 alineja 1 pika 8 nga ligji për nënshtetësi te RM respektivisht u vërtetua që pranimi i tij në shtetësi do te ndikoje në sigurinë dhe mbrojtjen e RM.
Kundër këtij vendimi ne baze te nenit 21 alineja 4 nga ligji për nënshtetësi te RM nr 67/92, 8/04, 98/08, 158/11 nuk lejohet ankesa e në pajtim me nenin 227 alineja 1 te ligjit për procedim të përgjithshme administrative mund të dorëzohet padi deri te Gjyqi administrative i RM në afat prej 30 ditësh.
Shortlink:
Posted by Redaksia
on 07/06/2012. Filed under Kryesore.
You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0.
You can leave a response or trackback to this entry
4 Responses to Për të tretën herë historiani Arben Lllalla shpallet person i rrezikshëm në Maqedoni
I ke prekur ku u dhemb “maqedonasve”, duke u treguar botërisht se kan asimiluar me dhune ne sllav shqiptarët ortodoks…
Të ndihmoftë Zoti dhe kombi shqiptar për të cilin i dhuron ditët e jetës tënde të papërsëritshme.
Habitem shume per “historianin” Arben Llalla qe nuk ka protestue publikisht dhe nuk i ka denoncue demstruesit “shqiptar” me flamuj arab kohet e fundit ne Maqedoni .
Po asht habitem se si ky qytetar “i mire” i Shqipnise dhe histrian nuk e ka ngrite asnji here zanin per nxjerrjen e Shqipnise nga Konferenca Islamike e vendeve afro-aziatike.
Keto dy fakte me shtyjne te mendoj se Ministria e Mbrednshme e Maqedonise ka arsyet e veta per refuzimin e kerkeses se tij per shtetesi.
I ke prekur ku u dhemb “maqedonasve”, duke u treguar botërisht se kan asimiluar me dhune ne sllav shqiptarët ortodoks…
Të ndihmoftë Zoti dhe kombi shqiptar për të cilin i dhuron ditët e jetës tënde të papërsëritshme.
Gega
07/06/2012 at 22:52
Habitem shume per “historianin” Arben Llalla qe nuk ka protestue publikisht dhe nuk i ka denoncue demstruesit “shqiptar” me flamuj arab kohet e fundit ne Maqedoni .
Po asht habitem se si ky qytetar “i mire” i Shqipnise dhe histrian nuk e ka ngrite asnji here zanin per nxjerrjen e Shqipnise nga Konferenca Islamike e vendeve afro-aziatike.
Keto dy fakte me shtyjne te mendoj se Ministria e Mbrednshme e Maqedonise ka arsyet e veta per refuzimin e kerkeses se tij per shtetesi.
Paul Tedeschini
08/06/2012 at 08:36
Paul e kerkon te pamundshmen prej shume njerëzve. Paul ose është naiv ose fanatik fetar i pashëruar…
Metushii
10/06/2012 at 11:57
Duhet pase kujdes me ato cka ka shkru z.Llalla pse jo cdo gje qe shkelqen eshte flori, ani pse ky fol si te ish patrioti me i madh shqiptar…
i
10/06/2012 at 15:04