Tahir Muhedini: Parlamenti Evropian hap diskutimin e çështjes çame

Filed under: Lajme |

Doris Pak: Greqia të lejojë çamët të kthehen në vendlindje.
Për herë të parë pas 62 vjetësh, në institucionin më të rëndësishëm evropian, shtrohet për diskutim çështja e komunitetit çam. Madje, çështja çame mbylli dje raundin e 13-të të takimeve Bashkimi Evropian-Shqipëri. Në pikën e axhendës kushtuar minoriteteve, kërkesa e një deputeti greko-qipriot, Demetriu Panajotis, për respektimin e minoritetit grek në Shqipëri, hasi në reagimin e të gjithë deputetëve shqiptarë që replikuan, duke thënë se përkundër gjendjes shumë të kënaqshme të të drejtave të minoritetit grek, Greqia vazhdon të mos njohë të drejtat e çamëve. I pari ishte ish-kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili tha se përgjithësisht, minoriteti grek ka të njëjtat probleme që kanë dhe qytetarët shqiptarë, pra kryesisht të natyrës sociale dhe ekonomike, por Greqia duhet të zgjidhë çështjen e komunitetit çam. Ai u mbështet në këtë qëndrim dhe nga deputetët e tjerë shqiptarë, si Majlinda Bregu, Arian Madhi etj. Por surpriza në raundin e djeshëm që ishte kryesisht i përqendruar në problemet e demokracisë së brendshme në Shqipëri etj., ishte qëndrimi i deputetes gjermane, Doris Pak, kryetare e delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore. Doris Pak tha se Greqia duhet të lejojë përfaqësuesit e këtij komuniteti të vizitojnë atdheun e tyre dhe ky është një problem i madh njerëzor. Ajo tha se Greqia duhet të lejojë komunitetin çam të vizitojë dhe vendosë lule në varret e të parëve të tyre. Pak nënvizoi se tashmë, dosja e çamëve ka mbërritur në Evropë dhe kërkon zgjidhje demokratike. Më surprizë akoma ishte reagimi i deputetit greko-qipriot, Demetriu Panajotis, i cili tha se “Greqia si vend anëtar i Bashkimit Evropian duhet t\i japë zgjidhje këtij problemi patjetër dhe duhet të respektojë të drejtat e njeriut dhe vlerat njerëzore”. Parlamentin Evropian e vizituan për 4 ditë liderët kryesorë të Partisë për Demokraci dhe Integrim, PDI që përfaqëson interesat e komunitetit çam. Krerët e saj, Tahir Muhedini, Amos Dojaka dhe Galip Taho, kanë takuar eurodeputetë të nivelit të lartë dhe u kanë shtruar kërkesat e tyre, si dhe kanë prezantuar partinë e tyre si një parti që mbron interesat e këtij komuniteti në rrugë legale. Duket se paraqitja e kësaj partie, dosja e plotë me materiale kryesisht me origjinë ndërkombëtare, studiuesish, diplomatësh dha efektin e parë në këtë inkursion “çam” në Bashkimin Evropian.
 

Ora-Alb-Lajme

 

Shortlink:

Posted by on 10/06/2012. Filed under Lajme. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


+ 9 = 10

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Jepi Like 123albania.com