Të dielën, përurohet katedralja e re ortodokse në Tiranë. Marrin pjesë arbëreshë nga Roma

Filed under: Kryesore,Kulturë |

Të dielën e ardhshme, bashkësia ortodokse e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë është në festë. Do të përurohet katedralja e re e Kishës Ortodokse Autoqefale në zemër të kryeqytetit. Ndërtesë madhështore kulti, për të cilën u deshën 8 vjet punë. Më 24 qershor, në orën 9.00. në katedralen e re, kushtuar “Ngjalljes së Krishtit”, Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos do të kremtojë ceremoninë e Thiranìksjes e më pas Liturgjinë Hyjnore të Shën Gjon Krizostomit. Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë mbush edhe 20-vjetorin e ardhjes në krye të ortodoksëve. Pasdite, ai do të ofrojë një koncert në Amfiteatrin e Madh të katedrales. Me këtë rast, nga Italia do të niset një grup arbëreshësh të Kishës katoliko-bizantine të Shën Athanasit në Romë, të cilët do të marrin pjesë në këtë përurim. Nga data 22 deri më 25 qershor, ata do të takohen edhe me eksponentët kryesorë të feve në Shqipëri. Ndër të tjera, do t’i bëjnë një vizitë, kryeipeshkvit katolik të Tiranë-Durrësit, imzot Rrok Mirdita, ndërsa në Shkodër do të luten në shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë.

Radio Vatikani

 

Shortlink:

Posted by on 20/06/2012. Filed under Kryesore, Kulturë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to Të dielën, përurohet katedralja e re ortodokse në Tiranë. Marrin pjesë arbëreshë nga Roma

  1. Ca behet mo ketu. Largojini keta shoviniste greke nga Tirana jone. Kete gjoja kishe politike alla Sllobodan millosheviq e ka projektuar nje arkitekt grek nga lobi fashist greko-amerikan. E ka paguar lobi fashist greko-amerikan. Eshte lyer me boje te kalter, blu si ngjyrat kombetare greke. Ikonat brenda i ka ne greqisht ne mes te 1 miljon shqiptareve te Tiranes. Vete Jezusi tmerohet nga kjo monster greko shoviniste betoni ne qender te shqiptarizmes. Ska zot ne ate ndertese. Eshte fole e djalllit kjo . Ska te beje me emrin e shenjte Katedrale ky ndertim politik greko-fashist ne qender te Tiranes. ZOT, shpetoje Shqiperine nga Djalli.

    Pal
    23/06/2012 at 02:13
    Reply

    • Hera e pare si ndiej Pal si thote ‘Ca behet mo ketu’ e ‘tmerohet’…

      Anton Shkodra
      25/06/2012 at 02:22
      Reply

  2. Po ne vet i shkatrrum kishat e vjetra, z.Pal. Po n’Shqipri ka pat kisha prej fillimeve t’Krishtrimit, dhe para ndarjes Kishes.

    Nuk na pelqyn kishat e vjetra.

    Po dhe ‘restaurimet’ q’u bejm objekteve kulturore t’hershme ne i pershtasim n’varsi t’origjines se t’hollave, pa kurrfar kujdesi per vazhdimsi kulture e historie…

    i
    24/06/2012 at 01:35
    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


+ 8 = 16

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Jepi Like 123albania.com