Thaçi shfaqet ‘i zemëruar’: Do e riprocedoj Kodin Penal pa nenet që penalizojnë mediat

Filed under: Lajme |

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e 80-të të qeverisë ka thënë se ndihet i turpëruar që në Kuvendin e Kosovës është miratuar Kodi i Ri Penal, në të cilit janë të përfshira edhe nenet 37, 38 dhe 39 që kanë të bëjnë me lirinë e mediave, raporton Express. Kurse për dorëheqjen e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se ai me dorëheqjen e tij e ka vendosur në skenën kosovare një diskurs të ri politik, atë të përgjegjësisë.

“Befasisht sot Kuvendi i Kosovës, për çka ndihem edhe, mund të them lirisht i turpëruar nga ky vendim, vendimi që të cilin e mori sot Kuvendi sa i përket Kodit Penal, përkatësisht neneve 37, 38 dhe 39, mund të them lirisht se ndihem shumë i turpëruar. Votim ky i cili u votua edhe nga disa deputetë të partisë që udhëheq unë, por dëshiroj të theksoj se si kryeministër i vendit asnjëherë nuk do të pajtohem me ligje dhe kode të cilat krijojnë frikë tek mediumet e lira, të cilat mund të shfrytëzohet nga ndokush për të cenuar lirinë e fjalës dhe mendimit”, ka thënë ai.

Sipas Express, Thaçi ka shtuar se komuniteti i gazetarëve dhe shoqëria civile kanë artikuluar shumë qartë, bashkë edhe me qeverinë shqetësimet e tyre për amendamentet 37, 38, dhe 39. Thaçi tha se Presidentja dhe ministri i Drejtësisë Kuçi kanë shprehur qartë papajtueshmërinë e tyre me këto nene dhe kanë pasur edhe mbështetjen e tij të plotë.

Thaçi tha ka proceduar një Kod të Ri Penal të Kosovës pa nenet 37, 38 dhe 39.

“Për këtë arsye, unë që sot do të riprocedoj në Kuvend Projekt kodin e ri Penal pa nenet 37, 38 dhe 39. Dëshiroj të theksoj se ky votim sot në Kuvend është një mesazh i keq për Kosovën”, ka thënë ai.

Kurse, duke folur për dorëheqjen e tashmë ish-zëvendësit të tij, njëherësh edhe ish-ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, kryeministri Thaçi ka thënë se veprimi i tij ka sjellë një leksion të ri në diskursin politik, atë të përgjegjësisë.

“Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë Kuçi sot u ka dhënë një leksion të gjithëve dhe ka vendosur një normë të re në skenën politike kosovare, institucionale, atë të përgjegjësisë shtetërore dhe morale”, ka thënë ai.

 

 

Shortlink:

Posted by on 23/06/2012. Filed under Lajme. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


8 + = 17

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Jepi Like 123albania.com