Qindra qytetarë morën pjesë në tubimin homazh të organizuar nga aktivistë të shoqërisë civile kundër fenomenit të gjakmarrjes.
Të pranishmit mbanin në duar foto të Marias, 17-vjeçares e ekzekutuar në emër të Kanunit së bashku me gjyshin e saj 70-vjeçar, pak ditë më parë në Dukagjin.
Qytetarët vendosën tufa me lule dhe ndezën qirinj pranë foto-homazhit të Marias, ndërsa organizatorë të lëvizje apeluan për ndërgjegjësim të shoqërisë dhe strukturave shtetërore për ndaljen e fenomenit të dalë duarsh prej ligjeve dhe vetë Kanunit.
Pjesë e tubimit mes qytetarëve ishte edhe ambasadori amerikan në Tiranë, zoti Aleksander Arvizu.
Fenomeni i gjakmarrjes, u trajtua gjërësisht edhe nga emisioni Fiks Fare. Mbrëmjen e së mërkurës, Fiksi solli pamjet e ngujimit të familjeve në Lezhë dhe Shkodër dhe “reagimet” e çuditëshme të strukturave lokale, deri në deklarata të tipit “ata kanë problemet e tyre”.
Fiks Fare solli historinë e një familjeje të ngujuar prej dy vjetësh e gjysmë në Kalivaç të Lezhës. Familja kërkoi ndihmën e shtetit përpara se të ndodhë një krim i mundshëm për gjakmarrje.
Ndërkohë, arsimtarët në Dukagjin të Shkodrës thanë për gazetaren e Fiksit se mbi 120 familje janë të ngujuara për shkak të gjakmarrjes dhe dhjetra fëmijë kanë braktisur shkollën.
“Situata është alarmante dhe thirrjet kundër gjakmarrjes bien në vesh të shurdhër”, thotë mësuesja e një shkolle 9-vjeçare në Shkodër.
Top Channel
Shortlink:
Nuk kishte si me kene ndrysh ky lajm vecse i Top Channel ose i gazetes Shekulli.Ngjarjes te tmerrshme te ndodhun pak dite ma pare,duhet me i shtue edhe ngjyrime emocionale tashma per tane geget tuj fut kanunin ne loje.Asht e pamujtun si me u vra nji femen NE EMER TE KANUNIT si thote artikulli.Per te vetmen arsye se kanuni nuk e ka ket rregull.Si mundet me u thane E QELLIMSHME vrasja e vajzes ne emen te kanunit,kur vrasesit nuk jane arrestue,as nuk jane pyte,as nuk asht marre vesh a ka kene apo jo e pa planifikueme vrasja e vajzes.Kto jane gjana si nuk e justifikojne krimin,po te pakten e spjegojne.Per mendimin tem dje ndodhi nji ngjarje edhe ma e rande ne mes te Tiranes.Protesta kunder gjakmarrjes ne mes te qytetit perfshiu edhe ambasadorin Arvizu(si nuk e di ca i ka mbete si ambasador).Me sa di une,ne kryekatundin tone vriten perdite.Ne tosknine tone po ashtu.Ne disa qytete jugore jane ba krime si djegia,premje krejnash,perdhunime plakash e deri trafik vajzash te familjes per prostitucion.Protesta per kto ngjarje..nuk kena pa kund.Per keto arsye,protesta e djeshme,nuk ka kene per Marien 17vjecare(apo per nji ‘maloke’..sic na konsideron Tirana e poshte),po per dicka te pathane deri tash.U ba proteste kunder gjakmarrjes kanunike,po nuk u ba proteste PRO SHTETIT e forcimit te tij.Mund ta kuptoj nji kope dashakeqe si tubohen me shfry mllefe e tyne te mshehuna,kinse me akte qytetareske,por kur arrijne me terhek mas vedit edhe diplomatin amerikan…Flm Arvizu po nji dite ke me u lakue shume keq si emen per ket gjest.Per qef tandin,e kena te vshtire me u ba ‘cheeseburger fat boys’ si nuk kuptojme asigja.
Anton Shkodra
21/06/2012 at 12:23
Ketu ne kete vrasje nuk hin fare KANUNI I LEK DUKAGJINIT.
Simbas ketij Kanuni grueja asht e paprekshme edhe ne rast gjakmarrje.
Ai qe thote se e vrava me Kanù, genjen dhe shpreh kriminalitetin e vet antinjerzor.
Paul Tedeschini
21/06/2012 at 15:29