Ismail Bej Vlora,
po e festuam pa ju
këtë qindvjetor.
Pa Gurakuqin,
edhe pa Kaçorrin;
njeni vra tradhëtisht,
e tjetri harrue.
Isen e Boletinit
ura e ka nda
Ibri rrjedh urrejtje,
lumë i pava.
Nuk kem ç’e duem
As Deden pa vorr
As Deçiqin pa flamur.
Në festë nuk do t’jenë
Hasani me Currin,
të tjerë kemi ftue
edhe pse ata s’ishin
kur ngritet flamurin.
Të ftuemit tanë,
me Esata ne ballë,
kalorësit e territ:
bashkë do të festojmë,
nuk i trembemi baltës,
nuk i trembemi ferrit.
Shortlink:
Recent Comments