“Jeruzalemi është kryeqyteti i Izraelit”

Filed under: Bota,Kryesore |
 

“Përshëndetje Jeruzalemit, kryeqytetit të Izraelit”. Kjo ishte deklarata e parë e kandidatit republikan Mitt Romney që ka “tërbuar” palestinezët.

Romney ndodhet në Izrael në kuadër të një turi vizitash jashtë Shteteve të Bashkuara për të njohur aleatët e Amerikës me programin e tij përsa i përket politikës së jashtme.

Kandidati republikan u ndal në Jeruzalem. Gjatë vizitës në “Murin e Vajit” Romney tha se Jeruzalemi është kryeqyteti i Izraelit dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të zhvendosin ambasadën e tyre në Tel Aviv pikërisht në këtë qytet.

“Superioriteti kulturor dhe ekonomik i Izraelit

Zgjedhjet ne SHBA
Romney në Izrael: Më shumë mbështetje
Irani, Romney: S’përjashtohet ndërhyrja ushtarake
Romney: Do rikthej Churchill në Shtëpinë e Bardhë

karshi Palestinës është i dukshëm”, tha Romney.

Menjëherë pas këtyre deklaratave ka reaguar zyra e Presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas.

“Këto deklarata janë absolutisht të papranueshme dhe që nxisin dhunën në të gjithë rajonin. Në fund të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë interesat e tyre në këtë rajon, kanë 57 ambasada në vende arabe e muslimane dhe nuk mendoj që do të sakrifikonin të gjitha këto, vetëm për këtë deklaratë”, deklaroi këshilltari i presidentit Abas, Saeb Erekat.

Deklarata e Romney-t ka marrë kritika edhe në Shtetet e Bashkuara, ndërsa disa analistë politikë thonë se ky qendrim i kandidatit republikan është kundër “ekuilibrit” që është përpjekur të ruaje Obama në mandatin e tij të parë.

 Top Channel

Shortlink:

Posted by on 30/07/2012. Filed under Bota, Kryesore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to “Jeruzalemi është kryeqyteti i Izraelit”

  1. Jeruzalemi eshte kryeqyteti i Izraelit .nuk ka pike dyshimi,asht e pranushme don apo nuk don autoriteti Palestinez apo disa aziatiko afro amerikan,Jeruzalemi duhet te jete kryecyteti i botes

    nikoll pali
    31/07/2012 at 01:54
    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


5 + = 12

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Jepi Like 123albania.com