Vizita ne Parma (Itali) ishte planifikuar si nje vizite familjare tek kusheriri yne Shpendi Ndreu i cili na kishte ftuar per te disaten here, por koha e munguar nuk na kishte lejuar per ta rrealizuar kete deshire te tijen dhe tonen padyshim. Me se fundi ndodhi qe te gjithe njekohesisht ne shtepi te kishim disa dite pushim, ndaj vendosem qe ta shfrytezonim kete mundesi per te rrealizuar kete vizite te deshiruar prej kohesh. Ne fakt nuk ishte hera e pare qe shkonim ne Itali, por ishte hera e pare qe vizitonim kusheririn tone ne Parma dhe per rrjedhoje vete Parmen. Ishte mbasdite kur mberritem ne Parma. Udhetimi megjithese i lodhshem ishte nje udhetim shum i kendshem. Kishim lene mbrapa ngjyren gri te Belgjikes dhe ishim futur ne zonen e nxehte mesdhetare. Per ne qe duhet ti vrapojme diellit nga pas, vapa qe gjetem nuk perbente ndonje besdi te madhe, perkundrazi po i gezoheshim diellit si femij, por per vendasit qe diellin e kane me teprice, padyshim qe nxehtesia e korrikut eshte besdisese.
E ndjeme pernjeheresh aromen mesdhetare dhe padyshim qe u ndje edhe ndikimi i saj ne humorin tone. Duke lene pas lodhjen, se bashku me Shpendin, vendosem te benim shetitjen e pare ne qytetin e Parmes. E nderkoh qe Shpendi bente ciceronin ne nxitonim te fotografonim pamjet nga objekte te ndryshme historike te cilat ashtu si ne te gjithe Italine nuk mungonin as ne Parma. Te tregosh per Parmen natyrisht do te duhet nje shkrim shum i gjate, por gjithsesi nuk eshte ky qellimi i ketij shkrimi. Sigurisht qe Parma, Venecia, apo vende te tjera turistike te cilat i vizituam ne ditet ne vijim, ishin mjaft interesante per ne, por ne kete shkrim kam deshire te flas per komunitetin shqiptar atje, per punen dhe arritjet e tyre per te cilat duhet te jemi krenar.
Shpendi Ndreu eshte nje nga ata qindra e mijra te rinj te cilet ju ngjiten anijeve ne bregun e Durresit, per te kerkuar nje jete me te mire ne brigjet perballe e me tutje. Padyshim per Shpendin i cili ishte lindur dhe rritur ne internim, kjo ikje kishte nje kuptim te dyfishte. Ajo nuk ishte nje ikje e nje emigranti te zakonshem, ajo ishte nje arratisje nga e keqia, nje shkulje e zinxhireve te diktatures, nje udhetim drejt lirise. I rritur dhe i edukuar nga dy prinder te mrekullueshem Ajet dhe Dashurie Ndreu, me gjakun ne deje, te Eles Isufit , luftetar i paepur i lirise, e te Mersim Demes i ashtequajtur “Mbreti i maleve”ne Diber, i cili gjithashtu ishte nje nga anetaret e lidhjes se Prizrenit , Shpendi Ndreu nuk kishte se si te mos e identifikonte veten ne mergim si njeri me vlera nga me pozitivet. Atdhedashuria dhe patriotizmi spikasin tek ai. Jane dy gjerat qe duket se e kane udhehequr edhe ne ditet me te veshtira ne rrugen e gjate te emigracionit te cilat i dhane atij forcen per te arritur suksesin. Mbas njezet vjetesh emigrim ai ka me çte krenohet .
Firma e tij LIRA DI SHPENDI NDREU & C. – S.A.S e cila merret me perpunimin dhe tregetimin e proshutes, puneson me dhjetra emigrant shqiptar dhe jo vetem. Jane me dhjetra te rinjte shqiptar te cilet Shpendi i ka ndihmuar ne hapat e para te tyre ne emigrim,duke u bere mbeshtetje per ta e duke ua lehtesuar rrugen drejt integrimit. Sejcili prej tyre te flet me rrespekt per Shpendin, nderkoh qe Shpendi e ndan suksesin e tij me ta. Ne nje moment te caktuar jo vetem per Shpendin por edhe per te tjere shqiptare te suksesheshem te komunitetit te shqiptareve ne Prama, suksesi ekonomik u be i pamjaftueshem per ta, prandaj ata themeluan shoqaten e tyre “Scanderbeg” nje prej stafit themelues te se ciles eshte edhe Shpendi Ndreu. Une e pyes dhe ai me flet me kenaqesi per shoqaten dhe arritjet e saj. Me vjen mire qe krahas emrave qe ai permend si; Gentian Alimadh(kryetar), Durim Lika (sekretar), Lindita Sota, Mentor Fiku,Anila Kadia, nder to me terheq emri i Shpendi Spahiut nje bashkeqytetar te cilin e njoh qe femije. Pastaj Shpendi me tregon per skuadren « Skanderbeg » te futbollit, president i se ciles eshte ai vet. Ai me flet me dashuri dhe krenari per arritjet e kesaj skuadre dhe pastaj si per te me surprizuar shton se kete vit kane formuar edhe skuadren e furbollit per femra e cila gjithashtu mban te njejtin emer dhe ka arritur suksese. « Tani po punojme per te patur gazeten tone » shton ai nder te tjera por nuk harron te me tregoje edhe per shkollen ne gjuhen shqipe qe shoqata ka hapur per femijet e komunitetit shqiptar e cila gjithashtu mban emrin e heroit tone kombetar « Skanderbeg ». Shpendi na shpjegon edhe per punen e shqiptareve te tjere te cilet gjithashtu kane arritjet e tyre, dhe per secilin flet me rrespekt te veçante. « Sigurisht edhe ketu ne Parma komuniteti yne ka problemet e veta, per shkak te ndonje individi te papergjegjshem qe na ben te ndjehemi jo mire per shkak te akteve te tyre. « -shton ai me nje fytyre te trishtuar. Por une nuk kam deshire te degjoj shume per kete teme (jemi te lodhur se degjuari te tilla gjera), dhe as Shpendi nuk ka deshire te flase me gjate, ndaj i rikthehemi temes se pare, asaj te integrimit te shqiptareve ne Parma.
Shpendi Ndreu, ky djale i thjeshte e shum punetor ashtu siç ka ditur te arrije suksesin ne punen e tij, ashtu ka ditur te ndertoje edhe nje familje te mrekullueshme. Lira bashkeshortja e tij, nje dibrane e kulluar, eshte krahu i djathte i Shpendit ne administrimin e firmes qe ato bashke kane ndertuar. Te habit energjia me te cilen ajo drejton punet ne firme, dhe aftesia per te gjetur koh te merret edhe me impenjimet qe ka familja. Lira ka arritur te kombinoje shume mire karjeren e saj me te qenit nene dhe bashkeshorte. Me tregon se ne Shqiperi ka mbaruar studimet e larta ne degen “kimi ushqimore” por kjo nuk e ka penguar te gjeje aftesine per te ndertuar e administruar nje biznes te suksesshem.
Ne naten e fundit te vizites sone gjendemi ne shtepine e Altinit, vellait te Shpendit i cili mrekullisht i ka shpetuar nje aksidenti mjaft te rende. Kenaqesia eshte me e madhe per shkak te pranise edhe te zotit Ajet Nderu dhe zonjes Dashurie Ndreu te cilet kane ardhur per te vizituar femijet e tyre. Biseda rrjedh e ngrohte, dhe nuk ka se si. Zoti Ajet flet me krenari per paraardhesit e tij, duke dashur ti kujtoje here pas here djemve te tij se ata kane nje barre te madhe per ta mbajtur lart emrin e te pareve te tyre. “Jeni niperit e Mersim Demes ….”, i drejtohet ai dy djemve te tij dhe beshkeshortit tim. Pastaj tregon episode nga betejat e Eles Isufit e te Suf Xhelilit, te Xhetan Kaloshit … Oret dhe minutat kalojne pa u ndjere…
Dita e nisjes per kthim ka ardhur shum shpejt. Une perpiqem te perfitoj per te shijuar ca nga rrezet e para te mengjesit. Ime bije me kerkon ti bej ca foto, ndersa im shoq na thote se duhet te nxitojme per shkak te temperaturave te larta te mesdites. Pershendetemi me Shpendin dhe Liren me premtimin se do ti kemi me te shpeshta vizitat tek njeri tjetri. Nisemi duke marre me vete kujtimet me te bukura, te cilat padyshim do te na shoqerojne per dite te tera, e ndoshta do te jene edhe teme bisede, te cilen do ta perdorim per te thyer “grin” e zakonshme qe shoqeron ditet ne Belgjik …
Dhurata Kaloshi
Shortlink:
i lumte
emigranti
02/08/2012 at 15:44