Vite më parë u ndodhëm në zyrën e dy vëllezërve afaristë në Prishtinë. Të nesërmen ishte përvjetori i atentatimit të Ilir Konushervcit dhe të dr. Hazir Malaj. Ceremonia e përkujtimit bëhej vetëm në varreza, duke mbajtur një fjalë rasti dhe duke vënë kurora mortesh.
- A do të vijsh nesër në Tiranë, për homazhe ke Ilir Konushevci, – pyeta vëllanë më të ri afarist?
- Po, – u gjegj ai.
- Me ke do të udhëtosh, – vazhdova unë?
Ai më përmendi tre emra, të cilët ishin për mua të njohur.
- Ata janë vrasësit e Ilirit dhe të dr. Hazirit. Pse u dashka të provokojnë familjen dhe miqtë e Ilirit edhe në varreza, – thashë unë vrazhdët?
- Ku e di ti që ata janë vrasësit e Ilirit, – ma ktheu bashkëbiseduesi, paksa i mëdyshur?!
- Ata kanë qenë militantë, dje dhe sot, të partisë vrasëse të Ilirit me shok dhe me shokë. Ata i dinë rrethanat dhe pse e kush i vrau luftëtarët. Ata e heshtin të vërtetën dhe vazhdojnë të jenë militantë të partisë vrastare. Dhe, kjo mjafton për t`u bërë pjesë e krimit.
Pas këtij dialogu u krijua një atmosferë e pakëndshme për miqtë, me të cilët kishim qenë të angazhuar fort dhe pa hile në shërbim të luftës, duke u përballur me bandat e Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilat ishin tërbuar në etjen e ethshme për para dhe pushtet. U larguam nga zyra, duke lënë takimin të nesërmen në Varrezat e Sharrës, në Tiranë.
Nipi i im, Ismet Rexhaj, i cili gjithashtu ka qenë pjesë e luftës, madje familjartisht, më qortoi:
”- Dajë, e teprove pak. Ti e dinë se këta janë njerëz të mirë. Kur Sigurimi Shqiptar e provokonte dhe e zhantazhonte për haraç (reket) këtë firmë, ti e denoncove Sigurimin (SHISH-in) me shkrimin: “Shteti banditesk i Rexhep Merjdanit”, atëherë President i Shqipërisë dhe shkrime të tjera, të botuara në shtypin e kohës në Shqipëri dhe Mërgatë”.
- E vërteta është e hidhur, aq më tepër kur përballësh me miq të mirë, siç janë këta. Por, me miqtë nuk duhet bërë as politikë dhe as diplomaci. Përkundrazi, duhet thënë gjërat troç e pa lajka, duhet ndihmuar duke e thënë të vërtetën lakuriqe, qoftë ajo edhe e hidhur.
Paskëtaj, nipi im, duke u bindur në arsyetimin tim, e zbuti pakëz kritikën, duke thënë se “ata nuk janë as shokë dhe as miq të këtyre, por, janë qylxhi, duan ta shfrytëzojnë udhëtimin gratis, (atëherë ende nuk kishte përfunduar Rruga e Kombit). Ata vijnë me porosi të partisë të tyre, me dy detyra: E para, për t`u larë se partia e tyre nuk ka dorë në këtë krim dhe, e dyta, për të përgjuar se çfarë po flitet në ceremoninë e homazhit, qoftë nga folësit, qoftë nga familja. Ata ” e kanë mizën pas veshit”.
Përballja e përlotshme me Luljetën dhe Nertilën
Iliri ishte kategorik kundër shpërdorimeve materiale,
qoftë tregtimi, kontrabandë të armëve, fondeve të
desdtinuara për luftën. Ai ishte përbashkimin e faktorit
politik dhe ushtarak, për ta përballuar luftën me Serbinë.
Ndërkohë, Lëvizja ishte përcaktuar ndryshe!
Tirana jonë hyjnore ka dy palë varreza: Varrezat klasike të Sharrës, afro 8 kilometra larg qendrës, tej Kombinatit “Stalin” dhe Varrezat e Tufinës, relativisht, të reja, të bartura nga “Varri i Bamit”, tanimë, hapësirë e mbuluar me ndërtesa shumëkatshe. Bulevardi i përmasave botërore, “Dëshmorët e Kombit”, me tri sheshet, të emërtuara me emrat e personaliteteve më të shquara gjithëkombëtare: “Skënderbeu”, “Zogu i Parë” dhe “Nënë Tereza”, i bërë nga Italia pushtuese, në vitet `40-a, i ndanë banorët e Tiranës, për prehjen e tyre të përjetshme, në këto dy vend-varreza, lindje dhe perëndim.
Varrezat e Sharrës. Hyrja në varreza, normalisht, të ngjallë ndjesi të trishtme. Shuarja, amëshimi është i pa alternativë. Këtu barazohen mbreti dhe bariu. Dy metra vend, pavarësisht stolive sipër kësaj mini-hapësire. Përgjatë rrugës hyrëse, në të dy anët e saj, janë punishtet për pllaka varresh, baraka lulesh dhe kurorash, me të cilat shqiptarët e Shqipërisë të Vjetër i nderojnë fort të vdekurit.
Në një parcellë, (kështu emërtohen ngastrat simetrike të grup-varrezave), pranë njëri – tjetrit, pushojnë trupat e viktimave të SHISH-it dhe të SHIK-ut, përkatësisht, të Sigurimeve kriminale të Shqipërisë dhe të Kosovës: tribuni i demokracisë shqiptare – Azem Hasjdari, shoqëruesi i tij Besnik Çerja, ministri i mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, shefi i logjistikës të luftës. luftëtari Ilir Konushevci… Një masë simbolike njerëzish të heshtur, si vetë varret: Familja e gjerë e Ilirit, nusja Luljeta, vajza Nertila. Të tjerët, kryesisht, miq, shokë dhe bashkëluftëtarë të Ilirit.
Një Familje dinjitoze, si vet Iliri. Në fytyrat e tyre lexohej, qartazi, dhimbja e skajshme. Por, përmbajtja ishte admiruese. Baca Halit, maturisht dhe i qetë, përshëndetej me miqtë dhe shokët e djalit, luftëtar të lirisë. Nëna Nazmije na e kujton atë vlerësimin e saktë psikologjik të frengut Hygo: “Për një nënë që ka humbur djalin e saj, gjithmonë zemra është si në ditën e parë të dhimbjes. Sado kohë të kalojë, sado që të zbardhën rrobat e zisë, zemra e nënës mbetet e zezë”. Vëllai Saimiri, nipat dhe mbesat, në rrjesht, të heshtur dhe me shikim zhbirues e të përmallshëm drejt varrit, ku pushonte trupi i Ilir Konushevcit, sikur donin të qendronin më gjatë, për t`u çmallur më shumë me Ilirin e tyre, me Ilirin tonë.
Përballja më e vështirë, padyshim, ishte me Lulen nuse dhe vajzën Nertilë të Ilir Konushevcit. Një nuse që rrezatonte harmonishëm bukuri, fisnikëri e dhimbje të pafundme. Ajo zgjodhi të mbetet nusja e përjetshme e Ilir Konushevcit. Ndërkohë që plot nga shoqet e saja ende nuk kanë veshur vellon e nusërisë, Lulja ka veshur fustanin e zizë të përjetshme. Ajo përkujdeset për rritjen, edukimin, shkollimin e frutit të dashurisë të parë dhe të fundit, të vajzës të saj dhe të Ilirit – engjëllores Nertilë. Duhet të jesh prej guri, për t`u përmbajtur nga lotimi.
E fshehta publike e vrasjes të Ilirit dhe demagogjia pushtetare
Luftimi pa kompromis, në gjallje të heronjve, përjashton
çfarëdo keqardhje pas amëshimit të tyre. Këtu kemi të
bëjmë me një hipokrizi dhe demagogji të kulluar dhe të
turpshme partiake e pushtetare, e cila synon mashtrimin
masiv, për të vjelur votat e shqiptarëve mjeranë.
Çuditërisht, sa vjen e shtohet oreksi për ta falsifikuar historinë, për të përvehtësuar luftën, për t`i privatizuar dëshmorët. Pas akademive përkujtimore për Agim Ramadanin, Sali Çekaj, radha i erdhi asaj të Ilir Konushevcit me dr. Hazir Malaj, tropojan. Patronati i kryeministrit Hashim Thaçi, edhepse pa praninë fizike të tij, tashmë, u bë modë dhe kjo ka arsye thjesht politike dhe asnjë fije ndjesie të dhimbjes dhe të respektit. Luftimi pa kompromis, madje me të gjitha mjetet, në gjallje të heronjve, përjashton çfarëdo keqardhje pas amëshimit të tyre. Pra, këtu kemi të bëjmë me një hipokrizi dhe demagogji të kulluar dhe të turpshme partiake e pushtetare, e cila synon mashtrimin masiv, për të vjelur votat e shqiptarëve mjeranë.
Pa paragjykuar apo hamendësuar çfarë u tha tjetër në akademinë përkujtimore kushtuar Ilir Konushevcit dhe dr. Hazir Malaj, veç asaj që kemi dëgjuar në televizionin “publik” RTK, ishte një maskaradë e tipit komunist, një lum fjalësh, për ta heshtur e fshehur të vërtetën e atentatimit të dëshmorëve të cituar. Dhe, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur akademia ka skenar e regji të vrasësve të djeshëm dhe pushtetarë të sotëm.
Folësit në akademi, nga Shqipëria dhe Kosova, ligjëruan përdhimbshëm, duke maskuar kujdesshëm tragjikën e luftës të Kosovës, akuzën ndaj Serbisë pushtuese, por “harronin” me dashje se personazhet, të cilëve u kushtohej kjo akademi se ishin vrarë brenda territorit të Shqipërisë, madje nga shqiptarë, qofshin ata vendorë apo të Kosovës, ose, më saktë, sëbashku. Përveç asaj që “u vranë në rrugën Qafë Mali – Bajram Curr”, asnjë fjalë tjetër nuk u tha për mospajtimet e hapura që kishte pasur Ilir Konushevci me shefat e LPK-së dhe as për rrethanat e vërteta të ekzekutimit në pritë!?
Ajo që shqiptarët kanë mësuar për qendrimet e Ilir Konushevcit për luftën është se ai ishte kategorik kundër shpërdorimeve materiale, qoftë tregtimi kontrabandë të armëve, i ndihmave të ndryshme materiale, i fondeve të destinuara për luftën. Gjithashtu, ai ishte për bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak, për ta përballuar luftën me Serbinë. Ndërkohë që shefat e LPK-së, të “menaxhuar” nga banda zyrtare e Tiranës, ishin kategorik t`i luftonin ushtarët dhe oficerët institucionalë si dhe LDK-në, më parë dhe më shumë sesa Serbinë!! LPK-së i interesonte pushteti dhe jo shteti. Ata i bindi Paskal Milo me shokë se tani duhet punuar për realizimin e amandamenteve të Kushtetutës të 1974-ës. Dhe, për habinë e atyre që nuk e njohin, në masën e duhur, demagogjinë komuniste, shefat e LPK-së e pranuan në heshtje edhe këtë poshtërsi dhe tradhti – njëherësh!!! Prandaj edhe ditën fatale të ekzekutimit ai udhëtonte drejt Kosharës, ku luftonin forcat ushtarake të Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova.
Asnjë nga folësit, të paktën, aq sa kemi dëgjuar nga RTK-ja, nuk kërkoi hetimin dhe ndeshkimin e ekzekutorëve të luftëtarëve, tashmë, dëshmorë, Ilir Konushevci dhe të dr. Hazir Malaj!! Madje, edhe cicëroni i Hashimit, Hajredin Kuçi, mjerisht, ministër i drejtësisë dhe zëvendë – kryeministër i Kosovës, bëri tymnajë, ashtu siç bëri edhe me ligjin për gazetarët dhe siç i vjen në ndihmë, gjithëherë, padronit të tij – Hashimit, me shpjegime paushalle juridike. Ai i heshti jo vetëm arsyet e ekzekutimit, por edhe nuk premtoi asgjë për hetimin, zbulimin e rastit, edhepse kjo është një e fshehtë publike.
Ekzekutimet, qofshin ato të SHISH-it apo të SHIK-ut, kanë qenë gjysmë – legale. Në minutat e parë të vrasjes të deputetit Azem Hajdarit, Partia Demokratike e Shqipërisë i ka denoncuar me emra ekzekutorët. Megjithatë, ata kanë udhëtuar me makinë, përgjatë gjithë natës, në relacionin Tiranë – Bajram Curr, madje pa i ndaluar askush!? Dhe, kur dihet se ka vetëm një rrugë tokësore drejt Malësisë të Gjakovës, ndërkohë që ishte vrarë kryetari i parë i të parës parti pluraliste, PDSH-së, tribuni i demokracisë shqiptare – Azem Hajdari, flet qartazi për një linçim zyrtar, vrasje pa gjyq fare!
Shortlink:
Posted by Redaksia
on 01/07/2012. Filed under Opinion.
You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0.
You can leave a response or trackback to this entry
3 Responses to Idriz Zeqiraj: Akademi me skenar dhe regji të vrasësve të djeshëm
Dallget e jetes Idriz zeqirajn e kan perplase si valet e detit qe e rrahin bregun kur ererat e prishin qetesine.Ererat e kohes se krejt jetes se Idrizit nuk pushuan. Por qendrimin verrtikal,guximin troq e trup per ti thene te keqes e keqe! trathetise tradheti!,Turpit turp!,rrencit rrence! armikut armik!; Idrizi ballelarte, me armen e fjales reale sa here e lypi koha dhe interesi kombetar zerin e ngriti kunder atyre qe historine e turpit te tyre perpiqen ta kthejne ne histori lavdije.Idrizi nuk i lejon mashtruesit siq thot populli ,,Mazdrakun ta mbajne ne thes ” Memorja Idrizit ia mbane kujtimet fresket. Ndersa penda e tij e arte i qete ato ne leter dhe lexuesit argumentin ia mbane para syve qe e verteta ta kete vetem nje ane te medaljes REALITETIN !Andaj Idrizi eshte dhe do mbetet element ndriques
i komponentes se historise se dhimshme te keti vertali te shekullit.
Lavdija, nderi, rrespekti,shendeti qofshin shoqerues te jetes te simbolit te rrezistences te burrit te podit te gurit Idriz Zeqiraj!
Ky njeri eshte i shitur. Eshte vertetuar se Idriz Zeqiraj eshte i paguar nga qarqe te ndryshme. Merreni me mend se para dy vitesh eshte distancuar komplet familja e tij
Ti besosh Azemit është njësoj sikur të besosh se gomaret dinë të flasin! Zakonisht unë qeshi embel,por kësaj radhe m’u ka ÇUE gazi pak si me zor. Ti thua: “Ky njeri është i shitur”,edhe i ke venë PIKEN,pa dhenë asnjë sqarim tjetër,asnjë fakt, ama bash asnjë… Azem! Kur ke nda mendjen me plasu këtë rrenë ORDINERE në këtë portal,pse s’na kishe thënë çmimin,mbase do t’na e kishe mbushur mendjen deri dikund? Pak si zor,ama eshte dashur ta caktosh nje shume gagagagagaga… Lopa -lopë është, por kur shitet apo blehet , dihet çmimi i shitjes apo i blerjës. Edhe ti prandaj e ke per obligim të na tregosh çmimin e shitjes të këtij burri,ndryshe këtë rrenë tënde as qent se hanë,veç e pshurrin. Per fund Azem djali kam nje porosi per ty:Behu ”mukajet” e ndryshohu sa je i ri,se më vonë ke për ta pasur gjithnjë me rëndë.
Mos m’u idhno te lutem!
Dallget e jetes Idriz zeqirajn e kan perplase si valet e detit qe e rrahin bregun kur ererat e prishin qetesine.Ererat e kohes se krejt jetes se Idrizit nuk pushuan. Por qendrimin verrtikal,guximin troq e trup per ti thene te keqes e keqe! trathetise tradheti!,Turpit turp!,rrencit rrence! armikut armik!; Idrizi ballelarte, me armen e fjales reale sa here e lypi koha dhe interesi kombetar zerin e ngriti kunder atyre qe historine e turpit te tyre perpiqen ta kthejne ne histori lavdije.Idrizi nuk i lejon mashtruesit siq thot populli ,,Mazdrakun ta mbajne ne thes ” Memorja Idrizit ia mbane kujtimet fresket. Ndersa penda e tij e arte i qete ato ne leter dhe lexuesit argumentin ia mbane para syve qe e verteta ta kete vetem nje ane te medaljes REALITETIN !Andaj Idrizi eshte dhe do mbetet element ndriques
i komponentes se historise se dhimshme te keti vertali te shekullit.
Lavdija, nderi, rrespekti,shendeti qofshin shoqerues te jetes te simbolit te rrezistences te burrit te podit te gurit Idriz Zeqiraj!
mali
01/07/2012 at 09:44
Ky njeri eshte i shitur. Eshte vertetuar se Idriz Zeqiraj eshte i paguar nga qarqe te ndryshme. Merreni me mend se para dy vitesh eshte distancuar komplet familja e tij
azemi
03/07/2012 at 09:51
Ti besosh Azemit është njësoj sikur të besosh se gomaret dinë të flasin! Zakonisht unë qeshi embel,por kësaj radhe m’u ka ÇUE gazi pak si me zor. Ti thua: “Ky njeri është i shitur”,edhe i ke venë PIKEN,pa dhenë asnjë sqarim tjetër,asnjë fakt, ama bash asnjë… Azem! Kur ke nda mendjen me plasu këtë rrenë ORDINERE në këtë portal,pse s’na kishe thënë çmimin,mbase do t’na e kishe mbushur mendjen deri dikund? Pak si zor,ama eshte dashur ta caktosh nje shume gagagagagaga… Lopa -lopë është, por kur shitet apo blehet , dihet çmimi i shitjes apo i blerjës. Edhe ti prandaj e ke per obligim të na tregosh çmimin e shitjes të këtij burri,ndryshe këtë rrenë tënde as qent se hanë,veç e pshurrin. Per fund Azem djali kam nje porosi per ty:Behu ”mukajet” e ndryshohu sa je i ri,se më vonë ke për ta pasur gjithnjë me rëndë.
Mos m’u idhno te lutem!
agimi
03/07/2012 at 22:49