Pirro Prifti: I.Kadare ose shkrimtari që i zgjati jetën Rregjimit komunist

Filed under: Editorial |

Titulli i këtij shkrimi është vënë për shkak të dy pyetjeve përcaktuese ndaj këtij shkrimtari i cili përdori talentin e tij për të mbrojtur një rregjim diktatorial: cfarë mesazhi përshkron vepra e Kadaresë? Dhe përse Kadareja dhe jo ndonjë shkrimtar tjetër u bë simboli i rregjimit komunist?

Nuk mund të mos vijë pështirë kur dëgjon dhe sheh se si po përpiqet me cdo kusht ky  shkrimtar prangosur midis dy epokave:  nam-lënësi Kadare  dhe gjyqi i tij me ish shefen e tij Nexhmije Hoxha. E them kështu se në kohën e diktaturës kur Nexhmije Hoxha ishte kryetare e frontit Demoktratik të Shqipërisë edhe Ismail Kadare ishte zv/kryetar me `meritë` –sigurisht për punën e palodhur që ai bëri për të justifikuar me marifetet e tij letrare veprën e PPSH. Nuk ishte e rastit që origjinali i Dimrit të Vetmisë së Madhe (apo Dimri i Madh) gjëndej në duart e Familjes Hoxha. Pse mendoni ju, e kishte origjinalin Familja Hoxha?

 A mos duhet të besoni brockullat e  Kadaresë  kur sot pas 40 vitesh, thotë se `mi ka marrë Familja Hoxha dorëshkrimin? E pse duhet ta mbante kjo familje nëse Kadare nuk ja pati dhuruar vetë? Mendoni me të vërtetë të nderuar lexues se Familja Hoxha ja kërkoi atij- apo vetë ky ja dhuroi  origjinalin në shënjë falenderimi për përkrahjen e pamasë që i dha kjo familje për të mbrojtur Kadarenë nga kritikët e komunizmit që në fakt `ishin me katolikë se Papa`?

Kulmi është që në fund të gjyqit ky original i u dorëzua arkivit të shtetit?! E pse arkivit të shtetit? Cili nga dorëshkrimet e shkrimtarëve shqiptare gjëndet në arkivin e shtetit? Dhe pse ky dorëshkrim I cili është një nga veprat e rralla se si  një shkrimtar mbron PPSH me aq djallëzi sa e bën edhe popullin të thotë:..`hm..dale more se Enveri ka të drejtë, këta poshtë tij janë dallkakë e tradhëtarë…“ .

 Pra në fakt me apollogjinë që i bën Enver Hoxhës, Ismail Kadare në librin e tij `Dimri i Vetmisë se Madhe`, praktikisht ky shkrimtar e ka mbrojtur aq bukur figurën e Enverit sa që e lejoi qe kjo figurë të nderohej dhe të hyjnizohej edhe nga inteligjenca shqiptare e cila shihte tek Kadareja pinjollin se si duhet të jetë `njeriu i ri` ose `njeriu i partisë`, dhe se si ky `njeri i ri` duhet të mbrojë me cdo kusht udheheqësin.

 Dimri i Vetmisë së Madhe është vepra e rrallë që një shkrimtar ka bërë ndonjëherë për ti hedhur hi syve popullit të tij duke justifikuar veprën e diktatorit.

Ky është shkaku që ky dorëshkrim i u dhurua dhe u mbajt aq mirë nga familja Hoxha. U mbajt mirë sepse ishte një vepër makiaveliske që mbron rregjimin dhe udhëheqësin –diktator- por dhe në të njëjtën kohë krijon tek lexuesi përshtypjen se (kushdo që e ka jetuar atë kohë mendonte kështu): ..uji nga burimi rrjedh i pastër- pra Enveri ishte I pastër- por ndotet poshte- pra aparati dhe dikasteret janë të ndotura!  O empora o Mores….

Ka të drejtë Petrqa Kolevica që shkruan një strofë të tillë për Kadarene:
“Ate qe Hoxha e thosh ne proze
E kthente Kadare ne poezi,
Ku jeten boze e bente roze,
Kur ajo shkonte zi e me zi.”
(http://albania.bestgoo.com/t4670-autobiografia-e-ismail-kadarese-ne-vargje-nga-petraq-kolev).

E gjithë veprimtaria e tij deri në ikjen e turpshme të tij më gusht-shtator 1990 në Francë përbën posi një `fill I kuq` mbrojtjen më të kamufluar të PPSH, si në poezitë e tij, ashtu dhe në prozën e tij.  Ashtu sikundër dhe në poezinë `anti-rregjim` për të cilën insiston autori `Pashallarët e kuq`, gjithmonë luftoheshin njerëzit pa emër të pushtetit dhe të Partisë por me qëllimin e fshehtë që të dilte në pah se:.. sa i pastër ishte Enveri dhe se sa të pabesë dhe të poshtër ishin bukëshkalët që ishin bërë dhe pashallarë…, e për këtë arësye atyre i u duhet prerë koka nga udhëheqësi. Bukur. i nderuar Kadare.

Praktikisht në Shqipëri, PPSH për të ruajtur pushtetin e saj veproi kështu:

-shkatërroi klasën e pasur nën emrin e Kominternit ( botën e vjetër do ta shkatërrojmë),

-nën emrin e revolucionit permanent të Trockit –vrau komunistët dhe simpatizantët  kundërshtarë (revolucioni ha bijtë e vet),

- u përpoq të krijojë `njeriun e ri`  jo si Lei Fen kinez, por duke majtur zap dhe nën presion inteligjencien shqiptare duke e qarkulluar dhe futur në burg në disa raste disa nga inteligjencia,

-krijoi një art dhe artistë të realizmit socialist me qëllim të mbronte dhe justifikonte veprën e PPSH,

-gjeti personin i cili me talentin e tij dhe intrigën e tij të justifikonte dhe të mbronte direkt vetë Udhëheqësin duke e lejuar këtë shkrimtar të vecante që edhe të diskretitonte ne disa raste në veprën e tij,  njerëzit poshte hierarkisë Enveriane.

 Kjo risi  e djallëzuar, I solli  një popullaritet të madh si vetë shkrimtarit ashtu dhe vetë Enver Hoxhës duke e ngritur si shkrimtarin ashtu dhe Enverin në pjedestal, aq sa u gënjyen dhe vetë intelektualët të cilët kur lexonin shkrimet sofiste të Kadaresë mendoheshin , por në fund të fundit pohonin se Kadare është i  madh sepse edhe Enveri e përkrah.

C`ndodhi me Kadarenë e mikluar, të nderuar dhe të respektuar, të vendosur në poste drejtuese si deputet i Kuvendit Popullor dhe zv/Kryetar i F.D.SH, për shërbimet që i bëri Partisë së Punës dhe vecanërisht Enver Hoixhës?

Gjatë këtyre 22 viteve pas `90? Ky njeri është përpjekur me cdo kusht që ti heqë vehtes aureolën që e rrethonte si  `beniamin i rregjimit` dhe `shkrimtar i oborrit`.

Së pari bëri hapin e parë që `nuk ishte dakort me rregjimin`- duke u larguar papritur e pa kujtuar nga Shqipëria për të krijuar përshtypjen se rregjimi po e përndiqte. Populli e hëngri por prapë Kadare nxorri dhëmbët e tij komunistë duke u shprehur në atë kohë kur njerëzit ikën nëpër ambasadat e huaja : “iku llumi i shoqërisë?!“

Më vonë u përpoq të shkruajë libra dhe vepra që nuk patën jehonën e atyre që shkroi në kohën e rregjimit komunist.

Së fundmi, ka bërë përpjekje të pafundme për të ripunuar veprat e botuara, disa vjersha, për të krijuar përshtypjen se ai ishte kundërshtar I rregjimit. Po, jo ore I.Kadare, talentin tënd ja dedikove rregjimit, ai të ngriti, të ushqeu, të bëri me post, të nxorri jashtë shtetit. Kulmi i mosmirënjohjes ishte ky gjyq i fundit në të cilin demaskove vetë vehten tënde.

E harrove Poemën `Përse mendohen këto Male`  e harrove poemën `Pashallarët e kuq` ku ke ngritur në piedestal Enverin  (sigurisht me penën tënde e bëre indirekt) dhe nga ana tjetër u a hodhe fajin atyre poshte pra vazhdove të zbatonje porosinë e fshehtë të familjes Hoxha: vërteto me shkrimet e tua se: uji në burim rrjedh i pastër por ndotet gjatë rrugës`. Këtë porosi e zbatove në mënyrë të shkëlqyer. Të lumtë. Tani c`kërkon mor njeri?  Cfarë është ajo gjë e` bardhë`  që nxin aty në fund? Përse z. Kadare lan duart por duart nuk të pastrohe?. A nuk ngjason me vjershën tënde për Lady Makbeth? Tani po të kthehet mbprapsht.

Karakteristikë e përpunimeve të poezisë së tij është dhe poezia `Varri` – që mban sipas Kadaresë vitin 1986 e që thotë:

..Jashte ngrene piramiden e turpit
Te murtajes, te hoxhes se zi.
Ndersa une prane oxhakut te studios
i vetem mbi varrin e tij.

Ëeb: http://www.teksteshqip.com/letersi/ismail-kadare/poezi_100154.php#ixzz222pevvhz

Sa për talentin. Si talenti juaj në Shqipëri ka shumë. Vjershat që ke shkruar nuk janë më të bukura se sa të Pedagogës së talentuar që kam unë në Universitet- znjsh.Alisia, dhe mund të them me plot gojën  që ajo mund të krahasohet me Dritëro Agollin (të paktën Dritëroi e pranon që është i majtë), dhe Fatos Arapi etj.. Ajo i  ka thagmë. Më vjen keq që nuk ka një përkrahës të fortë ashtu si e pate ti z. Kadare.

Them që është një gënjeshtër me bisht-është e përpunuar pas viteve 1990…. E kush e beson?

Proza juaj? Ura me tri harqe? Brockullat e trinisë që thotë politikani Majko? Prozatorë të zotë kemi plot dje dhe sot. Për mua shkrimtar më  i zoti dhe plot  larmi gjuhësore dhe subjekte mahnitëse ka qënë Jakov Xoxa, është sot Fatos Kongoli, e plot të tjerë. Nami juaj është nami  i PPSH. Largo PPSH dhe nga vepra juaj do të mbeten shkrime të një shkrimtari  oborri të zakonshëm.

E keqja qëndron se shkrimtarët e poetët ashtu sikundër dhe tek artistët, ata nuk promovihen nëpërmjet profesionistëve, por ashtu si ndodh në këto vënde si i yni, gjithmonë dalin në breg njerëz që kapën pas politikës….

Ndoshta në të ardhmen do të jetë ndryshe, por sot emri i Ismail Kadaresë është për fat të keq i lidhur me me memorien e një kohe të  trishtuar ku vepra e tij dukej si ëmbëlsirë e dhënë nga PPSH nëpërmjet dorës së tij, por sot kur kujtojmë se përse ky njeri gjatë gjithë kohës së diktaturës dhe tani 22 vite pas nuk na u hoq nga media, mund të them se nuk është arti i tij, nuk janë shkrimet e tij, nuk janë klithmat e tij që i ngjajnë një të mbyturi në harresën e kohës, por është emri i tij i lidhur me vuajtjet e së kaluarës; sa herë përmëndet emri i tij na kujtohet e kalura e trishtuar, përpjekjet e tij për tu bërë shkrimtar nobelist në një kohë që e dinim mirë se nuk mund të bëhet dot kurrë. E përse? Sepse njëlloj si Ladi Makbeth – përpiqet të lajë duart nga ndyrësia e së kaluarës por .., duart nuk i lahen dot… sepse si thotë vetë autori tek poezia e tij  `Sapuni Ledi Makbeth`:

Por asnje prej tyre
Nga duart dot s’ia heq
Njollat e gjakut
Ledit Makbeth.

Të shpresoj që ky shkrim të hedhi  dritën e nevojshme ndaj një shkrimtari të së kaluarës por që ende kërkon të mbetet  duke u kacavirrur  e bërtitur si `plaku Mere` për të mbetur në botën e së sotmes e të së ardhmes, të botës së integrimit e të globalizmit.  I përket popullit dhe brezave që do të vijë, nëse ky person kontradiktor dhe `shkrimtar oborri`  do të ketë  `file` e tij në histori, Sigurisht do ta ketë por jo si shkrimtar I madh, por se si nuk duhet të veprojë një shkrimtar në kohë diktature dhe demokracie.

 

Pirro Prifti

priftipirro@hotmail.com

 

 

 

Shortlink:

Posted by on 30/07/2012. Filed under Editorial. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

4 Responses to Pirro Prifti: I.Kadare ose shkrimtari që i zgjati jetën Rregjimit komunist

  1. Me të lexuar këtë titull të z. Pirro Prifti më “dualen para mendjes” dy të vërteta: e PARA,kur i pata shkruar njëherë moderatorit dhe kryeredaktorit të një portali- webfaqeje se dy nga publikuesit aty po shkruajnë me fjalor të “rendë”, ai m’u pat pergjigjur: “Po, me të vërtetë ata shkrujanë egër, por janë shqiptarë të mirë!”, e DYTA, “më ra ndermend” POLEMIKA e para disa vjetëve midis Akademik Rexhep Qosjes dhe Ismail Kadaresë, dhe “më shkoj mendja”: – a thua, pas këtij shkrimi kaq të guximshëm, mos po fillon edhe një POLEMIKË E RE midis z. Pirro Prifti dhe Ismail Kadaresë???!!!, dhe a thua me cfarë rezultati do të përfundojë?! – në të mirën e cilit prej tyre?!
    Nga shkrimi i z. P. Prifti, abstragova pjesën e fundit, ku shkruan:

    “Të shpresoj që ky shkrim të hedhi dritën e nevojshme ndaj një shkrimtari të së kaluarës por që ende kërkon të mbetet duke u kacavirrur e bërtitur si `plaku Mere` për të mbetur në botën e së sotmes e të së ardhmes, të botës së integrimit e të globalizmit. I përket popullit dhe brezave që do të vijë, nëse ky person kontradiktor dhe `shkrimtar oborri` do të ketë `file` e tij në histori, Sigurisht do ta ketë por jo si shkrimtar I madh, por se si nuk duhet të veprojë një shkrimtar në kohë diktature dhe demokracie.” – përfundon citatin e fundit z. Pirro Prifti.
    Nuk po e zgjas pasi këtu është vend për koment, por nuk po mund të frenoj veten pa thënë edhe këtë:

    (1)A është e vërtetë se në se i mencuri gabon, gabon me thes (jo pak)?

    (2)A është e vërtetë se njerëzit e mëdhenj kanë edhe të meta të mëdha?
    Poashtu kam të lexuar se: për t’u bërë hero – nëvojitet vetëm një cast, e për t’u bërë NJERI nëvojitet një jetë e tërë! Kjo e dyta na obligon shumë, na bën përgjegjës para fjalës se folur dhe fjalës se shkruar, mirëpo, fjalët e folura i merr era, ndërkaq e shkruara mbetet.

    Dhe, po ia vë pikën me këtë: Fundi i jetës nuk është VDEKJA, fundi i jetës janë veprat (ato të mirat)dhe se të mencurit na porosisin: në se nuk dini si të bëni mirë – MOS BËNI KEQ!

    Përshëndetje!

    Ismet Hasani, Suedi
    E-mail: ekspertih@hotmail.com

    Ismet Hasani, Suedi
    01/08/2012 at 11:49
    Reply

  2. NJI VLERSIM SHUMË ME VEND PËR TË MADHIN KADARE

    Zotni PIRRO, shpesh herë i lexoj shkrimet tuaja dhe t’gjitha janë të mira, por ky asht ma i miri ndër të gjithë. Unë këte nuk e za si polemikë, por si nji vlersim kritik plot me vend për të madhin Kadare. Çdo gja që thuani asht 100% e saktë. Andej Kadare i përgdheluni i komunizmit Enverist e këndej Qosja, i përgdheluni i komunizmit titist. Kur mbetën pa padronët e tyne. Njeni kërkoi ndihmë kah krishtenizmi e tjetri kah islamizmi sepse këto foshnje t’lazdrueme, nuk mujnë me egzistue pa qenë nën ombrellën e dikujtë. Sa ma shumë janë tuj kalue vitet, janë tuj dalë në shesh, përrallat bajate edhe të Kadaresë edhe të Qosjes. Qosja veq u ba përralla e botës. Te Kadare ndryshon puna sepse mbnojtësit e Kadaresë vazhdojnë me udhëheqë ende n’Shqipni. Ban o Zot e t’mos kem të drejtë kur asht fjala për t’madhin Kadare.
    Sa kishte qenë n’burg Adem Demaçi, nji shoku i tij i kishte pas thanë. Çoje o Zot e kurrë mos dalsh prej burgut se përralla e botës ke me u ba. U vertetue se ai shoku kishte pas shumë të drejtë.

    Pjetër Domgjoni
    02/08/2012 at 19:00
    Reply

  3. Paul Tedeschini
    06/08/2012 at 07:23
    Reply

  4. Me duket sa e çuditshme, po aq edhe e mjere, kjo perpekje nje personi qe s’eshte kerkush, s’ka shkruar kurrgje e s’ka bere nje hiç, sidomos ne kohen e diktatures(se tanime eshte apologjeti me i madh i nje greku), te kete pacipesine, jo te “demaskoje” shkrimtarin me te madh shqiptar te te gjitha koherave, pikerisht ate qe eshte perkthyer ne 45 gjuhe te botes, ate qe si kerkush tjeter ne historine tone ka dhene ndihmesen per njohje e ketij populli ne bote, por me peshtiresine e nje zvarraniku perkundrejt fajkoit, te hedhe dyshime mbi besueshmerine e Ismail Kadarese, a thua se Pirro Prifti na qenka inkuizitori i koheve moderne, me liçence drejtpersedrejti prej “hynise” se tij greke Janullatos!!!!!
    Cili na paska qene ai trim mbi trimat, edhe nga “gjaku” i ketij palo Priftit, qe paska patur guximin edhe sikur vetem te psheretije gjate diktatures se Enverit??! Ku jane te gjithe ata qe e ngriten sadopak zerin kunder Enverit??! E pra, per te kuptuar sadopak klimen e asaj periudhe, qe me sa duket z.Prifti e paska harruar, (nese vertet e ka jetuar ndonjehere),le te kujtojme se çfare shqiptoi shkrimtari vete, ndersa vinte i ngjizur me çmimin e Asturias nga princi trashegimtar spanjoll:”Njëzet vite më parë, në vendin tim komunist në qoftë se dikush do t’i thoshte dikujt se ka gjasë që një ditë, një shkrimtar shqiptar do të marrë një çmim në Spanjë, për më tepër të dorëzuar nga princi trashëgimtar, ky dikush do të shpallej aty për aty i çmendur, do të prangosej e do të çohej në çmendinë. Dhe kjo do të ishte e keqja më e vogël. Sipas një versioni të dytë, ky dikush do të përfundonte në hetuesi dhe pastaj në torturë si një komplotist i rrezikshëm.”

    Pse sot u dashka t’i bejme varrin shkrimtarit qe perdori talentin e vet per te mbijetuar e tìi japim ze nje kerkushi qe s’ka pike talenti, si ky z. Prifti?!
    Pse u dashka te veme reflektoret mbi ato ane te erreta te krijimtarise se ISmail Kadarese(e kush nuk ka ane te erreta, sidomos nen diktature) e t’i venkerkam zjarrin gjithe pjeses se mire e artit te kulluar qe na dhuruar?!
    David Samojllovi, ne te largetin vit ’61, shkruante ne parathenien e botimit te “Vjeshte tiranase” ne rusisht, se autori ka ndikime ng amidernizimi perendimo;“Ditë kafenesh”, sa u botua, u
    kritikua e u ndalua. Më vonë iu ndalua romani “Përbindëshi”. Ka
    pasur romane të tij që janë botuar dhjetë e njëzet vjet më pas nga ç’i
    kishte shkruar. Ndonjëri është botuar edhe dyzet vjet më pas nga koha
    kur u shkrua (“Qyteti pa reklama”).”Dimri i vetmise se madhe”, gati sa nuk i kushtoi koken dhe nuk u lejua te ribotohej!
    Po a ka kuptim te zgjatem me tej me sorollope si puna z.Prifti qe nuk ka nxenesine per kuptuar qofte edhe nje nga perlat e padiskutueshme te poezise shqiptare, nderthurur ne vargjet:

    Ne ç’enderr kemi rene kaq keq,
    Qe dot s’po zgjohemi valle?…
    Ca pika shiu rane mbi qelq
    Dhe une per ty seç ndjeva mall…??
    Gjykimin iua le juve, te nderuar lexues te kesaj faqeje te turpit!!

    Gazment Gripshi
    12/08/2012 at 18:33
    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


1 + = 10

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Jepi Like 123albania.com