Pesëqind vjet më parë, ishte aplikuar “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, në trojet shqiptare, me përpikëmëri dhe përfshinte të gjitha normat, të cilave duhej përmbajtur pushteti feudal dhe qytetaria.
Ishte, pa mëdyshje,ndër kodet më të sofistikuara dhe më praktike të asaj kohe, jo vetëm në Ballkan por dhe në Europë.
Nga kureshtja dhe nevoja, qe pata për të, lexova pjesën ku flitej për të drejtat dhe obligimet e “zotnisë “ ndaj “rrogëtarit”. Në njerën nga nyjet e Kanunit shkruante:”Nëse zotnija e largon rrogëtarin nga puna vetem se nuk i ka pelqy, e qe nuk e ka gjetë në faj asht i detyrem me i pague rrogën e motmotit”
Më datë 30.06.2006, nga “lartë “ kishte ardhur “urdhëri” të lëshonin vendin e tyre të punës të 521 punëtorët e Fabrikës se birrës në Pejë, me premtimin, se menjëherë do të ktheheshin, ata në punë, posa të kalojë ana formale e pronësisë.
Pronari i ri” Konzorciumi Llashko, punëtorët dhe Dukagjini”, ishin “blerësit” e fabrikës. Porsa u larguan punëtorët, thirreshin grupe-grupe dhe shkurt nga 521 punëtorë, patën “fatin” të ktheheshin fillimisht në punë 300 punëtorë. Muaj më pas ky numër u rrumbullaksua në 200 të punësuar. Për të mos eskaluar gjendja, të pa kthyerve u premtohej se “me vonë “ ishin ata në rend për tu paraqitur në punë.
Shkurt asnjeri nga punëtorët e larguar me datën 30.06.2006 fix në ora 12.oo dhe të tjerët, qe u larguan më pastaj, kurr nuk e panë vendin e tyre të punës ku punuan me vite të tëra e as qe u kthyen më.
Fabrika e birres u shit për 11.150.000 euro, vlera einvestimeve qe duhej realizuar, në bazë të kontratës se privatizimit ishte rreth 15 milion euro dhe kushti i tretë, mbajtja në punë e 612 punëtorëve për 3 vite.
Asnjëra nga këto tri kushte, mbi të cilat u privatizua Fabrika e birrës, kurrë s’u realizua.
Punës se privatizimit të Fabrikës se birrës, as dreqi nuk arrinë ti dalë në krye. Me 5% kishte marr pjesë Factor banka,në këtë privatizim, e cila me pas i shiti aksionët NLB-së, qe ishte kredi dhënëse e Konzorciumit në fjalë. Punëtorët qe kishin qenë aksionarë të Bankës se re të Kosovës, me nga një rrogë, aksionet e tyre kurrë nuk i panë, pas largimit të tyre nga puna, kush i mori, mund të tregojnë ish kompetentet e kësaj banke.
Doli se blerës nuk ishin punëtorët, ata humbën vendin e tyre të punës, humbën të gjitha stoqet qe ndodheshin e qe ishin shuma disa miliona eurosh, të cilat ata i kishin fituar prej pas çlirimit të Kosovës nga Serbia më 1999. As qe privatizimi ishte i rregullt dhe transparent. Fitues ishte stafi i fabrikës prej 4 vetash me 2 milion euro “aksione”,të cilat më vonë i tërhoqen kesh. Po edhe pjesëmarrësit tjerë, qe ishin konkurues në privatizimin e Fabrikës se birrës, nuk u ndanë bash keq!
Historia e këtij privatizimi nuk mbaroi më kaq. U larguan dhe punëtorët tjerë si në kohën e Serbisë, gjoja për shkelje të detyrave të punës, shkak i pa aftësisë për punë, tepricës teknologjike, presionit etj. Punëtorët, qe u larguan në fillim nuk moren as një cent ndërsa , sipas deshirës se blerësit të ri disa të tjerë morën nga 3000 euro, kinse po largohen vullnetarisht. Kështu pronari i ri kishte në disponim televizionin privat për të reklamuar përditë se privatizimi i Fabrikës se birrës, ishte shumë i suksesshëm. Asnjë gazetarë nuk pati guximin të shkruaj për fatin e punëtorëve të mbetur pa punë, madje asnjë avokat nuk kishte guximin ti pranonte klientë, këta të pafat, seriozisht. Asgjë nuk bëri punë, as krijimi i Sindikatës se punëtorëve të larguar nga Fabrika e birrës, as kontakti me autoritetin e Agjensionit të mirëbesimit, lexo;”mosbesimit”, as kontakti më udhëheqësinë e re të fabrikës dhe as kërkesa për tu ndihmuar nga udhëheqësia e BSPK-së, kryetar i se cilës, aso kohe, ishte z. Bahri Shabani. Ky në një takim, qe kishte pasë më përfaqësuesit e punëtorëve të larguar, nga Fabrika e birrës, kishte bërë “be” se marrëveshtjen për privatizimin e fabrikës , as qe e kishte parë, ngase nuk i kishin dhënë,atij kopjen, Agjensioni i Mirëbesimit.
Për të rregulluar “letrat “ pronari, punëtorëve të larguar u dha “rrogë” nga 80 euro, për 1 vit, me një vendim ku shkruante se filan punëtori, caktohet në vendin e punës: “Punëtor për mirëmbajtjen e ambientit të fabrikës”. Në atë vendim nuk cekej as profesioni e as pregatitja shkollore e tyre.
Një punëtor sezonal, qe kishte pas punuar në Gjermani, i kishte treguar”gazdës” se për 1 orë ai kishte ndrequr 1 kg. gozhda, ndërsa ky paska nxjerrur 1 markë dhe i paska paguar “orën”, sepse 1 kg.gozhda kushtonte 1 markë.Punëtori paguhej 20 marka për orë. Ajo qe përfitoi punëtori ishte, këshilla:”mos puno aty ku vlera e punës caktohet lehtë”. Kjo gjë më saktësi u zbatua dhe me “investimet” qe “bëri”, blerësi i Fabrikës se birrës. Pothuaj krejt investimet i drejtoi në marketing, aty, ku me para mund të manipulohej me lehtë dhe ku nuk ka normë të shpenzimeve e as qe verifikohen investimet. Pra, në Fabrikën e birrës nuk kishte investime sipas kontratës e as mbajtje të 612 punëtorëve në punë.
Kosova është shteti më i korruptuar në Europë, nuk ka ligje, e as ato ekzistuese nuk zbatohen, As një lugë si thotë populli nuk ka mundur, askush ta privatizojë, pa përkrahjen politike, e marrëveshtjeve mes palëve konkuruese. Modeli spin-off dhe spin-of-special, qe ndodhi në Kosovë ishte i mirëpritur vetem për “mbushësit e xhepave” ndërsa,fatkeqsia me e madhe për punëtorinë se Kosovës.
Nese kreu i ardhëshem i Kosovës, strukturat e reja politike, qe do ta drejtojnë, në të ardhmen Kosovën nuk do të merren seriozisht më procesin e përfitimit pa djersë gjatë privatizimit, qe po kalon, nese nuk i revidojnë këto deformime, atëherë, veshtirë se ky popull do të pajtohet me të bërat dhe të palarat e ndodhura.
Kosova pret qe gjërat të bien në binarë, të aprovohen ligje demokratike, të zbatueshme në botën e civilizuar e sidomos ato qe kanë të bëjë me prejardhjen e pasurisë dhe krimin ekonomik, dukuri, negative,që kanë përcjellur Kosovën, nga mbarimi i luftës e këtej.
Përvjetori i hidhur qe sot po e përkujtojnë, ish punëtorët e Fabrikës se birrës në Pejë, është vetem një datë, datat tjera u takojnë punëtorëve anë e kënd Kosovës, lavdia u takon atyre qe dhanë sado pak për lirinë e Kosovës, jo atyre qe e përdhosen atë.
Banjë e Pejës,më30.06.2012
Shortlink:
I nderuari z. Bajram.
Të gjitha fjalët e thëna në këtë artikull janë të vërteta. Mirëpo, kisha për të shtuar edhe një të dhënë të pathënë.
- Aty ku shkruan se “ Fitues ishte stafi i fabrikës prej 4 vetash”, po e vazhdoj fjalinë e papërfunduar me emrat:
1. Agim Elshani,
2. Agim Berisha,
3. Rexhë Krasniqi,
4. Gëzim Morina.
Që të katërt pas këtij privatizimi krijuan pasuri marramendëse, ndërsa punëtorët që u hodhën në rrugë u lanë në mëshirën e Zotit.
Sa i përket z. Bahri Shabani (ish kryetar i BSPK-së), dihet se ka qenë “pioni” i Ahmet Shales, që asokohe ishte në krye të AKM-së.
Lexuesit e kësaj reviste po i informoj edhe me sa vijon:
- Pronarët e kësaj fabrike në krye me Ekrem Llukën, kohë më parë e kishin paguar një gazetarë që në një gazetë ditore ( ju kërkoj falje që për momentin nuk po më kujtohet se cila ishte ) të shkruaj se kur është blerë … , fabrika e birrës ishte në prag të falimentimit, e që pas privatizimit të saj ajo u ringjall. Çfarë gënjeshtre ! Dihet mirë, se Fabrika e birrës në Pejë dikur ishte ndër prodhuesit më profitabil në Kosovë. Reagova në atë shkrim në rubrikën për komente të asaj gazete, por redaksia nuk ma publikoi !
Kam shumë çka për të thënë për këso poshtërsish, por e dijë se të gjitha do të hynë në vesh të shurdhër, ngase korrupsioni në Kosovë është bërë dukuri normale.
I PAPUNI
01/07/2012 at 10:48
I Nderuari B. Binaku
Shkrimet e tua gjithmone, zgjojne interesim tek une.
Sa qesharake, nje ligj i zbatuar para 500 viteve, ”sjellja e zotnise ndaj rrogtarit”, e shihe sot civilizimin ne Kosove, dhe Kanunin e tanishem..Korruptim dhe Krim deri ne piken e fundit. Turp, ja se sa e duan dhe e respektojne shqiptaret njeri tjetrin, ja se sa i dine edhe i vlersojne bemat dhe vuajtjet e njeri tjetrit. Dje ishin serbet e sot jan vellezerit e tu, qe pa pik meshire e pa pik llogatrie ta marin kafshaten e gojes. Pushteti, pse te intervenoje kur ai eshte perfituesi kryesor…Kam nje pyetje per te ”PAPUNIN”, ju thuani se ato miliona euro u moren nga personat e larte cituar nga ju???Dhe ata ishin vetem 4 ter persona. Do te thote te gjitha parate qe me ligj do te duhej te shperndaheshin ne mes te te gjithe punetoreve te larguar ne menyre te barabarte u vodhen nga ta. Dhe sot jane te lire e te ”majme”A moren diqka punetoret???Kur kuptohet qe kane punuar me vite e vite ne ate Fabrike, qe sot eshte njera nder fabrikat me te medhaja ne Kosove
Nuk mund ta kuptoje plotesisht, se po me duket si enderr, ta qosh nje jete te tere aty, dhe te vie dikush e te te largoje…
A. Kuqi
01/07/2012 at 14:05
I nderuari dajë, duke mos përfshirë të gjithë ata që ranë, por, as ata që mbeten, një pjesë e tyre luftuan dhe u munduan ta largojnë sunduesin dhe të bëhen vetë sundues. Asgjë më shumë s’ka në këtë shtet!
Respekt për ty.
Mergim
01/07/2012 at 17:03
Bajram, je njeshi, vazhdo te shkruash, per hajnit qe jane bere, shtetit te Kosoves, duke plaqkitur me themel.Fatkeqsisht shteti yne ende i pa konsuliduar, nuk eshte i afet te ballafaqohet me kete lloj krimi qe besoj se qe tani dhe ne te ardhmen eshte duke paguar dhe do ta paguaj shtrenjet. Vetem me njerzit e guximshem dhe patriot me vepra mundet te arihet konsoludimi i shtetit te Kosoves dhe ta kete nje te ardhme te ndritur. Ne ate shoqeri dhe shtete ku renohet baza ekonomike, politika shtetrore eshte vazale e cfardo ndikimi te huaj apo te brendeshem qe nuk qon ne progres dhe ne te mire te vendit.
TE LUMET.
Kastrioti
03/07/2012 at 10:25
Edhe pse shpeshherë i shfletoj artikujt e publikuar në revistat e ndryshme elektronike, pothuajse asnjëherë nuk kam bërë ndonjë koment për to. Kësaj radhe, komentet paraprake me nxiten që edhe unë ta shkruaj koment lidhur me fatin e hedhjes në rrugë të punëtorëve fabrikës së birrës në Pejë që dikur po ata ishin bartësit e ngritjes së kësaj industrie, e cila i riti kapacitet e veta prodhuese përmes investimeve nga mjetet financiare të marra nga bankat si kredi që paguhej nga pagat e punëtorëve. Mirëpo, qëllimi i komentit tim nuk është të përqendrohem në këtë çështje.
Duke e lexuar artikullin e autorit të nderuarit B. Binakaj dhe komentuesve paraprak m’u kujtua një paradoks.
Dihet se sindikatat janë krijuar për ta mbrojtur interesin e punëmarrësve-punëtorëve, sikurse këto ditë që po e ngritë zërin sindikata e “Feronikelit” për t’i mbrojtur punëtorët e dëbuar (rreth 90 veta ) të kësaj industrie që punëdhënësi i largoi pa fajin e tyre.
Çfarë ndodhi asokohe në Fabrikën e Birrës ? !
Shoqata sindikale e kësaj fabrike (asokohe shoqërore) në krye me Xhevdet Muhaxherin mori pjesë në mashtrim e punëtorëve, dhe atë duke shkuar repart më repart, me qëllim që t’i bind punëtorët se askush nuk do të mbetet pa punë. Dihet mirë se të gjithë punëtorë e kanë paguar me rregull anëtarësinë sindikale, e cila sillej rreth 4,000. 00 € në muaj apo 48,000. 00 €. në vit ( për 10 vite 480,000. 00 €,) e që edhe sot nuk dihet se kah shkuan ato para,
Sipas statutit sindikal, një pjesët të kësaj anëtarësia duhej t’ia transferonin BSPK-së, ndërsa Xhevdeti dihet se iu ka shmangur pagesave të tilla, duke iu mbetur borxh në shuma të mëdha, për çfarë “dikush” si në shaka pat thënë se iu kanë nevojitur për ta ndërtuar shtëpinë e re.
Për momentin nuk po më kujtohet se kush tjetër ishte në kryesinë e kësaj sindikate, por fort mirë e di se aty bënte pjesë edhe Afrim Çeku, për të cilin çuditeshim sesi u nënshtrua lehtë, ndërsa për Xhevdet Muhaxherin dihej se edhe në kohën e shkijeve ka notuar bukur. Megjithëkëtë t’i kthehem obligim sindikal. Pra kjo sindikatë, në vend se t’i mbroj punëtorët, ajo u bë aleate e pronarëve për qëllime personale.
Asokohe, pas kësaj tradhtie, dikush pat propozuar që të formohej sindikata tjetër (e re) nga punëtorët e dëbuar nga puna, por si duket zhgënjimi e pat bërë të veten.
I dëbuari nga puna
03/07/2012 at 21:55