Sulmohet Katedralja e një Kishë tjerë në Kenia. 17 të vdekur. Atë Lombardi: tmerr e shqetësim.

Filed under: Bota |

Një dramë e re e përgjakshme ndodhi dje në Kenia. Në Garissa, në veri-lindje të Vendit, afër kufirit me Somalinë, është sulmuar Katedralja e një Kishë tjerë. Atentatet kanë shkaktuar 17 të vdekur e mase 50 të plagosur. Atentati i dyfishtë pason atë të prillit në Najrobi kundër një Kishe tjetër të krishterë që shkaktoi një të vdekur e dhjetëra të plagosur.
Tmerr e shqetësim: me këto fjalë atë Federiko Lombardi i komentoi këto sulmet kundër dy Kishave të krishtera. Ta dëgjojmë zëdhënësin e Vatikanit.

Atentatet e përgjakshme në Kenia, në qytetin Garissa, kundër dy Kishave të krishtera, ndër to një kundër një Katedrale katolike, gjatë zhvillimit të takimit të lutjes të së dielës, janë akt i urryer e tejet shqetësues. Kemi përshtypjen që ndër grupet terroriste sulmi kundër të krishterëve të mbledhur të dielave në vendet e tyre të kultit tashmë është bërë një metodë që konsiderohet posaçërisht efikase për përhapjen e urrejtjes e të frikës. Sulmi i dhunshëm ndaj njerëzve të pambrojtur të mbledhur në mënyrë paqësore në lutje drejtuar Zotit është vepër e shëmtuar. Përveç se jemi afër viktimave, lypet ripohuar e përcaktuar vendosmërisht lirinë fetare të të krishterëve e t’i kundërvihemi veprimeve të papërgjegjshme që ushqejnë urrejtje ndërmjet feve të ndryshme, si dhe të reagojmë në mënyrë të vendosur e efikase për zgjidhjen e qëndrueshme të problemeve dramatike të Somalisë, që pasqyrohen edhe në rajon.
 
Radio Vatikani
 
 

Shortlink:

Posted by on 03/07/2012. Filed under Bota. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


3 + = 4

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Jepi Like 123albania.com