Aleanca KuqeZi vendos kufirin me Greqinë.
Përfaqësuesit e kësaj lëvizje kanë vendosur shirita të kuq përgjatë kufirit me Greqinë, duke e quajtur si një vijë të kuqe që nuk duhet të kalohet nga shteti shqiptar.
“Berisha dhe Samaras nuk duhet të guxojnë të cenojnë kufirin,” thanë aktivistët e AK.
Me dhjetëra aktivistë kanë vizuar kufirin. Bashkë me ta ka qenë edhe kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu. “Kufiri është sipas Gjykatës Kushtetuese. Do e mbrojmë kufirin deri në flijim. Spostimi i kufijve do quhet tradhti kombëtare,”tha Spahiu.
Aktivistët do të vazhdojnë të rrethojnë detin.
Para pak ditësh është bërë e ditur se qeveria shqiptare po shkon drejt një marrëveshje të re për ndarjen e detit me Greqinë. Marrëveshja është gatuar nga kryeministri Sali Berisha dhe homologu grek, Samaras. Ajo nuk ndryshon nga marrëveshja e parë, e ndaluar nga Gjykata Kushtetuese.
Shortlink:
Recent Comments