Ditët e fundit lexova një intervistë që historiani dhe ish-diplomati i njohur shqiptar Pëllumb Xhufi i kishte dhënë gazetës ”Shqip”. Me të thënë të drejtën pasi e mbarova së lexuari, intervista më la një shije të hidhur në gojë dhe më krijoi një zbrazëti në shpirt e në zemër për nga përmbajtja dhe fjalët e gjuhë-urrejtjes të historianit Xhufi.
Siç thotë edhe At Daniel Gjeçaj në një shkrim për At Anton Harapin, nuk është qëllimi im që të gjykoj ”gabimin e madh” që sipas armiqëve të tij ka bërë Anton Harapi me pranimin e Regjencës, pasi kjo duhet të lihet në dorë të historianëve të pa-anshëm. Dhe as nuk është objektivi im që të polemizoj me profesor Xhufin ose të tjerë të të njëtit kallëp, pasi këjo punë është bërë bozë tani e 20-vjetë pas rënjës së komunizmit. Njeriu pret më shumë nga intelektualët në këtë periudhë të historisë së kombit shqiptar. Fat i keq ky për Shqipërinë! Dëm i madh historik e kombëtar kur historia e shqiptarëve edhe sot pas 20-vjetëve trajtohet nga pseudohistorianë, ideologë e demagogë.
Profesori amerikan i universitetit Kolumbia, Richard Carrier thotë në një artikull të para disa viteve, ndërsa shkruan në përgjithësi mbi rolin e historianit në shoqëri se, ”pseudo-historianët të cilët janë të lidhur me një të kaluar falso, mund të jenë të gatëshëm të përdorin forcën ose frikësimet për të kontrolluar mendjen dhe kujtesën e popullit, e që në të vërtetë këjo dukuri është një veti përcaktuese e një periudhe të errët.” Profesori Carrier vazhdon duke thënë se ”një shoqëri e mbërthyer nga pseudo-historia është viktimë e një psikoze shoqërore. Ajo shoqëri do të vuaj nga një mungesë kujtese dhe si e tillë do ta çojë atë drejtë një gjëndje hutimi, dëshpërimi dhe në një cikëli sjelljesh vet shkatërrimi…Pseudo-historia i ofron shoqërisë një ”përfitim” të vetëm, e që është mundësia për ta manipuluar atë dhe nga e cila përfitojnë vetëm ata që janë në fuqi.” Nga ana tjetër, sipas Profesorit Carrier, ”Historia e vërtetë ofron përfitime për të gjithë. Bazuar në historinë e vërtetë”, thotë ai, ”ne do të mësojmë se vërtetë kush jemi dhe jot ë na imponohet diçka që dikush tjetër dëshiron që ne të jemi. Do të kuptojmë më mirë humanizmin jashtë syzeve të rrejshëm të një kulture ose ideologjie të vetme të pseudo-historianit. Pofesori Carrier përfundon duke thënë se ndoshta, të armatosur me këtë dijeni e njohuri të historisë së vërtetë, ”ne nuk do të përsërisim gabimet e së kalurës”, pasi pseudo-historia dhe përfaqsuesit e saj, sipas tij, nuk na japin informacione të dobishme as për ne as për universin tonë dhe si e tillë, ”pseudo-historia nuk na përgatitë për të ardhmen.”
Intervista e Profesor Xhufit nuk është e para e këtij lloji dhe ma merr mendja as e fundit nga historianë e intelektualë shqiptarë. Edhe të tjerë historianë dhe akademikë shqiptarë të historiografisë komuniste kanë shkruar dhe vazhdojnë të denigrojnë figura të shquara të kombit dhe të Kishës Katolike, të kulturës, historisë, duke filluar nga At Gjergj Fishta. Siç mund të shihet nga këjo intervistë e profesor Xhufit, fatkeqsisht historia shqiptare ende shikohet me syzat e ”pseudo-historisë” së doktrinës së një shoqërie enveristo-komuniste, ku gjithnjë mbretëron fanatizmi dhe inati sidomos ndaj figurave të Kishës Katolike, në këtë rast At Anton Harapi, duke i paraqitur ata si ‘”armiq të popullit’’ dhe ‘’kvisling’’.
I nderuar profesor Zhufi. Nëqoftse At Anton Harapi, At Gjergj Fishta e të tjerë i shërbyen fashizmit, ç’mund të thoni ju për historianët, diplomatët, shkrimtarët dhe intelektualët , të cilët me përvujtëri i shërbyen komunizmit ndërkombëtar envero- stalinist, jo për dy tre vjetë, por për pothuaj 50-vjetë?
Shqetsues është gjithashtu fakti se pas prononcimeve të tilla nga historianë e akademikë shqiptarë nuk ka asnjë reagim kundërshtues — të pakën përsa kam parë unë — nga intelektualë, akademikë ose analistë e gazetarë. Një përjashtim kësaj radhe ishte përgjigjëja dinjitoze e Don Gjergj Metës, zëdhënsit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, artikull i cili u botua në gazetën Panorama.
Pa dashur të lodhë lexuesin, le të këthehemi shkurtimisht tek At Anton Harapi. Në intervistën e tij, Profesor Pëllumb Xhufi deklaron në personin e tij si historian dhe diplomat se “Duhet të ndahet kufiri mes atdhetarisë dhe tradhtisë ndaj kombit”. Dhe pak mëtej akuzon dhe hedhë baltë mbi figurën e Anton Harapit duke thënë se, ”Çohen në piedestal lloj-lloj klerikësh katolikë, ithtarë të Shqipërisë së “kantoneve”, deri edhe frati-kuisling Anton Harapi”.
I nderuar Profesor Zhufi, At Anton Harapi nuk ishte një çfardo ‘’lloj-lloj kleriku katolik’’. Ai ishte njër ndër më të mirët e klerit katolik shqiptar. Besoj se e dini mirë se këjo ishte arsyeja se pse regjimi i Enver Hoxhës e dënoi atë me pushkatim në vitin 1946, jo se ishte ndonjë patriot gjysmak — varri i të cilit nuk dihet as sot. E këjo është edhe sot arsyeja që personi dhe vepra e At Anton Harapit vahydon të ssulmohet e të “vritet’’. Për më tepër, At Anton Harapi nuk ishte “ithtar i Shqipërisë së kantoneve’’, siç thoni ju. Po të merrsh guximin e të lexosh madje edhe një shkrim të vetëm të tij, do të mbetesh i bindur se At Anton Harapi ishte sinqerisht i përkushtuar për fatin e kombit shqiptar. Ndoshta njeriut i mjafton të lexojë fjalimin klasik ‘’Ndalnju, ku veni o burra?!’’ të At Anton Harapit në Shkodër para arkivoleve me trupat e Çerçiz Topullit dhe Mustafa Qullit kur po përcilleshin për në Gjirokastër e Leskovik më 14 shtator 1936, për t’u bindur se ai nuk ishte as tradhtar as ‘’ithtar i Shqipërisë së kantoneve’’. Ndër të tjera ai iu drejtua turmës me këto fjalë:
“Zotnij të ndritshëm! Nuk due t’u ndali ma, keni udhë të gjatë. Mirrni keto visare të çmueshme, e shkoni. Por para se të niseni, eni këtu, e mbi këta eshtën, shembllesë ideali, force dhe bashkimi, t’i a shtrijmë dorën shoqishojt, Toskë e Gegë, muhamedanë e të krishtenë, e me besën e burrave, me besën shqiptare, të lidhemi për t’ia mbajtë Shqiptarit të paprekun nji Zot të vërtetë, nji Atdhe të lumtun, për ta bam Shqipninë e re, të fortë e të madhnueshme, të denjë për Skanderben. T’i diftojmë, po botës, se Shqiptarët janë njimend burra, se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamendanë e të krishtenë, e njiheri Shqiptarë të njimendët.’’
At Anton Harapi citohet të ketë thënë: “A e dini se çdo ndërtese i vihen themelet n’dhe? Edhe pse në varr, ne hijshëm duhet të jemi gurt e themelit të njasajë binaje të cilën sot e quajmë Shqypni’’.
Megjithëse i pushkatuar dhe i vrarë për gjalli e sot edhe për së vdekuri mduke hedhur baltç mbi të, dhe varri i të cilit nuk dihet, At Anton Harapi ishte dhe mbetet një gur themel i hijshëm i binajes të cilën sot e quajmë Shqipëri dhe i mbarë kombit shqiptar.
Shortlink:
pellumb xhufi asht pjelle e bushtres se kuqe e nuk ka si mos te foli ashtu per pader anton harapin klyshi i kuqedres se kuqe vret njerez te pafajshem.
nikoll pali
04/08/2012 at 03:22
Me vend…, absolutisht keni te drejtë, z.Shkreli pasi historia e shkruar nga shpifaraket është duke e shpartalluar binajen e qujtun Shqipëri… Urrejtja e Xhufit duhet te studjohet për të parë më saktë se prej nga e ka burimin…
Ahmeti
04/08/2012 at 10:05
Ngadale bre trima! Personalisht, ndiej keqardhje dhe dhimbje per fatin tragjik te pater Anton Harapit. Nuk pajtohem aspak me denimin kapital qe i dha regjimi komunist. Nga ana tjeter, ndiej neveri ndaj te gjithe atyre ( vecanerisht atyre qe e kane njefare shkolle) qe perpiqen te ” fusin minaren ne thes”. Pater Anton Harapi beri nje faj, duke u bere pjese e Regjences.Bashkekohesit e tij te klerit tregojne se edhe shume anetare te tjere te klerit e qortuan per kete. edhe ai vete e ka pranuar se kabere “gabim”, dhe kete mund ta lexoni. Ne te gjithe boten Perendimore keta jane quajtur kuislinge. Kjo bote Perendimore i pati denuar rrepte ( me denim kapital) si Kuislingun ne Norvegji ( nga edhe e moren emrin te gjithe bashkepunetoret e pushtuesve te Luftes se Dyte Boterore) ashtu edhe heroin francez te Luftes se Pare Boterore, Philip Petain, i cili nenshkroi marreveshjen e kapitullimit me gjermanet gjate Luftes se Dyte Boterore. Atehere, cfare kini me Xhufin & Co.? E vetmja gje e drejte, ne rastin e Harapit, do te ishte te thuhej se ai nuk e meritonte denimin kapital. Te tjerat jane ose pasqyre e mosdijes, ose e ligesise.Te perpiqesh te vesh ne nje peshore ata qe bashkepunuan me te huajin qe erdhi me arme ne vendin tone ( dhe qe e ka denuar gjithe bota) me ata qe bashkepunuan me regjimin e vendit te tyre ( sado i keq qofte ai) eshte ligesi e pakufi. Kete nuk e ha askush qe ka sadopak mend. Kush shpenzon kohen per te shkruar per budallenjte, kjo eshte puna e tij.Si duket, autori e ka lexuar Geten, qe thoshte se ” I pafund eshte numri i budallenjve”.
Niko Maloku
05/08/2012 at 02:09
Per mendimin tem At Harapi ka kene nder ma vizionaret.Nji Shqipni e pa-kantonizueme nuk funksionon.E pra,faktet jane fakte…nuk funksionoi.E perdite ket mallkim e kena parasysh.Si thone italianet “fino a prova contraria”,deri aty smund ta fajsojne kush At Antonin.
Anton Shkodra
07/08/2012 at 01:43
Shkurtimisht:
Hitleri dhe Stalini e ndan Polonine per gjyse. Mandej Hitleri sulmoj Bashkimin Sovjetik. Mandej Anglo-amerikant me sistem kapitalist u bane aleat me Stalinin me sistem komunist. Si spjegohet kjo aleance e tyne dhe ç’fare aleance ishte. Aleanca e tyne nuk ishte ideologjike as politike. Aleanca e tyne ishte vetem aleance ushtarake kundra anmikut te perbashket Hitlerit. Aleatet Rusvelt-çurçill dhe Stalin vendosen ne Jalta si do te ndahej Europa mbas luftes. Europa Lindore do te ishte nen Stalini. Me perjashtim te Greqise i gjithe Ballkani do te ishte ne zonen e komunizmit (Stalinit). Pra Shqipnia do te ishte komuniste.
Pyes Niko Malokun, i cili i njef mire keto pune:
Me ke do tu bashkoheshin antikomunistet shqiptar ?
Paul Tedeschini
07/08/2012 at 08:00
Pergjigje komunistve Pëllumb Xhufi dhe Niko Maloku, pjelle e agjentures serbe, e cila i pruni ne fuqi trathtaret komunist.
Fati i intkomunistve shqiptar dhe te gjithe te tjerve ne Europen Lindore u percaktue ne Jalta nga marreveshtja e Rusveltit-çurçilit-Stalinit. Europa Lindore iu la Stalinit. Atehere kety qendron trathtia, e anglo-amerikanve, qe braktisen antikomunistet.
Antikomunistet shqiptar nuk bashkepunuen me gjermanet. Pse? Shqiperine e pushtoi Italia. Kur kapitulloi Italia u futen Gjermanet ne trojet shqiptare per te mos u fute aleatet. Ata e kan deklarue vete se nuk kan asgja me shqiptaret. Perkundrazi ata i bashkuen trojet shqiptare. Qeveria shqiptare gjate kohes se prezences se gjermanve nuk kishte asnji aleance ideologjike o politike me gjermanet, ashtu siç nuk kishin asnji aleance ideologjike apo politike anglo-amerikanet me Stalinin. A mund te quhen anglo-amerikanet komunista mbasi bashkepunuen ushtarakisht me Stalinin? Jo.
Keshtu as qeveria shqiptare ne kohen e prezences gjermanve nuk mund te quhet bashkepunetore me gjermanet, siç ishin kryeministri Kuislingu ne Norvegji etj. Kusilingu ishte antar i partise naziste norvegjeze. Ne shqipni nuk ka pase parti naziste shqiptare.
Vete fakti qe ne Shqipni ne ate kohe u strehuen mbi 2000 hebrej, tregon kjartas se qeveria e atehershme shqiptare nuk ka pase asnji lidhje ideologjike me gjermanet. Ne territorin shqiptar nuk asht perndjek askerkush ne kohen e prezences se gjermanve, perveç komunistve qe ishin aleat te Stainit.
Lind pyetja: Me ke do te baheshin aleat antikomunistet shqiptar? Me anglo-amerikanet JO sepse ato ishin aleat me Stalinin. Po me komunistet sllav te Stalinit a mund tu bajshin aleat? As me komunistet sllav jo, per dy arsye:
Se pari sllavt ishin armiqt shekullor te shqiptarve,
Se dyti se antikomunistet nuk mund te ishin aleat mekundershtaret e tyne.
Pra antikomunistet u braktisen nga vete antikomunistet anglo-amerikan. Kjo ishte fatkeqesia e antikomunistve nacionalist shqiptar, qe mbeten pa asnji aleat nderkombetar.
Komunistet shqiptar u bashkuen pikrisht me anmikun shekullor te shqiptarve, qe ishin sllavet. Keto jane trathtaret e vertete te Shqipnise. Komunistet shqiptar zbatojshin pike per pike urdhnate e Titos dhe te UDB-s per zhdukjen e patriotve shqiptar, nji nder te cilet ishte Pader Anton Harapi, kundra te cilit nuk ka asnji fakt qe ai te kete ba nji veprim kundra popullit shqiptar. Komunistet le te paraqesin provat qe harapi te kete ba nji gja te keqe kundra popullit te vet. Ai u ftue te merrte pjese ne Regjence dhe ai pranoi vetem me qellimin e mire per te zbute shkaqet e gjakderdhjes. Por si klerik katolik ai ishte ne shenjester te serbve dhe te komunistve, sepse ishte nji patriot i vertete. Mjefton te kujtojme fajlimin e Harapit:
“E pranova detyrën se nuk mujshem m’e pamun Shqypninë të pushtueme prej anarkijet…nuk dojshem të krijohej nji Babiloni shqyptare me luftë vllavrase qi zhgatrronte katundet, të humbej bagtija e të zhgatrroheshin familjet…ndjeva mëshirë, si për popull e gjithashtu edhe për Shqypni…Si mund të preferojshem m’e pshtue jetën t’eme për çashtjen e perbashket? Le të ndodhë ajo qi ka me ndodh, thashë, me vedi, rrnoftë populli edhe pa mue, rrnoftë Shqypnia!…E fillueme me nji poezi e po e perfundojmë me nji tragjedi me iu dhimbtë kujdo…e vetmja gja m’u bamun asht m’e pshtuemun Shqypninë edhe popullin. Mjafton t’i paralizojmë fajtorët të mos bajnë ma dame…Nuk duhet të ekzistojnë filogjerman, anglofila apo italofila. Duhet t’jena veç shqyptarë…”.
http://sq.wikipedia.org/wiki/Anton_Harapi
Lexoni edhe kete materjalhttp://albanovaonline.unishk-history.com/index.php?option=com_content&task=view&id=185
Ka shume materjale ne internet, qe vertetojne se Pader Anton Harapi ishte patriot.
Ndersa e gjithe historia dhe faktet vertetojne se
1-Komunistet ishin trathtar te kombit shqiptar dhe qe ia falen Kosoven Titos,
2-Se komunizmi ishte nji ideoligji kriminale dhe falimentare.
Paul Tedeschini
08/08/2012 at 17:00
Lexoni edhe kete materjal http://albanovaonline.unishk-history.com/index.php?option=com_content&task=view&id=185
Paul Tedeschini
08/08/2012 at 17:03
Per ” atdhetaret” Tedeskine:
Gomari i Babatasit
PROLOG
Pra nji here e pike ma s’parit
Po i diftoj rodit t’Shqiptarit
Se un ktu s’kndoj burrnin e t’parit
As trimit e ndo’i luftarit
Vec nji gac, nje zog gomarit,
Qi, qyqari, per send tjeter
-N’dashte i ri t’jet, ndashte i vjeter-
S’duhet gja, vec me barte
E me ngrane, t’thuesh, si Shqiptaret….
M’thote, por, mendja se ndokujte
Ka m’iu duke se un mifi n’uje
Me kete kange, e se ma gjase
Sod per mue do t’kishte pase
Ndo’i send tjeter po t’kish’zgjedhe
Torte me vjersha ktu me dredhe
Po, por shka, se ata e dijne vete
Qi ka cofe mikrobi i shkrete
I burrnis e i trimnis,
E qi sod ne Shqiptari
Besa ka nje t’madhe zi
Jo aq per buke e miredi
Sa per burra-burra t’dheut
Qi per komb e ndere t’atdheut
Me jetue t’dijne e me deke
Jo, po asht kot,besa, me u rreke
Se po gjen fatos nder ne,
Se po gjen fatos nder ne,
Se po gjen burra n’kete dhe-
Burra fjalet e atdhetare:
Kta vec, Zot! kjoshim per fare;
Se, per tjeter, mbyti n’uje;
Gja-ha’i keq – s’i duhen kuje.
E vertet qi njadisa
Nder ne flasin fjale te mdha,
E na mbahen se ata kjene
Qi shptue na kane Atdhene:
Sado qi, kur ishte puna
Mu u shpetue Shqipni kercuna
E per te n’lufte me qindrue,
Ata rrijshin tue guksue
Nper Stamboll e np’r Anadoll,
A se vjellshin kund n’do’i stjoll
T’ndo’i hoteli nper Evrope
Alkool’n, me t’cilin ngope
E ki’n barkun si bagtija,
Der sa n’gjak lahej Shqipnija…
Por, kujtoj,s’ka kund nevoje
Qi un t’i za kta ndopak n’goje,
Pse per ta “Dielli” i Bostonit
Nje epoke ka shkrue tash s’vonit,
Nje epoke me kaq do krype.
Qi ma mire s’ke pse me e lype
Prandaj mue nuk m’jete tjeter,
Vec me kndue ndo’i fatos t’vjeter:
Ndo’i Berdyl a ndo’i Kastriot,
Po, por shka, se sot me sot
Edhe ktyne u ka dale fryma,
E si t’ishin do gjygjyma
Te pa fund, jane lane m’njan’ane
E askush n’goje ma s’done me i zane,
Kuje per ta nder mend s’i bjen.
Der tash vone, qe, fjala vjen.
Posta e jone pat perdorue
Nji lloj pullash, m’t'cilat shkrue
Ishte ftyra e Skanderbegut,
Nami e ndera e pare e Atdheut.
Tash, kto pulla mbi sergji
Na i kane hjedhe nje pale zotni,
Qi ktu marre kane Posten ne dore,
Kin’per organizatore,
Et’kane qite do tjera pulla,
Me kambe urash e me kulla,
E me plepa e rrema shkjope,
T’gjana e t’gjata si gjuhe lope.
Ani pra Shqiptaret e sotit
S’cajne fort kryet per pune t’Kastriotit,
As per njat trimin e t’parit,
Ke jane dhane mbas rrogash arit,
Prandej thashe un se per s’marit
Do t’tringlloje per veshe t’Shqiptarit
Nje poem mbi i zog gomarit.
Edhe kshtu, si fola s’parit,
Vete me vedi kam mendue
-Mbasi ngaeshem pace qillue-
Mbi i gomar nje kange me shkrue,
Here tue qeshe, here tue vajtue,
“Simbas”rregllave t’Poezise,
E nevojave t’Shqiptarise
Eja, Zane, pra, prej Parnasit,
E kaluer ti m’shpine t’Pegasit,
Mendes s’eme shkundja ti blozen,
E m’difto metamorfozen
Enjatij gomarit t’ri
Qi nja i vlershmi zuteni
Babatasi bleu sivjet
Ne Tirane, n’ate kryeqytet
Ku ministra e deputeten
-Ktyne Zoti jau rritet jeten-
Qesin xhixha atdhedashtnije
Per lulzimin te ksaj Shqipnije
E per…kambe t’ndo’i sandalije,
Sado qi, ma e shumta sish,
-Si me thane mÄka mue nji dervish-
Der dje kjene..nuk dij se shka…
Kush n’”kapice” kush ne “qylah”,
Por qi sod, nper rroga arit,
Na jane ba t’gjithe frote Shqiptarit,
Edhe pshtetun mbi kolltuke,
Kalamuq e si terrcuke,
Fo mire barkun me “mastike”,
Pa llogjike-pa gramatike,
Na pshtyjne dije e politike,
E me “gisht” ngordhun perpjete
I pijne gjakun Kombit t’shkrete
Jo me hingze, por me sahana,
Vec me shka, mori lum Zana,
Kah te dirgjesh m’shpine t’Pegasit,
Ziere’i vishkull n’pylle t’Parnasit-
Vishkull t’holle e t’gjate zaranet;
Pse ksaj here,besa,po m’kandet
Me ja hjekun qafes dikuj,
Per m’e ba qi za’n T’a shuej,
Se t’jet’gjalle. Due t’a marri vesht,
Se me buej s’kapet nji plesht.
Niko Maloku
12/08/2012 at 03:04
Edhe nje here per Tedeskinet:
Ali Asllani – Hakërrim
- Kjo poezi u dërgua nga arsimdiber -
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!
Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!
Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!
Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!
Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!
Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!
Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!
Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!
A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!
web:www.teksteshqip.com
Zgjidhni me sa yje do votoni
Web: http://www.teksteshqip.com/letersi/ali-asllani/poezi_100674.php#ixzz23HzrbRZK
Niko Maloku
12/08/2012 at 03:07