Qytetarët e Maqedonisë janë më besimtarët në Evropë, tregon studimi global “Religjiozitet dhe ateizëm” në “Galup Internacional”. Sipas kërkimit ku janë pyetur rreth 52 mijë persona në 57 vende në botë, 90% prej qytetarëve të anketuar të Maqedonisë janë përgjigjur se janë besimtarë.
Pas qytetarëve të Maqedonisë, më besimtarë në Evropë janë rumunët (89%), moldavët (83%), polakët (81%), serbët (77%), dhe italianët (73%).
Sipas indeksit botëror për besimet, qytetarët e Maqedonisë janë në vendin e katërt, raporton “INA”. Më religjioz, sipas hulumtimit të “Galup” janë qytetarët e Ganas, Nigerisë, Armenisë dhe Fixhit.
Më pak besimtarë, ndërkaq, janë kinezët, japonezët dhe çekët. Si ateistë janë deklaruar 47% e qytetarëve të anketuar kinez, 31% e japonezëve dhe 30% e çekëve. Në Maqedoni vetëm 1% prej të anketuarve kanë thënë se janë ateistë.
Shekulli Online
Shortlink:
Recent Comments