Ndue Ukaj: Zagushia e Fatos Lubonjës per historinë shqiptare

Filed under: Editorial |

Publicisti Fatos Lobonja, i kapur nga zagushia dhe jehona pozitive e peticionit kundër rishkrimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoritete turke, në një shkrim të sotëm te Panorama, të titulluar Rishkrimi i pavarësisë, përpiqet t’i mbush mend shqiptarët se historia bën të shkruhet edhe pa të vërteta. Për këtë, ai thërret në ndihmë referenca me provinience filozofike, nga Kanti e Nice. Për z. Lobonja, nuk ka fakte, sepse ka vetëm interpretime të tyre. Kjo logjikë, e dekonstrukton “natyrshëm” historinë dhe e bën instrument të interpretimeve, që janë gjykime subjektive. Natyrisht faktet interpretohen, mirëpo brenda një konteksti historik dhe duke mos tradhtuar asnjëherë ndërgjegjen shkencore, pra objektivitetin. Sikur Lobonja të kishte fjalën për letërsi, sigurisht se do t’i besonim, ngase në domenin e letërsisë, ekzistojnë teori që ia mundësojnë lexuesit dhe studiuesit, mundësinë e interpretimeve infinite për një vepre letrare, gjithnjë nisur nga këndvështrimi subjektiv. Nisur nga kjo që thamë, çdo kush ka të drejt ta lexoj një poezi a roman, si do vet, sipas shijeve të tija dhe përgaditjës profesionale. Mirëpo, për ne shtrohet pyetja natyrshëm, a është historia letërsi dhe fiksion? Çka ndodhë nëse faktet dhe argumentet historike skematizohen dhe interpretohen sipas kritereve subjektive? A ndërtohen atëherë kuptime të konstruktura paraprakisht për qëllime jo shkencore? Çka ndodhë atëherë me vërtetat historike? Përvoja e bashkësisë njerëzore, tregon katërçipërisht historia veç asaj se është një tregim, ajo bazohet në ngjarje dhe fakte objektive. Pra, historia i ka faktet e saja, ndërkohë që interpretimi i tyre, mund të shtrembërohet, të abuzohet dhe të skematizohet. Kjo s’e redukton asnjëherë besueshmërinë për të dhënat dhe faktet historike, nëse ekzistojnë argumente.
Në linjë me logjikën e interpretimit të z. Lobonja, kosovarët kanë të drejt ta interpretojnë në mënyrë pozitive diktaturën dhe krimet e panumërta të Enver Hoxhës, sepse ju lejon teoria që i përjashton faktet objektive dhe iu lejon individëve të bëjnë interpretime subjektive. Ka të tillë në Kosovë shumë. Besoj se nga kjo logjikë z. Lobonja do të revoltohej keq. Pra, me këtë, ai i lejon vetës, për çështje historike të përdor dy kute, sepse i intereson vetëm një gjë, ta dekonstruktoj historinë e shqiptarëve, pra ta çmitizoj atë dhe t’i mësoj shqiptarët me një histori pa të vërteta. Përrallat e tilla, shqiptarët sigurisht se s’kanë nevojë t’i dëgjojnë.
Shqiptarët kanë nevojë të ndriçojnë të kaluarën e tyre, periudhat e ndryshme historike dhe personalitet që lanë gjurmë, mirëpo assesi s’kanë nevojë të shkruajnë një histori të pavërteta, madje edhe nëse kjo ju kërkohet nga kushdo. Është fatlumësi fakti se tani historianët tanë janë lirua nga diktati dhe munden me shkrua historinë në liri, duke ndjekur metodologjinë shkencore dhe ndërgjegjen intelektuale. Me këtë të fundit, asnjë studiues i rëndësishëm s’bën kompromis.

 

 

 

Shortlink:

Posted by on 16/06/2013. Filed under Editorial. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


1 + = 9

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>