Universiteti vehabist i Prishtinës!

Filed under: Editorial |

Nga Kimete Berisha

 

Te ‘Antikrishti’ i tij, Niçe e quan Jezusin ‘idiot’!
Te ‘Idioti’ i tij, Dostojevski e quan Princ Levin idiot, për shkak të naivitetit dhe lojalitetit të karakterit të tij, jo për shkak të paditurisë së personazhit.
Në një rok-këngë shqipe, ‘Minatori’, idioti është një vajzë shqiptare tradhtare gjithsesi, në të cilën u dashurua këngëtari, që ishte në gjendje dorën në zjarr ta fuste për atë vajzë, derisa një ditë në Prishtinë e zbuloi me tjetrin në veturë. Vajza e kishte zakon ta quante këngëtarin ‘idiot’, dhe pasi që vajza e tradhtoi me tjetrin, këngëtari mërzitet me theks të veçantë për shkak se e dashura e tij ‘tani tjetrit do t’i thotë idiot’.
Në jetën e përditshme te ne, idiotë i themi atij personi që është edhe i paditur, edhe i ligë.
Në ‘nektarin’ e Klan Kosovës profesori i Universitetit, ‘idiot’ i thonë Andon Zako Çajupit, për shkak të ‘Sulltanit’ të tij në poezi, për shkak të ‘Mëmëdheut’ të tij, dhe për shkak të Perandorisë osmane. TV emisioni vehabist ‘Nektari’ i Klan Kosovës, u shndërrua në ‘klub fallxhorësh burra’, dhe e ‘shpall’ ‘idiot’ rilindësin Andon Zako Çajupin, vetëm për shkak se patrioti ishte kundër Perandorisë osmane.
Në Amerikë, idiotët nuk lejohen të votojnë. Sepse, konsiderohen të paaftë mendërisht. Në Britani, po ashtu.
Në Kosovë dhe në Shqipëri nuk dihet kush është idiot e kush s’është idiot. Në shqiptari, të gjithë janë mendërisht të barabartë!
Shumë idiotë shqiptarë e kanë në dorë sistemin dhe Institucionet shtetërore, dhe varet nga idiotët se kënd e shpallin ata idiot!
Prandaj, askush nuk e mbron Çajupin nga ‘diagnoza’ e një profesori me karakter shizoid të tërbuar.
A është qëndrim individual apo qëndrim i Universitetit të Prishtinës epiteti ‘idiot’ për Çajupin.

 

 

Shortlink:

Posted by on 18/02/2014. Filed under Editorial. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Universiteti vehabist i Prishtinës!

  1. Të lumtë e nderuara gzetare-shqiptare, Kimete!
    Shkrimet Tuaja i përcjell dhe gjej shumçka në këto shkrime që me relaksojn shpirtin!
    Respekt, respekt, respekt…

    Perparim
    20/02/2014 at 00:33
    Reply

  2. Kimetja i “ndreq” idiotet !

    E dashura Kimete, shumeçka ke thene ne kete shkrim lakonik. Ke hyre ne psikopatologjine e jetes sone te perditshme. Te ka munguar ta permendesh edhe Sigmund Frojdin. Po te mos ishin idiotet, ç’bejne doktoret e nervave, neuropsikiatret. Tash eshte koha e idioteve, oj Kimete ! Idiotet “ushqehen” vetem nga idiotet. Mendjet e ndritura hesap s’i bejne. Nese i rastis Zoti te takohen me ta, ne rruge, apo ne ndonje ndeje, i injorojne, s’bejne llaf me ta, s’i bejne hesap as per njeri.
    Me idiotet s’ben te hysh ne polemike, ngase infektohesh, behesh edhe ti idiot…

    Shkambi i Kaçanikut
    20/02/2014 at 12:31
    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*


+ 7 = 11

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>