Revista Drini

Gjon Keka: Pozicion i lumtur i kombit shqiptar ende nuk ka ardhur
Ne nuk mund të heshtim duke ditur se si komb jemi ndër më të lashtët në gadishullin Ilirik, dhe mbajm  po atë koncept të vlefshëm të paraardhësve mbi jetën dhe rrënjët tona si dhe vizionin e të ardhmes së tij.Hulumtimet e mia studimore që unë bëjë në këtë pikpamje më kanë dhënë mua një besim të madh se vetëm duke qenë ne vetë të interesuar për rrënjët tona të mund të gjejm burimin dhe detajet e plota të historisë sonë të lashtë dhe të rrënjosur thellë.Hedhja dritë  për shumë çështje është si në interesin tonë si komb sepse i kontribon në mënyrë permanente  të vërtetës së tij dhe realitetit e komunikimit me të tanishme si më vetveten në histori ashtu edhe politike  dhe të ecjes në rrugën e të ardhmes me llmabën në këmbë.

Vetë duke qenë tepër i interesuar dhe duke studiuar thellë por edhe duke qenë tepër i etur për të vërtetën e historisë dhe rrënjëve të kombit tim ,gjatë punës sime studioze i referohem gjithnjë autorëve besnik të shkencës që nuk kanë pjellë në trurin e tyre ideologji absurde apo edhe që nuk kanë qenë të porositur nga gjirzet e ndryshme ideologjike si ato sulltaniste dhe sllave.Por jo vetëm kaq  jam ithtarë i gjetjes së vetë burimit ,nuk ia krijoj vetës komoditetin që  për çdo ditë të pres nga një pikë ujë ,por të shfrytëzoj rrugët e gjetjes së burimit edhe nëse ai është i lodhshëm sfidues ,për mua e rëndësioshme është të ujitem nga burimi i freskët i cili më sjell pranë si jetën e plotë të kombit tim ashtu edhe të vërtetë dhe zbulimin e rrënjëve të tij. është lehët  që secili të pres të gatshme të gjitha pa parë kurrë burimin dhe rrjedhën e tij , referenca  e autorëve të ndryshëm  janë të mira ,por ne si studiues duhet vetë të gjejm burimin dhe të pijmë ujin e tij të pastër ,pa interpretime tjera ,pa dyshime dhe pa komplekse  ,fakti i vetëm i një studiuesi është kur ai gjendet i ulur pran burimit dhe freskon trurin e tij me rrjedhën e gjallë të atij burimi të lashtë.

Ndërkaq sigurisht lexuesit kanë  parë se në çdo shkrim trajtoj shkaqet e fatkeqësisë që i kanë rënë kombit tonë nga pushtues të ndryshëm barbarë ,kjo bëhet për dy arsye: e para  se pa heqjen qafe të gjithë atij qelbi ideologjik dhe pa pastrimin e plagës që ata kanë lënë ne nuk mund të shërohemI , dhe e dyta pa një rikthim imazhit të plotë të vlerës së brendshëm të shpirtit kombëtar ne nuk mund të shohim as unitetin, as bashkimin e plotë të trupit kombëatr dhe as rrugën e rikthimit në familjen e braktisur europiane.

Siç mësojm nga historia kombi ynë duke qenë i lashtë dhe i vlefshëm si shpirtërisht e fizikisht në gjeografin e tij europiane ,ka qenë gjithnjë pre e gojës së ujqërvëe , e etjës së shfrenuar të  pushtuesve barbarë të ndryshëm të cilët i kanë lënë atij pasojat  apo plagët ,plagë këto që vetë kombi ynë duhet t’i shëroj,e jo të risjell trupit të tij plagë të tjera nëpërmjet politkës dinake të pushtuesve të vjetër siç janë tani tendencat e politikës turke dhe ambicieve të saj demoniake.Meqë disa nga popujt iu kanë shmangur pasqyrës së historisë ,kostoja e papërgjegjësisë dhe problemeve historike të njerëzimit është tepër e madhe.

Siç dihet Kombi ynë ishte gjithnjë në rrezik duke qenë i pushtuar nga turqit dhe sllavët barbar dhe siç dihet e vetmja gjë që ai kishte si interes në atë kohë ishte  ai i mbrojtjes së qenjes kombëtare dhe identitetit kundër barbarëve të ndryshëm ardhacak.

Perandoria babrare otomane erdh si pushtues në njërën dorën Kuranin e në tjetrën shpatën rrënuan të gjitha ,mbretërin e kombit shqiptar që lulëzonte sidomos në kohë  e qeverisjes së shtetit të Arbërit nga Gjergj Kastrioti,pra pas vdekjes së Gjergj Kastriotit zgjedha turke u bë edhe më e rëndë ,dhe orët e trishtimit  kishin filluar ,si therja e banorëve të paarmatosur, qytetet u pushtuan ,pastaj u  plaçkitën , vendet e shenjta u përdhosën,virgjëreshat shqiptare u përdhunuan  dhe pothuajse shumcia e popullit ra  në pranga të perandorisë barbare otomane,Për të gjitha këto çdo studius apo edhe lexuar mund t’i referohet apo të lexoj për këto fakte  në kronikat  historike  turqishte, greqishte dhe latinishte dhe në ato të gjuhëve tjera europiane.

Siç dihet perandoria barbare otomane dhe synimet e të cilëve i dimë të gjithë mirë se ata pikërisht  donin që nëpërmjet Shqipërisë së pushtuar dhe skllavëruar nga ta të dilnin me lehtësi në Adriatik dhe pastaj në tërë kontinentin europian,prandaj kjo tanim nuk është ndonjë miestër por një e vërtët se etja e kësaj perandorie ishte e madhe dhe diabolike.

Ndërsa edhe sllavët erdhën si pushtues barbar ,ardhacak të llojit të ciganëve ,ata  erdhën në njërën dorë me  drapërin ideologjikë dhe në  tjetrën bishtin e gënjështërave dhe iluzioneve,kështu ata rrënuan tërë vendin duke mbjell ideologjinë e saj dhe gënjeshtërat në trojet tona të lashta ,me anë të këtyre iluzioneve ata dëshironin  njësoj si ciganët gjoja vendin e tyre të përjetshëm, por si sllavët ashtu edhe turqit janë barbar dhe një ditë ideologjia dhe gënjeshtërat që kanë mbjell në trojet tona do ta shkulen me rrënjë sepse trupi ynë i kombit shqiptar europian dhe organizmi ynë nuk duron gjembat dhe marrëzit e turpshme të pushtueseve barbar.Të gjitha, si xhamitë sulltaniste të ndërtuara në kohën e perandorisë barbare otomane ashtu edhe kishat  sllave të ndërtuara në kohën e pushtimit barbar të tyre, janë të ndërtuara mbi themele të kishave të vejtëra shqiptare dhe parasëgjithash në tokën e lashtë shqiptare ,pra janë gënjeshtërat dhe ideologjitë e tyre të mbjella  mbi  themelet tona të lashta për ta mbuluar të vërtetën dhe historinë ,kulturën dhe identitetin e kombit shqiptar europian.

Paramendone si mund ta duroj toka e përgjakur shqiptare një xhami në Krujën heroike të Gjergj Kastriotit, apo një kishë sllave në Prekazinë e sakrificës së madhe të Adem Jasharit dhe familjes së tij, a nuk do të ishte një mëkat ,një marrëzi ,duke ditur përpjekjet heroike të tyre për liri dhe mvetësi e unitet kombëtar.

Ndërkaq siç dihet vetëm historia është e shenjtë dhe e  lirë nga çdo dyshim,kurth,apo gënjeshtër a iluzionë .Sepse janë ligjet e saj të cilat mbajnë atë si të tillë ,ndërsa historianët vetëm sa i zbardhin apo shfaqin duke i ekzaminuar në detaje ato ligje të cilat vetëm historia i mbanë në thelbin e  saj shkencor.Poashtu e vërteta historike e një kombi nuk mund të shtremberohet ,ajo mund të fshehet për një kohë siç kanë bërë disa„historian me laps ideologjiko-politik“,por një ditë papritmas shpërrthejn rrezet e saj duke dal ngadal por sigurtë si dielli që lind dhe ndriçon botën.

Me pak fjalë duhet nënvizuar edhe këtë se si turqit ashtu edhe sllavet kanë qenë gjithmonë perde e madhe që i kanë fshehur gjithnjë planet e pushtimit në mënyra të ndryshme ,prandaj edhe tendencat e tanishme janë po e të njëjtës perde ideologjike demoniake sulltaniste dhe sllave,për ta futur shqiponjën e lashtë pellazgo-ilire në kafazin e tyre, por gjerë më sot asnjë pushtues nuk ka arrit ta realizoj këtë ëndër që ta fus Shqipëonjën e lashtë në kafazin e tyre ideologjik, Shqiponja nuk skllavërohet asnjëher,ajo rrinë mbi ne ,ashtu siç thoshte një udhëtar europian që kishte vizituar Shqipërin aty në shekullin XIX se si“një shqiponjë fluturonte(rrinte) mbi ne, thoshte ai ,dhe na ruante hapat tonë”,si një rojtare besnike.

Megjithkëtë tani në këtë shekull koha jonë si komb është e rezervuar për përdorim përvojës së madhe  dhe të dobishme ,tani është koha që të kuptohet se shoqëria është terreni i përgjithshëm i ideve, ndjenjave fisnike, traditave të lashta, zakoneve, interesave të përbashkëta kombëtare,personaliteteve mbikohore që kanë lënë gjurmë ,kulturës shpirtërore e materiale ,artit, shkencës, shkencës humane,sepse duke kuptuar si terren i frytshëm  të gjitha këto përbëjn lavdinë e kombit shqiptar europian.Pra kështu mund të shihet se si kombi ynë është toka është raca më e lashtë njerëzore, janë vëllezërit dhe motrat e një mishi dhe gjaku, që Qielli i ka dhënë një pronësi të përbashkët të shtrirë  në djepin e përbashkët kombëtar  në mënyrë paqësore pranë njëri-tjetrit duke dhënë fryte të përbashkët të nxjerra nga shpirti dhe besimi i përbashkët dhe në unitet të plotë.

Në kuadër të kësaj duhet nenvizuar se ishin francëzët ata që morën shembull frymën e lirisë dhe iluminizmit tek iliro-shqiptarët,idea themeltare e iluminizmit dhe frymës së lirisë dhe të ruajtjes së integritetit territorial e kombëtar nga pushtuesit e huaj dhe heroizmit të pashoq. Kështu që francëzët për herë të parë kishin dëgjuar dhe mësuar nga iliro-shqiptarët për frymën revolucionare dhe iluministe dhe i aplikuan ato në rastin më të mirë në periudhat kur ata donin të nxjerrin dritën nga brenda shpirtit dhe mendjes së tyre dhe këtë e relaizuan.

Sidoqoftë tani është e rëndëishme që të gjitha reliktet  iliro-shqiptare kur të jenë më në fund të përfshira brenda kufijve të tyre të natyrshëm, të cilat ata i kanë mbajtur qysh atëherë natyrshëm,vetëm atëherë ky do të ishte pozicioni më i lumtur i kombit shqiptar europian si një nga kombet e lashta europiane.Por tani ky pozicion i lumtur i kombit shqiptar ende nuk ka ardhur ,nje ditë do të vij kur të kuptojm konceptin e lirisë së brendshme dhe të gjejm burimin e freskët brenda nesh. Poashtu ende shqiptarët janë të ndarë si nga trupi kombëtar ashtu edhe në parti të ndryshme, në vizione të ndryshme etj etj, që tregon se akoma  nuk është qëllimi kryesor  për të krijuar një shtet dhe për të pasur një vizion si të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut.

Prandaj sshtë koha që shqiptarët të ecin të fuqishëm dhe në unitet drejt të ardhmes ,sepse po nuk ecën kështu historia ka koston e saj dhe se brezat do të turpërohen po nuk i ndriçuarm rrugën të ardhmes së tyre.Kombi shqiptar ky kurtizane që duhet domosdoshmërisht të ndjek suksesin e Gjergj Kastriotit dhe paraardhësve.

Kolec Traboini: Paralele elektorale Tiranë – Karakas
Ka zëra që thonë e koka që mendojnë se ajo çfarë do të ndodhë tek ne në rast të vjedhjes së votave, do të jetë e frikshme. Ndoshta mund të ngjasë ajo çfarë po ngjet në Venezuelën pas Chavéz dhe ardhjen në pushtet të liderit chavezian Maduro.

Chavés ndërtoi një sistem që konsiderohet i majtë nëpëmjet shtetëzimeve, por që në të vërtetë ishte një pushtet personal e jo më kot sistemi e pushteti që ushtroi mori emrin e tij. Ai arriti ta krijojë këtë emër në përpjekje për t’i dhënë vetes përqasjen e një Simon Bolivari të dytë në Amerikën Latine, çfarë nuk ia arriti anipse mbeti si gozhdë e ngulur në mendjen e disa pasuesve të tij që duan të përfitojnë nga trashëgimia e Komandantit.(Lind pyetja a kemi ne në Shqipëri Komandant?)

Me vdekjen e njeriut të fortë  Chavéz, Venezuela u gjet në zgjedhje të reja presidenciale. Fushata e zgjedhjeve e vetë procesi ishin tepër të tensionuar. Ishte fjala për ta përmbysur një gjendje apo për ruajtur atë? (A nuk po luhet edhe tek ne me këtë term – vazhdim apo rrotacion?). Avokati Henrique Capriles Radonski kish qënë kundërshtari i Chavézit, shef i opozitës dhe natyrisht ai do të konkuronte me Nicolás Maduro Moros zëvendësin e Chavéz.

Mendohej se me vdekjen e Hugo Chavez, opozita do ta kishte më të lehtë të përballonte partinë në pushtet. Beteja presidenciale u shfaq e ashpër por thuajse në ekuilibër.

Maduro që mbronte vijën Chavez, pra pushtetin në vazhdim nuk kishte dhe aq shumë çfarë t’u fliste elektoratit në metingje gjigante sepse kish pas vetes problemet e mëdha që la Hugo Chávez me ikjen e tij. Venezuela ka treguesit  më të lartë të vrasjeve në botë, një sistem shëndetësor të varfër që përbëhet kryesisht nga mjekët kubanë në këmbim me naftën e Venezuelës, çfarë ka çuar në degradimin e spitaleve venezueliane dhe një eksod i mjekëve venezueliane në vende të tjera, një sektor bujqësor në kolaps të plotë; inflacioni në më shumë se 25 për qind; infrastrukturë e shkatërruar. ( Si i kemi ne këto tregues në prag të zgjedhjeve të reja?). Ndaj ishte krejt e natyrshme që me një kaos të tillë pas vetes Maduro të lëshonte mallkime kundër atyre që votonin për opozitarin Caprile dhe ta shpallte armik.

Ne mund të mos kemi naftë si Venezuaela, ne mund të jemi ekonomikisht shumë më të varfër se ai vend ameriko-latin në gjendje kaotike, por çuditërisht ka përqasje në proceset politike dhe heqja e dy paraleleve nuk është një thagme politike. Ka shumëçka të përbashkëta. A nuk kanë nisur edhe në Shqipërinë e pragzgjedhjeve të shpallen armiqtë?! Jo me larg se dje, krejt ngjashëm u shpall zyrtarisht armiku në Tiranë.

Maduro pasuesi i Chavezit doli me parullën “Chavez jeton” që nuk thotë asgjë, por ka domethënien; edhe më tej shtrëngim rripash. Arriti deri atje sa të thoshte në një audiencë televizive  se i ishte shfaqur Komandanti Suprem i vdekur si një zog i vogël dhe i kishte kërkuar fitoren. (A nuk flasin me Zotin edhe politikanët tanë që u shfaqet e u thotënë vesh(siç) se, … e keni te garantuar politikisht fitoren?!). Maduro nuk harroi të lëshojë një mallkim indian të lashtë mbi të gjithë ata që votojnë për shefin e opozites Caprilen. Nuk desha të them më këtë rast se Berisha është Maduro dhe Rama një lloj Caprile. Mos o Zot!

Zgjedhjet e kontensuara nga opozita në Venezuelë rezultuan sipas të dhënave të shtetit 50.66 për Maduron dhe 49.07 për opozitarin Caprile. Vështirë është të besohet si rezultat i vërtetë (edhe tek ne sondazhet parazgjedhore japin këto shifra të përafërta).

Besnikët e Maduros dhe chaviznit të tij, duke e ndjerë humbjen u hodhën në sulm agresiv, duke arritur deri aty sa në parlament të mos i jepet fjala atyre që nuk e pranojnë fitoren e  Maduros, e si rrjedhim nuk do t’u paguhet rroga e deputetit. Mediat dhanë deputetë të rrahur dhe pergjakur ndërsa në një video shfaqej ministri i strehimit që jepte urdhra për pushimin nga puna të gjithë atyre që flisnin kundër Maduros (a nuk po ndodh edhe tek ne kështu, ku zyrat janë mbushur vetëm me përkrahës partish në pushtet dhe tarafe familjare?! Asnjë mënyre tjetër punësimi në Shqipëri nuk ka ).

Manipulimi i zgjedhjeve dhe fitorja e vjedhur, ndezi opozitën dhe zërat kundërshtarë që çuan në konfrontime në Karakas. Mediat shtetërore japin lajme se 11 vetë janë vrarë, në mes tyre 2 fëmijë, por sigurisht mediat janë interesuar që këto vrasje t’ia ngarkojnë opozitës së pakënaqur. Tani qeveritarët janë hedhur në sulm me akuza duke e konsideruar shefin e opozitës që kandidoi për president një vrasës e kriminel. ( Me kete terminologji flitet edhe ne Tirane). Mesa duket Maduro i Karakasit ka në plan t’i lajë hesapet me kundërshtarët politikë duke i burgosur apo nxjerrë jashtë ligjit.

Në Venezuelë  në stilin chavezian është krijuar një terminologji e re sa i përket borgjezisë, ajo tashmë quhet boliborgjezia, sipas emrit të Bolivarit, të cilët janë të gjithë ata që rrokën të mirat e pushtetit nën udhëheqjen e Hugo Chavez, pikërisht në kohën kur popullsia varfërohet gjithnjë e më shumë ata kanë miliona dollarë, jahte, makina lluksoze të shtrenjta dhe bëjnë turnera marramendëse nëpër botë. (A mos vallë tek ne ndodh ndryshe?! A nuk është krijuar edhe këtu boliborgjezia e re krejt e cungët dhe e cekët nga ana kulturor, nga ana etike, dhe as nuk flitet për tiparet e bamirësisë, ndërkohë që aristokracia e vjetër është shuar e shkatrruar.) Me të drejtë thuhet se liderët gjykohen e vlerësohen më së shumti jo kur vinë, apo nga ajo që bëjnë, por nga ajo që lënë pasi të kenë ikur. Tashmë Venezuela ndodhet në prag të një lufte civile dhe nën hijen e grushteve të shtetit dhe kjo tregon se kauza e chavizmit ka falimentuar.

A ka nevoje të bëjmë një përqasje me atë çfarë po ndodh në Shqipëri në këtë mjedis politik me re të zymta, të mbarsur me elektricitet, e të cilat nuk është e pamundur të shkaktojnë rrufe e vetëtima. Vitin 1997 e dimë, por tashmë situatat kanë ndryshuar. Nëse vota e lirë do të preket, pra do të vidhet -  çfarë nuk është e pangjarë tek ne,  të mos kemi pikë dyshimi se do të ndjekim shëmbullin e Venezuelës në prag të luftës civile. Dihet se luftën e sjellin më së shumti mendjet e marrosura e dihet se për mendje të marrosura ne jemi vendi ekzemplar në Europë. Parë në ketë sens, shumë më mirë do të ishte që në vend të vëzhguesve, euro-amerikanët të na sillnin ushtarë paqëruajtës për të ruajtur rendin por edhe evituar kolapsin e shtetit. Policia e Partisë nuk është në gjendje të ruaj as asnjanësinë e vet as qetesine e qytetareve e jo me revoltën e opozitarëve. Vijmë në këtë konkluzin sepse me ç’ kemi parë në njëzet e kusir vjet politikë shqiptare, kurrkush nga kali me dëshirë nuk zbret dhe frerin e kalit për të gjallë nuk e lëshon. Politikanët tanë janë krejt ngjashëm me luftëtarin salaminas kundër Persëve, që pasi i prenë të gjithë gjymtyrët u kap pas anijes persiane me dhëmbë. Po të paktën ai luftonte për atdheun, ndërsa këta tonët na shfaqen të kapur pas karrigës së shtetit dhe luftojnë me tërbim për mbushjen e xhepit.

Zot, shpëtoje Shqipërinë dhe shqiptarët është thirrja e shumëkujt në këto ditë të tensionuara! Mirëpo nga Zoti, siç e tha dhe Papa i ri Françesku i Parë, nuk pritën të gjitha, diçka duhet të bëjmë edhe vetë. Vath në vesh këtë mesim të madh.  Ja pra që diçka qënka në dorën tonë. Përndryshe u bëmë si Venezuelë e Karakas, – e që kurrë mos e thëntë Zoti,…një Damask!

Faik Krasniqi: Çfarë është Meritokracia?
Meritokracia nuk është gjë tjetër veç vlera që i njihen tjetrit nisur nga vërtetësia e tyre, sundim i aftësisë.

Ndesh me Nepotizmin (a) – Trashëgiminë dhe këtu përvoja ka treguar jo rrallë që djali i filanit bëhet shef aty ku ka qënë i jati, ose në atë fushë… Kjo gjë ngre psh, më e pakta dy pyetje:

- Fëmija i punëtorit, a mund të bëhet kryeministër?

- Fëmija i një politikani, a duhet të jetë kryeministër?

Merita është e barabartë me talentin ose si masë të vetën ka talentin. Kur dikush kryen një funksion, qoftë politik, shoqëror, drejtues në ekonomi e kudo, këtë duhet ta bëjë në bazë të talentit i cili nxjerr në pah edhe meritat në fushën përkatëse, ose çliron aftësitë e duhura. Nëse futemi thellë fjalës meritë zbulojmë në thelbin e saj, bazën e demokracisë, ose e pakta mund të krahasohet me të nga përmbajtja. Në fakt, në kushtet e Shqipërisë së sotme, Meritokracia do të ndeshet shumë shpejt me klasat që sundojnë, me forcat politike, me paditurinë e tyre dhe me pandërgjegjen e tyre. Këneta e Stigjes që e mbyt me avuj helmues meritokracinë.

Në Shqipëri, sistemi politik, qeveritar e ka zëvendësuar me atë besues, (ky është i partisë sime), Meritokracia (edhe pse s’është i partisë sime, i përket pozicioni drejtues sepse ka talent dhe njohje profesionale të thellë) tenton të zhduket pa dëshirën e vet. Duke gërvishtur paksa në sipërfaqe këtë plagë të trashëguar shqiptare, them të trashëguar sepse s’mund të përjashtohet koha që e ka përpunuar, psh lidhjet fisnore, krahinore, politike, ekonomike, ideologjike, etike etj, spostohen vetiu në fund dhe nëse dalin në krye të listës, atëhere shpaloset një pamje tjetër. Nuk besojnë ata që s’mbushin barkun me bukë, por ata që e frynë plëncin aq sa u pëlcet. Asnjë varfanjak, psh, një që s’ka të hajë bukë në darkë, nuk mendon me zemërim fqinjin e tij që ka dhe nuk i shkon ndërmend se tjetri po i ha kafshitën e bukës që i takon atij. Në rastin në fjalë rrëshqasim drejt zilisë, merita këtu qëndron shumë larg horizontit. Një trup i uritur nuk ka kohë fiziologjike për mendime dhe ndjenja mefistofelike sepse duhet të luftojë për ekzistencën. Ndërsa një politikan, i cili nga ana tjetër është mirë nga gjendja ekonomike, dmth nga ata që gjithë ditën mendojnë të përvetësojnë diçka sepse e “meritojnë” – për ç’arsye?! pra ky politikan mund dhe e, eliminon meritokracinë – akti në veprim, duke e zëvendësuar me Plutokracinë – ja arsyeja. Plutokracia si fuqi politike e matur me, dhe në vartësi, të fuqisë ekonomike, pavarësisht nga aftësia profesionale dhe intelektuale, e politikanit në fjalë. Mund të jetë një copë i paditur, por ka pasuri, e natyrisht dikton edhe politikën. Në Shqipëri ky është një fenomen tmerrësisht i rrezikshëm, i konkretizuar çdo ditë me ngjarje të ndryshme, ku nuk sundon ligji, por vullneti i politikanit, i ministrit, i nëpunësit doganor etj. Është për tu shënuar se, historikisht ardhja në fuqi e nazizmit u pasua edhe nga lufta që i bëri Plutokracisë, duke e lidhur këtë fenomen të shëmtuar me vendet demokratike, për të justifikuar diktaturën dhe si mjet ai,(nazizmi) përdori pakënaqësinë e masave. Pra, kur Plutokracia zëvendëson meritokracinë, do të thotë as më shumë dhe as më pak mbytje e demokracisë. Një fenomen i tillë lehtëson përpunimin e pakënaqësisë.

Merita bazë pakënaqësie.

Çfarë ndodh me pjesmarrësit e një konkursi i cili ka si rrjedhojë edhe çmime? Ja një pyetje që zbulon diçka shumë interesante. Thuajse të gjithë, përjashto fituesin e çmimit ose vendit parë, janë të pakënaqur. Ndodh ngaqë, të gjithë mendojnë se u është bërë një padrejtësi. Ata që nuk fituan asgjë, jane të pakënaqur, ata që fituan një çmim të tretë besonin se meritonin të dytin, ndoshta të parin (dëshira është maksimale, kurrë një rrugë e mesme), dhe ai që fiton çmimin e dytë sepse besonte se meritonte të parin. Pse ndodh kjo? Sepse të gjithë e konceptojnë sikur u është bërë një padrejtësi. Në fakt çmimet janë diçka që vetëm fitohen, asnjëherë nuk humben.

PS- Nepotizëm – kuptimi i fjalës kërkohet tek solidariteti me të afërmit. Historikisht si fjalë lindi në shek XV-XVI kur disa papë të periudhës u bënin favore (dhe shkëmbenin) familjarëve të tyre, veçanërisht nipërve (Nipote), nga ka rrjedhur edhe fjala nepotizëm!

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë së’’ALEANCA KUQ E ZI’’)

Ernest Koliqi Ministria e Kulturës: Kolaboracionisti më i mirë
Posi…. U ba  Shqipnija. Dalin të marrët e vikasin rrnoftë Shqipëria! Ti i mençëm përgjigje  tue bërtit në kupë të qiellës: rrnoftë, po, e shpejt me porositë flamuj. Na  shkyeju rrnoftë, e ti shit, ban pare tue tregue mbi ndiesit tona. Lojë e bukur,  por s’të ka dalë… (“Tregtar Flamujsh”, 1935). Kur Ernest Koliqi i shkroi këto  radhë, Shqipëria qe ende mbretëri, e autori ende “patriot”. Duhej të kalonin  ende edhe ndoca vite, që ai të bëhej ministër Arsimi nën okupimin italian, e më  tej edhe ndoca vite të tjera që me ardhjen e komunistëve ai të quhej më në fund  edhe kolaboracionist, e gjatë këtyre viteve, emri e letërsia e tij, të shuhej,  të fshihej për të pritur që pas ’90-ta ta shpallte sërish patriot. Djali i  Shanit dhe i Age Simonit lindi në Shkodër më 20 maj të 110 viteve më parë.  Ministria e Kulturës e përkujtoi dje datëlindjen e tij, duke e konsideruar atë,  shkrimtar, vizionar dhe mendimtar të shquar shqiptar. Në kuadër të datëlindjes,  ministria u fokusua në purifikimin e figurës së Koliqit, saqë ai u cilësua edhe  si kolaboracionisti më i mirë. Në këtë vazhdë, u fol gjatë për meritat e  padiskutueshme të përhapjes së arsimit shqip në Kosovë. “Ai dërgoi mbi 200  arsimtarë shqiptarë, normalistë, nga më të mirët në Kosovë, hapi atje shkollat  shqipe dhe të parën shkollë të mesme. Me punën dhe përkushtimin e tij, Koliqi  vendosi bazat e arsimit shqip në Kosovë, që do të sillte ato ndryshime  rrënjësore në zhvillimin e kulturës dhe formimin e elitave arsimore e kulturore  në Kosovë në vitet që do të vinin”, – do të shprehej ministri Zhiti.

Takimi

Të pranishëm në takimin e djeshëm përkujtimor ishin: ministri i Kulturës,  Visar Zhiti, ish-ministri Bujar Leskaj, Ylljet Aliçka, shkrimtari Lazër Stani,  dhe miku i hershëm i Koliqit, Mërgim Korça. Në fjalën e tij, ministri Zhiti  vlerësoi lart personalitetin krijues dhe kulturor të Ernest Koliqit, që la  gjurmë të thella në kulturën kombëtare. “Fenomeni ‘Koliqi’ i tejkalon vdekjet e  veta, atë që është e natyrshme për jetë njerëzish dhe veprash, por dhe ato që ia  dhanë plot me mëri, vdekjet si dënim dhe hakmarrje parake. Sipas sentencës  latine, mund të themi se vepra koliqjane tashmë i është vënë udhës së  ringjalljes e jo vetëm të vetvetes”, – tha ai. Sipas Zhitit, duhet theksuar  rëndësia e jashtëzakonshme e veprës së Koliqit dhe cilësia e saj e veçantë  gjithashtu. “Koliqi është shkrimtar i klasit të parë, që bashkë me Mitrush  Kutelin, janë themelues të tregimit modern në letërsinë shqipe”, – vlerësoi ai.

E ndërsa fliste për kohën kur Koliqi ka qenë ministër i Arsimit në qeverinë  shqiptarë nën pushtimin italian, Zhiti u shpreh: “Si ministër Arsimi, ai punoi  për përhapjen e mësimit shqip në Kosovë. Në kohën kur në Shqipëri komunistët  shqiptarë bashkëpunonin me jugosllavët për të themeluar Partinë Komuniste që do  ta izolonte Shqipërinë për pesë dekada, Koliqi ngriti shkolla të mesme në  Kosovë. Ato vite që shënuan bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, po themelohej  partia që do ta harronte pjesën tjetër të Shqipërisë”. Sipas Zhitit, Koliqi  arriti të parashikonte edhe rënin e regjimit me veprat e tij. Mërgim Korça, mik  i Koliqit i pranishëm në takim, tha para të pranishmëve se e ka dashur shumë  shkrimtarin, edhe pse për herë të fundit e ka takuar kur qe vetëm 12 vjeç. “Ndër  kolaboracionistët, ai është sharë më shumë, është lënë në harresë më shumë,  është nëpërkëmbur më shumë, por padyshim, ai kishte më të drejtë se të gjithë.  Ai ishte shumë largpamës, e ata që i dilnin kundër, pa vizion, ai ishte më  largpamës se miqtë e tij që dolën të bëjnë Luftën Nacionalçlirimtare”, – tha  Korça. Ai theksoi se ka qenë fat i madh që Koliqi ka qenë ministër Arsimi.

Edhe Lazër Stani, në fjalën e tij i qëndroi idesë se postin e ministrit të  Arsimit, Koliqi e përdori për përhapjen e fjalës shqipe.

Vepra në letërsi

Sa i takon letërsisë së tij, ministri Zhiti tha se me nismën e Koliqit janë  botuar antologjitë e para të letërsisë shqipe, të folklorit shqiptar, është  nismëtar i ngritjes së bibliotekave në qytetet e ndryshme të Shqipërisë, ka  kontribut të jashtëzakonshëm në shtypin kulturor si publicist dhe mendimtar. Ai  nënvizoi se Ernest Koliqi, me vizionin e tij është shkrimtari i parë që  parashikoi vdekjen e komunizmit dhe shembjen e regjimit totalitar nëpërmjet  dramës së tij të njohur “Rrajët Lëvizin”. Në përfundim të fjalës së tij, Zhiti  tha se “kultura shqiptare, e çliruar më shumë tashmë nga paragjykimet dhe  sundimi i tepërt ideologjik, po kupton gjithnjë e më mirë të kaluarën dhe vlerat  e trashëguara, si një pasuri e përbashkët që i duhen kthyer asaj që i përkasin,  së ardhmes. Askush nuk ka të drejtë të dënojë të tashmen me gjymtimin e  kulturës”.

Fatmira Nikolli – Gazeta Shqiptare

Dhurata Kaloshi: Ku duhet te shkoje vota ime
Fushata elektorale eshte futur ne ditet e saj  te nxehta.Pozita dhe opozita po shfrytezojne gjithçka per t’iu imponuar zgjedhesve dhe elektoratit te tyre. PD ka zgjedhur tu risjelle ne kujtese dhe tu beje te ditur te gjithe qytetareve, sukseset dhe arritjet e mazhorances se drejtuar prej saj. Keshtu Berisha, i ashtequajturi,”kryeministri i paoksidueshem“ nuk harron ne asnje moment tu kujtoje shqiptareve ndryshimet e pesuara ne keto tete vite te qeverisura prej tij. Diferencen e madhe te zhvillimit ne sektore te ndryshem te ekonomise, ne krahasim me tete vitet e qeverisura nga mazhoranca e majte. Apatine, konfuzionin, deshtimet e njepasnjeshme te opozites ne rrolin e saj si opozite. Rreshtimin e opozites ne frontin e betejes kunder integrimit te Shqiperise ne BE. Rrolin e saj pengues ne marrjen e statusit, dhe ne votimin e ligjeve themelore reformuese gjate ketyre tete viteve. Nga ana tjeter lideri i mazhorances, pranon para shqiptareve pa ngurim se gjate qeverisjes se tij kapatur edhe te meta, duke dhene mesazhin se, kush eshte i afte te pranoje gabimet, eshte i afte edhe ti korrigjoje ato. Permes slloganit “Ne jemi ndryshimi” “Perpara”, ai u le te kuptoje shqiptareve se beteja e mazhorances per te ndryshuar Shqiperine, pavarsisht arritjeve, eshte ende ne mes, per kete aresye ai u kerkon atyre nje shanc te trete, dhe i fton qe se bashku te vazhdojne betejen per te shkuar „Perpara“. “Ne jemi ndryshimi” u thote ai shqiptareve, ndaj e meritojme nje shanc te trete per te vazhduar “Perpara”.Energjik i palodhur dhe i vetsigurt, ai kerkon te marre besimin e te lekundurve, te ruaje besimin e elektoratit te tij, te ruaje entuziasmin e militanteve, te ruaje mbeshtetjen e partnereve nderkombetar.

Opozita nga ana tjeter del perpara shqiptareve e perfshire ne nje krize te brendeshme, e artikuluar nga kundershatari , por edhe shume analiste, si nje opozite e deshtuar. Ne tete vjet opozite,Rama per shkak te nje politike rradikale dhe ekstremiste, ende nuk ka mundur te fitoje besimin dhe mbeshtetjen e shqiptareve te thjeshte, çka normalisht ndodh „automatikisht“ me çdo opozite ne bote. I ilustruar nga bashkpunetoret e tij si nje njeri i paqendrueshem, arrogant dhe ne maredhenie me partneret ne kualicion jo korrekt, Rama kaprodhuar  skepticizem edhe tek me fanatiket e majte. Bllokimi i tre ligjeve, te cilat jane kusht per marrjen e statusit te kandidatit per ne BE, e ka vene Ramen ne pozicionin e nje lideri te papergjegjshem dhe te paafte per te marre persiper pergjegjesi te medha kombetare. Ka vertetuar se per çfaredolloj aresye ai nuk eshte i afte te dale mbi veten, qe interesat e kombit ti vendose mbi interesat e tij, me ç’rast kane dale ne pah cilesi te tilla si; mungesa e luajalitetit, fleksibilitetit, tolerances,urtesise,pjekurise politike,aftesive dipmomatike, largpamesise, inteligjences, sakrifices etj, te cilat jane  „armet“ qe i sigurojne  çdo lideri apo politikani suksesin e deshiruar. Thesi i arritjeve te Rames si opozite eshte bosh. Menyra si Rama e koncepton betejen e tij per pushtet duke e kthyer ate ne nje beteje personale te tij kunder Berishes, forcon kete te fundit dhe dobeson ate. I futur ne fushaten zgjedhore me skenare bllokimi ai vazhdon te percjelle tek zgjedhesit mesazhe aspak premtuese per te ardhmen ne rast fitoreje. I pasigurt ne fitore, konfuz ne qendrime dhe me nje program te paqart, me probleme te shumta brenda partis,dhe me aleate te pakenaqur ne koalicion ai gati me pergjerim u kerkon shqiptareve voten. Marrveshja me LSI nuk ka patur impaktin e pritur, perkundrazi ndezi nje rrevolte jo krejt te pazeshem brenda rradheve te PS dhe me gjer ne opinion. Sllogani „Rilindje” sipas interperetimit te militanteve dhe anetarsise se thjeshte te PS, e humbi kuptimin e saj. Largimi i nje numer figurash me potencial politik si brenda PS ashtu dhe jasht saj, padyshim do te shoqerohet edhe me rrjedhje votash. Nderkoh ne tete vjet ai ende nuk ka mundur te konfiguroi imazhin e tij, si nje imazh te nje politikani tashme te konsoliduar. Perballe Berishes ai i ngjan nxenesit  adoleshent qe po vuan dhimbjet e fazes se rritjes. Frika e humbjes ka rritur rradhet  e te pavendosurve ne elektoratin e majte. Politikat e tij eleminuese brenda PS, kane ngjallur shqetesim tek zgjedhesi. Deja vu per shoqerin shqiptare. Slogani “Rilindje” edhe ne vet interpretimin e Rames, ngjason me teper me nje thirrje per “rrevolucion”, pra nuk percjell mesazhe te ruajtjes se stabilitetit,ne te kundert, tronditjen e saj.

Listat e kandidateve, te cilat ne te dyja kampet kane ngjallur debat, do te ndikojne jo pak ne dhenien e votes. Kjo per zgjedhesit ka qene pika e fundit ne kupen e mbushur.

Ne keto kushte faktori kryesor qe do te percaktoje voten e shqiptareve do te jete; deshira e shqiptareve per stabilitet dhe normalitet.

Gani Mehmetaj: Gazetari përtace dhe gazetaria e instrumentalizuar
Gazetarët në Kosovë në vend të hapin dhjetë dyer për ta pasuruar shkrimin e tyre problemor, në pjesën më të madhe përtojnë të hapin një veb faqe që do t’u merrte pesë minuta kohë!

Nga Gani Mehmetaj

Gazetaria në Kosovë është në pozitën e njëjtë më atë të shoqërisë. Përpëlitjet e tranzicionit, i cili po zgjatet tërkuzë pa ia parë fundin, kapitalizmi i egër, që duhet ta kalojmë si fëmijët kollin e fruthin, dhe sistemi i pa konsoliduar, ku secili grupim më i fuqishëm mund të veproj si t’ia thotë mendja pa iu druajtur ligjit, kanë ndikuar që gazetaria të jetë në një pozitë më delikate se sa segmentet e tjera të shoqërisë. Gazetaria do të duhej t’u printe fenomeneve, por nuk e bënë një gjë të këtillë, sepse është e mbarsur me presionet negative; gazetarët do të duhej të luftonin dukuritë e shëmtuara: krimin e organizuar, korrupsionin, prirjet kaotike të shoqërisë sonë, por është e pamundur ta bartin këtë barrë, meqë janë në thumb të kreut të veprimeve devijante; mediet do të duhej të jenë të pavarura nga ndikimi i partive politike apo nga qeveria, ndërsa nuk janë autonome, sepse financohen nga partitë politike, nga grupet e interesit apo madje edhe nga pushteti- me reklama, më shpalljen e konkurseve apo me format e tjera të financimit të tërthortë.

Janë edhe disa forma të tjera më pak të dukshme, të cilat ndikojnë që gazetarët dhe gazetaria të mos e kryejnë misionin e tyre, kështu që, kur e nisin paraqitjen e ndonjë problemi në opinionin, është e çuditshme se si e trajtojnë, është edhe më e çuditshme pse e lënë në gjysmë, pa e ndjekur ngjarjen deri në fundin e vet. Gazetarëve tonë, në pjesën më të madhe u mjafton ta nxjerrin në opinion “të pabërën” , ta rrahin disa ditë në faqet e gazetës, apo të emisioneve televizive dhe, më kaq e mbyllin. Na ka rastisur të lexojmë apo të shikojmë sa e sa herë se si e mbërthejnë mediet tona ndonjë grup apo individë të cilin e kanë vënë në shënjestër, duke e ngarkuar me aq shumë akuza, saqë ke përshtypjen se ai kurrë më s’do të del nga burgu. Dhe pas “histerisë “ fillestare mediatike, ai grup apo ai individë lirohet- i pafajshëm. Kur duhet të shtrojmë mëdyshjet për këtë kthese të papritur, medieve u mjafton ta japin një lajm të shkurtër. E baltosen dhe e fyen fatkeqin, pa  i kërkuar falje, ndërsa ia vënë kapakun me një lajm të shkurtër, a pa te fare.

Të ne sikur nuk e njohin gazetarinë hulumtuese apo të shkojnë -gjurmëve të lajmit Nuk marrin mundin ta hulumtojnë në mënyrë të pavarur nga prokuroria a policia, për të shkuar gjurmëve të fillimit dhe për ta zbardhur: ishte fajtor apo jo ai grup, bëri atë që ia veshën apo ishte i pafajshëm. Më fjalë të tjera i ranë në qafë kot sa për ta turpëruar publikisht, apo shpëtoi, sepse pati mbështetjen e të fuqishmeve. Kështu, opinioni nuk e ka të qartë gati asnjë rast të kësaj natyre. Ndërkaq, jo rrallë bëhen lojëra politike e lojëra të tjera kundër lirisë së individit dhe kundër dinjitetit e integritetit të tij fizik. Gazetaria nuk i trajton këto çështje, sepse nuk ia ka vënë në pjatë askush!  Gazetaria hulumtuese nuk ekziston në Kosovë, sepse është e vështirë, e kushtueshme dhe e rrezikshme. Redaksitë nuk e duan, nuk e mbështesin, nuk e kultivojnë, prandaj gazetarët nuk i hyjnë fare hulumtimit që s’ia vlerëson as nuk ia boton askush.

Të ne veprojnë disa lloje të gazetarisë: qeveritare, partiake, të grupeve të interesit, gazetaria e biznesit, pastaj gazetaria e mediet që janë në mbrojtje të ambicieve politike e biznesore të individëve me pretendime politike. Natyrisht asnjëra prej medieve nuk vepron vetëm në kuadër të një lloji, por format e punës janë të përziera.

Gazetaria në Kosovë, në pjesën më të madhe është  gazetari përtace. Nëpër redaksi tekstet kryesisht i sajojnë nga kumtesat e ndryshme- qeveritare e joqeveritare, nga deklarata të përgatitura me shkrim, me intervista të gatshme në pyetje e në përgjigje. Kështu e kanë trajnuar gazetarin e ri. Ndryshe nuk ka vend në medie. Deklaratat e subjekteve në konflikt nxirren në opinion në stilin-  filani tha këtë e ketë, ndërsa kundërshtari iu përgjigj: nuk është e vërtet!. Thua të jetë kaq e thjeshtë ky konfrontim i tyre? Gazetat e thjeshtësojnë kur duan. Rrallë apo fare nuk verifikohen deklaratat apo “dokumentacioni” diskreditues, i dërguar nëpër redaksi për baltosje të kundërshtarit. Ka  rastisur që gazetarët të botojnë një thes shpifjesh të sajuara nga një institucion shteti pa e dokumentuar me asnjë fakt.

“A u solli dëshmi institucioni për këto akuza”, i pyet i akuzuari. “Nuk ka nevojë institucioni të sjell argumente, ai është institucion”, përgjigjet gazetari, ndërsa gazeta e tij pretendon se është opozitare!

Redaksive u mjafton teksti i sajuar nga copat e deklaratave, ndërsa kur ai tekst pretendon diçka më shumë se sa regjistrimi zyrtar, atëherë del një sajesë frankeshtajne si ajo që e bëri Dr. Xhekilit në filmin “Frankeshtajni” ku monstra e tij tmerroi botën nga qepja e keqe.

Gazetarët në Kosovë në vend të hapin dhjetë dyer për ta pasuruar shkrimin e tyre problemor, në pjesën më të madhe përtojnë të hapin një veb faqe që do t’u merrte pesë minuta kohë! Në vend të konsultojnë disa burime informimi, apo disa subjekte njëkohësisht, gazetarët jo rrallë nuk e përfillin subjektin tjetër, apo e mbërthejnë me pyetje policore. Në vend të konfrontojnë subjektet në konflikt, ata e plasojnë kryekëput burimin zyrtar, pa kërkuar fare përgjegjësi nga zyrtarët të cilët japin deklarata të gënjeshtërta. Në përzgjedhjen e njëanshme mediet, në vend të konfrontojnë individë a subjekte për të zbardhur të vërtetën, ia hedhin topin njërit subjekt, ndërsa e lidhin duarsh subjektin tjetër që të mos ketë mundësi të mbrohet.

Meqë me ka rastisur këto vjet të kem punë drejtpërdrejtë më të gjitha këto lloje e qasje të gazetarisë po e jap një shembull konkret.

Nga pozita e të parit të institucionit të cilin e udhëhiqja dhashë këtë deklaratë: “Dua të plotësoj shkrimet e disa gazetave, sepse ka një pasaktësi, kur thuhet: nuk dihet fati i 300.000 eurove! Shpifja sistematike e zyrtarëve të MKRS-së sikur ka filluar të zë rrënjë edhe nëpër gazeta. Po e theksoj edhe një herë se shuma prej 300.000 eurosh kurrë nuk është dhënë nga MKRS, Nuk ka gjë më të lehtë se sa të vërtetohet. Në pasqyrat e buxhetit të qeverisë për vitin 2004, 2005 nuk gjendet askund kjo shumë, sepse nuk është dhënë nga buxheti i Qeverisë së Kosovës”.

Me një përjashtim të vetëm, shumica e medieve të shkruara e elektronike nuk e citojnë fare këtë deklaratë. Disa gazeta e medie elektronike në vend të sqarimit të munguar, e vënë titullin- shpifje: “Ende nuk dihet fati i 300.000 eurove!”. Kështu lexuesi jo vetëm është i painformuar për ngjarjen në tërësi, por është i keqinformuar apo i mashtruar. Kjo është gazetaria e instrumentalizuar që manipulon duke hequr deklaratat e kundërshtarit dhe duke vënë në spikamë spekulimet.

Gazetaria tjetër, gazetaria përtace në vend të hulumtoj, pra i duheshin vetëm pesë minuta ta gjente faktin në veb faqe të Qeverisë, i mjaftoi të botoj deklaratën në stilin ai po thotë, ndërsa për “baraspeshë” e plotëson me burimin tjetër: kundërshtari e hedh poshtë këtë deklaratë.

Gazetarinë e instrumentalizuar e kanë paralizuar të paraqes tekste hulumtuese e të baraspeshuara. Synimi kryesor nuk duhet tw jetw skandali, a rritja e tirazhit me gjëra të paqena, por zbardhja e problemit, zgjidhja e tij. Jo rrallë kjo lloj gazetarie shumë e pranishme ndër ne, krijon atmosferë paralizuese. Ndërkaq, pjesë e kësaj gazetarie është gazetaria defetiste, e cila jo vetëm nuk e mobilizon opinionin të jetë opozitë e vendimeve të padrejta qeveritare, por duke e kultivuar ndjenjën se, të gjithë po vjedhin, madje edhe atëherë kur vjedhja nuk është në pikëvështrim, e paralizojnë opinionin të gjykoj drejtë apo ta luftoj vjedhjen e krimin e organizuar. Me vet faktin që e kultivojnë ndjenjën se nuk ka personalitete të ndershme, nuk ka institucione të ndershme dhe nuk ka parti qytetare të pakorruptuar, ata sikur i japin hapësirë e mundësi pikërisht grupimeve të krimit të organizuar, organeve qeveritare dhe institucioneve të tjera të veprojnë në mënyrë arbitrare apo kurruptive.  Nga shkrimet e gazetave, asnjëherë nuk e merr vesh të vërtetën, pavarësisht faktit që i zgjasin shkrimet me vazhdime si teleseritë bezdisëse latinoamerikane e turke. Mediet nuk sqarojnë problemet, por  i ngatërrojnë ato. Duke u përpjekur të fusin ndonjë fjali manipulative, duke i dhënë hapësirë njërit, ndërsa ia cenojnë thelbin e deklaratës tjetrit, apo ia vënë në gojë një fjali parazite, një pjesë jo e vogël e medieve bëjnë luftë klanore, ose përpiqen të paraqiten faktor, ndërsa do të duhej të ishin pasqyrë e prezantimit dhe sqarimit të problemeve. Duke ndjekur parimin e skandaleve të shpikura ata nuk i shkojnë problemit deri në fund, nuk bëjnë gazetari hulumtuese, sa përpiqen të bëjnë gazetari manipulative.

Jo rrallë në këtë gazetari të manipuluar a përtace, servile apo defetiste, hidhen në opinion edhe gjëra në formën, kinse u përvodh një lajm nga brenda institucionit, ndërsa në fakt është institucioni i shtetit ai që ua ka hedhur lajmin medieve për të diskredituar individin që nuk është i torishtës së tyre. Kjo formë e mashtrimit të opinionit kohën e fundit është bërë dukuri, ndërsa gazetat me vetëdashje bien pre e këtij mashtrimi, vazhdojnë më  mashtrimin tjetër, kinse fal aftësisë së tyre e zbuluan skandalin brenda institucionit qeveritar.

Zeri

Fazli Maloku: Për ku je nisur Kosovë?!
Gjendja e qytetarëve shqiptarë edhe pas 13 vitesh pas luftës mbetet me shumë halle, për të mos thënë, është bërë e padurueshme. Skamja dhe varfëria i ka pëfshirë shumicën e qytetarëve shqiptarë të Kosovës. Papunësia sa vjen e rritet. Rinia nuk sheh përspektivën e saj as në të ardhmën e largët dhe të rinjt tanë mezi presin ta gjejnë ndonjë shteg për të ikur jasht vendit. Nuk funksionon po thuaj as një pore e shtetit ashtu si duhet, dhe lirisht mund të thuhet se dora e pushtetit për ta përmirsuar jetën e qytetarëve nuk hetohet. Të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës kanë rënë në gjumin e ariut!

Pushtetarët e Hashim Thaçit se qajnë kokën fare për këtë katandisje që e ka kapluar Kosovën. Ata, pra pushtetarët, e kanë vetëm një hall, si ta mbajnë pushtetin edhe më tutje për ta trashur ende pasurinë e tyre përsonale, familjare dhe të miqëve e të dashamirëve të tyre. Ata vetëm mendojnë se si të jetojnë në këtë parajsë sa më gjatë që është e mundur. Nuk është në rrugë të mbarë arsimi, boshti i shoqërisë. Ka rënë cilësia, edukata dhe disiplina në shkallën më të ultë në të gjitha nivelet që nga parashkollorja e deri në univerzitet. Notat dhe diplomat ose blihen me para ose me ndërmjetësime bile edhe me kërcënime, siq do të shkruante ditë më heret z. Behxhet Shala:”ose gullashin ose kallashin”. Nxënësit më të mirë mbesin rrugëve pa u regjistruar sepse vendet zihen me të padishmit, por që kanë njoftësi!

Një gjendje e tillë e mjerueshme mbretëron edhe në shëndetësi, sidomos në spitalet dhe ambulancat shtetërore. Mjerë ai që sëmuret dhe ia mësyn doktorit. Po si qendron situata në gjykata, aty ku qytetari do të duhej ta kishte mbështetjen se do ta gjej drejtësinë dhe aty do ta zgjidhë problemin?! Gjykatat dhe policia veprojnë me forcë vetëm ndaj atyre shqiptarëve që në një mënyrë ua prishin qetësinë dhe rehatinë qeveritarëve! I shtyrë nga kjo gjendje e papërshkruar, sot qytetari shqiptar e ka humbur besimin tek te gjitha institucionet e shtetit, bile edhe tek se cili pushtetar. Morali i  shoqërisë shqiptare sot është në shkallën më të ultë.

Organizmat e Evropës që veprojnë në Kosovë: Unmiku, Euleksi, dhe Kfori i kanë shtirë veshtë në lesh dhe nuk bëzajnë fare dhe sipas të gjitha gjasave edhe atyre po ju konvenon kjo gjendje e katandisur në Kosovë për të cilën gjendje kontribuan edhe vet.

Në se deri dje qytetari shqiptar i Kosovës ishte zhveshur nga të gjitha të drejtat elementare: siguria për të qenë gjallë, mos siguria për ushqim e veshmbathje, mungesa e të drejtës për tu shprehur, liria e fjalës, liria e lëvizjes… e gjitha kjo nga pushtetarët okupatorë serbianë, sot këtë e përjetojnë nga pushtetarët shqipfolës, e që vetën e quajnë shqiptarë!

Sot Kosova është i vetmi vend në Ballkan dhe në Evropë pa të drejtën e vizave, që do të iu mundësonte qytetarëve shqiptarë kontaktet me botën e civilizuar! Shqiptarët e Kosovës edhe më tutje presin me javë e muaj para dyerve të ambasadave të sheteve të Evropës ,për të siguruar një vizë, për ti vizituar familjarët në gurbet. Dhe në të shumtën e rasteve jo vetëm që nuk marrin vizën, por edhe plaçkiten ma para të majme.Është pamje e mjerueshme, kur sheh rreshtat e gjatë të shqiptarëve të të gjitha moshave, duke pritur në shi e borë, para dyerëve të ambasadave të shteteve të Europës.

Pleqt e mençur na thoshin: ” edhe toka qanë-loton kur nuk ka kush i del zot”. Sot, jo vetëm qytetarët shqiptarë, por edhe toka e Kosovës loton për zot shtëpie! Shteti serbian edhe më tutje qëndron ulur këmbëkryq në Kosovë. Jo vetëm që na ka pushtuar ekonomikisht, por struktura ushtarake, policore, agjentë të zbulimeve të sherbimeve sekrete, jestarë të MUP-it serbianë e shalojnë atin në gjithë territorin e Kosovës duke i sherbyer me përkushtim vendit të vet. Policia e Bajram Rexhepit-Bajram shkretit, edhe kur arreston ndonjërin prej tyre për të bërë fasadë, se këtu ekziston shteti i Kosovës, është e detyruar që të nesërmen ti lirojë, bile policët që kanë bërë arrestimin e tyre shkarkohen nga detyra!!

E po, nga kjo dhëmbje shpirtërore që ndiej sot për ty Kosova ime e dashur, vetëm mund të klithi me sa zë që kam:

Hej, për ku je nisur, Kosova ime e dashur?!

Fadil Lushi: “Higjena cerebrale” dhe ca trasta leckamane
Të nderuar lexues të paanshëm, do më lejoni që këtë shkrim të radhës ta krahasoj me atë refrenin e shkurtër të këngës që i dedikohet  Ali Pashë Tepelenës, ku pos tjerash thuhet: “Koka në Stambollë moree…, e trupi në Janinë moree” Ata që e kanë për xhan këtë këngë do të thonë se në brendinë e këtij refreni ka shumë elemente kanibaliste a egërsi skajshmërisht të madhe! Ne nuk e “dimë” se pse sa herë që merren nëpër gojë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve administrativ të Republikës së Shqipërisë, aq herë po duhet që ky refren t’u atribuohet atyre, pavarësisht se ata jetojnë në shtetin e Kosovës, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës a në mërgatë. Ne, besojmë se do na lejohet që këtij vështrimi t’i bëjmë “fare pak” histori a “BIBLIOGRAFI RETROSPE-

KTIVE”! Fillimisht do t’i referohemi një artikulli të botuar më 20 qershor të vitit 2006 në gazetën prestigjioze “SHEKULLI” të Tiranës, me temë: “QOSEIZMI, OSE TEORIA E URREJTJES”, me firmë të z. Maks Velo. Në këtë shkrim autori për kryefjalë kishte debatin e atëhershëm mes Rexhep Qosjes dhe Ismail Kadaresë…, ku, pos të tjerash, shkroi edhe për nivelet intelektuale të polemizuesve, për kontributet e tyre dhënë zhvillimit të mendimit shqiptar, për përkatësinë fetare të Qosjes, për fenomenin e çuditshëm Kadare, për Shqipërinë si shtet mysliman, për TETOVËN si QENDËR ISLAMIKE NË BALLKAN, për shtëpinë e shqiptarit mysliman ku mund të hyhet vetëm pas zbathjes së këpucëve, për TRADHTINË e shqiptarëve, për kosovarët primitivë dhe qaramanë e të tjera marrëzira…, një editorial, që vështirë mund ta kishin kapërdirë edhe nacionalistët më të spikatur greko-serbë! Për të përcjellë mendimet e z. Velo në mënyrë sa më autentike dhe për hir të korrektësisë ndaj lexuesit, do të parafrazoj vetëm një pjesë të tezave të tij të rrezikshme për qenien tonë kombëtare.

1.”QOSJA ËSHTË DIJETAR TIPIK ISLAMIK TËRËSISHT LINDOR…, AI “ADN” E KA ISLAMIKE” (!??).

(Kësaj i thonë intolerancë fetare, politike dhe gjeografike numër 1 velo-niane (nënvizimi im).

2. “QARQET POLITIKE APO AKADEMIKE JANË BËRË KOSHIENTË PËR DËMIN E MADH QË I VJEN SHQIPËRISË NGA DEKLARIMET E PAPËRGJEGJSHME SE SHQIPËRIA ËSHTË SHTET MYSLIMAN” (!??).

(Mos vallë z.Velo harroi se gjetiu në Shqipëri trekëndori fetar mysliman, katolik dhe ortodoks nuk paraqet kurrfarë të keqe, përkundrazi është pasuri jona kulturore po edhe kombëtare…, mos vallë z. Maks Velo, definitivisht, i mungon toleranca e vërtetë fetare).

3. “PËR ÇFARË PATRIOTIZMI MUND TË FLASIN ATA QË TRADHTUAN FENË E TË PARËVE DHE FENË E TË GJITHË BALLKANIT-KRISHTERIMIN.TË PAKTËN TANI PASARDHËSIT E TRADHTARËVE NUK DUHET TË HESHTIN” (!??).

(Mos vallë z. Maks, harroi se patriotizmin e ndërtuan vëllezerit Frashëri, Ismail Qemal bej Vlora, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Faik Konica, Ukshin Hoti, Ibrahim Rugova, Femi Agani, familja e Jasharajve.., tok me At Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, Fan Nolin, me toskë a gegë).

4. “…, KONKLUZIONI IM ËSHTË: ME KOSOVËN DHE KOSOVARËT DUHET TË JEMI SHUMË MË TË KUJDESSHËM. JANË AKOMA PRIMITIVË DHE QARAMA-

NË DHE DO TË NA HAPIN PROBLEME PA FUND” (!???).

(Z. Velo në këtë tezë të tij nuk kishte përjashtuar as shqiptarët e Malit të Zi, të Luginës së Preshevës, të Maqedonisë, ndërkaq ata të Çamërisë as që i kishte futur në hesap). Mua do më duhet të them se këto teza të z. Maks Velo nuk janë as të parat “sihariqe”  e as të fundit. Atij  kur do t’ia dojë qejfi e kur do t’i teket do të hap trastën e tij të mbushur me: dy palë mend, me tri palë siklete, shtatë palë qejfe e ethe…, me një mijë e një inate…, me një furgon të ngarkuar me britma a ulërima çakejsh, me atë rrugaçërinë e tij (anti) mediatike e mediokre, me atë jotolerancën e tij, me atë “zullum” që i bëri të drejtës së çdo shqiptari për të qenë katolik, mysliman, ortodoks a bektashi…, me atë mendjemadhësinë si dhe me “budallakinë” e tij që sakaq nxit e ndez armiqësinë, grindjet dhe urrejtjen ndërmjet besimeve fetare te shqiptarët. I nderuari zoti Maks Velo duhet ta dijë se në këtë nënqiell të Gadishullit Ilirik ka do gjëra e do finesa që mësohen në kohë të caktuar dhe, po nuk i mësove, përgjithmonë mbetesh i mangët, i painformuar dhe në instancë të fundit, mbetesh somnambulist. Psikiatrit thonë se ky çrregullim i sëmurë, vështirë kurohet. Që “forca e intelektit të tij” (dhe të tjerëve të tillë si ai) të mos konceptohet si ai i fëmijës, do të ishte mirë që refrenet e tij paranojake t’i zëvendësojë me ato të arsyes dhe, nëse këtë nuk do ta bëjë, atëherë tezat e tij do mbeten si ajo “pordha e kalit që kundërmon gjithë dynjanë e blegtorëve”!?

Një ofendim të tillë ua bëri shqiptarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë edhe një analist i njohur nga Tirana, i cili në një emision debati televiziv, lëre që skajshmërisht shtrembëroi identitetin e tyre fetar, por edhe paksa ndërtoi dyshimet e tij ndaj inteligjencës së tyre!? Do të parashtrojmë pyetjen “idiotike” se pse shqiptarët nga Lugina, Mali i Zi dhe nga Maqedonia nuk u përfshinë në grupin punues për hartimin e abetares së ashtuquajtur “mbarëkombëtare”!?…, pse edhe sot kësaj dite shqiptarët që “veprojnë këtej kufirit administrativ” duhet të konceptohen si “vëllezër të dorës së dytë dhe me zarar”, pse ca politikanë, analistë dhe moderatorë të mjeteve vizuale të kryeqendrës së shqiptarëve duhet të na ngjitin nofkat: shqiptarë “maqedoncë, podgoricas, luginas e kosovarë primitivë, qaramanë e të tjera llagape” (!??)…, pse edhe sot e gjithë ditën e Perëndisë ca analistë nga Tirana vazhdojnë ta “ndërtojnë e ta ushqejnë” atë institucionin e inferioritetit të shqiptarëve këtej gardhit” (!??)…, ç’i duhej moderatorit, z. Arijan Çami, në “Zona e Lirë”, ditën e premte me datë 17 maj 2013 të bëjë zhurmë të madhe dhe të fryrë…, pse gjithë ai paragjykim i tij për Tetovën dhe tetovarët…, pse gjithë ky burim informacioni i tij shterpë ndaj qytetit me dy universitete, pse gjithë kjo habi e tij lidhur me organizimin e sfilatës së modës në Tetovë!??…, ç’i duhej atij t’i parashtrojë pyetjet: “kush janë këta njerëz që shkojnë në xhami…, kush janë njerëzit me ferexhe…”. Ja, të nderuar lexues, unë do t’i them Arijanit se ata njerëz pos që shkojnë në xhami (siç shkon ti në kishë), ata shkojnë në shkollë fillore, të mesme, shkojnë edhe në universitetin e Tiranës, Vlorës, Prishtinës, Tetovës, Harvardit, Kembrixhit, Sorbonës dhe s’di ku tjetër…, unë e di se ata të rinj dhe të reja nuk frekuentojnë “rrugët me drita të kuqe të Amsterdamit, Parisit, Milanos, Athinës e të tjera metropole të Evropës”.

Pse zonja e nderuar Zina Kondi (pavarësisht ca gjykimeve të saj të drejta për Tetovën dhe tetovarët) nga kjo sfilatë bëri “lajm orienti”…, a mos vallë kishte “harruar” se Tetova dhe qytetet e tjera shqiptare (këndej gardhit)  shtrihen në oksident,  ç’i duhej asaj të “degdis” në Tetovë, me atë trastën e saj, të mbushur plot e përplot me mendime të gabuara dhe të pambështetura. A mos vallë gjykimi i saj ishte paksa ofendues ku, pos të tjerash, tha: “Si ka mundësi këta njerëz kaq të PRAPAMBETUR të votojnë një grua për kryetar komune”! Unë, për hir të së vërtetës, do të shtoj edhe  një informacion…, si ka mundësi që “…, këta njerëz të prapambetur (shqiptarë të Maqedonisë) të votojnë motrat dhe nënat e tyre për deputete, qofshin ato të jenë të BDI-së, PDSh-së a RDK-së”. Unë në këtë vështrim, kërkova maturi, mençuri a edhe ndonjë arsye tjetër paksa më të theksuar…, po mbase qofsha i gabuar!!

Vladimir Karaj: Letra e Ipeshkvinjve, dhe përfshirja e fesë në politikë
Punët e fesë dhe punët e politikës, sidoqë tentojmë t’i shohim ndarazi dhe të papërziera, duket se nuk mund të jenë të tilla. Në fakt për njëfarë kohe Shqipëria ka tentuar të fshehë nën vello “përfshirjen” drejtpërdrejt  apo në mënyrë të tërthortë të fesë në politikë, por nga ana tjetër thuajse të gjithë e kanë ndjerë rëndësinë e përkatësisë fetare sidomos në zgjedhje lokale, ku kandidatët duhej të tregonin edhe sa të lidhur ishin me iks apo ypsilon komunitet vendimtar në zgjedhjen ose jo të tyre. Sistemi zgjedhor i ka bërë edhe kandidatët për deputetë të varur nga komunitet lokale dhe sigurisht, edhe nga ndjeshmëritë lokale. Krahinizmi i theksuar është vetëm njëra ana e sistemit, në anën tjetër, në mjaft zona, veç përkatësisë krahinore kandidatët për deputetë janë përzgjedhur edhe prej përkatësive fetare.

Në fakt deri tani komunitetet fetare në vend nuk kanë dalë haptazi në mbrojtje të njërës palë dhe në sulm të tjetrës, por nga ana e saj politika ka tentuar thuajse gjithmonë t’i tërheqë ato brenda oborreve të saj, duke konvertuar numra besimtarësh të devotshëm në vota. Xhamia e Re e Tiranës ka qenë për mjaft kohë një prej vorbullave me të cilën politika ka tentuar të bëjë vota. Kreu i PS, Edi Rama miratoi thuajse me nxitim një projekt për të në kohën kur ishte kryebashkiak, edhe pse nuk pati “bekimin” e Komunitetit Mysliman, për shkak të pronësisë së tokës ku do vendosej godina. Në anën tjetër, vetëm pak kohë më parë kryeministri Sali Berisha inauguroi fillimin e punimeve për xhaminë me një projekt të ri dhe në një vend tjetër sërish para zgjedhjeve, sërish në një tentativë për të tërhequr në anën e tij një numër jo të vogël besimtarësh.

Kjo në fakt është skena më e dukshme, por falë sistemit zgjedhor të ndarë në qarqe, vota e grupeve të ndryshme dhe tërheqja e tyre drejt njërit apo tjetrit krah është bërë vendimtare në fatin e zgjedhjeve. Grupe të vogla minoritare kanë marrë rëndësi të veçantë në zona ku 1 mijë apo 2 mijë vota do të bënin diferencën, ndërkohë katër komunitetet fetare janë disa herë më të rëndësishme se kaq. Në mjaft qarqe emrat në lista janë përcaktuar, edhe pse përzgjedhja është bërë nga lart, edhe për shkak të përkatësisë fetare, duke tentuar me ose pa dashjen e komuniteteve, njëfarë përfshirje të këtyre të fundit në politikë dhe duke parathënë edhe “përplasje” të kësaj natyre që kryesisht luhen pas perdeve.

Katolikët duket se ishin të parët që i dolën përpara tentativës për t’u veshur kandidatëve, në të paktën dy qarqe ku prezenca dhe vota e tyre është më shumë se vendimtare, ngjyrime fetare.

Dom Gjergj Meta shkruante në ‘Mapo’ pak kohë pas publikimit të listave se “Nuk më duhen deputetë katolikë në parlament vetëm me emër, që pastaj nuk dinë apo nuk duan të mbrojnë një ligj për familjen, për jetën, që janë të korruptuar apo që përdorin pushtetin për qëllimet e tyre egoiste, ekonomike apo familjare, apo që janë të parët kur është puna për të kërcënuar e për t’u zënë me grushte midis parlamentit, apo për të gjetur zhargonin më të ndytë për t’iu drejtuar kundërshtarit”. Shkrimi i Dom Metës ishte vetëm njëfarë pararoje e një qëndrimi politik të qartë që Ipeshkvitë në Shqipëri morën disa ditë më parë. Ato sigurisht nuk kanë dalë në krah të asnjërës palë, por mesazhi sigurisht që godet palët apo të paktën ata që po tentojnë të blejnë vota apo t’i “vjedhin” ato me presion e vende pune. “Është e njohur se në shumë zona të Shqipërisë vota shitet, blihet apo rrëmbehet nën kërcënim. Të dashur vëllezër, shitblerja e votës është shitblerja e lirisë”, shkruhej në mesazhin e Ipeshkvinjve.

Publikisht, asnjë nga palët politike mund të mos ndjehet e “kërcënuar” prej qëndrimit, nga ana tjetër, reagimi nuk duket se është një bllof. Është një qëndrim i mirëpërgatitur, madje edhe i peshuar para se të bëhej publik. Kisha Katolike, përpos fakteve botërisht të njohura të gjërave që shkojnë keq në vend, duhet të dijë më shumë se kaq çfarë ndodh rreth e rrotull objekteve të kultit dhe me besimtarët e tyre. Një pjesë e mirë e mesazhit është ai i një pale të tretë mbi të tjerat, ashtu sikurse i takon të jetë Kisha Katolike apo një komunitet tjetër fetar, por mjaft rreshta janë të adresuar qartë ndërsa flasin për shit-blerjen e votës apo marrjen e saj me anë të presionit dhe forcës.

Nga ana tjetër e gjithë kjo tentativë vullnetmirë për të ndrequr në njëfarë mënyre tentativën e politikës për të thithur vota besimtarësh, e bën Kishën Katolike “pjesëtare” në fushatën politike në vend. Sigurisht, deklarata e shkruar me kujdes nuk ka lënë shumë hapësira për të lexuar anshmëri, por palët do t’i gjejnë dhe do t’i përdorin (duke i nxjerrë nga konteksti ndoshta) frazat që u shërbejnë atyre dhe që dëmtojnë kundërshtarin. Komunitetet e tjera fetare, që deri tani nuk kanë shfaqur të njëjtën ndjeshmëri të paktën publikisht për zgjedhjet dhe ndoshta do mjaftohen me thirrjet për paqe, mund po ashtu sidoqoftë të jenë përfshirë në nivel lokal. Në fakt grupet fetare, si çdo komunitet tjetër, e kanë të drejtë dhe të leverdisshme të kenë në parlament njerëz që i përfaqësojnë. Nga ana tjetër laikët, ata që nuk duan ta shohin fenë, sidomos në një vend me 4 religjione të mëdha, të përfshirë kaq haptazi dhe me kaq ndikim në politikë, do duhet të shqetësohen për rritjen e kësaj prezence.

Mapo

Arbana Xharra: Diplomacia e turpit!
Miltantë të partisë, kushërinj, balldëska, asistent/e, sekretaresha, persona që s’dinë t’i lidhin dy fjalë anglisht e as gjuhë të tjera të vendeve ku kanë shkuar, vetëm pse e kanë “krahun e fortë” janë ndërtuesit e imazhit të Kosovës. Përfaqësues diplomatikë jashtë vendit, për më keq, tash po del se janë edhe njerëz me dosje si të dyshuar nga Prokuroria. Diplomacia e Kosovës ka dërguar në Tiranë ambasador, të dyshuarin “për torturim, dhunim e keqtrajtim të popullatës civile gjatë kohës së luftës” (sipas EULEX-it).

Dërgimi i Sylejman Selimit në postin më të lartë diplomatik të Kosovës në Tiranë tregon se Kosova nuk e merr seriozisht as Shqipërinë. Ky skandal lidhet drejtpërdrejt me imazhin e Kosovës. Seriozisht nuk u mor as Kroacia, në shkurt kur ministri i jashtëm Enver Hoxhaj tha se Kosova do të dërgonte një serb ambasador në Zagreb. Që nga atëherë ministri ende po hesht… Delegimet diplomatike në këto vende, me disa përjashtime, në vazhdimësi janë duke u degraduar me një numër të konsiderueshëm servilësh të padijshëm që punësohen nëpër këto zyra. Fatmirësisht jo të gjithë bëjnë dalje publike për të parë nivelin e ulët të tyre intelektual.

Si bëhet përzgjedhja, kush për kë lobon, dhe si përfundojnë këta zyrtarë nëpër ato zyra, mësohen vetëm atëherë kur zyrtarizohet delegimi i tyre. Mjafton që të kesh një lidhje me dikë të “fortë” në PDK dhe brenda natës shndërrohesh në diplomat apo nëpunës i shërbimit të jashtëm diplomatik. Tashmë mundësia për të qenë pjesë e diplomacisë së jashtme është bërë e lehtë, me jarani dhe dikë në pushtet, sepse nuk ka kushedi se çfarë kritere, bile bile edhe nga pozita e asistentes mund të ngrihesh në postin e zëvendëskonsullit.

Emërimet e fundit sa qesharake aq edhe shqetësuese, të bëjnë të pyesësh për ata që nuk e dinë realitetin se: a ka Kosova potencial intelektual më të lartë sesa një çun i ri, i cili për shijen e dikujt mund të duket i bukur, apo i paska ardhur rendi këngëtares nga Skenderaj, Leonora Jakupi, që të punësojë vëllanë në ambasadë.

Ka ardhur puna që një këngëtare të ketë ndikim brenda partisë sa që të punësojë familjarë të saj me pozitë aq të lartë në diplomaci. Dorën në zemër, ajo në kongresin e fundit të PDK-së sillej kryelartë, ta merr mendja se çfarë kontributi ka dhënë në zhvillimin e kësaj partie. Kish qenë mirë në fazën e reformatimit të qeverisë, kryeministri ta konsideronte opsion emërimin e saj si ministre të kulturës, pse jo, kriteret e këtij pushteti nuk është larg mendsh se edhe Leonora Jakupi i plotëson. Nëse jo kultura, bile estrada përfiton diçka!

Tash tri-katër vjet jemi dëshmitarë të procedurave dhe mënyrës sesi janë deleguar diplomatët e parë në shtete përkatëse. Atyre tashmë sipas ligjit, do t’u skadojë mandati. MPJ-ja ani pse nuk ka respektuar ligjin për shumë diplomatë kur i ka akredituar në vende të ndryshme, tashmë si duket po ka një interes ta zbatojë atë. MPJ së fundi iu ka dërguar letra më shumë se 20 diplomatëve të cilëve ua ka bërë me dije se po u skadon mandati si diplomatë në atë shtet. Disa prej tyre u është dhënë afat edhe gjashtë javë përkatësisht fillimi i korrikut derisa të tjerëve u është dhënë fillimi i gushtit që të kthehet. Vala e dytë e kthimit pritet të ndodhë në nëntor.

Tërë këta diplomatë do të zëvendësohen me të tjerë. Është mundësi e mirë për të gjithë ata që u kanë mbetur mbesat e nipat, shokët a shoqet, vëllezërit a motrat, kunatat apo kunetërit pa gradë diplomatike e që mund t’i qasen lehtë partisë në pushtet, t’i mprehin tashmë dhëmbët. E në anën tjetër asnjëherë nuk u dha ndonjë qartësim se çfarë ndodhi me 700 aplikacionet në konkursin e MPJ-së.

Asnjë nga këta 700 që pretenduan të jenë staf diplomatik apo konsullor nuk i plotësuan kushtet? Për të dërguarit me grada diplomatike janë shpikur aq shumë pozita, sa që mund t’i kënaqin shumicën e kërkesave partiake. Për secilën ambasadë shkojnë: ambasadori, zëvendësi i tij, ministër këshilltarë, këshilltarë, sekretari i parë, i dytë e diku-diku edhe sekretari i tretë, konsull, zëvendëskonsull, edhe të tjerët që nuk bartin grada diplomatike por që janë zyrtarë administrativë.

Ministri i MPJ-së, Enver Hoxhaj, duhet të jetë në zor të madh, kushedi se sa e gjatë është lista e kërkesave të bashkëpartiakëve të tij për raundin e ardhshëm të punësimeve. Kështu që ata të rinj entuziastë, të shkolluar e të gatshëm për këto pozita, as të mos ia mësyjnë, se fatkeqësisht është koha e atyre që i hapin dyert me këmbë!

Zeri

AK: Vlora votë kundër Rilindjes Greke, Gjirokastra kundër Agimit Artë të PD
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka denoncuar sot që e ka cilësuar si një ndër skandalet politike të kandidaturave për deputet në qarkun e Vlorës për Partinë Socialiste apo kandidaturave greke të Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës.

Spahiu ka publikuar vendimin e gjykatës nr 10105 së rrethit Tiranë të datës 21.11.2008 ku deputetja socialiste Luiza Xhuvani ka kërkuar të lërë kombësinë shqiptare dhe të marrë kombësinë greke. Në vendimin e gjykatës theksohet qartë se deputetja socialiste e cila kandidon sërish në qarkun e Vlorës nën siglën e PS-së, ka insistuar të braktisë dhe heqë dorë nga kombësia shqiptare me qëllim që të njihet si greke dhe gjykata pas kërkesës së saj e ka pranuar ta ndryshojë nga shqiptare në greke.

Spahiu i bëri thirrje kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama të tërheqë 3 kandidatët grekë që kanë kandiduar në qarkun e Vlorës dhe ti zëvendësojë me tre shqiptarë nga Vlora. “Ashtu si dhe shtetasi Berisha i cili kandidon grekët e Agimit të Artë në Gjirokastër me Spiro Kserën në krye. Fatkeqësisht deri më tani numërohet deri në 14 numri i kandidatëve brenda PS dhe PD që kanë kombësi greke dhe kanë braktisur atë shqiptare”, tha Spahiu.

Sipas tij që nga 1912-ta Vlora nuk ka njohur asnjëherë fyerje më të madhe se kandidimi i tre deputetëve grekë në këtë qytet. “Vlora do votojë kundër Rilindjes greke e cila i la shqiptarët nga Vlora pas listave të Partisë Socialiste. Edi Rama nuk duhet të dorëzohet pa kushte te shërbimi sekret grek dhe të shkatërrojë vlerat e qytetit të flamurit. Vlora e Ismail Qemalit dhe djepi i patriotizmit duhet të përfaqësohet me bijtë e saj kuqezi dhe jo me Aleancat greke Rama-Meta-Dule apo Koalicionin e PD-Agimi i Artë. 4 vite më parë deputetët socialistë kishin turp me qenë shqiptarë dhe bëheshin pjesë e skenarit ogurzi për helenizimin e Shqipërisë. Ashtu si deputetja Luiza Xhuvani e cila nuk pranoi të ishte shqiptare ashtu dhe kandidatë të tjerë socialistë hoqën dorë nga gjaku dhe kombësia shqiptare . Dosjet e deputetëve demokratë dhe socialistë do ti publikojmë në ditët në vijim.

Shqiptari Arben Malaj u zëvendësua me greken Luiza Xhuvani dhe shqiptari Arben Isarai u zëvendësua me grekun Andrea Marto, çami Leonard Demi u zëvendësua me grekun Spiro Ksera. Gjithë shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë misionin anti-shqiptar të Ramës dhe Berishës.  Shqipëria ka nevojë për një Kuvend burrash shqiptar dhe e vetmja alternativë është Aleanca KuqeZi”, tha Spahiu.

Koço Danaj: Aleancë shqiptaro-greke për ndarjen e Maqedonisë
Kryetari i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj, i pyetur lidhur me pohimet e ekspertëve rajonalë se Shqipëria Natyrale mund të fillojë nga shpërbërja e Maqedonisë, u shpreh për një rikonceptim të aleancave rajonale të Tiranës zyrtare. Danaj shtoi se ky rikonceptim ka dhe duhet të ketë në themel bashkimin e territoreve shqiptare në një shtet të vetëm. “Tirana zyrtare ka nevojë urgjente të hartojë një strategji  të qartë lidhur me hapat e sendërtimit të Shqipërisë natyrale. Kjo strategji duhet të ketë brenda saj edhe një sërë taktikash që duhen ndjekur hap pas hapi. Në këtë strategji qeveria shqiptare duhet të riformulojë me qartësi nevojën e një aleance me Greqinë për shpërbërjen e Maqedonisë në rrugë paqësore. Pavarësisht mosmarrëveshjeve midis Shqipërisë dhe Greqisë, të dy këto shtete, takohen strategjikisht lidhur me Maqedoninë. Tirana është e interesuar për ndarjen e saj me qëllim që Shqipëria Lindore të bashkohet me trungun amë. Ndërsa Greqia është e interesuar në një aspekt tjetër. Ajo e kërkon shpërbërjen e saj për të eliminuar përfundimisht krijesën artificiale të Josif Broz Titos në 1945. Një konvergjencë e tillë ka nevojë të shfrytëzohet nga Tirana zyrtare. Për më tepër që Tirana zyrtare ka avantazhin e ekzistencës së shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në FYROM”, tha ai. Danaj theksoi më poshtë se Tirana zyrtare, në kompensim të ndihmës që duhet t’i japë Greqisë për shpërbërjen e Maqedonisë, duhet të kërkojë nga ajo fillimisht shpalljen e Çamërisë  si Zonë e Lirë midis dy vendeve si dhe heqjen e Ligjit të Luftës së Greqisë me Shqipërinë. Sipas tij, kjo kërkesë e Tiranës zyrtare do të miratohet nga Greqia për hir të një përfitimi më të madh, siç është shpërbërja e Maqedonisë. Ndërsa nga ana e saj, Tirana zyrtare duhet të thërrasë në Tiranë krerët kryesorë të politikës shqiptarë në FYROM, për t’ju dhënë atyre orientimet e nevojshme. “Fillimisht ata duhet të kërkojnë Bashkësinë e të gjitha Komunave shqiptare në një institucion më vete, parlamentin e këtyre Komunave dhe Presidentin  e tyre. Ky institucion duhet të shërbejë si opozita etnike shqiptare në FYROM”, tha ai. Danaj theksoi se në funksion të realizimit të Shqipërisë Natyrale, politika shqiptare duhet të bëjë aleancë të përkohshme me këdo që i sjell përfitim. “Qëndrimet e ngurta dhe dogmatike vetëm sa e rëndojnë dhe vonojnë çështjen shqiptare. Në problemet rajonale, Tirana, nuk duhet të jetë as aktive e as aktore. Ajo duhet të jetë “regjizore”. Sa më shpejt ta ndërmarrë këtë hap Tirana zyrtare, aq më shpejt do avancohet koha e krijimit të Shqipërisë natyrale”, tha ai.

Gazmend Islami: Popull – Kriza e zgjedh krizën
Kriza zgjedh krizën, vetëm nga kjo duhet të nisemi nëse vërtet duam që vendi ynë të shpëtoj nga e keqja që e ka kapluar. Kriza zgjedh krizën, me mjetet që i kërkon kriza për ta zgjedhur atë, mjaft në thirrjet shterrpe se ” jemi në ndërtimin e shtetit” dhe duhet kohë, kanë kaluar 15 vite nga përfundimi i luftës dhe kriza kurrë nuk u ndal por vetëm sa vjen dhe shtohet dhe po e rëndon popullin. Ky shtet asgjë nuk ndryshon për kah qeverisja, tu e krahasuar si : Kuba, Venezuela, Korea veriore etj , prandaj Mafiozët dorëzohen vetëm kur ndeshen për muri e kriza qytetare kundër tyre mund ta sjellë para drejtësisë krizën qeveritare. Është interesantë tek ne shqiptarët, të gjithë politikanët mundohen të imitojnë liderin e tyre dhe kjo i bënë të vegjël dhe pa vlerë. Më vjen keq për ta që kanë krijuar jo vetëm shprehjet por dhe sjelljen, metaforën, sintaksën, por edhe më keq më vjen kur disa flasin pa ditë çka thonë, por mendojnë se ashtu ka folur lideri.

PDK dhe udhëheqja e saj duken si të klonuar me liderin e tyre, nuk kanë alternativë, me cilin do flasësh nga të gjithë ke të njëjtën përgjigjeje. “Ne kemi luftuar, ne e kemi çliruar, ne e krijuam shtetin, ne e krijuam paqen dhe ne nuk tradhtojmë se jemi pasues të denjë të atyre që u flijuan për atdheun”. Në fakt këta janë e kundërta e tyre, këta do të duhej të thoshin, ne nuk e bëmë luftën, ne nuk ju çliruam, ne nuk krijuam shtetin, ne nuk krijuam paqen po krizën, ne nuk jemi pasues të denjë të luftërave të lirisë.

Politika si art i së mundshmes rezulton nga botëkuptimet e Makiavelit të parashtruara në librin e tij “Sundimtari” për të politika esencialisht është pjesë e mjeteve të nevojshme për të ardhur në pushtet dhe për të mbetur në pushtet me qëllim të shfrytëzimit të tij. Këtë forme të shfrytëzimit po e përdorë pushteti i sotëm i ngritur nga Thaçi me ndihmën e të hollave të vjedhura nga parat publike dhe nga strukturat e ngritura me parat e popullit. . E vetmja gjë që mund të themi për të në pikëpamje psikopatologjike është se favorizon korrupsionin, shpëlarjen e parasë, burgosjen e shokëve, ndarjen e vendit, kontrollin mbi gjyqësorin. Ky tregon për prepotencën e tij që është virtyt i të pafuqishmit, që ka një karakter të dobët dhe mundohet ta mbulojë duke u bërë gjoja i pushtetshëm

Nuk ka asnjë alternativë normale që këta të japin dorëheqje apo të largohen në mënyrë demokratike, në gjitha përpjesëtimet këta dalin që janë të gatshëm ta gjakosin Kosovën për mos e dorëzuar pushtetin. Kjo Qeveri që ka për ideologji sistemin komunist, kanë një ngjashmëri si në udhëheqje dhe shtypje, si në policinë partiake dhe shtetërore pra kryekëput janë diktator që po të jetonin vetëm dy dekada më herët për dhunë ,poshtërim ,burgosje, rrahje do të ua kishte “lakmi edhe Kuba edhe Korea Veriore”. Komunizmi është filozofi antinatyrale, kundër ligjeve të natyrës, e dënuar të falimentoj, sepse është false me premisat logjike, e gabuar dhe pa themel në arkitekturën dhe fikson imagjinatë të sëmurë. Çka duhet të bëjë kjo Qeveri më shumë, sesa çka bërë për ta kuptuar të vërtetën e saj. Kosova është vendi më i varfër në Evropë, me papunësinë më të lartë në Evropë, me shkallën më të lartë në Evropë për shkollim të dobët, me mjekësin më të dobët, me sëmundjet kancer gjene më të larta në Evropë , me pushtetarët më të pasur në Evropë në mënyrë të paligjshme, me gjyqësorin më të dobët në Evropë. Politikat tona janë çoroditëse të dëmshme për shoqërinë tonë. Pa dashur të hyjmë në çështjet politike të bëra në dëm të Kosovës nga qeveria Thaçi, po marrim vetëm marrëveshjen e fundit të bërë me serbinë, tregon për joseriozitetin dhe për gatishmërinë e tij për të pranuar çdo gjë që ofrohet për nënshkrim. Marrëveshja ka krijuar një autonomi dhe një gjyqësor të dyfishtë që shkel rënd kushtetutën e vendit, për të mos marruar kohë për elaborim po marrim vetëm disa shembuj.

Presidenti i vendit apo Kryeministri nuk ka të drejtë të shpërbëjnë kuvendin e asociacionit të komunave serbe në veri.

Gjykata e apelit në veri ju jep të drejt serbëve që të dënohen vetëm në veri, pra nëse një qytetar serb kryen një krim në Graçanicë ai do të dërgohet në veri për gjykim vetëm gjyqtari Serb mund ta dënoi.

Asnjëherë ushtria e Kosovës nuk do të ketë të drejt të hyjë në Veri të Mitrovicës,e garantues është Nato dhe BE.

Për veriun do të krijohet fond i veçantë për zhvillim dhe kontrolli i të hyrave të doganave dhe administrimi i mjeteve nga ta do ta bëjë veriun parajsë karshi pjesëve tjera të Kosovës.

Besoj se mjaftojnë këto për një shoqëri të shëndoshë, të mendoj se deri kur duhet të udhëhiqemi nga kjo Qeveri që e ka kapur shtetin, pra mekanizmat e shtetit janë bërë vegël e grupeve dhe klaneve mafiozie me në kryre të Qeveritarve tanë

Autori është analist dhe gazetar

Kimete Berisha: Serbët po na e marrin edhe Amerikën!
India që na e mori Nënën Tereze, e mori edhe Trepçën!

Pasurinë më të madhe shpirtërore të shqiptarëve, Nënë Terezën, e shfrytëzuan më së shumti në botë varfanjakët indian, ku ajo e kaloi krejt jetën.

Edhe pas vdekjes me varrin e saj Nëna jonë e ndihmon turizmin e tyre, indian.

Pasuria më e madhe e shqiptarëve të Kosovës është Trepça. Dhe, kjo pasuri tash d…o të shfrytëzohet nga një indian me banim në Amerikë, nga mjeku Dr.Kathuria

Ndërmarrjen në administrim të AKP-së, Trepçën e shiti Serbia. Ia shiti një Organizate “New Promotion Group”, që për shkak se është e rexhistruar në Amerikë, e quajnë organizatë amerikane.

Për shkak se u tha që firma është amerikane, shteti i Kosovës nuk ka guxuar të reagojë. Pavarësisht se Organizata që bleu Trepçën nga Serbia okupatore, nuk është organizatë shtetërore amerikane, por është organizatë private e një politikani në tentativë.

Hajredin Kuçi nuk e tha asnjë fjalë të vogël për krimin më të madh ekonomik që iu bë shtetit të Kosovës.

Nuk e tha asnjë fjalë, sepse fizikisht ndodhej jashtë Prishtinës, kur u pyet nga gazetarët se çfarë ka ndodhur me Trepën.

Hajredin Kuçi për problemet e Kosovës, flet vetëm kur ndodhet fizikisht në Kosovë. Prandaj, i drejtori gazetarët te Mimoza Kusari.

Mimoza që flet shumë, nuk pati qëndrim të vetin si ministre e paguar që të di përgjigje në të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me përshkrimin e vendit të saj të punës.

Mimoza nuk pati as qëndrim individual, por tha që po pret që të bëhet e hënë (20 Maj 2013), që të të pyes Ambasadën Amerikane në Kosovë, se a duhet të reagojnë apo jo ndaj këtij invadimi privat indian që po i bëhet Kosovës në emër të Amerikës.

Kryeministri po hesht. E, zakonisht fajtorët nuk heshtin.

Kryeministri nuk ka informacione se çfarë po ndodh në vendin e tij, nuk ka informata për firmën e indianit me banim në Amerikë, që “tinëz ” Kosovës e bleu Trepçën e Kosovës.

Prandaj, kryeministri, nëse “nxiton” dhe e mbron shtetin e Kosovës nga invadimi indiano-serb, tutët se mund ta humbas simpatinë e Amerikës.

India, sikurse Kosova, gjithmonë ka qenë viktimë e okupatorëve, dhe vet nuk e ka okuptuar asnjëherë asnjë shtet. Vonë (1947) u pavarësua nga Britania e Madhe që me dekada e mbajti të pushtuar Indinë e madhe. Por, individualisht, mjeku indian Kathuria e shkeli Kushtetutën dhe shtetin e Kosovës kur bëri marrëveshje për privatizimin e kombinatit të Kosovës me shtetin e Serbisë.

As Presidentja nuk doli në mbrojtje të Trepës. Askush nuk e kapi për veshi mjekun Kathuria. Në Indi konsiderohet shprehje e keqardhjes dhe sinqeritetit nëse dike e kap për veshi. Lirisht kapeni për veshi. Atij do ti duket bukur.

I veshur me kostum western, me shami ngjyrë të kaltër panxhabi mbi kokë, i lindur në Indi, mjeku  Kathuria e nënshkroi këtë kontratë me Serbinë për shfrytëzimin e minierave të Kombinatit Trepçës dhe Kosova e kuptoi këtë lajm nga mediat serbe kur ia pa në gazetë fotografinë këtij burri me shami të kaltër e me mjekër të zezë.

Mjeku Kathuria ka qenë kandidat i Senatit Amerikan në Illinois në vitin 2004. Prandaj, këtë përvojë e ka shfrytëzuar që me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për blerjen e kombinatit Trepça të thotë se i është dashur që të bashkëpunojë ngushtë edhe me Departamentin e Shtetit Amertikan për arritjen e kësaj marrëveshjeje konsorciumi që ai drejton, me qëllim të zgjidhjes së ndonjë çështje ligjore dhe problemeve të tjera që ndërlidhen me Trepçën.

Pra, Kathuria thotë që ka folur në emër të Departamentit të Shtetit Amerikan, dhe sipas këtij, ata i kanë thënë se Trepçën lirisht mund ta blejë nga shteti serb!

Kathuria, në Beograd, ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes me qeverinë e Serbisë do t’i nisë bisedat edhe me qeverinë e Kosovës. Pra, për të blerë “anën “shqiptare të Trepçës.

Trepça u shit pas marrëveshjes së H.Th. me I.D., marrëveshje që asnjëherë nuk u bë publike (e plotë) nga ana e qeverisë së Kosovës.

Ministri i Minierave dhe i Resurseve Natyrore në qeverinë serbe, Milan Bacevic ka thënë se nënshkrimi i kësaj kontrate ka ardhur pas marrëveshjes për Veriun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në bashkëpunim me qeverinë serbe, “New Promotion Group” dhe “Planet Space” mjeku Kathuria, nënshkroi me Republika Srpska kontratën prej 1 miliard e gjysmë dollar për projektin më të madh të hidrocentralit në Evropën perendimore. Indiani amerikan, I lidhur ngushtë me rusët, dha miliona dollar për Stacionin hapësinor të Rusisë “Mir”.

Serbët, pasi që na i vranë për së vrari viktimat tona të luftës, u shndërruan vet në viktima!

Pasi që na akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe për trafikim me organe e tyre trupore, i liberalizuan vizat për Evropë!

Na e morën gjakun, na i morën pasuritë natyrore, pasurinë shpirtërore, na i morën të gjitha

Serbët po na e marrin edhe Amerikën!

Hasan & Lajde Blakaj: Identiteti jonë individual i nëpërkëmbur
HASAN & LAJDE BLAKAJ

Njeriut posa të lindë krahas nevojës për ushqim i ç´faqet edhe ndjenja për  afërsi, ngrohtësi, dashuri dhe në këtë rast dashuri ndaj prindërve. Gjatë rritjes medoemos bëhet më i pjekur dhe dashuria tani i ç´faqet në një formë shumëdimenzionale. Pra dashuri ndaj të afërmeve, natyrës, kafshëve, dashuri ndaj shkollës, gjuhës, muzikës e shumë dashuri të tjera. Edhe pse njeriu ka dashuri dhe ndjenja të përbollëshme, dashuria për prindërit, fëmijët dhe kombin është më e veçanta dhe më jetëgjata. Ajo rritet e rritet dhe asnjëherë nuk shuhet pa marrë parasysh rrethanat dhe gjendjen që individi  mund të gjendet. Atëherë, pse vet ne si komb po e vrasim këtë dashuri? Pse?, pse?. Tërë jetën njeriu mundohet, punon, dhe krahas punës dhe ekzistencës mundohet të krijoj relacione të afërta më natyrën dhe njeriun. Dhe për një moment të caktuar është në gjendja ta prishë këtë balancë kohezive të natyrshme duke mos menduar fare për pasojat e ardhshme jo koherente. Natyra ka krijuar aso raportesh instiktive për të jetuar në grup. Këtë instinkt të jetuarit e kanë si bota bimore edhe shtazore. Poashtu ne si qenie e gjallë e posedojmë  këtë veti instiktive të jetojmë në grup duke i ndihmuar njëri tjetrit, duke e dashur njëri tjetrin, duke e prekur nga afër njëri tjetrin. Në të kundërtën jeta në përgjithësi  po të jetosh vetëm do të ishte e pakuptimtë dhe shumë e varfër shpirtërisht. Pra ne si qenie më e privilegjuar kemi aftësinë e përshtatjes, ndryshimit , transformimit më të lehtë se qeniet të tjera të gjalla falë inteligjencës më të zhvilluar.

Këtojanë gjenet e trashëguara të kombit tonë, shikoje bukurinë e

këtij çuni shqiptar, bukuri që flet shqip.

Por ka diçka në thelb që edhe po deshe ti nuk ke mundësi ta ndryshosh e as ta fshehësh. Psh: çështjen gjenetike, psh: trashëgiminë familjare, vëllanë motrën që edhe po deshe ti largosh prapë i ke vëlla dhe motër, farefisin, kulturën e trashëguar, emrin, religjionin sepse ato i trashëgon automatikisht pa të pyetur kush a pate ti dëshirë apo jo. Pra trashëgon ato gjera që janë të lindura dhe të fituara. Ato të lindurat është paksa vështirë të largohesh nga to, por këto të fituarat kur të rritësh janë krejtësisht në dorën tënde dhe egon personale. Pak më shkurt, e trashëgon gjakun e prindërve tu që të kanë lindur dhe  rritur më aq sakrifica, andaj pse të luftosh me vetveten dhe të harxhosh energji kot në vend që të dukësh dhe tregosh thjeshtë se kush je. Pra sa e thjeshtë është kjo!. Sa do që mundohesh ti fshehësh ndjenjat, dukjen e trashëgimisë sate kombëtare në brendi të shpirtit tënd do të jesh ai që ke qenë para transformimit tënd formal. Andaj duku shqiptar duku ai që je.

Gjeni i s´ardhmes shqiptare. Krenaria jonë si prindër.

Mos hezito duaje vetveten që të duan të tjerët. Sikur edhe njëqind herë po i re pishman që ke lindur shqiptar kot e ke, ke lindur i tillë dhe shqiptar do të jesh gjersa të vdesësh.  Mos e ke për turp sepse je raca më bukur në botë pa asnjë dyshim. Më quani si të doni …asfare se qajë kokën për këtë , sepse jam mese i sigurt në atë që e flas. Mos harro fëmijërinë, rininë tënde kur sodisje i ulur pranë saçit, flinë  duke u pjekur, e ti mezi prisje  që nëna ta mbushte pjatën më rendin e fundit të petullave të flisë se rreshkur.  Mos harro kur i ndihmoje axhës tënd  delet për ti mjelur. Je ai që më çarten  plotë libra e molla lalqe përkuleshe për  çdo mëngjes para flamurit të bekuar më shqipen dy krenare në klasën tënde. Je po ai që për çdo orë të muzikës i këndoje Gjergj Kastriotit – Skënderbe. Mos preto  lexoj këto rreshta dhe qajë e mos pusho se qari, për transformimin tënd individual e kombëtar. Është e  natyrshme po i kërkove rrënjët e fesë tënde të vjetër sepse këtë qe e trashëgove e sollën pushtuesit, tek e fundit feja është një gjë e fituar, pra është krejt diçka personale. Është e natyrshme po deshe ta ndërrosh edhe emrin sepse e ka shqiptimin dhe kuptimin e një gjuhe të huaj. Emrat Shqipe, Valbonë Flamur e Jehonë mbaj ashtu si i ke sepse janë nga zemra dhe shumë  të nderojnë. Por kur vendose ta ndërrosh emrin që e ke pse se ndërrove që të tingëllojë shqip, të frymojë shqip që kurrë të mos ngopësh duke dëgjuar emrin tënd kur të thërrasin të tjerët. Mos e merr emrin e huaj duke u munduar të përshtatesh aty ku jeton. Të jesh i bindur që asfare ata nuk kanë nevojë për një emër si tëndin për ta shtuar statistikën e ati vendi. Mos e humbë krenarinë tënde  shpirtërore dhe kombëtare për disa profite materiale  sepse dikur  vëllazëritë tuaj kanë pranuar të varrosen për se gjalli më gjithë familje në Baran të Pejës duke e refuzuar emrin dhe kulturën serbe. Kështu dukeshin ata dikur të lartë e të drejt si lisa që lakmitë për pasuri nuk ua turbullonin mendjet kur ishte në pyetje çështja e identitetit të tyre shqiptar.

The tallest people in Europe! Honor and respect. Albanian highlanders (ca 1900)

Pasardhës të Gegëve raca e bukur shqiptare që u këndoj Homeri An Albanian fairytale

Sa madhështorë duken  këta burra. Kjo ishte raca më e bukur dhe e pastër shqiptare, qe për bukurinë e sajë mahniste Evropën. Shihni këta burra gegë mbi dy metra të gjatë sa ja shtojnë bukurinë kombit. Mundohu ta gjesh ndonjërin nga ta ndoshta mund të ketë qenë katragjyshi yt. Sa i hidhëruar do te kishte qenë  po të dinte që ti e mohon gjakun e tij,  gjenin shqiptar që ta ruajti nder shekuj. Shikojë mirë në sy po pate guximin. Eh! ku na mbeti krenaria jonë kombëtare që dikur e kishim edhe pse të pa shkollë, ku mbetem ne si komb në trevat shqiptare dhe jashtë sajë. A jemi duke  humbur apo fituar  në aspektin e përgjithshëm kombëtar duke ndërruar emra dhe kulturë?. Mund të më quani konservativ, edhe primitiv po deshët, por kalimi nga një emër i huaj të një tjetër emër  poashtu i huaj me kulturë tjetër nuk të bënë nderë, burrë as grua më të mirë, përpos që të ç´përfytyron  para botës  duke humbur identitetin tënd shpirtëror dhe kombëtar. Pra ne sot po i mbyllim sytë para martesave më të huaj para tjetërsimit tonë formal dhe kulturor, problem ky aktual që është evident si në tokat shqipfolëse ashtu edhe në mërgatë. Neve jashtë atdheut asimilimi i ngadaltë por i sigurt po na troket në derë por hiç më mirë nuk qëndron puna as në tokat shqiptare më asimilimin kulturor qesharak e t´pa moral. Andaj të zgjohemi nga agonia e përditshme që tani, sepse dikur për ne si komb i vogël e i pa krah do të jetë shumë vonë.

Hasan dhe Lajde Blakaj Stockholm 19 maj 2013